Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Dukagjin, vazhdon operacioni antikanabis. Arrestohen dy persona

SHKODER- Arrestohet një nga autorët e dyshuar që qëlluan më armë kundër helikopterit që monitoronte nga ajri punën e policisë së Shtetit në kuadër të operacionit antikanabis në zonën e Dukagjinit. Bëhet fjalë për shtetasin Pal Dushku, vjeç 19, banues…

·

SHKODER- Arrestohet një nga autorët e dyshuar që qëlluan më armë kundër helikopterit që monitoronte nga ajri punën e policisë së Shtetit në kuadër të operacionit antikanabis në zonën e Dukagjinit. Bëhet fjalë për shtetasin Pal Dushku, vjeç 19, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.

Ky shtetas dyshohet se gjatë operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike ka kundërshtuar shërbimet e policisë, që po asgjësonin sipërfaqet e konstatuara të kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë. Po ashtu nga hetimet e deritanishme ky shtetas dyshohet dhe si një nga autorët që kanë qëlluar me armë zjarri Helikopterin e Policisë.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe shtetasi Gjon Bungu, vjeç 52, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult. Ky shtetas dyshohet se duke qenë me detyrën e Kryeplakut të Fshatit Pult, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin e tij.

Po sot, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodhelië zhvilloi një takim me pilotët që u sulmuan në zonë e Dukagjinit gjatë aksionit policor antikanabis, duke vlerësoi aktin e tyre dhe duke shtuar se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?