Tiranë, monumenti "Pavarësia" villet për skrap

Monumentit "Pavarësisa" që u përurua gjatë festimeve të 100 vjetorit kanë filluar t’i vidhen pllakat metalike. Mbrëmjen e së hënës dy 18 vjeçarë, Amarildo Demiri dhe Qemal Mustafa, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë vjedhur pllakat fundore të monumentit.Ndoshta do…
Ndaje
Monumentit “Pavarësisa” që u përurua gjatë festimeve të 100 vjetorit kanë filluar t’i vidhen pllakat metalike. Mbrëmjen e së hënës dy 18 vjeçarë, Amarildo Demiri dhe Qemal Mustafa, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë vjedhur pllakat fundore të monumentit.
Ndoshta do të kishin hequr edhe më shumë ,por mungesa e një mjeti transporti nuk i ka lejuar. Prej tij janë marrë tri pllaka të mëdha dhe një më e vogël.
Ata kanë mundur që ti heqin pllakat me një thikë dhe një sqepar, të cilat janë sekuastruar nga policia.
Adoleshentët kanë rrëfyer se personi që i ka blerë pllakat operon në biznesin e grumbullimit të skarpit dhe u ka dhënë atyre 2000 mijë lekë të reja , të cilat i kanë ndarë mes tyre në mënyrë të barabartë.
Ditët e para të inagurimit monumenti ruhej nga Policia Bashkiake dhe ata janë parë sërish vetëm pas vjedhjes së pllakave të tij.
Në brendësi të monumentit hajdutët kanë shkruar emrat e tyre.
Monumenti i Pavrësisë , i vendosur në parkuun “Rinia”, ka ardhur nga Austria .Ai është punuar nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas , dhe është i lartë 6.5 metra, i gjerë 5.5 m dhe peshon 15 tonë.
“Është monument shumë i kushtueshëm, i cili realizohet për herë të parë në Shqipëri. Duke qenë se materialet janë të shtrenjta dhe lehtësisht të dëmtueshme, ky monument kërkon mbrojtje dhe vëzhgim të vazhdueshëm” citohet në gazetën “Shqip” Drejtori i Galerisë së Arteve Rubens Shima.
Monumenti “Pavarësia” ka kushtuar 355 mijë euro.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.