Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, humb jetën një foshnje

Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, humb jetën një foshnje

Një fëmijë humbi jetën pasditen e sotme për shkak të një aksidenti të ndodhur pranë rrugës kombëtare që lidh Lezhën me Shkodrën, ndersa nëna e tij u plagos rëndë.Aksidenti rrugor ndodhi pranë fshatit Mabe të rrethit Lezhë, kur makina tip…

·

Një fëmijë humbi jetën pasditen e sotme për shkak të një aksidenti të ndodhur pranë rrugës kombëtare që lidh Lezhën me Shkodrën, ndersa nëna e tij u plagos rëndë.

Aksidenti rrugor ndodhi pranë fshatit Mabe të rrethit Lezhë, kur makina tip Fiat Punto me targa AA 418 IS në rrethana të paqarta, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. 

Viktima është K.Ndocaj, një djalë vetëm një vjeç.

E plagosur ka mbetur e ëma e tij, 23-vjeçarja Blerina Ndocaj, banuese në Tiranë, e cila drejtonte automjetin që doli nga rruga.

Policia tha se shkoi në vendngjarje për të hetuar shkaqet e incidentit tragjik. 

594 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?