Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Flet komisioneri i PE, Brok: E çuditshme që Meta nuk dorëhiqet

Flet komisioneri i PE, Brok: E çuditshme që Meta nuk dorëhiqet

Elmar Brok, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka deklaruar se në një vend demokratik, nëse do të kishte akuza për porositje vrasjesh, kreu i Kuvendit duhet të jepte dorëheqjen.Deklarata e Brok është bërë pas takimit…

·

Elmar Brok, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka deklaruar se në një vend demokratik, nëse do të kishte akuza për porositje vrasjesh, kreu i Kuvendit duhet të jepte dorëheqjen.

Deklarata e Brok është bërë pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku ne qendër ka qenë pikërisht dekriminalizimi i Kuvendit dhe “çështja Doshi”.

“Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin.

Nëse ka akuza për kreun e Kuvendit që ai ka urdhëruar dy vrasje, atëherë është Prokurori i Përgjithshëm që hap hetimin dhe në rrethana normale, në këta rast në një vend demokratik, Kryetari i Kuvendit jep dorëheqje.

Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje”, ka thënë Elmar Brok.

LSI: Brok të mos bëjë prokurorin
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

I pyetur nga disa media për qëndrimin e LSI-së për deklaratën e Brok, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha:

“Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri. Brok të mos bëjë prokurorin, por nëse do të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri”.

Luan Rama tha se kryetari i PD-së harxhohet kot për deklarata të klonuara, ndërsa theksoi se Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nuk mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar.

“Basha kot harxhohet për deklarata të klonuara. Ilir Meta s’mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar”, tha më tej për mediat, Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

444 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?