Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Kuçovë, gazi asfikson për vdekje tre të moshuara

Kuçovë, gazi asfikson për vdekje tre të moshuara

Tre të mushuara kanë humbur jetën në Kuçove pasi janë asfiksuar nga gazi teksa ishin duke u ngrohur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Polovinë.Sipas policisë gratë që…

·

Tre të mushuara kanë humbur jetën në Kuçove pasi janë asfiksuar nga gazi teksa ishin duke u ngrohur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Polovinë.

Sipas policisë gratë që kanë humbur jetën janë motrat Ryzbie Toskaj 60 vjeç, Resmie Selenica 63 vjeç si dhe Rafije Yzaj 80-vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet nëna e dy prej viktimave, Mine Dyrme 90 vjeç.

Banorët e zonës thonë se në banesë jetonin vetëm dy gra, por festat e fundvitit i kanë bashkuar dhe mendohet se gratë janë të afërme me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve familja ku humbën jetën 3 gratë merrte gaz direkt nga pusi i naftës dhe pajisja e gazit ishte lënë ndezur gjatë gjithë natës për ngrohje për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Kanë qenë banorë të lagjes të cilët janë alarmuar pasi në banesë nuk po shikonin më gratë dhe që prej mëngjesit të sotmë ato nuk i kishin parë në oborrin e shtëpisë si zakonisht. Banorët menjëhërë kanë kërkuar ndihmën e organeve të policsë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe urgjenca e qytetit të Kuçovës, por pa mundur për ti dhënë nidihmën.

E vetmja që mundi t’i jepej ndihma ishte një grua e katër, e cila u dërgua në spitalin e Beratit, por që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Policia ka nisur menjëherë procedurat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

475 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?