Ukraine, protestuesit rrëzjonë bustin e Leninit. Vitali Klitschko rrezikon burgun

Protestuesit anti- qeveritarë në Ukrainë rrëzuan statujën e ish- themeluesit të shtetit sovjetik, Vladimir Lenin, në kryeqytetin Kiev.Kjo ishte një protestë simbolike ndaj lidhjeve të ngushta të presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich me Rusinë.Me mijëra njerëz kanë vazhduar të dalin në…
Ndaje
Protestuesit anti- qeveritarë në Ukrainë rrëzuan statujën e ish- themeluesit të shtetit sovjetik, Vladimir Lenin, në kryeqytetin Kiev.
Kjo ishte një protestë simbolike ndaj lidhjeve të ngushta të presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich me Rusinë.
Me mijëra njerëz kanë vazhduar të dalin në rrugët e Kievit për të kërkuar përmbysjen e qeverisë.
Opozita ka bërë thirrje për protesta paqësore, ndërkohë që në duar mbajnë flamujt e BE-së.
Mes protestuesve edhe udhëheqësi i opozitës dhe kampion bote në boks, Vitali Klitschko, 42 vjeç.
Por e përditshmja gjermane Bild raporton se ai rrezikon të burgoset dhe të akuzohet për përpjekje për puç shteti.
Gjermania është angazhuar fuqishëm në përkrahje të lëvizjes evropiane në Kiev.
Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle vizitoi në mënyrë demonstrative protestuesit, në krah të Klitschko, duke sjellë reagimin e zemëruar të Kremlinit.

Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.