Shuhet Vaçe Zela !

Eshtë ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ’Artistja e Popullit’, Vaçe Zela. Pas nje semundjeje te gjate ajo mbylli syte prane famijes se saj ne Basel te Zvicres, rreth ores dy te mengjesit. Largohet…
Ndaje
Eshtë ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 'Artistja e Popullit', Vaçe Zela.
Pas nje semundjeje te gjate ajo mbylli syte prane famijes se saj ne Basel te Zvicres, rreth ores dy te mengjesit.
Largohet keshtu ne moshen 75-vjeçare 'Nderi i Kombit', titulli i pare i dhene nje gruaje shqiptare teksa ishte gjalle.
"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", jane vetem disa nga cilesimet qe ka dhene kritika per Vaçe Zelen.
Ndersa nje sere brezash e adhuruan ate pergjate 40 viteve te karrieres se saj artistike, per zerin brilant, por edhe prezencen skenike, hera-heres ndryshe me kitaren e saj.
"Nismetare e një kulture moderne ne fushen e kenges", e ka cilesuar shkrimtari Dritero Agolli.
"Kur ndonjë këngë s'i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter, Vaçja i shihte të lidhura ngushtë mes tyre", ka thene kompozitori Tish Daija.
Vaçe Zela u sugjeronte ne menyre te vazhdueshme kompozitoreve, por edhe poeteve te kengeve, idete e saj mbi notat e fjalet. ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme", thoshte per kete kompozitori Limoz Dizdari.
Per Avni Mulen, ajo kishte nje inteligjence natyrale. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita e Vaçes, sipas Ferdinand Dedes ishin dritheruese.
Per poetin Gjoke Beci, nëse ka përkthim togfjalëshi 'krenari kombëtare shqiptare', ai pa dyshim do të ishte Vaçe Zela.
E lindur ne Lushnje me 7 prill te 1939-es, Vaçe Zela u zbulua ne moshe te re dhe ne menyre te rastesishme, per te fituar vit pas viti zemrat e shqiptareve. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh fillimisht ne Radio dhe me pas ne TVSH, ajo mban rekordin e 12 çmimeve te para.
Nje varg çmimesh qe do te nisnin qe nga Festivali i pare, ku fitoi vendin e pare, me kengen "Femija i pare".
U largua perfundimisht nga skena shqiptare ne vitin 1987, ku kendoi kengen e fundit "Valsi i Lumturise". Ndersa hera e fundit qe u ngjit ne skene, ishte ne vitin 1992, gjate nje turneu ne Zvicer.
La nje repertor te pasur me kenget e saj nga ato popullore, tek te te lehtat, kantatat e baladat, te cilat kane mbetur ne memorien kolektive, si dhe me nje kontribut te rendesishem edhe ne kenget e filmave shqiptare.
Mes shume e shume te tjerash 'Lemza', 'Naten vone', 'Ne shtepine tone', nje sere kengesh per Atdheun si 'Lule Shqiperi', 'Per Arberine', 'E dua vendin tim'.
Dhe ne fakt, e donte vendin e saj e madhja Vaçe Zela, e cila ka lene amanet prehjen e trupit ne Shqiperi.
"Në çdo feste familjare apo kombëtare unë gjëja e parë që kërkoj është të ve flamurin.
Ai flamur valëvitet aty, kujtoj se jam në Shqipëri. Dashuria e atyre njerëzve më mban gjallë, Më merr malli shumë për Shqipërinë", pati deklaruar pak kohë më parë ylli i muzikës.
Reagimet pas vdekjes
Bujar Nishani, President i Republikës
“Në këto çaste dhimbjeje, kur mbarë kombi ynë po përjeton me hidhërim të thellë humbjen e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, dëshiroj të shpreh, edhe në emër të shtetit shqiptar, ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta
.Vaçe Zela ishte magjia e madhe që e bëri kombin shqiptar të gëzojë dhe të jetë optimist për jetën, edhe kur jeta premtonte shumë pak mirësi.
Artistja e madhe po ikën si rrallëkush: ajo ka fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë, sepse kënga dhe arti i saj, vetë emri i ‘Artistes’ është shënuar në historinë e artit dhe të muzikës shqiptare.
Vaçen tonë do ta mbajmë mend përjetë me admirim dhe mirënjohje për kontributin e saj të paarritshëm artistik, që e kurorëzoi me plot të drejtë si ‘Mbretëreshën e këngës shqiptare’.
Kryeministri Edi Rama:
Ne nje kohe e vend tjeter Vaçja do ishte yll i ndezur ne qiellin e botes, iku duke lene perjete ndezur yllin e vet ne qiellin e Shqiperise.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro:
Valsi i lumturisë kthehet sot në requiem të pazevendësueshëm për thesarin e kombit që quhet thjesht Vaçe!
Ambasada Amerikane në Tiranë
Sot, Shqipëria humbi një nga këngëtaret e saj më të mëdha. Vaçe Zela ishte një artiste e madhe dhe kushdo që e ka dëgjuar atë të këndojë, mund të dëshmojë për bukurinë e zërit dhe talentin e saj të pafund. Me këngët që interpretoi, ajo u kthye në një legjendë të muzikës shqiptare – jo vetëm për brezin e saj, po për të gjithë shqiptarët e çdo moshe. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e saj. U prehte në paqe!
Sali Berisha, ish-kryeminister:
Dhimbje dhe zi per per boten tone kulturore dhe mbare kombin tone! Sot u nda nga jeta, kengetarja e madhe, zeri i shekullit te kenges sone, Vaçe Zela. Me zerin melodioz e te paperseritshem, me kenget dhe interpretimet e saj, Vaçe Zela dhuroi gezim, kenaqesi dhe krenari ne zemrat dhe votrat tona. Vaçe Zela jeton e do jetoje ne gjuhen me te bukur, me magjepse, ne kengen e saj, kengen e kombit tone! Ngushellimet me te sinqerta bashkeshortit, vajzes dhe te gjithe familjes. Mirenjohjen e pakufishme kengetares sone te pavdekshme Vaçe Zela!
Lulzim Basha, Kryetar i Partise Demokratike
Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të artistes së shquar "Nderit te Kombit", Vaçe Zelës. Për të gjithë ne që u rritëm me zërin e saj unik, sa më shume që koha kalon aq më e dashur dhe e veçantë është figura e saj. Vaçe Zela do te mbetet përjetë mes nesh. Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e kësaj ikone te muzikës shqiptare. U prehtë ne paqe.
Jozefina Topalli, deputete demokrate:
E dashura e shqiptarëve! Iku Vaçe Zela, mbeti zeri i Saj! I kendoi me dashuri pa kufi vendit te saj si askush tjeter! I gezoi jetet e shqiptareve me magjine e zerit te saj, kur nuk kishte asnje gezim per to! Ajo ishte e dashura e shqiptareve!
Dritëro Agolli, shkrimtar:
“Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë”.
Zhani Ciko, artist:
Në këtë ditë të trishtë ku duket sikur dhe natyra ka marrë pjesë në të. Vacja, artiste shumëdimensionale. Figura e Vaces do të mbetet e paharruar dhe do të vlerësohet nga populli
Irma Libohova, kengetare:
Jam tepër e hidhëruar. Jam këngëtare e brezit të saj dhe për mua ka qenë shkollë. Ajo ka qenë autoritare, e vendosur, në biseda që kemi pasur bashkë më tregonte shumë mbi muzikën. Për mua ka qenë mike, shoqe, dhe ngushëlloj familjen. Nuk e di, por kjo ditë e trishto. Vacja nuk ka vdekur. Për mua ka qenë krenari që krahasonin zërin tim me të sajin
Manjola Nallbani, kengetare
Këngë, interpretime, emocione që shqiptarëve ju kanë shërbyer në momente të ndryshme u kanë ngritur moralin lart, dhe kjo është arritja më e madhe e një artisti që me zërin tënd tu japësh emocion, që të të këndojnë. Vacja këtë e bëri dhe gjithkush nga ne është mirënjohës për atë që dha me zërin dhe shpirtin e saj.
Myfarete Laze, kengetare:
Këngëtare komplekse për të gjitha zhanret. Kam pasur fatin që të këndoj këngë në festival, kompozime me të. Vaçja një talent i rrallë...
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
"Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. Vaçe Zela ka qenë dhe mbete ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unikal në muzikën shqiptare.
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së
"Vepra dhe kontributi i zonjës Zela është një prej kapitujve më të vlefshëm në opusin nacional të këngës shqipe, dhe si tillë do të mbetet përherë pjesë e thesarit tonë të gjithëmbarshëm kulturor.
Përjetësisht do ta kujtojmë dhe do të ndihemi krenarë me këngëtaren e madhe shqiptare, zërin dhe repertorin që ajo i dha e i la në trashëgim muzikës dhe kulturës sonë në përgjithësi
Një minutë heshtje në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të artistes Vaçe Zela, ndërsa kryetari Ilir Meta me anë të një fjalimi nderoi dhe lartësoi figurën e saj.
“Vaçe Zela ishte një zë i mrekullueshëm që ka zbukuruar dhe lumturuar jetën e gjeneratave të tëra në kohë më të vështira.
Mbas pothuajse 20 vjetësh mungese në skenë por gjithmonë e pranishme në kujtesën tonë Vaçja e madhe, “Nderi i Kombit” është ende kulmi i papërsëritshëm i këngës shqiptare.
Ajo është shkëlqimi i zërit të shpirtit dhe padyshim mbretëresha e kurorëzuar e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.
Ajo ishte njeriu që i dha emrin një epoke, ishte fëmija e shkëlqyer dhe i papërsëritshëm i këngës dhe i muzikës shqiptare”, u shpreh Meta.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.