Moti i keq, përmbytje e mungesë energjie në mbarë vendin

Moti i keq, ashtu siç pritej, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në luginën e Drinos, në Gjirokastër, gjatë mëngjesit kanë rënë reshje të dendura shiu dhe si pasojë është vështirësuar qarkullimi i makinave në hyrje të qytetit.Bllokim…
Ndaje
Moti i keq, ashtu siç pritej, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Në luginën e Drinos, në Gjirokastër, gjatë mëngjesit kanë rënë reshje të dendura shiu dhe si pasojë është vështirësuar qarkullimi i makinave në hyrje të qytetit.
Bllokim nga ujërat dhe inertet ka patur edhe në rrugët dytësore që lidhin qendrat kryesore si Antigonenë, e Lazaratin.
Probleme nga moti raportohen edhe ne Bashkinë Bajram Curr, ku ka patur rrëshqitje të dherave nga skarpata në rrugët që lidhin qytetin me Valbonën, që aktualisht është e bllokuar.
Firma mirëmbajtëse po punon për hapjen e aksit, i dëmtuar në 4 segmente.
E bllokuar është edhe rruga Fierzë-Lekbibaj, e cila pas disa orë punë është hapur vetëm në një pjesë të saj, për kalimin e automjeteve.
Ndërsa në fshatin Xhan të njësisë administrative Pult, në Shkodër, siç raporton një qytetar për Top Channel, gjatë natës janë shkatërruar çati shtëpish nga vorbullat e ajrit.
Reshjet dëmtojnë sistemin elektrik
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka raportuar paraditen e kësaj të hëne mbi dëmet e shkaktuara në sistem nga reshjet e fundit.
Përmes një njoftimi për shtyp, OSHEE ka bërë të ditur se dëme ka patur në qarqet kryesore të vendit, si Tiranë, Durrës, Elbasa, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër, si dhe në Kukës e Shkodër në veri.
Sipas njoftimit, dëmet janë shkaktuar kryesisht gjatë orëve të natës dhe deri paraditen e sotme janë riparuar 65 për qind e tyre.
Durrës, moti i keq bllokon anijet në kalatë
Moti i keq që ka përfshirë Gjirin e Durrësit dhe situata pritet të rëndohet gjatë 24 orëve të ardhshme.
Burime nga Kapiteneria e Portit detar të Durrësit bëjnë të ditur se brenda Gjirit deti rregjistron forcën 6 ballë, e cila arrin 7-8 ballë në det të hapur.
Kjo situatë ka detyruar anijet e peshkimit të qëndrojnë të lidhura në kalatë, duke pritur të kalojë kjo javë.
Ndërkohë, era me shpejtësi 20-25 m/sek nuk ka sjellë probleme në punën e dy anijeve të vetme që po shkarkojnë hekur dhe kontenierë në kalatat e portit.
Dita në vazhdim parashikohet të sjellë një furtunë në orët e para të së martës deri në mesditë, me një shpejtësi ere që pritet të arrijë deri në 45 m/sek.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.