Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Trafik droge dhe prostitucion, Kina pritet të ekzekutojë katër shqiparë

Trafik droge dhe prostitucion, Kina pritet të ekzekutojë katër shqiparë

Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.Kina ka ligje të forta për luftimin e…

·

Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.

Kina ka ligje të forta për luftimin e trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore, ku shkelesit e ketyre ligjeve mund te dënohen me vdekje pa pasur mundësi për tu mbrojtur me avokat.

Grupi ne fjale u ndalua në qytetin Xinhua dhe vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian.

Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.

Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane.

Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.

Sipa informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve "femra të bardha".

Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë.

421 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?