Zbardhet skema e vjedhjes me barnat e rimbursueshme

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Pjerin Xhuvani ish- Drejtor rajonal për Tiranën i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. E njëjta masë është vendosur dhe për Hysni Roçin, pronar i katër farmacive fiktive.Këta shtetas…
Ndaje
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Pjerin Xhuvani ish- Drejtor rajonal për Tiranën i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.
E njëjta masë është vendosur dhe për Hysni Roçin, pronar i katër farmacive fiktive.
Këta shtetas akuzohen si dy personat kyç të skemës së mashtrimit me recetat e barnave të rimbursueshme me anë të së cilës dyshohet se u vodhën 500 mijë euro. Ndërsa 3 punonjëset e fondit Edlira Mara, Keti Mahmutaj dhe Frida Lamçe do të hetohen me masën e sigurisë, arrest shtëpie.
Lamçe me detyrë specialiste kotrolli ka dekluar para grupit hetimor se, ishte detyruar të firmoste 3 shkresa në lidhje me rimbursimet. Sipas saj, ishte juristja e drejtorisë që e kishte kërcënuar se nëse nuk do të firmoste do të largohej nga puna.
Ndërkohë katër drejtues teknikë të farmacive që nuk ekzistonin u lanë në detyrim paraqitje nga Gjykata. Prokuroria ka zbardhur detaje dhe për rolet që kishin këta persona të përfshirë në këtë skandal.
Pjerin Xhuvani, është personi i cili ka bashkëpunuar ngushtë me pronarin e katër farmacive fiktive Hysni Roçi. Një shumë prej 500 mijë euro ka kaluar në llogari të Roçit, brenda pak ditësh, pa u shitur asnjë ilaç dhe për më tepër me receta të falsifikuara. Sipas Prokurorisë në dosjet e kontratave nuk ka asnjë dokument për kontrrollet e farmacive.
Madje Xhuvani ka vendosur lidhjen e kontratave pa kryer inventarin fizik në këto farmaci dhe nuk ka marrë as mendimin e komisionit i cili është i përbërë nga tre persona. Njëri nga anëtarët e këtij komisioni i pyetur nga grupi hetimor ka thënë se nuk ka dijeni mbi praktikën e ndjekur.
Për herë të parë për këtë skandal ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm, i LSI- së, Luan Rama, që është distancuar nga veprimet e kreut të degës së kësaj partie për Elbasanin, Pjerin Xhuvani.

Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.