Lajme Hyr

Lajme › Bota

Terror në Paris, sulmohet me armë revista satirike, 12 të vdekur (video)

Terror në Paris, sulmohet me armë revista satirike, 12 të vdekur (video)

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov e raketahedhës janë futur sot në zyrat e gazetës satirike Franceze"Charlie Hebdo" në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Të paktën 12 persona janë ekzekutuar me armë në ambientet e…

·

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov e raketahedhës janë futur sot në zyrat e gazetës satirike Franceze“Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Të paktën 12 persona janë ekzekutuar me armë në ambientet e redaksisë e cila tre vite më parë publikoi karikatura të profetit Muhamed, akt që solli reagime tepër të forta.

Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur.

Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori i revistë Stephan Charbonnier, i njohur me emrin ''Charb'' si dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski.

Ndërsa dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave të terroristëve.

Dëshmitarë dhe pamjet që qarkulluan fillimisht në rrjete sociale tregojnë se dy agresorë të veshur me të zeza, të maskuar, me kallashnikove ne duar, te cilet marrin ne shenjester zyrat e medias së njohur për nota të larta ironie e sarkazme ne trajtimin e çeshtjeve te aktualitetit, por edhe per prirjet anti-islamike.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por agresorët u arratisen me një automjet i cili u gjet i braktisur pak ore pas masakres.

Ngjarja ka shkaktuar panik ne gjithe Francen, por kryesisht gjendja me e rende duket ne Paris. Banore prane zones ku ndodhi masakra, kane regjistruar momentin e te shtenave me bresheri.

Mesazhi i fundit ne profilin e 'Charlie Hebdo' ne Twitter ishte nje karikature e liderit te grupit militant islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Presidenti Francois Hollande deklaroi se nuk ka asnje dyshim qe behet fjale per nje sulme terrorist te nje barbarie te jashtezakonshme.

E perjavshmja satirike eshte perballur me episode dhune edhe ne të kaluaren, ndonese jo te ketij niveli. Nentorin e 2011-es, drejt saj u leshuan shishe benzine vetem nje dite pasi publikoi karikaturat e profetit Muhamed.

598 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?