Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Vrau taksistin se i ngacmonte të ëmën, ‘arrest me burg’ nënoficerit të Zall Herrit

Vrau taksistin se i ngacmonte të ëmën, ‘arrest me burg’ nënoficerit të Zall Herrit

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg, me akuzën vrasje me dashje për efektivin e forcave speciale, Aldo Morina, i cili akuzohet për vrasjen e taksistit Mehmet Beqiri në ditën e parë të…

·

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg, me akuzën vrasje me dashje për efektivin e forcave speciale, Aldo Morina, i cili akuzohet për vrasjen e taksistit Mehmet Beqiri në ditën e parë të këtij viti.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë spitalit të fëmijëve, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë pasditen e 1 janarit, ku 26 vjeçari Aldo Morina, nënoficer i repartit ushtarak të Zall Herrit, qëlloi për vdekje brenda automjetit të tij 52 vjeçarin Mehmet Beqiri, i cili punonte si taksist.

Autori i ngjarjes dhe viktima mësohet se kishin njohje të mëparshme dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi Morina dyshonte se Beqiri i ngacmonte të ëmën. Menjëherë pas krimit, autori i ngjarjes është dorëzuar pranë kolegëve të tij.
4 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

736 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?