Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Atentat në Laç, plagoset 28 vjeçari

Atentat në Laç, plagoset 28 vjeçari

Policia ka dhene detaje per atentatin e pasdites se sotme ne Laç, ku mbeti i plagosur me arme zjarri nje 28-vjeçar. Sipas Policise, ai eshte 28-vjeçari L.R. banues ne Tirane. Ai eshte qelluar prane godites se Bashkise se Laçit nga…

·

Policia ka dhene detaje per atentatin e pasdites se sotme ne Laç, ku mbeti i plagosur me arme zjarri nje 28-vjeçar.

Sipas Policise, ai eshte 28-vjeçari L.R. banues ne Tirane. Ai eshte qelluar prane godites se Bashkise se Laçit nga persona te paidentifikuar.

Mësohet se ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi është në gjendje kritike për jetën.

Policia  ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE

“Me datë 07.02.2017, është marrë njoftim se në Laç në qytet , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi L.R. 28 vjeç banues në Tiranë i cili është dërguar në spitalin e Traumes Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor .

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe po heton për identifikimin e autorit/ve.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre.

468 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?