Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Pendohen dy xhihadistë: Si do ta hidhnim në erë stadiumin e Shkodrës

Pendohen dy xhihadistë: Si do ta hidhnim në erë stadiumin e Shkodrës

Pas 11 arrestimeve të kryera mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë për çështje terrorizmi, dy nga të dyshuarit kanë pranuar të flasin e të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Burime nga Krimet e Rënda deklarojnë se janë informuar nga homologët e…

·

Pas 11 arrestimeve të kryera mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë për çështje terrorizmi, dy nga të dyshuarit kanë pranuar të flasin e të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë.

 Burime nga Krimet e Rënda deklarojnë se janë informuar nga homologët e tyre në Kosovë, se dy nga të dyshuarit kanë rrëfyer planin e tyre për të sulmuar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, fillimisht me eksploziv e më pas me armë zjarri. 

Ky sulm do të kryhej gjatë mbërritjes së futbollistëve izraelitë, ndërkohë që grupi i të dyshuarve në Shqipëri do të ishin pjesa mbështetëse e terroristëve. 

Pasi është vënë në dijeni të këtij informacioni, Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i dërgojë letërporosi Prokurorisë Speciale në Kosovë për t’i marrë të dhënat në rrugë zyrtare, së bashku me emrat e personave të tjerë të implikuar në Shqipëri në planin e sulmit të zbuluar nga përgjimet intensive jo vetëm të autoriteteve shqiptare, por edhe atyre të huaja. 

Shtetasit e arrestuar në Kosovë janë: Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj dhe Leotrim Vojovoda. 
Sipas prokurorisë, këta persona i takojnë organizatës terroriste ISIS”, thuhet në vendimin e gjykatës. 

Sipas akuzës, Bujar Brahimi, ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në radhët e kësaj organizate në Siri,  gjatë muajve shtator-tetor 2016, sipas udhëzimeve të ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri.

Të pandehurit e lartcekur dyshohet se kanë përgatitur sulme terroriste së pari në Kosovë, si dhe në vendet tjera të Ballkanit. 

Të njëjtit persona, sipas gjykatës, kanë planifikuar të sulmojnë objekte të ndryshime mes tyre edhe institucionet e sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale, e pastaj në territorin e tyre të krijojnë të ashtuquajturin Shtetit Islamik Iraku dhe Levanti (Siri).

262 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?