Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 51-vjeçari
SHKODER – Një 51-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Shkodër, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Dervishbegut…
Ndaje
SHKODER – Një 51-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Shkodër, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Dervishbegut në Shkodër, ku 51-vjeçari Palok Lazri, nga fshati Melgush i komunës Bushat, është qëlluar me pistoletë teksa ishte duke ecur në trotuar.
Mësohet se 51-vjeçari ka marrë 3 plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është transportuar me shenja jete në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, pasi plumbat kishin prekur organet jetësore.
Mësohet se autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Pista kryesore e hetimit është përqëndruar tek borxhet që viktima mësohet të ketë pasur por hetimet po zgjerohen edhe më tej pasi sipas burimeve policore viktima njihet si kontigjent krimi.
Në momentin e ngjarjes rruga ka qenë e mbushur me kalimtarë, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.