Ylli Manjani: E di cilët janë 35 gjyqtarët e korruptuar

Ylli Manjani shpreson ende se këtë vit do të miratohet reforma në gjyqësor për të luftuar korrupsionin. Me këtë fjali e nis gazeta "Der Standard" e Austrisë intervistën me ministrin tonë të Drejtësisë, Ylli Manjani. I pyetur se sa gjyqtarë…
Ndaje
Ylli Manjani shpreson ende se këtë vit do të miratohet reforma në gjyqësor për të luftuar korrupsionin.
Me këtë fjali e nis gazeta “Der Standard” e Austrisë intervistën me ministrin tonë të Drejtësisë, Ylli Manjani.
I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund ti nxjerrë me lehtësi emra te disa prej tyre.
“Shumë lehtë mund të identifikoj 35 gjyqtarë nga 300. Ne duhet që fillimisht të pastrojmë shtëpinë tonë dhe të ofrojmë shpresën për të ardhmen”, thotë Manjani.
Ai gjithashtu shprehet i bindur se në Parlament mund të sigurohet shumica e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, raporton panorama.al.
“Jam i bindur. Qëllimi është që të miratohet para vetës. Opozita duhet të mendojë se kjo nuk është vetëm kërkesë e BE-së, por edhe presion i shoqërisë. Për shkak se shqiptarët dëshirojnë një reformë gjyqësore. Ne shpresojmë se mund të bindim Komisionin Evropian që të rekomandojë nisjen e negociatave, por nuk mendoj se kjo do të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së. Ka shumë skepticizëm. Ka kritika dhe vërejtje që vijnë nga Britania e Madhe, Holanda dhe Gjermania. i vetmi vend që na ka mbështetur gjithmonë është Austria”.
Një ditë më parë “Der Standard” shkruante se “Manjani vetë hiqet si i angazhuar dhe po punon bashkë me SHBA-të dhe BE-në.
Megjithatë, nuk duhet harruar se kush “predikon” mbi të. Kreu i partisë së tij, Ilir Meta i LSI-së, luan rolin e “kingmaker”it në Shqipëri.
Për Metën ka shumë akuza për korrupsion. Pavarësisht provave dërrmuese nuk është bërë dot asgjë ndaj tij.
Shpeshherë duart e vetë politikanëve janë të lidhura sepse oligarkët në prapaskenat e partisë ndonjëherë kanë më shumë influencë në vendimmarrjet politike të partisë”.
Për periudhën e tranzicionit deri në aktin e reformës, do të vendosen kamera, gjyqtarët dhe prokurorët me performancën më të “keqe” do të largohen nga sistemi. Së pari ata duhet të deklarojnë pasuritë e tyre.
Edhe familjarët e tyre do të hetohen, si dhe transferimi i parave në emër të personave të tjerë. Barra e provës do të bjerë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar.
Në rast se nuk e justifikojnë dot pasurinë, ata lirohen nga detyra.
Në Shqipëri ka rreth 20 gjyqtarë që kanë miliona euro.

Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.