Krishtlindjet, politika uron besimtarët

Besimtarët e krishterë, ortodokse e katolike, festuan sot Krishtlindjet.Me rastin e festes besimtaret kane marre urime sot nga krere te shtetit dhe perfaqesues te politikes. Kreu i qeverise, Edi Rama se bashku me bashkeshorten Linden ka uruar shqiptaret pas nje…
Ndaje
Besimtarët e krishterë, ortodokse e katolike, festuan sot Krishtlindjet.
Me rastin e festes besimtaret kane marre urime sot nga krere te shtetit dhe perfaqesues te politikes.
Kreu i qeverise, Edi Rama se bashku me bashkeshorten Linden ka uruar shqiptaret pas nje vizite ne Kishen Ortodokse.
“Eshte festë e të gjithëve, si të gjitha festat e besimeve fetare ne Shqiperi”- tha Rama, duke cmuar frymen e solidaritetit qe percjell kjo dite. “Viti qe vjen do te jetë nën këtë frymë e nën këtë shembull”- tha Rama.
Me pas gjate vizites ne kishen katolike, Rama ka kerkuar nga mediat qe te mos bejne protagoniste politianet ne dite te tilla shume te shenuara. ‘Ne nuk jemi zoti, ne jemi e duhet te jemi sherbetoret e qytetareve ne toke”- tha Rama.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, shoqeruar nga bashkeshortja ka uruar gjithe shqiptaret per mbaresi ne kete dite te shenuar.
”Ne kete dite rilindin e forcohen shpresat për një Shqipëri më të mirë për ne dhe brezat, eshte ditë që na fton për të qenë më te bashkuar më solidarë për të punuar për këtë vend”- tha Meta.
Urime ka percjelle edhe kreu i opozites dhe i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili eshte shprehur krenar per te qene kreu i bashkise se nje vendi qe feston kaq ne harmoni mes besimeve te ndryshme.
Besimtaret katolike e kremtuan lindjen e Krishtit me meshen e madhe mbajtur ne mesnate ne katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Imzot Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtarëve të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. “Kjo festë na kujton të gjithëve sa e nevojshme është falja, pajtimi dhe mëshira”-tha ai.
Ndërsa Hirësia e tij, Anastas Janullatos, drejtues i kishës ortodokse, tha në mesazhin për besimtarët ortodoksë se shoqëria ka nevojë të bëhet me humane dhe të gjithë duhet të japin ndihmesën e tyre për këtë.
Mesha, shënon kulmin e festës, ndërsa sot besimtarët shtrojnë drekën tradicionale në familjet e tyre dhe më pas shkembejne urimet me vizita tek njeri-tjetri.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.