Komosioni për Reformën në Drejtësi miraton draftin pa opozitën

Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi ka miratuar këtë të martë vetëm me votat e mazhorancës nen për nen draftin për reformën në drejtësi.Por komisioni nuk ka kaluar pikat për të cilat nuk ka rënë ende dakord me opozitën…
Ndaje
Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi ka miratuar këtë të martë vetëm me votat e mazhorancës nen për nen draftin për reformën në drejtësi.
Por komisioni nuk ka kaluar pikat për të cilat nuk ka rënë ende dakord me opozitën, pikërisht ajo për vendet e rezervuara.
Deputetët e djathtë janë larguar nga mbledhja pas debateve mbi pikën 88 e cila duket se ështëdhe ''nyja gordiane'' e reformës.
Nënkryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar edhe njëherë se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se rekomandimi 88 sipas Venecias dhe nuk do të pranojë asgjë më pak.
Në një deklaratë për mediat pasi doli nga mbledhja e komisionit, ai theksoi se tashmë opozita e ka publikuar qëndrimin e saj dhe topi është në oborrin e Ramës.
Sipas tij, ky komision nuk ka asnjë mundësi të miratojë sot draftin.
“Komisioni nuk miraton dot nen për nen dhe në tërësi do ishte në shkelje të kushtetutës dhe të negociatave që bëhen, negociatat politike nuk zhvillohen me pistoletë në brez”- tha ai.
Ndërsa kreu i Komisionit për Reformën, Fatmir Xhafaj pas mbledhjes tha për mediat se tashmë paketa e ndryshimeve kushtetuese do ti paraqitet kuvendit për miratim.
“Komisioni përmbylli sot një fazë të rëndësishme. Sot votuam draftin nen për nen dhe në tërësi. Shpresoj që shumë shpejt të miratohet në parlament. Refoma, produkt i atyre që shërbyen për 18 muaj, jo i një partie, kontribut i ekspertëve më të mirë të huaj dhe vendas. Falenderoj Lu dhe Vlahutin, dhanë mesazhe inkurajuese. Kemi votuar projektin kushtetues, siç është paraqitur nga ekspertët. Ka një nën që është në diskutim, emërimet në Drejtësi. Është dakortësuar 99% e projektit”, tha Xhafaj i cili theksoi se është lënë mundësia e hapur që në ditët që vijnë të ketë mundësi të reflektohet për pikat që nuk kanë rënë dakort.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ishin të pranishëm në Komisionin e Reformës në drejtësi dhe ndoqën nga afër miratimin e tij nga shumica.
Më herët, PD-ja mblodhi grupin parlamentar, ndërkohë që LSI-ja Kryesinë.
Palët dolën me qendrimet e tyre tashmë të njohura pë
Dje Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, deklaroi se komisioni do të miratojë nen për nen draftin final të reformës.
Xhafaj tha se komisioni do të miratojë nenet, të cilat janë miratuar në bashkëpunim me opozitën dhe partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që ato t’u vihen në dispozicion deputetëve të Kuvendit.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.