Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Rama Si Lenini &staline Dhe 100% Si Enveri !!!

Recommended Posts

Rama si Lenini &Staline dhe 100% si enveri !!!

 

 

 

Elmaz Sherifi, anetar i “Ushtrise se paqes”, e shikon Fatos Nanon si zgjidhje ekuilibruese ne PS, ndersa politiken e Rames e paralelizoi me ate te Leninit. “Nano do te ishte zgjidhja me e mire per vendosjen e ekuilibrave ne PS. Kam qene mbeshtetes i ish-kryetarit Nano dhe mendoj se ai do te ishte zgjidhja me e mire, per vete kontributin dhe aftesite e treguara ne vendosjen e ekuilibrave politike brenda PS-se, si dhe mund te ishte nje rregullator i institucioneve ne shtetin shqiptar. Nano nuk ka prirje diktatoriale, ai eshte kritikuar per liberalizem dhe ky liberalizem eshte i nevojshem ne Shqiperi”, - deklaroi Sherifi. Ai gjithashtu foli me tone te ashpra ndaj deklarates se Rames qe perjashtoi Nanon nga projekti i ri politik i PS-se. “Une nuk jam i befasuar nga deklarata e Rames, pasi kjo eshte nje teze e vjeter, qe me kujton tezen e famshme: “Kur themi Lenini, nenkuptojme partia”. Nano nuk perfaqeson vetveten, per faktin se ka qene 15 vjet kryetar i PS-se. Ai ka kontributet e tij reale dhe pozitive ne zhvillimin e demokracise ne Shqiperi, ne transformimin e PS-se ne nje parti me parime demokratike, ne nje parti qe u pranua ne Internacionalen Socialiste”, - shtoi Sherifi. Ky i fundit iu doli ne krah edhe 6 deputeteve qe votuan per Topin. “Mesa duket, tek z. Rama dhe strukturat qe e mbeshtesin ekziston mendimi qe, sa me pak te jemi, aq me te fuqishem jemi, ndersa une mendoj se ne demokraci veprojne numrat dhe nuk vepron cilesia. Cilesia me shume se sa sasia eshte teze e vjeter, teze komuniste, pra ta pastrojme partine, duke perjashtuar elementet armiq te saj”, - theksoi Sherifi, duke paralelizuar serish politiken e Rames me ate te Leninit. I. Saqellari

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...