Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Policia ’’pushton’’ Lazaratin, fshati rebel vihet nën kontroll

Lazarati nuk është më fshati i paprekshëm dhe rebel. Policia e Shtetit ka arritur në zemër të tij, duke vendosur kontrollin e plotë pas 5 ditëve aksion dhe përplasje me banorët. Nuk ka më ’betejë’, nuk ka të shtëna me…

·

Lazarati nuk është më fshati i paprekshëm dhe rebel. 

Policia e Shtetit ka arritur në zemër të tij, duke vendosur kontrollin e plotë pas 5 ditëve aksion dhe përplasje me banorët. 

Nuk ka më 'betejë', nuk ka të shtëna me mortaja, mitraloza të rëndë, të lehtë, antitanke dhe snajpera. 

Lazaratasit lëshuan terren, ata që qëlluan dyshohet se u larguan nga fshati, të tjerët hapën dyert për kontroll dhe pranuan që kishin kultivuar kanabis. 

Kanabisit që kishin nëpër banesa i vunë flakën, e hodhën ku të mundnin, duke lënë pas tymin e flakën e tij. 

Për ta kthyer Lazaratin në një fshat normal, u angazhuan 800 forca policore të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. 

Po ashtu  rreth 60 automjete policie u vunë në lëvizje. 

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. 

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme janë vënë në pranga 5 persona, të dyshuar si autorë të sulmit me armë ndaj efektivëve. 

Në pranga kanë rënë shtetasit: Rustem Xhemal Mahmutaj, vjeç 19, banues në Lazarat, Teslim Xhemal Mahmutaj, vjeç 22, banues në fshatin Lazarat, Vandam Razip Mahmutaj, vjeç 19, banues në Lazarat, Hysen (Neni) Çela, vjeç 48, nga Lazarati. 

Këta shtetas akuzohen për veprat penale vrasje e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak, kultivimi i bimëve narkotike. 

Të arrestuarit dyshohen se së bashku me persona të tjerë kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë gjatë operacionit të ndërmarrë nga forcat e policisë në fshatin Lazarat. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Vandam Mahmutaj janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme. 

Një lidhje telefonike në News24 Dasho Aliko ka deklaruar se situata në Lazarat mund të kthehet në një katastrofë pasi sipas tij brenda grupeve kriminale që qëllojnë më armë mund të ketë të infiltuar nga agjentuarat e huaja.

Rezultatet e operacionit
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e rreth 80 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 12 ton e 800 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. 

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. 

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 80 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë. 

419 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?