Lajme Hyr

Lajme › Arsimi dhe Kultura

Arsimi i Lartë, rikthehet mesatarja për të hyrë në Universitet

Arsimi i Lartë, rikthehet mesatarja për të hyrë në Universitet

Rikthehet nota mestare për të hyrë në universitet. Kriteri i notës mesatare si dysheme do përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, universitetet kanë të drejtë të aplikojnë vetë notën mestare për secilin…

·

Rikthehet nota mestare për të hyrë në universitet. 

Kriteri i notës mesatare si dysheme do përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, universitetet kanë të drejtë të aplikojnë vetë notën mestare për secilin program, siper dyshmesë se miratuar nga qeveria.

Kjo do të ndodhë në rast se ligji kalon në këtë formë në Parlament, që do te thote se nje maturant nëse nuk ka notë mesatare,(siper minimumit te percaktuar nga qeveria ) nuk ka të drejtë të kandidojë për të qënë student as në universitet private dhe as në ato publike në vitin akademik 2016/2017.

Lindita Nikolla: Nota mesatare do vendoset me vendim të Këshillit të Ministrave në nivel kombëtar. 

Në varësi të programit të ndryshme universiteti ka autoritetin të vendosë notën mesatare.

Drafti i arsimit ka nisur sot diskutimin në komisionin kuvendor të eduktimit. Kundërshtimet e opozitës më heret për këtë draft kanë qënë më të ashpra por në këtë komisoni replika ka patur vetëm mes ministres së Arsimit Linidta Nikolla dhe ish ministrit Myqerem Tafaj për tituj dhe statusin e akademikëve.

Myqerem Tafaj: Nëse do shkojmë tek lidhja e titullit me vendin e punës është gabim dhe këtë ligji nuk e parashikon. Është mirë që nuk e parashikon.

Lindita Nikolla: Do keni një raport të qartë me atë cftarë ka ndodhur me titujt akademikë.

E ndërsa ministria Nikolla tha se në 4 vite janë akredituar 18 universitete në mënyrë fiktive garantoi se më këtë ligj kontrolli i universiteteve për cilësinë do të jetë rigorozë.

Studentët ishin ata që sërish përpara diskutimit u gjenden para zyrave të kuvendit për të kundërshtuar reformen e arsimit të lartë.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?