Lajme Hyr

Lajme › Aktualitet

Sharrë, shenja shprese për gjetjen e Julianit. Gjenden 2 batanije.

Sharrë, shenja shprese për gjetjen e Julianit. Gjenden 2 batanije.

TIRANË- Shenja shprese për gjetjen e trupi të Julian Çelës. Nga kërkimet në ladfillin e Sharrës të cilat nisën mëngjesin e sotëm, gjenden dy batanije, të cilat kanë ngjallur dyshime, pasi mendohet se njëra mund të jetë ajo me të…

·

TIRANË- Shenja shprese për gjetjen e trupi të Julian Çelës. Nga kërkimet në ladfillin e Sharrës të cilat nisën mëngjesin e sotëm, gjenden dy batanije, të cilat kanë ngjallur dyshime, pasi mendohet se njëra mund të jetë ajo me të cilën mostra Ardian Prenjasi mbështolli të miturin për ta hedhur më pas në plehra.

Forcat dhe mjete nga njësitë e kërkim-shpëtimit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, për kërkimin e trupit të 11-vjeçarit kanë vijuar edhe sot krehjen e zonës në disa pika të ndryshme.

Të pajisur me lopata dhe me veshjet e duhura, ushtarët kanë vëzhguar gërmimet në një distancë të afërt, për të lokalizuar ndonjë shenjë nga trupi i 11-vjeçarit, teksa kanë hasur me një batanije që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që ne mesditë eshte gjetur edhe një tjetër batanije 

Gazetari Mariglen Mërtiri raporton se sot është gjetur edhe një mbetje kockore sëbashku me njërën prej batanijeve. Ekspertët kanë mbërritur në ladfillin e Sharrës, dhe kanë nisur hetimet intensive pranë gropës ku janë gjetur batanijet.

Një batanije është ngjyrë e kuqe dhe material i mëndafshtë, ndërkohë që në batanijen e dytë është gjetur dhe një mbetje kockore por ende nuk konfirmohet nëse i përket 11-vjecarit.  Ndërkohë, batanijet e gjetura janë dërguar për ekspertim. 

Ekspertë të mjekësisë ligjore në landfillin e Sharrës
Ora 13:44
 Në ladfillin e Sharrës mbërritën mesditën e sotme ekspertë të mjekësisë ligjore. Pas gjetjes së batanijeve, dhe mbetjes kockore e cila u vërtetua se nuk i përket një qenieje njerëzore ekspertet po kqyrin zonën me synimin e gjetjes së ndonjë shenje që mund t'i përkasë 11-vjecarit.

Biologët nga të dhënat paraprake konfirmojnë se kockore nuk i përket një qenie njerëzore, ndërkohë që perimetri i kërkimeve është ngushtuar rreth perimetrit prej 20 metër ku janë gjetur batanijet.

Kërkimet sot në ladfillin e Sharrës do të vijojnë deri në orët e vona të ditës pas dyshimeve të ngjalluara nga gjetja e batanijeve.

Tiranë, rinisin sërish kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës
Ora 9:29
Kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela kanë rinisur sërish sot, pasi dje përpjekjet rezultuan pa sukses.

Kur është bërë afro një javë nga kërkimet për trupin e vogëlushit në landfillin e Sharrës, ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e tij.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në landfill kanë mbërritur forcat xheniere. Kërkimet në Sharrë kanë nisur pas deklaratës së Ardian Prenjasit i cili pasi ka pranuar se ka vrarë të miturin, ka rrëfyer se trupin e pajetë e ka hedhur në plehra. 

DYSHIMET
Prej afro një jave, historia e 11-vjeçarit të zhdukur, Julian Çela, është mbështjellë me mister dhe dyshime. Fillimisht, monstra Ardian Prrenjasi pohoi se trupin e ka hedhur në landfillin e Sharrës, por më vonë e ndryshoi versionin duke pohuar se e ka groposur vetë, duke ndryshuar edhe pozicionin e fillimit.

467 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?