Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Vdekja 17 vjeçarit në landfillin e Sharrës, Veliaj fajson Inspektoriatin e Punës

Vdekja 17 vjeçarit në landfillin e Sharrës, Veliaj fajson Inspektoriatin e Punës

Erion Veliaj foli për herë të parë për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. I njëjti njeri që dikur i bënte thirrje njerëzve publikisht të shkonin të punonin në Sharrë, sot pas vdekjes së 17 vjeçarit ia la…

·

Erion Veliaj foli për herë të parë për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

I njëjti njeri që dikur i bënte thirrje njerëzve publikisht të shkonin të punonin në Sharrë, sot pas vdekjes së 17 vjeçarit ia la përgjegjësinë Inspektoriatit të Punës.

Fatkeqësia mund të kishte ndodhur në secilin nga100 kantieret që ka hapur Bashkia, tha Veliaj duke ngritur supet.

“Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin”, u shpreh Veliaj.

“Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme” tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se nuk shkoi asnjë ditë për t’u interesuar pranë familjes së Ardit Gjoklajt.

Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Por vetë Erjon Veliaj duke promovuar punën e kompanisë 3R, të Edurim Teqjas, dikur bëri thirrje publike që njerëzit të punonin aty duke dalë garant për kushtet e punës.

Ndërkohë, burime nga inspektoriati i punës thanë se rasti i Sharrës nuk ka qenë kompetencë e Inspektoriatit të Punës dhe se kontrolli atje i përkiste bashkisë.

277 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?