Lajme Hyr

Lajme › Kronike

"Derr i huaj", gjermani i qëllon shqiptarin me thikë në gjoks

"Derr i huaj", gjermani i qëllon shqiptarin me thikë në gjoks

Një sulm me motive raciste ka ndodhur ndaj një 31-vjecari shqiptar në Gjermani. Ai është sulmuar me thikë nga një 52-vjecar gjerman.Ngjarja ndodhi në rajoni Mynsterit, teksa shqiptari po udhëtonte me një autobus, ku ndodhej gjithashtu edhe agresori. Gjermani nisi…

·

Një sulm me motive raciste ka ndodhur ndaj një 31-vjecari shqiptar në Gjermani. Ai është sulmuar me thikë nga një 52-vjecar gjerman.

Ngjarja ndodhi në rajoni Mynsterit, teksa shqiptari po udhëtonte me një autobus, ku ndodhej gjithashtu edhe agresori. Gjermani nisi ta fyente shqiptarin, duke i thënë ‘derr i huaj’, ose ‘kanake’, një term fyes në vendet gjermanishtfolëse për njerëzit e jugut.

Në këtë moment shqiptari i kërkoi gjermanit të ndalonte, por 52-vjecari nxori një thikë dhe ia nguli në gjoks.

Policia arrestoi autorin i cili tani akuzohet për plagosje dhe fyerje, ndërsa shqiptari u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

290 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?