Lajme Hyr

Lajme › Bota

Kore e Veriut, 80 persona pushkatohen nga rregjimi

Kore e Veriut, 80 persona pushkatohen nga rregjimi

Të paktën 80 shtetas koreano-veriorë janë ekzekutuar më 3 nëntor në shtatë lokalitete të ndryshme të Koresë së Veriut, shteti komunist që jeton i izoluar nga bota.Akuzat për ekzekutimin e dënimit kapital janë: ndjekje e televizionit koreano-jugor, shpërndarje materialesh pornografike…

·

Të paktën 80 shtetas koreano-veriorë janë ekzekutuar më 3 nëntor në shtatë lokalitete të ndryshme të Koresë së Veriut, shteti komunist që jeton i izoluar nga bota.

Akuzat për ekzekutimin e dënimit kapital janë: ndjekje e televizionit koreano-jugor, shpërndarje materialesh pornografike dhe prostitucion apo dhe lexim i Bibles për disa të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Joong Ang Ilbo, një gazetë konservatore e Seulit. 

Për momentin është e pamundur të verifikohet, por e përditshmja citon informacione të mbledhura nga koreano-veriorë të arratisur nga vendi i tyre. Prej muajsh qarkullojnë raporte për ekzekutime në grup në Veri, vendi i dominuar nga i riu Kim Jong un, bir i diktatorit Kim Jong Il dhe nip i babait po diktator të këtij të fundit. 

Sipas këtyre zërave, ekzekutimi i 80 të dënuarve është kryer në publik, në qytetin lindor Uonsan, ku autoritetet kanë mbledhur rreth 10 mijë spektatorë në stadium për të pushkatuar një grup prej 8 burrash dhe grash me breshëri automatiku. 

Mund të besohet që një regjim i marrë, që kërcënon vazhdimisht botën për luftë bërthamore, teston raketa balistike, shkakton shpërthime bërthamore nëntokësore, të pushkatojë 80 civilë vetëm sepse shihnin televizionin e Jugut fqinj dhe sepse lexonin Biblën? 

Për momentin dihet shumë pak mbi Kim Jong un dhe planet e tij. Shumica e informacioneve vijnë nga të arratisurit dhe nga mbikëqyrja satelitore e amerikanëve. Pastaj është Korea e Jugut. 

Në fillim të vitit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ngriti një komision të posaçëm mbi abuzimet me të drejtat e njeriut në Veri. 

328 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?