Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Dekorimi i hetuesit të At Zef Pëllumbit, Berisha dhe Rama fajsojnë njëri-tjetrin

Dekorimi i hetuesit të At Zef Pëllumbit, Berisha dhe Rama fajsojnë njëri-tjetrin

Një ditë pasi nga Shkodra akuzoi ish – Presidentin Berisha si përgjegjës për kategorizimin e Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të kategorisë së parë, Kryeministri Rama ka bërë publik një dokument…

·

Një ditë pasi nga Shkodra akuzoi ish – Presidentin Berisha si përgjegjës për kategorizimin e Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të kategorisë së parë, Kryeministri Rama ka bërë publik një dokument, që sipas tij tregon arsyen e dekorimit të tij në 70 –vjetorin e Çlirimit.

Kreu i qeverisë kërkoi falje për dekorimin dhe thotë se në dokumentin që ka postuar në rrjetet sociale renditen të gjithë përfituesit e statusit të veteranit, sipas ligjit të 1994 mes të cilëve është dhe Shyqyri Çoku, ligj që Rama thotë se është hartuar nën kujdesin e veçante të Sali Berishës, si President i Republikës.

Shkrimi i plote ne FB
“Ja prova se në vitet 1994 – 1995, Sali Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë.

Në bazë të kësaj liste torturuesi në fjalë, të cilin kryeakuzatori kryefalsifikator orvatet ta përdorë për të nxitur urrejtjen e të verbërve që i shkojnë ende pas, ka gëzuar prej marsit të vitit 1995 një pension të veçantë dhe çdo nderim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

E cila, nga ana e vet, nuk ka pasur asnjëherë detyrën të hetojë përbërjen e kësaj liste, ashtu sikundër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të shtuar ose hequr njeri prej listës.

Kjo është edhe arsyeja pse qeveria po përgatit një ndërhyrje në Ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit, në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku, të ndërtuar nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës si President i Republikës së Shqipërisë,” shkruan Rama në FB.

Reagon Berisha
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Sali Berishës se ligji i veteranit nuk ka aspak lidhje me dekorimet.

“Rama shkoi në Shkodër si krimineli në vendin e krimit, pasi Shkodra ka qenë një nga armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës, bashkë me kosovarët dhe grekët. Ishte një përçartje jo e denjë për një njeri normal dhe të qytetëruar.

Me një ligjëratë të gjatë më fajësoi mua. Dua të sqaroj se statusi i veteranit njeh pjesëmarrjen në luftë të një grupi të gjerë personash, por ky ligj nuk jep dekorata.”, theksoi Berisha.

Ish-kreu i qeverisë u shpreh se kryeministri Rama i ka këto qëndrime për shkak të prejardhjes së tij.

“Ti s’mund të na japësh leksione demokracie. Dëno njëherë krimet e babait tënd”.

Në të njëjtën frymë Berisha thotë se Edi Rama nderoi, kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, një tjetër persekutor, i përmendur gjithashtu në librin e At Zef Pllumit, madje më shumë sesa Shyqyri Çoku. Bëhet fjalë për Ndreko Rinon, një për të cilin Berisha shprehet se i shërbeu urrjetjes së Enver Hoxhës kundër Veriut. Urrjetje që sipas Berishës, është gjithësesi më e vogël se ajo që ka Edi Rama për Veriun.

“Në udhëtimin tij në Sarandë ndërmori një sulm të paprecedent ndaj veriut.
E vëreta është se Enver Hoxha ka larë në gjak vendin. Veriu nuk u mashtrua. Veriu nuk u pajtua as gjatë luftës me Enver Hoxhën. Nuk pati organizime të fuqishme nacionaliste dhe ky ishte një nga defektet mendoj unë.

Enver Hoxha i dërgoi divizionin dhe njeriu që ka larë në gjak veriun, i cili përveç Shefqet Peçit, i cili në Bicaj në Kukës ka ekzekutuar njerëz sipas rendit romak.

Më barbarri ka qenë Ndreko Rino. E nderoi atë se i vuri një emër një rruge. E nderoi edhe për urrejtjen që ka ndaj veriut.

Në librin e tij At Zf Pllumi shkruan më shumë për Ndreko Rinon. Pra racizmi i tij ndaj veriut është një racizëm primitiv, i pashfaqur ndonjëherë nga ndonjë politikan. As Enveri në këtë mënyrë nuk e shfaqi”.

899 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?