Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Grabitja në Rinas, Tahiri gjen fajtorët në...parlament

Grabitja në Rinas, Tahiri gjen fajtorët në...parlament

Po bëhet një muaj nga grabitja e Rinasit dhe policia nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët. Asnjë të dyshuar, asnjë të identifikuar dhe sigurisht asnjë të arrestuar. Nuk ka autorë, por ka fajtorë. Ministri i Brendshëm duket se i…

·

Po bëhet një muaj nga grabitja e Rinasit dhe policia nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.

Asnjë të dyshuar, asnjë të identifikuar dhe sigurisht asnjë të arrestuar.

Nuk ka autorë, por ka fajtorë.

Ministri i Brendshëm duket se i ka gjetuar ata në parlament, në radhët e deputetëve të LSI dhe PD, të cilët kohë më parë refuzuan vendosjen e kamerave në ambjentet publike.

Sipas Tahirit, deputetët e këtyre dy forcave politike që nuk pranuan të miratojnë projektligjin për kamerat e sigurisë, me arsyetimin se kishte kosto të mëdha.

Duke dashur të lirohet sadopak nga grabitja në aëroport, Saimir Tahiri ua kujtoi sot në parlament, duke fajësuar ata për grabitjen e parave në Rinas.

“Jeni marrë pa fund me vjedhjen në aeroport, një ngjarje super e rëndë, për të cilën ka, një zinxhir i tërë institucionesh, përgjegjësi. Por nëse ai ligj do ishte miratuar dhe nuk do merreshit politikisht, me kush është minstër dhe kush është drejtor policie, dhe mos ta miratojmë këtë, se po miratuam këtë do bëjnë kështu e ashtu… ajo ngjarje nuk do kishte ndodhur” tha Ministri i Brendshëm në Kuvend.

Kur u grabitën miliona euro në pistën e aeroportit, ishte normale të mendoje dorëheqjen e Saimir Tahirit. Grabitja e Rinasit ishte e fundit nga një seri vjedhjesh të ngjashme të bankave.

Të gjitha kanë mbetur pa autor. Por Saimir Tahiri e di se në Shqipëri çudia më e madhe, zgjat vetëm 3 ditë, ndaj nga i akuzuar për situatën e rendit dhe sigurisë, sot është kthyer në akuzues.

209 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?