Policia nuk e mohon skandalin e deputetit Frroku

Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp për çështjen e skandalit të deputeti Mark Frroku.Dputeti i Pukës dyshohet se ka ndihmuar një të shumëkërkuar të strehohej në makinën e tij, duke mos lejuar që policia…
Ndaje
Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp për çështjen e skandalit të deputeti Mark Frroku.
Dputeti i Pukës dyshohet se ka ndihmuar një të shumëkërkuar të strehohej në makinën e tij, duke mos lejuar që policia ta arrestonte.
Në njoftim, policia nuk mohon skandalin Frroku, por thotë se është e shqetësuar për daljen e informacionit sekret dhe paralajmëron ndjekje penale për këtë rrjedhje informacioni.
“Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje tëprocedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit.
Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale.
Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.
Gjithashtu, policia e shtetit garanton qytetarët se është e vendosur në zbatimin e ligjit njëlloj për çdo shtetas,” thuhet në njoftim.
Frroku: Distancohem nga akuzat monstruoze
Deputeti i mazhorancës, Mark Frroku, thotë se distancohet nga akuzat që i bëhen se ka strehuar në makinën e tij një të kërkuar për trafik droge.
Më poshtë deklarata e plotë e tij.
“I nxitur nga disa informacione tërësisht të pavërteta që kanë dalë në disa media dhe akuzat politike në vijim, të cilat i konsideroj si pjesë e skenarëve dhe përbaltjes ndaj meje si deputet dhe politikan, dua që të sqaroj opinionin publik, zgjedhësit e mi, mbështetësit dhe miqtë e Partisë Kristian Demokrate, si më poshtë:
Përpara se të jem një zyrtar me imunitet, unë jam qytetar dhe, konform ligjit, kam respektuar çdo kërkesë që kanë pasur në adresën time forcat ligjzbatuese për verifikim apo ndalim, sa herë që ka qenë e nevojshme.
Po ashtu, nuk kam përdorur kurrë imunitetin për ti dhënë ndihmë asnjë personi që është i përfshirë në aktivitete kriminale, apo që ka qenë në listën e personave të kërkuar nga drejtësia.
Unë e kam dëshmuar më se një herë se nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, duke vepruar me standarde krejt të tjera nga ato të akuzatorëve të mi.
Refuzoj me neveri çdo akuzë që bëhet ndaj meje për përfshirje në aktivitete kriminale dhe dua të sqaroj se të gjitha sipërmarrjet që kam ndërtuar bashkë me familjen time me sakrifica të mëdha, prej shumë vitesh, kryejnë aktivitetin e tyre konform ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Këtu gjendet morali, fuqia, por edhe dinjiteti im.
Unë jam distancuar nga këto akuza monstruoze, të cilat bëhen në këtë periudhë kur forca politike që unë drejtoj, e cila pritet të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, është më e motivuar se asnjëherë tjetër për të arritur objektivat e veta”.
Ruçi: Frrokun nuk e kemi më në grup!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se ata nuk e kanë në grup deputetin Mark Frroku, i dyshuar si i përfshirë në një skandal për fshehjen e një trafikanti droge.
Ruçi tha se ai nuk është pjesë e grupit, që kur refuzoi të kërkonte ndjesë ndaj ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila pretendon se është kërcënuar me SMS nga Frroku.
Por në faqen e parlamentit, Frroku është pjesë e grupit parlamentar të PS, edhe pse ka muaj historia e tij me Topallin.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.