Qeveria tërhiqet nga opsioni për dhënien me qira të kalave

Vendimi i Ministrisë së Kulturës për dhënien me qira të monumenteve të kulturës pak ditë më parë u pasua me reagime,akuza dhe kundërakuza se qeveria një muaj para zgjedhjeve po nxirrte në shitje disa prej monumenteve të kulturës, kryesisht kala…
Ndaje
Vendimi i Ministrisë së Kulturës për dhënien me qira të monumenteve të kulturës pak ditë më parë u pasua me reagime,akuza dhe kundërakuza se qeveria një muaj para zgjedhjeve po nxirrte në shitje disa prej monumenteve të kulturës, kryesisht kala dhe hamame.
Duke marrë shkas nga këto reagime, ministria ka vendosur që të shtyjë procedurat për dhënien me qira të 22 kalave dhe 3 hamame që ishin listuar si monumentet e para që do t’i hapnin rrugë dhënies me qira të objekteve të trashëgimisë.
Në një deklaratë publike MTKRS shpreh gatishmërinë që të procedojë me këtë iniciative vetëm pas një diskutimi të gjerë me të gjithë aktorët e interesuar dhe me specialistë të fushës së trashëgimisë.
“Kjo bëhet për të hequr çdolloj mendimi se e gjithë kjo po kryhet në mënyrë të qëllimtë para zgjedhjeve elektorale”, – shkruhet në deklaratën e ministrisë.
Propozimi për dhënien me qira të objekteve të trashëgimisë kulturore është bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe këtij propozimi i është bashkangjitur edhe lista e 22 objekteve, nga këto 19 janë kala, 3 hamame, me të cilat do të procedohej për dhënien me qira të tyre.
Pas miratimit të këtij propozimi, ministri i Kulturës, Visar Zhiti nxori vetëm pak ditë më parë një udhëzim lidhur me procedurat teknike që do të ndiqeshin për dhënien me qira të këtyre objekteve.
Çka do të thoshte se tashmë asgjë nuk e pengonte vënien në zbatim të këtij projekti. Udhëzimi parashikonte se projektet e rijetëzimit duhet të hartohen nga institucionet përgjegjëse për administrimin e Monumenteve të Kulturës (Instituti i Monumenteve) dhe miratohen nga
nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Dhënia me qira kryhet nëpërmjet një procesi të detajuar konkurrimi midis subjekteve të interesuara, ku fokusi është vendosur në mbrojtjen dhe administrimin e monumentit.
“Në asnjë rast në udhëzimin e miratuar nuk flitet për dhënie me koncesion, shitje apo privatizim të monumenteve të kulturës. Çdo shprehje e tillë është tendencioze dhe me qëllim dezinformimin e publikut”, – ka reaguar numri një i MTKRS-së.
Këshilli i Restaurimeve, nga kalojnë qiramarrësit e monumenteve
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR) ngrihet me urdhër të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ka në përbërje përfaqësues të institucioneve të specializuara dhe personalitete të fushës përkatëse.
Organizimi dhe funksionimi i këtij Këshilli përcaktohet në rregulloren e miratuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Të drejtën e lidhjes së kontratës së shfrytëzimit (rijetëzimit) të monumentit e ka ministria, me një afat që vendoset rast pas rasti nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
KKR-ja, pas shqyrtimit të projekteve të prezantuara nga Instituti i Monumenteve, vlerëson me pikë një pas një të gjitha kriteret që duhet të plotësojë subjekti i paraqitur që kërkon të marrë me qira një monument kulturë, qoftë kala apo hamam. Në fund fituesi shpallet ai që ka marrë vlerësime maksimal për çdo kriter që kërkohet.
Lista me emrat e 19 kalave dhe 3 hamameve që diskutohen për t’u dhënë me qira
Kalaja e Beratit
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Delvinës, Sarandë
Kalaja e Këlcyrës, Përmet
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Kepit të Rodonit
Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër
Kalaja e Libohovës, Gjirokastër
Kalaja e Melanit, Gjirokastër
Kalaja e Borshit, Sarandë
Kalaja e Bashtovës, Kavajë
Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë
Kalaja e Kaninës, Vlorë
Kalaja e Pllocës, Vlorë
Kalaja e Peqinit
Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë
Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë
Kalaja e Petrelës, Tiranë
Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë
Hamami i Krujës
Hamami i Durrësit
Hamami i Slatinjës
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.