Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Agimi i Artë: Jemi në Himarë për ta çliruar

Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë. Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se…

·

Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë. 

Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himare deri ne çlirimin e saj. "Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per ceshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. 

Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. 

Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. 

Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t'i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. 

Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!"tha Tsankas. 

Ne ceremoni u kendua edhe himni grek. Ky përvjetor i trete për Aristotel Gumën u shoqërua me incidente nga eksponentët e Agimit të Artë. 

Fillimisht ata nxorrën jashtë kishës, priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi qe te kryente rritet e tyre e më dhe pas sulmuan grupin e xhirimit te Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë.  

536 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?