Jump to content
Veriu Forum

AAAA

Antare
  • Content Count

    145
  • Joined

  • Last visited

Posts posted by AAAA


  1. Ndihma e Zotit

    Gjergj FishtaMbi toke t’zeze ku shtegton niri,

    Qiella s’naltit pa shkelxye,

    Ngele ma i forti e hupe ma i miri,

    Gjujt s’punojn e zemra dron.

    Punet e mbara per me u krye

    Zemra duhet, duhet kshilli,

    Per ne kjofte se anmik ast Qielli,

    Ftofet zemra e kshillit shkon.

     

    Feja

    Jane do q* me zhvillue

    Duen rrezet kah i merr dielli,

    Pse shkojne tue rrokullue

    Hyjzit e qielles, e bota;

    Por t’tana fjale jane t’kota

    q* nieri i shkrete sndergjon.

    Aq nalt nuk kapet kshilli

    I nierit, e i ngele dija,

    Ne kje se mbi flete t’mija,

    M’u kape kah kroni i dijes,

    Aj i shkreti nuk qindron.

     

     

    Shpresa

     

    Nder t’tana fajet, qe n’toke nierzimi

    Ban ma I madhi nder t’gjitha a’ disprimi,

    q* dan nierin prej mshrires s’Tynzot.

    Ku s’asht Shpnesa, s’a’ Feja, as Dashtnija;

    Kto virtyte, pse, s’bashkut lshojn rrezet;

    Shqymen t’trija, ku njana nuk ndezet;

    Vec prej njanes shelbimin pret kot.

     

    Dashtnia

    Ate here kur ujet t’kullue

    E shoh une tuj u derdhe curril prej kronit,

    E mbrapa per t’gjate prronit

    Kah deti neper bar e lande tue shkue,

    A thue se etja ujet e ka ngushtue;

    Cuditem nder mend t’mija,

    Pse ujet e prronit, tjerve q* u shqyme eten,

    Prej dishirit me pi gjithmone lodhe veten,

    E zemra e eme e thata

    Per dastni shejte et nene s’ka e ngrata.

     

     

     

    Dëshmorëve

     

    O ata t'lumtë, q* dhanë jetën,

    o ata t'lumtë, q* shkrinë vehten,

    q* për Mbret e vend të Parëve,

    q* për erz e nderë t'Shqiptarëve

    derdhën gjakun tue luftue,

    porsi t'Parët u pa'n punue!

    Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,

    but u kjofshin moti e stina,

    ak'lli, bora e serotina:

    e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,

    e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,

    der' sa t'shndërisin diellë e hanë,

    ata kurr mos u harrojshin,

    n'kangë e n'valle por u këndojshin.

    E njaj gjak, q* kanë dikue,

    ban, o Zot, q* t'jesë tue velue

    për m'ia xe zemrën Shqiptarit,

    për kah vendi e gjuha e t'Parit!

     

     

    Çohi të Dekun

     

     

    E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,

    q* flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,

    Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli

    Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. -

    Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,

    E nami i sajë përjetë u trashigoftë!

    Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri

     

     

    Shqipnia e Lirë

     

     

    Do t'valvitet m'Kaçanik

    M'Kaçanik, po, do t'valvitet

    Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet,

    Përse toka, shqyp ku flitet,

    Ajo vetë asht, q* prej t'Parvet

    Trashigim na e kemi pasë:

    Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë,

    Posë atëherë, kur vjen për mik.

    Jo, po: na sod ktu sundojm;

    Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej;

    Gjall Lirin' na nuk e lshojm,

    S'njohim mbret as krajl të huej.

    Zoti n'qiell e na mbi tokë:

    Me gjithkënd vllazën e shokë,

    Por se i cilli m'cak të vet.

    Prande i huej, n'andërr m'e pa

    Se vjen kurr e shklet ndër ne,

    Drue se keq kishte me i ra;

    Pse shqyptarët kanë ba nji bè

    Bè të madhe ata kanë ba:

    Për Shqypni në luftë me rra,

    Me rra n'luftë me krajl e mbret,

    E kur bjen në luftë shqyptari

    Lidhë me besë ai ndërmjet veti,

    E din hasmi se aty pari

    Shungullon toka e gjimon deti:

    Se bijn krenat fushës s'mejdanit.

     

     

    E porsi krandja e that n'nji flakada,

    U shoftë me arë, me farë me mal e vrri

    Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me za,

    Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me uzdajë:

    Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

     

     

     

    Shqypnisë

     

     

     

    T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!

     

    I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,

     

    Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue

     

    Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri

     

    Kje i Lumi vetë, q* mue m'dërgo ksi hiri

     

    Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue.

     

    Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,

     

    Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.

     

    Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana

     

    E armvet n'za, q* shndrisin duert e t'lumit,

     

    Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:

     

    Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit

     

    1. tue t'hjekë - tue thithë

     

    2. ksi hiri - kësaj here

     

    3. burrit - Pirros së Epirit

     

    4. niri - njeriu

     

    5. duert e t'lumit - duart e shqiptarit fatlum

     

    6. Eden - parajsa tokësore

     

     

     

     

     


  2. Gomari i Babatasit

     

     

    Pra nji here e pike ma s'parit

    Po i diftoj rodit t'Shqiptarit

    Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit

    As trimit e ndo'i luftarit

    Vec nji gac, nje zog gomarit,

    q*, qyqari, per send tjeter

    -N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-

    S'duhet gja, vec me barte

    E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....

    M'thote, por, mendja se ndokujte

    Ka m'iu duke se un mifi n'uje

    Me kete kange, e se ma gjase

    Sod per mue do t'kishte pase

    Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe

    Torte me vjersha ktu me dredhe

    Po, por shka, se ata e dijne vete

    q* ka cofe mikrobi i shkrete

    I burrnis e i trimnis,

    E q* sod ne Shqiptari

    Besa ka nje t'madhe zi

    Jo aq per buke e miredi

    Sa per burra-burra t'dheut

    q* per komb e ndere t'atdheut

    Me jetue t'dijne e me deke

    Jo, po asht kot,besa, me u rreke

    Se po gjen fatos nder ne,

    Se po gjen fatos nder ne,

    Se po gjen burra n'kete dhe-

    Burra fjalet e atdhetare:

    Kta vec, Zot! kjoshim per fare;

    Se, per tjeter, mbyti n'uje;

    Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.

    E vertet q* njadisa

    Nder ne flasin fjale te mdha,

    E na mbahen se ata kjene

    q* shptue na kane Atdhene:

    Sado q*, kur ishte puna

    Mu u shpetue Shqipni kercuna

    E per te n'lufte me qindrue,

    Ata rrijshin tue guksue

    Nper Stamboll e np'r Anadoll,

    A se vjellshin kund n'do'i stjoll

    T'ndo'i hoteli nper Evrope

    Alkool'n, me t'cilin ngope

    E ki'n barkun si bagtija,

    Der sa n'gjak lahej Shqipnija...

    Por, kujtoj,s'ka kund nevoje

    q* un t'i za kta ndopak n'goje,

    Pse per ta "Dielli" i Bostonit

    Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,

    Nje epoke me kaq do krype.

    q* ma mire s'ke pse me e lype

    Prandaj mue nuk m'jete tjeter,

    Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:

    Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,

    Po, por shka, se sot me sot

    Edhe ktyne u ka dale fryma,

    E si t'ishin do gjygjyma

    Te pa fund, jane lane m'njan'ane

    E askush n'goje ma s'done me i zane,

    Kuje per ta nder mend s'i bjen.

    Der tash vone, qe, fjala vjen.

    Posta e jone pat perdorue

    Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue

    Ishte ftyra e Skanderbegut,

    Nami e ndera e pare e Atdheut.

    Tash, kto pulla mbi sergji

    Na i kane hjedhe nje pale zotni,

    q* ktu marre kane Posten ne dore,

    Kin'per organizatore,

    Et'kane qite do tjera pulla,

    Me kambe urash e me kulla,

    E me plepa e rrema shkjope,

    T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.

    Ani pra Shqiptaret e sotit

    S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,

    As per njat trimin e t'parit,

    Ke jane dhane mbas rrogash arit,

    Prandej thashe un se per s'marit

    Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit

    Nje poem mbi i zog gomarit.

    Edhe kshtu, si fola s'parit,

    Vete me vedi kam mendue

    -Mbasi ngaeshem pace qillue-

    Mbi i gomar nje kange me shkrue,

    Here tue qeshe, here tue vajtue,

    "Simbas"rregllave t'Poezise,

    E nevojave t'Shqiptarise

    Eja, Zane, pra, prej Parnasit,

    E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,

    Mendes s'eme shkundja ti blozen,

    E m'difto metamorfozen

    Enjatij gomarit t'ri

    q* nja i vlershmi zuteni

    Babatasi bleu sivjet

    Ne Tirane, n'ate kryeqytet

    Ku ministra e deputeten

    -Ktyne Zoti jau rritet jeten-

    Qesin xhixha atdhedashtnije

    Per lulzimin te ksaj Shqipnije

    E per...kambe t'ndo'i sandalije,

    Sado q*, ma e shumta sish,

    -Si me thane mÄka mue nji dervish-

    Der dje kjene..nuk dij se shka...

    Kush n'"kapice" kush ne "qylah",

    Por q* sod, nper rroga arit,

    Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,

    Edhe pshtetun mbi kolltuke,

    Kalamuq e si terrcuke,

    Fo mire barkun me "mastike",

    Pa llogjike-pa gramatike,

    Na pshtyjne dije e politike,

    E me "gisht" ngordhun perpjete

    I pijne gjakun Kombit t'shkrete

    Jo me hingze, por me sahana,

    Vec me shka, mori lum Zana,

    Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,

    Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-

    Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;

    Pse ksaj here,besa,po m'kandet

    Me ja hjekun qafes dikuj,

    Per m'e ba q* za'n T'a shuej,

    Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,

    Se me buej s'kapet nji plesht.

     

     

    Gomari i Babatasit

     

    AKT I PARE

     

    Arkeologu

     

    Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

     

    MINISTRl

    (Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

     

    Mire... mire fort... ma mire nuk ka...

    .

    Pune e madhe!... (Drejtorit A)

    Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"

    Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,

    q* botue ka njat broshuer

    Mbi programin t'one shkolluer,

    Tuj e pru per t'patenzone.

    Kern' me pa, po, shka do t'thone

    Kur ky artiklli i Nebil Cikes,

    Shkrue mbas rregllave t'kritikes,

    T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri

    Ktu auktori ven n' qesti

    Pape e kishe e meshtari,

    E difton, me arsye ne dore,

    Se jane hasem e trathtore

    T' gjith njata, q* n 'toke shqiptare

    Duen q* shkolla elementare

    T'jete e lire. Sod afetare

    Qeverija ktu asht dishmue:

    S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,

    Vec se mbas programit t'one;

    Edh'un, po, heret a vone,

    Kam me i mbylle shkollat private.

     

     

    DREJTORI A

     

    Iu ngjatetjetazotnis s'ate:

    Mire kete pune mendue e ke.

    Vecse shka, zotni, n'kete dhe

    Po ka shum njerz fanatike -

    Ele Priftent katolike...

     

    MINISTRI

     

    Priftent, jo, par Fretent, thuej;

    Pse kta jane q*, pose gjithkuj,

    Po na jesin m'qafe.

     

    DREJTORI A

     

    Zotni,

    Ashtu punen si un e di,

    Jezuit, Priften e Freten

    T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten

    Nder pune fejet e moralit:

    Pose ndonjaj fatziut, batallit,

    q* t'kete mangut n'krye ndo'i hatull

    E q* vorr mos t'kete kund m'shpatull

    Tash ti pra, zotni, tue kene,

    Se morali i fes s'krishtene,

    S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,

    Meshtarija kurdohere

    Ka me ba zhurme e-potere

    Per pune t' shkollave fillore, -

    Edhe kurr ne shkolle shtetnore

    Fmin e kshtene s'ka me i dergue.

    Per kete pune -si m' duket mue -.

    Thom do t'ishte fort ma mire

    N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:

    q* seici!li Shqipetar,

    A komunitet fetar

    Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.

    Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit -

    Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit,

    Si n' Angli e n' Amerike,

    E at je n'France e ne Belgjike.

    Pse, zotni, me thane t'verteten,

    SOd me SOd Jezuit e Freten

    E kane shkollen ma zanat

    Se e kern' na. Sa per inat

    Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi,

    Por e drejta asht, se kombi

    Shum prej sish ka pase dobi:

    Si ajo Shkodra e ban dishmi,

    Ku ka shkolla e strehe foshnjore,

    Ka gymnaze e qytetnore

    Me programe prendimore

    E me msim e me pune dore,

    Fort ma mire se shkollat t'ona,

    Per te cillat dy miljona

    Franga ar na vjete per vjete

    Kulihum i mbysim n'det;

    Pse, zotni, shkolla per ne

    Politike asht ase fe.

    Mujm m'e struke punen me prralla,

    Porse n'thes, besa, s'hin palla...

     

    MINISTRI

     

    Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni

    Nuk e baj kishe as xhami.

    Prandej shkollat fillestare,

    q* mos t'jene qeveritare,

    Do t'i mbylli varg e vister,

    Mbasi ndodhe kam un Minister:

    S'due q* mosha e re e Shqipnise

    T'rritet n'dore te Meshtarise-

    Sidomos t'Fretn'e shqiptare.

    Kta, po, jane antikombtare,

    Njerz t'rrezikshem, fanatike,

    Marre gjithmone me politike,

    E q* munden me na i prishe

    Fmin me shkolle edhe me kishe,

    Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,

    Ma fort t'huej se shqipetare:

    Si fort bukur Nebil Cika

    E ka shkrue nd er kto kritika,

    q* aj ba i paska "Hyllit t'Drites".

    Jo, po, vete ne "rend te dites"

    Do t'a ve emnin e kti,

    Per m'epru ktu n'Ministri

    Inspektuer ase drejtuer,

    Edhe kta, po, sa ma pare,

    Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, q*"programin syntetik" -

    Syntetik e analytik -

    Keqas fort na kane po$htnue.

     

    DREJTORI A

     

    Po, zotni, si urdhnon e thue.

    Vec, ashtu si m' duket mue,

    Thom Nebili ka gabue

    Me qite n'drite kete lloj kritike,'

    Ne "Reviste Pedagogjike",

    q* a 'i perkohshme fjesht zyrtare,

    Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.

    Prandej thom se zyrtarisht

    Edhe kshtu llapazanisht

    Nuk asht mire q* n'polemike

    T'hijme na sod me katolike.

    E t'u shajm Pape e Meshtare,

    T'u shajme Fene e Kishen mbare,

    Thue se Arsimi i jone kombtar

    Asht nji lozhe e masonise.

    Katoliket e Shqiptarise

    I' Na i kern' vllazen; edhe vete-

    Kish' me thane, se s' a' evertete,

    q* atj: n'Shkoder Franceskajt

    T'hueje na i rrlsm kalamajt,

    E q* ata .tue kene shqiptare,

    T'jene, si thue ti, antikombtare.

    E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -

    Esad Pasha a thue nder Freten

    Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti

    A nder Freten apo njeti

    Aj kje rrite?...Haxhi Qamili

    T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -

    Osman Bali, Halit Lleshi

    E sa tjere, q* fati deshi

    I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,

    Kundra flamrit t' Skanderbeut,

    As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -

    S'i kane ba kndimet e vela

    N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,

    Kushka zanun n'kete "skoli"?

    Qaj Preng Jaku, si harusha,

    Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,

    Dy djelmo9a, dy skyfere,

    Si edhe ata oficjerat tjere,

    -Gjetun gati kurdohere

    Per Shqipni me ra m'potere -

    q* mbas msimit t'Franceskanve,

    M' shpine u u Ishuen kta esadjanve

    Edhe i shtypen. Kta, po, jane

    q* nder Freten shkolle kane zane.

    Prandej tham se Nebil Cika,

    Para se me shkrue kritika

    Kundra Fretn'e e kundra Fese,

    T'i a veje gishtin nji here krese

    E t'mendoje se "uhajan'lesh-

    Si tha imocmi -merret pshesh'

     

     

    MINISTRI

     

    Pse po thue per Nebil Ciken?

    Po ti kndoje 'i hefe kritiken,

    Qipert' madhe bukuri

    U ban Fretenve n' "Vllazni".

    Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:

    (Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)

    A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane,

    Se njat Fratin n' goje ka zane,

    q* dikur shkrou njat broshuer

    Mbi programin t'one shkolluer.

    E ktu poshte, si nper terthuer,

    Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit,

    Kish' me thane, se shi dreitorit

    T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

     

    DREJTORI A

     

    Ashtu m' duket edhe mue,

    Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!

    Mos t' a zame ne goje gazeten

    "Vllazenija"; pse randsi.

    Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.

    V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,

    q* ktu n' goje zen pune gomarit,

    Se aj gabon poetet me i nga;

    Pse kta uha -nuk lane pa la

    E t' a bajne, besa, me kja,

    Porsi vic djerre neper plish,

    Ka' e salvojne m' konop tre fish.

    (Hine Babatasi Drejtori A del).

     

    BABATASI

     

    T' u ngjatet jeta!-

     

    MINISTRI

     

    T' u ngjatet jeta,

    Si po shkoni?

     

    BABATASI

     

    Si do' zoti...

    Gjene mire.

     

    MINISTRI

     

     

    Asht edhe moti, ..

    q* na kalbi. Kujtoj ka

    Ma se 'i muej q* shiu ,s' ka da.

    Me t' merzite! -

    -

     

     

    .BABATASI

     

    Shka t'i bajme pra.

    Vete ju fajin, thom, e kini,

    q* bje shi.

     

    MINISTRI

    ,

    Na, pse?

     

    BABATASI

     

    Pse jini

    Ju njata, q* sod n' Shqipni

    Vrani e kthiellni.

     

    MINISTRI

     

    Nuk e di...

    Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,

    Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,

    Pse nji pune kam pase me ty.

     

    BABAT ASl

     

    Qe, tek m' ke -me kambe me krye;

    Urdhno e fol. Ku ti me sy,

    Aty "praf' un kambe e krye,

    Nper stomije e n-per "hendeqe".

     

    MINISTRI

     

    Babatas, mjaft pune e keqe

    Per nji shtet "okcidental".

    Si ky i joni, as n' fushe as n' mal

    Mos me pasun nji Muze;

    Jo, po asht turp, besa, per ne,

    Per njiket Shqipnine e re,

    Pa Muze vendinm'e lane.

    Tham, asht mire, q* ktu n'Tirane

    T' a ndertojm nji rare Muzeut.

    Per lulzim e ndere t' Atdheut,

    -Vjet ne Shndre pata fillue

    Nji Muze vete me ndertue,

    Edhe krejt e pata mblue:

    Por nji dite -si do t' keshe ndie -

    Ra do shi e u kaperdi

    U shemb mbrende, e e marroi Zoti.

    Shka me ba: e prishi moti.

     

     

    BABATASI

     

    Mire zotni; vec se po drue

    Se ende dita nuk ka ague

    T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,

    Me kulete t'shpueme ne gji.

    Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-

    Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;

    Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit

    Hece nji fjale q* kje thane motit:

    "Xhep e lep -more Rexhep!"

    Prandej vete kishe me thane

    Se, per tash, Muzeu do lane:

    Na s'po kemi buke me ngrane,

    Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...

    Po a njimend, more lum heu,

    Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,

    T' a ha mendja ty q* Atdheu -

    q* Shqipnia, fushe e djerr,

    Tash na bahet Ingilterr,

    E, pjeke vedit pul at n'furre,

    F1uturim kane me na u tuffe

    Me na hi perdhuni n'goje?..

    Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.

    Edhe tham se mire do t' ishte

    Per nji shtet ende ferishte,

    Si Shqipnia, nji Spital

    Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,

    Per me shndoshun "pelivromin"

    Ase "dergjen" q* sod kombin

    , Jane tue e lshue shakull per dhe,

    E me u shporre Muzeut. Per ne,

    q* nuk kemi buke me u ngi

    Sod Muzeu ä'i "kabuni",

    q* nuk asht,jo, per dhambe t' one;

    .Pse Financa, si po thone,

    Sodka ardhe e asht ba teneqe

     

    MINISTRI

     

    S'ä e vertete. Asht pu ne e keqe

    Kshtu me folun, lum zotnija.

    Ti s'e din, por sod Shqipnija

    Ka mjaft pare n'kashe te vet:

    Si me pa mundet n"'budget",

    q* Kole Tha9i e ka permbledhe

    Edhe bukur aj e ka dredhe,

    "Simbas urdhnit" q* ka pase.

    A din ti, se sivjet n' kase,

    (Si ky Kola e ka shpjegue) ,

    N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -

    Rrash njizetedy miljuj

    Franga ar. Prandej kuleta...

     

     

    BABATASI

     

    S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-

    Po t' tham un, po, Babatasi.

    Po a dro m'pare kund aj hasi,

    q* keshtu, n'hamende t'vet,

    Shton miljona ne "budget" ?..

    Fjala e tij nuk con kandar:

    Se atij kasha i ka qite bar,

    Edhe asht ba me dale me Iype,

    Qysh se rrogat i lane krype.

    Jo q* ka edhe 'i tjeter pune:

    Parja n 'kashe kurr nuk i bune;

    Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,

    Ate shoket e bajne krejt sukull,

    , E ia shijne'paret perdhuni,

    Si n'Shqipni q* hece kanuni...

    Pose q* vetit s'i shef hall,

    Edhe krejt ka ra batall

    Me "budget" t'Pandel Vangielit,

    q* n'dugaje t' Ali Kacelit

    S'la kund karta as envelopen,

    Ke po merr e ep me Europen,

    Tue cue Korsuj e Sefira

    Per gjith skuta e per gjith bira,

    Per m'ia u shti europjanve n' koke,

    Se na mend kemi me oke:

    Se Shqipnia, fushe e male,

    Asht ba sod "aksidentale"...

    Oesha t'thom "oksidentale":

    Si ajo Italja, si ajo Franca,

    Me aeroplana, orkestra e danca,

    Me "mocjone" e "interpelanca":

    "ferku" asht vetem nder "pjatanca"

    Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa,

    Na me mzi ktu buke e planca,

    Kur t'i kemi; pse Financa

    Ende ktu, si kje dishrue,

    S'mujt me u "oksidentalizue"

    V ec se shka, se do tregtare

    Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,

    Kta sefira t'one shqiptare,

    Ke qyqarve muej per muej

    Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,

    Pose kasapit e furrxhise;

    Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,

    Tash q* kasha pa gja ngeli,

    Nuk ka pare me u dergue.

    Prandej t'mjeret süd jane ngushtue

    Pa nji dysh, me thane, n'kulete,

    Me i shkue Europes poshte e perpjete;

    Si ku al pleq q* fshohen n'knete,

    Pa tagji -pa kashagi

    Perse askush nuk deI me i ble:

    Si mo' Zot! rna keq per ne,

    q* gjithmone e kern' mate vrapin

    Ma te madh se kern' pase hapin.

    E vertete se ky Kole Thaci

    Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi

    Edhe i ra detit pertej,

    Me do tjere financjer t 'mdhej:

    E nper Rome e... shishe t'Kjantit

    Na ka vojte ne banke t'Brabantit,

    , Diku larg atjen'Belgjike,

    Per me lypun metelike.

    Vec se rruga i vojt bihlude,

    Edhe i shkuen paret zollude;

    Pse "Brabanti", si un kam ndie,

    Po kish kene nji bastanxhi

    Qj epte vete, po, kastraveca

    Per sherqij, edh' epte speca

    Per tomate e patlixhana,

    Kshtu q* Kola -ate e paste nana! -

    Tane korrnarne e pune te mdhaja,

    Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;

    E te mjeres moj Shqipni,

    q* ministra e tevahi

    Do t'i laje me ar flori,

    Prap nper kambe iu vuer Jullari,

    Edhe i mbet nen bark samari.

    Tash q* kasha mbet filuze

    E bese kush s'na zen p'r'i rruze,

    Po na thone se ky Kole Thaci

    Ka cue kashen te kovaci,

    Thate ngarkue mbi dy shilurtha,

    Per me ndreqe me te do kurtha,

    q* me i ngrefe mande:j n'Shqipni,

    Do n'Gegni -e do n'Toskni,

    Ku ma fort t'ket gjase e ishkile,

    Se bjen mbrenda ndonji skile -

    Ndonji skile britanike,

    A ndo'i shqarth prej Amerike,

    T'cillve shtrejt po u bante lkura.

    Vec ka thane Ali Klisura,

    N'Parlament kur e kane pvete,

    Se kjo rune asht "peshk ne det't,

    E prej saj kurrgja n'kulete

    Nuk i hine s'mjeres Shqipni.

    Par po e zame, zotni, se Kola

    Po ka pare e po ka t'holla,

    Per me tnkambun kete Muze:

    Arkeologun, por,ku e ke?

    Pse un e dij, more bablok,

    Se muzeu pa Arkeolog -

    Arkeolog i dame me gisht,

    Asht si spata e re pa "bisht".

     

     

    .MINISTRI

     

    Un kete pune'e kam mendue,

    Edhe fjale prandej t'kam cue

    Per me ardhe me u pjeke me mue,

    Pse Arkeolog un t: kam emnue -

    Arkeolog edhe antikvar,

    Per me mkambe Muzen kombtar.

     

     

    BABATASI

     

    Ama".jarebi... Zotni,

    E ke gabim; pse un s'e di

    Se ku shpin 'ka Arkeologjia.

    Me shka m'duket, lum zotnija,

    Ti me mue po don me u talle.

     

    MINISTRI

     

    Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.

    A di' shka, more babtok,

    Me u ba nieri Arkeolog

    Pune evshtire nuk asht nder ne,

    Si Arkeolog, ti tjeter s'ke

    Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,

    Me gjete vorba a palare,

    Me mbledhe shtamba e karratyqe

    Hekuraqe e helezy'qe:

    Me barte gur e shtylla t'thyeme,

    Megjetekund ndo'i xhybe t'shkyeme,

    q* pat veshe rnotit ndo' i plake,

    Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:

    Me grurnbllue brisq e hiqake,

    Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,

    A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe

    E njikso partallesh tjera,

    q* edhe n'pleh gjinden herhera.

    Ase n'dore t'ndonji tellallit

    Kur ndokush, ngushtue prej hallit,

    Qet me shite fraget e t'et,

    A ndo'i tjeter mallimet.

    Sa per kaq, kishem me thane,

    Mjafte q* nieri te kete zane

    Ndo'i rrushdije -a iptadije,

    E ndo'i fjale edhe t'a dije

    ,A. latin ase greqisht

    -Par mjafton edhe turqisht -

    Se Arkeologaj dei me nam.

    Pra kto fjale per tash po i larne.

    Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:

    Qe dekretln tek e ke,

    Me nenshkrim te zyres s' nalte.

    Bote Tirana ka, edhe balte,

    Ka dibralle. jevk e ustallare;

    Pre qerpiq, e sa ma pare

    Hinia punes s'ketij Muzeut

    Per lulzim ndere t'Atdheut.

    T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri,

    Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,

    Ku Ministrat jane bashkue

    Per do cashtje me u ksillue

    (cohen e dalin te dy)

     

     

     

     

    Rruge

     

    BABAT ASI

     

    (tue fole vedi me vedi)

     

    Se, per Zotin -kjofte levdue! -

    Me shka vete po jam tue pa,

    Gia Shqipnia n'dore nuk ka

    E as perparakjo s'do t'vete,

    Q'se Ministrat ndajne dekrete,

    Pa peshue nji hefe ma s'pari

    Se ~'zotsi mund t'kete zyrtari,

    E q'se fatii Atdheut te.shkrete

    Mujtka ajsod edhe me mbete "

    N'dore t'do njerzve, per t'cillt vete

    E as kurrkush, kujtoj, s' di gja

    .Se c'shirok a se c'murra

    Na i ka hjedhe e pru n' kete dhe.

    E po kush di gja nder ne "

    Per nji pale, q* ktu n'Shqipni :,

    Po rruejn petlla e "kabuni",

    E rrmejn rroga n'ar flori,

    Kush di gja, po tham, zotni,

    Se ku i kane gjak e gjini,

    Se ku i kane kta plang e shpi,

    Stane, pleme, vathe e gji?

    Pasaporlat kush ua pav,

    Per me thanese kta s'jane Slav,

    Nuk jane Slav, Turq, as Bulgare,

    Par jane fj'esht hurra Shqiptare?",

    Shka punuen kta per Atdhe?",

    Ku jane krenat q* kane pre?".

    Librat'shqip q* kane botue?..

    .Edhe ndihmet q* kane kushtue

    Per triumfte liris s'one?

    Per pose emnit se si u thone,

    Kurrkush gia nuk di, per ta;

    Nuk di gja, par megjithkta;

    Megjithse edhe t'pa zotsi,

    Na po e sQofim ke n' Shqipni

    -Qeni t'zo'n ma ku s'po e njeh -

    Na jane ngrefe si gjelat m'pleh,

    E pedanta e "Don Kishjote",

    Me nji hije krejt kokote,

    Tuj u mbajte per liberala,

    Per modern e oksidentala,

    -Sidomos n'kto'kohet e mbrame -

    Pjellin ligje, vjellin pro grame,

    Apin urdhnaedhe dekreta,

    Sjellin gjinden poshte-perpjeta,

    E n'kete mnyre cdo perparim

    Kane pengue, e mbrende n' sundim

    Njerz e rune kaq kane pshtjellue,

    Kaq perzie e kaq ngatrrue,

    Porsi floket e atij harapit,

    Sa q* mbrende ne krye t'nji krapit

    Ka ma shum, thom, harmoni

    E tendence per qytetni,

    Se n'shtet t'one,- Eh, moj Shqipni!

    Fort po drue se nji dite ngusht

    Ke me ra, 'e kryet ne grusht

    Ke m' e kape, pa pase pi musht,

    Q'se do njerz, q* kush me i zane

    S'kisht'per peng as per dorzane,

    1\1' kurriz t'and po sjellin paten, ,

    Edhe m'mjalte po e mbajn sod spaten:

    T'cillt ngerdheshe m'nipa t'Kastriotit,

    Kndojne at kangen, si 'i hefe motit:

    "Tshkojme e t'hame na voe t'fergueme

    Ke ajo ndrikulla e hutueme"

    E kjo ndrikull.a e pa mend

    Ti Shqipni je, t' tham p'r timend:

    Pse, po mendt t' i kish' ti tok,

    Sod s'do t' ishe un Arkeolog,

    E as do njerz, besa, per t'gjalle,

    Kurr Ministra s'do t' ki'n dale;

    Po pse mendt ti m'vend s'i ke,

    Prandej kot rrermoj un n' dhe,

    E batallat, varg e vister,

    Bahen "Pashe" bahen "Minister"

    Ei biejn shtjelm ,sahanit t'shllines,

    Kah ty t' hjekin dredha shpines;

    E pa i qite zavall 'kaptines,

    -Pa prek pende -pa prek parmende,

    !Tuj u falle -tuj u gervalle,

    Po t'i hjekin spik ksaj jete,

    q* ma mire nuk ka ku vete.

    Xllepill plot e barkun koder:

    S' ka si u ve'ma mire kjo Loder.

     


  3. Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

     

    GJUHA SHQYPE

     

    Porsi kanga e zogut t'veres,

    q* vallzon n'blerim të Prillit;

    Porsi i ambli flladi i erës,

    q* lmon gjit e drandofillit:

    Porsi vala e bregut t'detit,

    Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,

    Porsi ushtima e nji termetit,

    Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.

    Ah! po; â, ambël fiala e sajë,

    Porsi gjumi m'nji kerthí,

    Porsi drita plot uzdajë,

    Porsi gazi i pa mashtrí;

    Edhè ndihet tu kumbue,

    Porsi fleta e Kerubimit,

    Ka'i bjen qiellvet tue fluturue

    N't'zjartat valle t'ameshimit.

    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,

    q* ketë gjuhë të Perendís,

    Trashigim, q* na la i Pari,

    Trashigim s'i a lên ai fmís;

    Edhè atij i u thaftë, po, goja,

    q* e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

    q* n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,

    Flet e t'veten lên mbas dore.

    Në gjuhë shqype nanat t'ona

    Shì prej djepit na kanë thânun,

    Se âsht nji Zot, q* do t'a dona:

    Njatë, q* jetën na ka dhânun;

    Edhè shqyp na thanë se Zoti

    Per Shqyptarë Shqypnín e fali,

    se sá t'enden stina e moti,

    Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.

    Shqyp na vetë, po pik' mâ para,

    N'agim t'jetës kúr kemi shkue

    Tue ndjekë flutra neper ara,

    Shqyp mâ s'pari kemi kndue:

    Kemi kndue, po armët besnike,

    q* flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,

    Kah kanë dekë per besë jetike,

    Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.

    Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,

    q* 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,

    q* kah bijte ai, shkelte deka.

    Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;

    Në këtë gjuhë edhè Kastriota

    U pat folë njatyne ushtrive,

    q* sa t'ndrisë e diellit rrota,

    Kanë me kênë ndera e trimnive.

    Prá, Shqyptarë, çdo fés q* t'jini,

    Gegë e Toskë, malcí e qyteta,

    Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,

    Mos t'a lini sá t'jetë jeta,

    Por per tê gjithmonë punoni;

    Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,

    Fisi i juej, vendi e zakoni

    Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.

    Nper gjuhë shqype bota mbarë

    Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,

    Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:

    Trima n'zà sikurse jini.

    Prandej, prá, n'e doni fisin,

    Mali, bregu edhè Malcija

    Prej njaj goje sod t'brohrisin:

    Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!

     

     

     

     

     

    SHQYPNIJA

     

     

    Edhè hâna do t' a dije,

    Edhè dielli do t' két pá,

    Se per qark ksaj rrokullije,

    Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

    Fusha t' gjâna e kodra t' blera,

    Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,

    Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,

    Si t' Parrizit t' larmet shtroja.

    Nen nji qiellë perherë t' kullueme,

    N' rreze e n' dritë pershkue unjí,

    Bjeshkë e male të blerueme

    Si vigâj shtiellen n' ajrí.

    Ke ato bjeshkë e ke ato male

    Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,

    Tue rrëmbye nper mriza hale,

    Gurgullojn nper rrâjë e curra.

    Mbi ato male e bjeshkë kreshnike

    Léjn mande' ata djelm si Zâna,

    Armët e t' cillvet, p'rherë besnike,

    Janë permendë nder fise t' tana.

    Atje léjn, po Toskë e Gegë,

    Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:

    Si dý rrfé, q* shkojn tue djegë,

    Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

    Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,

    Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,

    Rijtun gjakut kah çeliku

    N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit.

    Ato male të madhnueshme,

    Ato, po, kanë mûjtë me pá

    Se sa forca e pafrigueshme

    N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.

    Dridhet toka e gjimon deti,

    Ndezen malet flakë e shkndija,

    Ka' i frigueshëm, si termeti,

    Atje rrmben kû e thrret Lirija.

    Lume e shé para atij ngelin,

    I a lshojn udhen dete e male;

    Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,

    Turrin ferri s' mund t' i a ndale.

    Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,

    Ngrehe ballin si mbretneshë,

    Pse me djelm, q* ngrofë ti n' gjí,

    Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.

    Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,

    q* zanát ka besë e fé,

    Per Lirí, per fron të Mbretit

    Me dhânë jeten ka bâ bé.

    Sy per sy, po, kqyr anmikun;

    Perse djemt, q* ti ke ushqyue,

    S' i ka pá, jo, kush tue hikun:

    Friga e dekës kurr s' i ka thye,

    Kaq të bukur, kaq të hieshme

    Perendija t' fali i Amshueshem,

    Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme:

    N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem.

    Po, edhè hâna do t' a dije,

    Edhè dielli do t' két pá,

    Se per qark ksaj rrokullije,

    Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

    Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,

    Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

    E me dije e me Lirí

    Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.

    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,

    q* ketë gjuhë të Perendís,

    Trashigim, q* na la i Pari,

    Trashigim s'i a lên ai fmís;

    Edhè atij i u thaftë, po, goja,

    q* e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

    q* n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,

    Flet e t'veten lên mbas dore.

     

     

     

    GJERGJ FISHTA

     

    Nji lule vjeshtet

     

    N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem

    Tash pluhën je. Ata dy sy t’janë errun,

    Ku qiella prirej me sa hana e diella

    Terthores s’epër m’sharte vrejn t’njerzimit!

    T’janë sosun fjalët e ambla e plot urti,

    E ai za t’asht kputë, i cilli bite m’zemër

    Si kumbë liret t’tingllueshme, q* prej s’largut

    Ndihet tue ra, kur dora e prekë e msueme!

    Ehu! po; “deka, q* baras m’derë t’pellazvet

    Trakllon, si m’trinë t’kolibavet,” ku i vorfni

    Me lot njomë bukën, ty edhe ajo ke dera

    T’traklloi, e ti kalove porsi voesa

    E natës kalon, kur dielli vjen me shndritun

    Mbi kobe t’dheut. Sot përmbi vorr t’kanë bijtun

    Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,

    q* e përshpirtshme nji dorë ta vu te kryeni,

    Ndër to ka hupë, as tjetër send trishtimin

    E vorrit nuk ta zbutë, posë va’it t’trishtueshëm

    Të hutit t’natës, q* nëpër curra t’malit

    Dhimbshem në rreze t’hanës rrin tue gjimue! . . .

    Njai grumbull gursh, q* m’vorr t’randon përsypri,

    Vetë gjaksorit t’pashpirt, q* mbyti nierin,

    Lugat i duken, n’hikë kah t’bjen nget vorrit,

    Edhe t’përqethët atë botë i shkon n’për zemër.

    Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’përpini

    E, posë se do kocijsh edhe ’i grusht pluhen,

    Nuk t’la tjetër? Jo! N’prehen t’Amëshuemit

    Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue

    Me gzue n’dritë t’qiellvet, ku pushon dishiri

    I nierit t’drejtë, si drita m’sy kthiellun

    Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit

    Gjallon për jetë! Njeky mendim i ambël

    Deken e zbutë e vorrin ban t’pëlqyeshëm,

    Kur zemrën fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi

    As vetë per ty s’lotova shum, kur ndjeva

    Se diqe: se n’ma t’mirën lule t’motit

    E lae ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta

    E paudhnija, ku sundon mizore;

    Ku i zhyemi m’vese sod me dorë dhunuese

    Vesin shinon me Theta t’zi, e selija

    M’rrashta t’përgjakshme t’njerzvet m’kambë, ku mbahet.

    Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja

    E diellit, q* përfton lulet e erandshme,

    Kur bora dehet, s’mujt me e bajtë qelbsinen

    E randë t’ktij sheklli t’zi; por fletët i rrahi

    Kah jeta e dytë, ku Njai q* rruzullimin

    N’themel e dridhë veç me ’i vetimë t’qerpikut:

    Amshon n’lumni shka Atij t’i ket përgja.

    S’kje toka, jo, për ty kje qiella!

    E tash, q* vetë jam tue ravisë kto karta,

    Ti, kushedi, n’per vrrije t’amëshueme

    Shkon tue kërkue për lila e drandofille,

    q* s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora,

    Për me u lulzue mandej ndër t’zjarrtat valle,

    q* nëpër vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:

    Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj,

    Kndon Zotit lavde n’për ylbera t’qiellit:

    A, marrë krejt n’t’pam t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,

    Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton shestimin

    E rruzullimit, vu prej s’eprës Mende,

    E cila n’t’kenun sendet thirri t’tana

    Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjasendit,

    Kur bani Ajo furin me heshtë t’thellimit,

    E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin

    E pakthellimit, q* atje n’t’skajshmet megje

    T’ktij sheklli ndihet mnershëm tue gjimue,

    Kah për ledhe plandoset t’rruzullimit,

    E aty, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet,

    q* porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet

    Gjithkah dikohet nepër verë t’Parrizit,

    Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,

    T’kthiellta ti i prirë t’vërtetat, t’cillat Hyji

    Desht t’muzta nierit ma ia lanun t’shkrueme

    Nder fletët t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit.

    Oh! sa e sa herë, kur n’mbrame shuen natyra,

    E tjetër s’ndihet, veç se rryma e prronit,

    q* përmallshëm gurgllon n’per rrajë e curra

    Un’, lodhë mbi letra t’t’dijshëmvet t’kahmotit,

    Mbas t’cillvet fjalën rrij tue lmue shqyptare,

    Dal në dritsore me kundrue shatorren!

    q* i Lumi t’kthielltë ia vuni rruzullimit,

    E kqyri hyjt, q*, thue, se njaq sy Zotit

    Flakojn mbi dhe — kushdi, për me felgrue

    Nierin, q* egrue ma fort prej mnerës s’territ

    Përbluen punë t’mbrapshta: — e atë botë mendoj për ty.

    E, ku ta shoh ma t’flakshmen tue xhixhllue

    Nji hyll, aty selin’ un’ tham me vedi,

    Ti do ta kesh, e syt m’atë hyll pa da

    I nguli, e m’bahet si me t’pa. Me emën

    Un t’thrras atëbotë n’per terr. Nji vaj bylbylit,

    q* përmallshëm ndër gemba rrin tue kja

    Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,

    Jehonë m’i bahet t’grishunit; e m’duket

    Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,

    Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ti zemër

    E len mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshëm,

    Gjumin e dekës ku ai ban, na i flet mendimit,

    Ambel edhe na nzitë kah punët e mbara,

    E n’mende tonë gjallon. — Kur Aleksandri

    Prej Bregut t’Matës ngallnjyes u kap ke vorri,

    Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,

    q* atje nën She vorfnoi me aq djalë Ekuben,

    Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.

    Mbi njatë vorr, po, u betue me ngulë flamurin

    N’skaj t’dheut, e prej selis’ me i zhdrypun mbretent;

    E atëherë përpara tij tanë bota shuejti.

    Mue edhe, q* sheklli e nji dishir lirijet

    T’thepisne raven m’ia kanë shtrue gjallimit,

    Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’përvujtun

    M’ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.

    Përmbi vorr tand, po, xa të fortë me e mbajtun

    Besen e dhanme — e miqasin e zanme;

    Për fe e për atme n’ball me i dalë rrezikut:

    Të ligshtit dorën me ia njitë e t’fortin

    Mos me e gledhue; kur t’jet me u thanë e drejta,

    Mos me i shmangë syt’ prej cakut, n’t’cillin mendja

    Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue

    Ndër sa t’vishtira, q* t’na sjellin motet.

    Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun

    Hovin kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet,

    Mneren e vorrit q* ta zbutë, ai qanderr

    Ka me m’kenë ndër salvimet: Engjlli i Zotit,

    q* rojës besnik fuqit t’i pruen mizore,

    Gjumin e dekës në vorr mos me t’turbllue,

    Der q* të shkimen n’qiellë e hana e dielli

    E t’ngele moti e sheklli mbarë t’rroposet,

    E t’vijë dita e gjyqit t’rruzullimit,

    Ai ka për t’m’kenun zana. E atëherë pa u tutun

    Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,

    Ai kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:

    Atë herë un kangët kam me i ndërtue kreshnike,

    Me t’cillat botës un do t’ia la të shkrueme

    Se shka viejn armët besnike n’dorë t’shqyptarit.

    E me kangë t’mija ’i përmendar t’madhnueshëm

    M’vorr tand kam për t’ndërtue, të cillin motit

    Me fletë të ngrita kot ka për ta rrahun;

    Pse, si curr, q* n’mjes t’detit rreh tallazi,

    Edh’ ai njashtu do t’jesë ndër gjire t’motit

    q* bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.

    Atëherë prej bjeshkvet kanë me u djergun zanat

    E me të njoma vjollca e drandofille

    Vorrin kanë me t’vallue, e kanë me rritun

    Me shum kujdes për qark selvija t’blerta;

    E shtektarit mundqar, q* n’ato hije

    Ka me xanë vend, me ndalë pak gja t’dihamet,

    Kanë me i kallzue se sa pjesë qiellet vrani

    Deka n’atë vorr. E atë botë i largë shtektari

    Të lehtë dhen ka me t’urue, e t’paqta e t’buta

    Shinat e borën: e, kur n’male t’veta

    T’dredhojë ke stani, fmis’ ka me i kallzue

    Shka ndjeu për ty. E fmija e tij aso bote

    Emnin tand kanë për t’kndue, e vrrini e bjeshka

    Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,

    Ambël prej emnit tand kanë me jehue.

    Me majë t’briskut kanë me shkrue mbi lisa

    Me shkrola t’njohtne veç e prej barivet:

    Kanë me u rritë lisat, përse spata as reja

    S’e prekin tanden, ku asht ravisë aj emën:

    E tu’u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;

    E kshtu ma t’kjarta mbas disa qindvjetve

    Nipat ma t’vonët me i këndue, e emni

    Sa t’bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.

     

     

     

     

     

    Kataklizmi i rruzullit

     

     

    At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;

    E as dritë ai nuk po bate. Njato rreze,

    T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin

    Gjit e plleshem t’natyrës, e gjallë mbi shekull

    Mbajshin flakën e jetës, ato të zbeta

    E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra

    E dritës isht’shterrë. Por pesha e rruzullimit

    Ajo ’dhe atë ditë e ngathët e disi rryetas

    Asaj ravës s’hershme (neper eter t’cillen

    Gishti ia çili Perëndis’ s’Amshuem),

    Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme

    Rrahun me hap t’sigurtë, zattette prore:

    Si ajo mokna, q*, veglash grisë prej kohe,

    Ngurrueshëm lshon e ngelë pa da nder dhambza

    E as n’punë ajo, ma s’hin. T’thjermët e Empirit

    — Ata t’bredhun të dritës s’lumnis s’Parrizit —

    Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit

    Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,

    Veç si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetëm

    Kmishën e dekës ka’atij ia veshë e ama.

    Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,

    M’qiellë xhixhllojshin si flaka e nji kandili,

    q* m’tryezë skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,

    Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysë t’bukës,

    T’vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,

    q* prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna

    Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohë . . . Mbarsë ajri

    Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla

    E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga

    T’pranshme e t’vshtira përftote; e u shuete nieri

    E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari

    Për nen kosë t’bulkut. S’t’shihte syni tjetër,

    Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka

    Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja

    Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise

    Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:

    Si njata shpendt shtektarë, q* atje kah vjeshta

    T’dam çetet t’shokvet, duken tue flutrue

    Aty-ktu n’për pullaze, mjesa dimni

    Jetën mos t’ua shkurtojë. — Me gjithçka mnija

    E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;

    E mbërthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin

    E u coptojshin ndër lufta e ndër degame,

    Si kjen coptue gjithmonë, q’prej se pik’ s’parit

    Zemrën e nierit kuprracija e flligji.

    Kur qe, si atë ditë (sado q* zhargas) dielli

    U kap, mje m’cak, për gjysë ku dahet dita

    E buka n’arë prej shpijet i shkon bulkut,

    Ati i Pushtetshëm nalt prej fronit t’qiellvet,

    Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,

    Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore

    Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,

    Edhe vranët e kundron. Per nen shkreptima

    T’asaj mëni s’hyjnueshme; q* prej syve

    Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli

    E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,

    Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,

    Pingul të cillën rrezja e syut t’hyjnueshëm

    Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash

    Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamë t’trishtueshme

    E u trand shimje m’themel. N’atë gjamë ushtueme

    Gollet e rruzullimit Himalaja,

    Si gur gëlqerje n’ujë, krejt u turshi;

    E u shem Italja, kthelltë e cilla n’gjire

    T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;

    N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla

    N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija

    Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme

    E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit

    Veç po, syni i t’Amshuemit m’atë gjamë t’botës

    Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera

    Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,

    Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershëm,

    I shkrepshin shkndijat si n’për grykë t’Vulkanit;

    Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,

    E shkrehën valle e shuejtën lyra t’ambla,

    E vetë banorët e qiellvet nëpër lugje

    E n’për lulishta gjith herë t’njoma u strukën,

    E qiella u hesht.

    Po; m’krena t’Kerubijvet.

    Rregji i madhnis’ felgruese ndejë peshtetun

    E ftyret vra, si nji thellim i kobshëm:

    Mbasi atë cak sheklli kapërcei me t’fyeme,

    T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne

    Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi

    Dau me rroposë rruzllimin: Ai kah dielli

    U prir e n’rribë t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme

    Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit

    U fik. E kobshme nji terrinë atë hera

    Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull

    N’për terr ravgojshin, porsi mijt ndër vorre,

    Kah mnis’ shemtuese e’Perëndis t’idhnuem

    Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!

    Njatë dorë t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen

    Për sa e sa qinda kavaljetesh mbajti

    Peshën e rruzullit, Perëndija e struku

    E natyrën e lshoi pa zot. Trishtueshëm

    Krisen thithat e shekllit: e rrmores

    S’humnerës s’rrmbyeshme t’t’kthellët avisit

    Kulihum shtielli i rruzullimit brishti

    E u shem, termagshëm tue rapllue nper kaos.

    Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropamë

    Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,

    E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit

    U shkapërdredhshin me duhi thellimit,

    Tue bumbullue n’për shekull. Hyjt e qiellit

    Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershëm,

    Me zhumhur t’tmerrshëm n’pakthellim u rrposshin

    Ka u ndeshin, ka’ u përpiqshin, e u turrshijshin

    E flauri kah nëpër kaos u derdhshin.

    N’per tym, mandej, n’per pluhën e re t’murrta,

    q* shekllin kand e kand kishin mberthye

    Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin

    Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet

    E prej tërmetit, tue bulritë frigueshëm,

    Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut

    M’ujë shkundullitej n’rrymë t’atij thellimi.

    Kur qe, ’i kometë n’mes t’kataklizmit t’mnershëm,

    Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte

    Me zhaurrimë t’perfrigueshme goromiset

    E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.

    Trandet toka m’atë t’ndeshun: ujët e detit

    Jashtë lugut s’hershëm del, e dynden sklafat

    E kernalles n’përpjetë si bjeshkë, si male,

    Të cillt mandejna, me furi përpise

    Shkul kah Europa e n’Amerikë dikohen

    E shkapërderdhen përmbi Afrikë t’zharritne:

    Merr dhen’ boena. Felgrueshëm tue gurgullue

    Tallazi male kapërcen e kodra,

    E m’rrymë t’gjirevet t’veta rrmben qytete,

    Mbretni përpin, e shkim gja t’gjallë e nieri,

    E gjithshka dora kavatoi njerzore.

    Por, po; t’gjith ujët e Oqeanit s’mujt me i shlye

    Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin

    Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtës s’hyjnueshme

    Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,

    Syni i të cillit nuk mund t’shohë pegame

    E gja s’i rrshket Atij per pa u ndëshkue,

    Premtoi q* flakë m’atë hyll nji zjarm t’u kallte

    — M’atë hyll, q* tokën nën peshë t’vet e ndrydhte —

    E mbarë dhen’ ta përlante e ta shkrumote.

    E qe, xen hylli rebtë m’u shkundullitun.

    Xen rebtë m’u trandë, e, tue shpërthye me krisme

    Nji det zjarmit flakron mbi tokë t’shëmtueme.

    Por edhe zhari, n’gji q* ngrohte bota,

    Nen t’rrebtën frymë t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit

    Ndezet ai flakë e ma ’i furi trishtuese

    Shpërthen n’për zgorka t’dheut nën valë t’Oqeanit.

    Ujët e zjarmi m’atëbotë u kapërthyene.

    E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen

    E u përlan’. Ulurote deti e dyndte

    Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue

    E tue fishkllue, mbi det pa da ngërthehej

    E me vapa të veta e frushkullote.

    N’zhaurrimë t’mnertë t’asaj lufte titanike

    Kobshëm gjimojshin viset e rruzullimit

    E shungullote kupa e naltë e Empirit.

    N’e mbramët m’u lodhë xu deti, e, para zjarmit

    N’avull t’u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,

    Lshue pa zangall, iu vesh tërthores s’shekullit,

    Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet

    E kodrat, e kunorat; e dogj fronet

    Me shpata e me gjithshka, q* dikur m’shekull

    Krenin’ e mbajti m’kambë; e kur s’pat tjeter

    Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,

    E toka mbet veç hi e kthhiell: si votra

    N’nji shpi të dalne faret, mbasi zjarmi

    T’i shuhet e me ferrë dera t’i mbyllet

    E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.

     

     


  4. KANGE E KATERMBEDHETE

     

     

     

    TE URA E RRZHANICES

     

     

    Nga Kalaja e Shkodres Riza Pasha heton si nji soj mjegulle ne ane te Podgorices. Rrehet :ishte tymi i barutit ne lufte me Mal te Zi. E ' i mend , Mark Milanit vendose te mesyje Malsine, tue ra nper Ure t' Rrzhanices.Zana i kallxon Poetit numrin e ushtareve Malazez dhe Vojvodet e tyne. Ne balle te ures ndalet ushtria , te ura e kerset e para pushke e rojeve shqiptare. Vritet burizani i Mark Milanit , i cili ep urdhen per sulm , i presin rojet. Lufta ndezet ashper . Shqiptaret kalojne uren dhe kapen fyt afyt me anmik . S'ndihen ma pushket , vringellojne vetem e taganat. Gjaku mbulon fushen; Cemi , mali e fusha i bajne me dijte Poetit se Mark Milanit asht thye. Nata dane luften.

     

     

    Riza Pasha del n'kala

    "Madhi Zot , se shka me pa !

    'fort mjegull paska ra

    n'ate Rrzhanice ,nen Podgorice

    S'ka me ngajte e do t'bjere shi

    kazne e madhe per bujqsi!"

    T'u ngjatjeta i thote Myftiu

    s'ka ra njeg' lla kah Malsia

    kah Rrzhanica e Podgorica

    por asht cue tymi i barotit

    djalmte e Grudes e Leket e Hotit

    kah luftojne me Mal te Zi

    q* ka dyndun top e ushtri

    me hij mbrenda ne Malsi

    Mark Milani na u ka pri.

    Po ; sot n'nadje kur ka ague

    Mark Milani i trim drangue

    tue i hype gjokut n'pulla shkrue

    burizanin ai ka urdhnue

    bje burise e t'dale ushtria

    edhe t ' niset kah Malsia.

    Krisi lodra edhe buria

    edhe n'kambe ia ban ushtria

    e u rreshtue per fushe t ' mejdanit

    pora kalit t' Mark Milanit .

    Atehere Marku xu mbi kale

    "Pa ndigjonje , o djelm , nji fjale

    sot n'Malsi na kem me dale

    pse e dau Rus' ja n'pleq t'Berlines

    me ia leshue Knjazit t'Cetines

    Hot e Grude , Plave e Gusi .

    E na sot , qe jem , shtrengue

    keto male me i pushtue.

    Por se shka ? nji pune po drue

    se pa gjak nuk kane me u leshue.

    Pra , t 'gatohi me qindrue

    pse kem' lufte me trima rr'fe

    t'cilt per Atme edhe per fe

    e bajne e bajne deken si me le.

    Por , ne kjoshi , o djelmt e mi

    t'bijte e atyne q* n'mal t'Zi

    kane ruejte fe , kane ruejte liri

    tue luftue si shqipe t 'lehta

    n'krepa tone per sa qindvjeta

    a ju mbrana n'Hot do t' mrrini

    Malsise mbrena do t'hini.

    Do ta ngulni n'Hot bajrakun

    do ta zbardhni karadakun.

    Urra djelm , eh , u dhashte e mbara!

    perse fati na hece para!

    Keshtu u tha Marku e ra buria

    edhe u nis per ne Hot ushtria.

    Ehi , moj Zane , ty , t'kjosha true!

    A thue din ti me m'kallzue

    se sa ushtare ka Mark Milani

    si ia quen Vojvodat zani?

    Pse s'ta njoh asnji per be

    un Shqiptar ata jane Shkje

    ne na dane nji gjak e 'i fe,

    n' meni t'shoshoqit kemi le:

    keme ndermjet nj qielle e' i dhe!...

     

     

     


  5. KANGE E TREMBEDHETE

     

     

    TE KISHA E SHNJONIT

     

     

     

    Zana e Velecikut ankohet se Shqiptaret s'jane ma ata te dikurshemt.Lute Perendine te ngjalle nga eshtent e fatosave luftetare te ri per te mbrojte Atdhene. Poeti pergezohet me Zane dhe e siguron se flaka e dashtenise ndaj vendit s'asht shkimbe. E difton mbledhja e Malsise te Kisha e Shen Gjonit... Plava e Gusia do t'i dorezoheshin Malit te Zi. Te gjithe heshtojne....

     

     

    Perendoi dielli , n'qielle duel hana

    n'Velecik po pingron Zana

    Ehu! ju malet e Shqiperise

    n't'cilat struke shqipja e lirise

    n't' bardhat kohe q* kane prendue

    s'lete anmik , jo , me iu afrue!

    E din shpat e di' edhe perrue

    e din lande e di' edhe gure

    Shqiptarise kryq e terthuer

    se sa gjak atebote i anmikut

    vojti rrekaje prej t'bardhe celikut

    q* flakonte n'dore t'shqiptarit

    porsi rrefeja majes s'Sharit.

    A kisht' mujte kurr n'ate kohe t'lume

    ( me lot gjakut sot t'lotueme!)

    vec nji troe t'tokes shqiptare

    m'e remue dora grabitcare?

    Ah! jo kurr; t'isht cue mbare bota...

    pse ndo' i Leke a'i Gjergj Kastriota

    do t'kisht' dale ate dore rrembyese

    m'e cungue me arme ngallnjyese

    t'cilat n'shekull do t'permenden

    hane e hyj sa qiellve t'enden.

    Por kane nderrue sot moti e stina

    per dhe t'ngjite , ku rreh "martina"!

    Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit

    q* n'djerse njome busat e umit

    ja q* n'kullme rreshket kumbuese

    ja nper dete bjen vales shkumbuese

    per me mbajte nji grue te shpia

    t'ciles buke i lypin fmija

    edhe i len , ndoshta , me kja

    perse e mjera buke nuk ka

    gjinde , s'ciles Zot i asht ari

    t'zezen buke , q* i ngrate Shqiptari

    shtrenjte me gjak pat fitue

    pa ndo' i dhimbe , kjoshin mallkue!

    sot m'e da duen copa copa

    e perse ! Pse don Evropa...

    Un! Evropa , ti kurve e motit

    q* i rae mohit beses se Zotit

    po , a ky a sheji i qytetnise

    me da token e Shqipnise

    per me mbajte kelyshet e Rusises?

    Po , ti a keshtu saot na i perligje

    njata burra , q* m'keto brigje

    per ty vehten bane flie

    kur ti heshteshe prej ligeshtie?

    Ti , q* i kalle flaken diellit

    e i shestove rrathet e qiellit

    Ti , prej eshtensht t't' ngrate Shqiptareve

    q* bane deken per dhe t' Pareve

    ban sot t'bijne fatosa t'ri

    t'cilt nji troe t'kesaj Shqipni

    mos t'ia lane Shkjaut n'dore me i ra

    krej ne gjak nji here pa e la!

    Lum, oj Zana e Velecikut

    q* m'ia leshon namet anmikut

    q* m'iu uron djelmte e Malsise

    q* m'ia kjane hallin e Shqipnise

    kesaj Shqipni e cila motit

    n'za kah pushka e besa e Zotit

    pat kene cmue prej fisesh t'tana

    kah bjen dielli e kah merr hana!

    Por , sado q* poshte ka ra

    sot me sot e rrin tue kja

    n'pluhun t'tokes , prej njerzece sha

    prap , oj Zane , shkenda e burrnise

    nuk a shkimbe n'male t' Shqipnise

    q* , mana, edhe n'keto kohe t'reja

    ka i 'here ndezet flaka rr'feja

    S'kane mbete shkret , jo armet besnike

    perse Arbenorja , grue fisnike

    ban se ban fatosa t'ri

    t'cilt trimerisht per kete Shqipni

    e per bese e t 'bardhen Fe

    e bajne deken si me le.

    A po i sheh ti njata burra

    q* kah Brigja neper curra

    tue hece naten porsi bisha

    jane t'u njitun drejt kah kisha?

    Ata jane , po Krenet e Hotit

    q* m'u lidhe duen me bese t'Zotit

    per me i dalun zot Shqiperise

    per me li lanun ndere Malsise.

    Po , Cun Mula mbi shpine t'kalit

    ua coi lajmin Kreneve te malit

    ua coi lajmin n'dere t 'konakut

    per me u mbeledhe n'kuvend t ' bajrakut

    e si rrokull kjene rreshtue

    keshtu xen Cuni me ligj'rue

    "Fol tash , Masho , c'po na thue?

    Un qe Krenet t'i kam bashkue

    t'cilve mundesh me iu besue

    pse armet kryq i kemi vu

    si na e lane te Paret kanu".

    Atehere Mashi xen kadale

    "Pa ndigjoni , o trima i' fjale

    q* po u thom me bese te Zotit

    porsi nipave t'Kastriotit

    katerqind e s'di sa vjet

    jane q* i bajme Mbretit hysmet

    kush ushtri , kush angari

    me arme n'dore , me zjarm ne gji

    me i kambe mbathe me tjetren zbathe

    buken n'strajce e shpi senjurin

    dyshek token , jastek gurin

    t'mbrame te hika e t' pareve te mbeta

    trima n'za cese a xanun jeta

    mos me dashtun Krajl as Mbret !

    Edhe Mbreti kete hysmet

    der' diku na e ka pelqyer

    s'na ka lan ai krejt m'u thye

    na ka lane lirin jetike

    na ka lanun armet besnike

    per me ruejten Fe e zakona

    per me projte keto malet tona

    per me mbajte kanun e t'Pareve

    me ruejte erzin e Shqiptareve

    na ka cike kishe e xhami

    per dintare e kryqali

    na ka falun page e t'dheta

    kanu n'veti sa t'jete jeta

    e na , vec n'e pacim carte

    kete kanu , q* na lane t'Paret

    se keme shkue jeten n'liri

    si ne bjeshke , ashtu ne veri

    si me gja , ashtu me bujqsi

    tue punue e tue gjallue

    tue lute festat trashigue

    mort e darsem me kanu

    sikur t'Pret na p'n' punu

    Por medet e treqind halle!

    per keto male e per keto zalle

    per keto male e zallet tona

    ku si heret si n'e vona

    pat kene rritun pika e djalit

    pika e djalit , Leke e Hotit

    n'za ka' urtia e bujaria

    q* zanate e ka Shqiperia

    perse a kendue n'Shkoder gazeta

    q* njaj Shkjaut sot tungjatjeta!

    do t'i bajne keto male t'shkreta.

    Po, Moskovi , iu thefte hovi!

    e ka da n'Kuvend t'berlines

    me ia leshue Knjazit t'Cetines

    Hot e Grude , Plave e Gusi

    E tash Knjazi i Malit te Zi

    ka ngrehe top , ka dynde ushtri

    n'keto tri dite me ra n'malsi

    thue gja e shkrete ka mbete Malsia

    thue pa zot se a ' Shqiptaria..."

    Keshtu tha mashi , e Krenet e Hotit

    si t'u rake i' rr'fe prej Zotit

    n'ato fjale mbeten pa za

    me i pase pre , gjak s'kishin ba.

    Kishin ndeje me sy perdhe

    pa thane kush nji fjale per be.

    por prape Mashi xen t'e vona:

    "C'thoni , burra? Fe e zakona

    bjeshke e verri e kullat tona

    a'i mend Knjazit pa luftue

    pa pushke t'shtime kem m'ia lshue?"

    Pasha Zotin , kjofte levdue

    Gjeto Marku xu m'u idhnue

    Hot e Grude s'po i shklet Nika

    bash me e dit se jesim n'cika

    se na ban Knjazi fani

    se na djeg me bjeshke e verri.

    S'i lame marre Shqiptarise

    ku t'jete puna e trimerise

    perse mbare Leket e Malsise

    shk'a' m ' shtate vjete e shtedhete vjete

    dijne me deke po , per dhe t'vet.

    Pa m'u ngjeshe per shtat xhubleta

    s'i baj Knjazit tungjatjeta

    Por t'flase Cuni bajraktari

    fjaleve t'tija i rri ma i pari"

    Njaj Cun Mula si u mendue

    keshtu po xen me ligjrue:

    "S'kemi , burra , ma shka t 'presim

    armet besnike por t'i ngjesim

    hovin Knjazit do t'ia presim

    me e dijte se te tane do t'jesim.

    Ndoshta pak edhe na jemi

    ndoshta edhe fysheke nuk kemi

    por ani, pse t'Paret e motit

    t'Paret e motit , flake barotit

    njata ushtaret e Gjergj Kastriotit

    kurr s'i njehshin n'lufte ushtrite

    njehen dhente e njehen dhite

    por jo trimat me arme le

    trimat lidhe me bese e fe

    trimi i mire edhe sa here

    me i fyshek dahet me ndere.

    pra le t'cohet m'kambe djelmeria

    Oren cuet pse e ka Shqipnia

    me te vete asht perendia.

    S'e ngule Knjazi n'Hot bajrakun

    s'e rrite m'ne , jo , Karadakun

    pasha armet i m'i la baba!

    Pa na vjerre kortare mbi kerraba...

    T'rrahim bene si t'na ape feja

    ( kush e thefte ate e vrafte beja)

    se qindrojme , eh gjofti rr'feja!

    porsi t"paret na pa n'qindrue

    t'cilt per t'gjalle s'kane me u harrue".

     

    Keshtu tha Cuni bajraktari

    edhe n'gjuj u ngreh ma i pari

    bani be ne lot per faqe

    per "qitape" e shtate "melaqe"

    m'Ore te bjeshkeve e m'krye te femse

    e per ement t'Perendise

    se pa deke e pa hi n'dhe

    me gjith djale e me gjithe re

    pa u robite me lope e qe

    e pa u djege me stan e shpi

    s'i bjen n'dore kurr Malit t'Zi

    Ngjite mbas tij atebote u cuene

    krenet e Hotit , e u betuene

    mbas kanuse s'Leke Dukagjinit

    m'qiri t 'Festes e m'Kishe te Shengjinit

    e mbi Shen N'kolle e m' Shejt Shna Ndue

    m'Kryqet t'Krishtit , kjofte levdue

    se pa u shkimbe me trojet t'veta

    s'i bajne Knjazit tungjatjeta!

    Atehere Cuni rishtas xuni:

    "Por tash , burra ndieje i fjale

    n'Ure t'Rrzhanices do qite ndo'i djale

    me i xane shtegun Karadakut

    der'sa t'i epet za bajrakut

    Un po i zgjedhi' izet martina

    me ua ndie krizmen larg Cetina

    e n'Rrazhanice kam me i ngujue

    pushken Knjazit me ia fillue

    per n'kje ' i mend se i ka ra n'krye

    kufijte tone me i shkapercye.

    N' Traboine Gjetja le t' dale

    Dede Gjo ' Lulit me i cue fjale

    q* ta coje ai n'kambe tane fisin

    porsa pushken n'Rrzhanice t'ia nisin.

    Ju te tjeret Krene , edhe secili

    deri neser pa ra dielli

    t'ia ape zanin fisit t'vet

    q* shk'a Hot e shkon me Mbret

    prej shtate vjetesh m' shtatedhete vjet

    t'gatoje armet e t'prehe taga' n

    n'Velecik ta qese gjane

    pse me pase n'Rrzhanice me krise

    ka me u dashte n'Rrzhanice me u nise

    aty u bafte si e ka thane Zoti

    Oret cuet por e ka Hoti.

    E ti , Masho , pa shkrepe dielli

    n'ate molle Shkodre t'nisesh filli

    Hodo Pashes m'iu ban selame

    thuej ta coje Miletin n'kambe

    me qindrue sot per Dauletin

    me indrue sot per Shqipni

    tue luftue me Mal te Zi.

    E atij mikut , iu ngjate jeta!

    thuej ta qese nji shkrole n'gazeta

    se per t'gjalle rodi i Shqiptarit

    per pa gjak kurre dhene e t'Parit

    nuk e leshon , jo pasha Zotin!

    s'e korite , jo , Gjergj Kastriotin

    Gjergj Kastriotin trim rr'fe

    t'shkruejese trima ka nder ne

    t'cilt per Atme edhe per fe

    e bajne deken si me le

    kur t 'jene lidhe me bese e Fe

    kur t 'jene lidhe me bese te Zotit

    si jane lidhe sot Krenet e Hotit.

    Tash po dah' na , nji udhe e mbare!

    se kane kendue gjelat e pare

    e kane kohe s'keme me u vonue.

    S'asht per burre , jo me u hutue

    ku per ta te jete gjikue

    ja me deke , ja me fitue".

    Foli Cuni e u da kuvendi.

    Po, Zot , kuje do t'i jese vendi?

     

     

    ******

     


  6. KANGE E DYMBEDHETET

     

     

    MARASH UCI

     

    Fetyra tipike e Shqiptarit: si i ri ushtar , guximtar , i shetitun , si burre , i urte , bujar , luftetar ; si plak , i peshuem , plot pervoje , bari , edukatuer . Marashi asht ne mendime . Len te bijte e Calit , ortake dhe niset per te Cun Mula , bajraktar i Hotit. ... Takohet me Bajraktarin . I difton , simbas lajmeve se dishkae rrezikshme po i kercenohet vendit. ...

     

     

    Te nji mriz , te nji lejthi

    kishin ndodhun tre bari

    dy me dhen e nji me dhi

    njani plak e dy te rinj.

    Marash Uci e t'bijte e Calit

    dy djelm t'lehte si shpezet e malit

    Marash Uci e Uc Mehmetit

    ane e m'ane i kisht'ra detit

    kishte pa pronet e Mbretit

    cak prej Hotit tue xane filli

    der' ku piqet buka n 'diellit

    pse , sa kje Marashi i ri

    i pat dale Mbretit n'ushtri

    me arme n'dore , me zjarrm ne gji

    si q* doke asht n'Shqipni.

    Burre i forte e trim si Zana

    armet i kjene ketij baba e nana

    babe tagabi e nane breshana

    vella e moter dy pistolet

    dy gjarpenusha prej Stambollet.

    Ky kje lypun edhe gjetun

    pat kene thirrun dhe pevetun

    e n'kushtrim e n'gjyqe t 'bajrakut

    e nder pre marre Karadakut

    e kudo q* i doli prija

    aty i dajti edhe trimeria.

    Por si kripit i ra bora

    e la kamba e e la dora

    edhe i shkrehi armet besnike

    njato arme q* n'kohe jetike

    pa'n kene ndera e Arbenise kreshnike

    e na doli bari malit

    i shmrijak me t'bijte e Calit .

    Prore Mashi djelmve t'Hotit

    u kallxonte punet e motit

    punet e motit , pune trimnie

    si Shqiptari mbas lirie

    e mbas beses s'bardhes Fe

    bate deken si me le;

    e u permende Ore e Zana

    edhe u thote shum pune t'medhana

    per lugat kur xehet hana

    e per lufte q* me dragona

    ban kulshedra n'vise tona

    edhe i njihte ai mas mirit

    sa dragoj jane robit t'njerit

    mbi Rane t ' hjedhne e n'Ure t' Vezirit

    Prande ' e dojshin gjithe barija

    e ndigjojshin fjalet e tija

    si kah pushka asht kah' urtija.

    Po shka , Zot , ky Mashi sot

    q* na a' vra e nuk ban za?

    A thue i ra bisha nder berre

    ja se toket i mbeten djerre

    ja i punoi t'ngratit rreziku

    pa buke n'shpi e gjeti mikun?

    U' ku n'berre s'i ka ra

    pse kurr marashi s'u a ' da

    nuk kisht' mbetun ky pa e pa

    m'e pase pa edhe e kisht vra

    As s'i mbet ketij n'dere borxhlia

    me' i qind dhen q* ka ke shpia

    s'len borxhli me i vojtun t'birit

    edhe miqte ia pret ma s'mirit

    si edhe qete q* i ka si bueje

    s'ia lane djerr token kurrkujte

    Por as vete shka ka s'e di

    "pa nndigjoni , o djelmte e mi ;

    dilku ' i pune sot m'ka qillue

    as nuk kam si rri pa shkue

    nji here pse me pase per t'shpetue

    zogu dore , pasha mue!

    Vone e vone ke per ta xane

    fjale i mocmi si e ka lane.

    Se sa rri as vete s'e di

    se nji jave , ase nji muej

    Zot e di nuk mund ta quej .

    Por n'kje thane prej Perendie

    mos me shkele un ma n'keto hi'e

    mos u xane ma pune trimnie

    s'bardhes kohe q* ka prendue

    ah , ju djelm , u kjosha true

    per njate q* vran e kethi'lle!

    me ma mbajte ju sot nji keshille...

     

    Amanet un jam t'u lane

    me ruejte gjane , me keqyrun sta'n

    armet e mbush'ne mos me i dhane

    me shoket t'uej kurr mos me u xane

    mos m'u xane as mos m'u nga

    pse n'dite t'ngushte keta u gjinden vella

    si me pushke ashtu me uha.

    T 'huejne me fjale mos ta poshtnoni

    buken para , por t'ia shtroni

    n'Shqiptari si a kene zakoni

    me i besue , mos i besoni !

    Edhe n'mend kinje nji fjale

    zemren s'fryte me i lanun dale

    fjalet per paje kurr mos me i ndale

    ujit turbull mos me i ra

    mos me dalun n'va t'pa va

    me iu ruejtun rrases se lemueme

    me i ruejtun shakes s'terbueme

    me iu ruejte , po , grues se leshueme

    vendin t'uej m'e dashte perore

    me ruejte bese , mos me carte ndore".

    Keshtu tha Mashi , e n'kambe u cue

    vu xhurdine edhe u shtrengue

    edhe ngjiti armet mizore

    njato q* s'dijshin ndore,

    pse n'dore t'Mashit guri Vlore

    ndezte flake , po , flake vetime

    epte gjame , nji gjame bubullime

    porsi rr'feja kur shkrepe malit

    Lamtumire! thote djemve t'Calit

    Ven breshanen mbi cep t'krahit

    e t'u djegun hijes s'ahit

    hijes s'ahit , bri njai shpatit

    ia behe n'Stane n'krye t'sahatit

    Po , Zot, Mashi ka'a' tue shkue

    q* nper shpat e neper perrue

    po vjen hapin tue shpejtue

    thue ' izet vjet s'i ka kalue?

    N'Gjenoviq Marashi a ' nise

    ke Cun Mula me konise

    ke Cun Mula , shpi e rrebte

    ku han buke i verbet e i shkrepte

    n'ate fis t' Hotit shpi e pare

    djale mbas djalit bajraktar

    Prej mjesdite tur ra dielli

    n'Gjenoviq kapet ai filli

    n'Gjenoviq , te kulla e Cunit

    n'ate kulle t'bardhe , mbi krye t'katunit.

    "Mire se t'gjeje , or Cun i Mule!"

    po i thote Mashi n'dere t'kulles

    "Mire se vjen ti Marash Uci!"

    ia kthen Cuni : "Po ty c't'nguci

    me leshue gjane , me lanun sta'n

    keshtu nm'u djege zhegut n'kete ane?"

    A asht gja t'keq? a vec po drue

    pse n'arme sot po t'shoh shtrengue?"

    "S'a ' gja t'keq , jo nder bari

    por nuk dij si a per Malsi ...

    Zoti mire ka m'e punue

    n'kjofte se besen s'kemi leshue

    Kam kene n'Shkoder , mbrame kam ardhe

    ke qaj miku faqe-bardhe

    t'cil'n e njeh ti prej cekah motit

    e m'ka marre besen e Zotit

    me kuvende me Krene te Hotit

    per nji fjale e jo ma vone

    se n'kete nate , te Kisha e jone.

    Cohu fjale , pra, Kreneve t'vendit

    t'dalin n'Brigje n'log t'kuvendit

    se do t'dal nji here ke shpia

    me i shestue do pune te mia.

    neser ne Shkoder prap do vete

    ke qaj miku , iu ngjate jeta!

    ta kete ndihme Malsia e shkreta,"

    Keshtu tha Mashi , e duel me shkue

    nper pishe t'zhegut pa pushue

    s'ishte ngaeja me u hutue.

    Njaj Cun Mula thote nji fjale:

    madhi Zot , ty t'kjosha fale!

    nder dy pune njana do dale

    ase i shkojme Mbretit n'ushtri

    ase lufte kem' me Mat t'Zi

    si kjofte mbare , ashtu e bafte Zoti

    Oren cuet por e ka Hoti.

    po e coj fjale tash krenave t'vendit

    t'dalin sonte m'log t' kuvendit

    Aty punet kem me i peshue

    mandej dalte si kjofte gjykue.

     

     


  7. KANGE E NJIMBEDHETET

     

     

    LUGATI

    mbrame idilike ne pallat te Krajl Nikolles. Ndermjet tij e se shoqes , Milenes , zhvillohet nji bisede familjare plot humor e intimitet. Mbi te gjitha mbretnesha kishte kujdesin e femijeve , te cilve -simbas fjales se saje - u ishte shtire nji hije lugati. Krajli qe s'u xen bese bestytnive , ia hjek vesvesen. Dikur shkon ne te shtrueme dhe ne te parin gjume qe se i avitet nji hije shuareti, perplot varre. Ishte hieja e Mehemet Ali Pashes. Kishte ardhe per t'i deftue , se planet e tija kishin deshtue. I kallxon edhe se shka e kishte gjete ne Gjakove. E keshillon , prandej , Krajl Nikolles te ia nise sa ma pare veprimit. Zhduket hieja tue lane mbrapa ere deke.

     

     

     

    Knjaz Nikolla , ' i burre me koke

    ka ndodhe sonte disi n'qoke

    e po i kandet me ligj'rue

    ndeje te votra bashke me grue

    mbasi darka ka mbarue

    e shkuen femija n'shtrat me ra

    kush tue cijze e kush tue kja.

    Si , pra , buke nji here kane ngrane

    per ure votres peshtet m'jane ane

    zgjeshun brez e ashtu n'holla

    kalle kamishin Knjaz Nikolla

    edhe rrin ai m'njanen bri

    tash duhan , tash vene tue pi;

    pocin ngjat e ka n'fragji

    tash tue grane do keshteja t'xeta

    q* Milena me duere t'veta

    ia qiron e ia ven perpara

    si per grue q* e lype e mbara.

    Aty , atehere , tue bisedue

    po xen grues ai m'iu levdue

    se keshtu Turkun un e theva

    ketu ia bana , atje ia ktheva

    se edhe Krajlat mue me duen

    Serbi dhe Greku mue me druen

    s'e marr n'dore un per Bullgarin

    do ta marr Shkoder e Prizren

    krajl do t'bahem pernjimend

    edhe n'Shkoder do t'xa vend.

    Ty do t'baj un nji mbretneshe

    ma dollame nuk ke me veshe

    a s'do t'veshe kunore mbi krye

    por krejt n'ari ke me shndrite

    e do t'veshe kunore mbi krye

    nji dite udhe larg me t'shkelxye

    pse ma trim se mue nuk ke

    kahdo shkrepe dielli mbi dhe.

    Qeshe Milena me ' i gjyse gazit

    per keto makllada t' Knjazit

    e as s'i bahej , jo , me i ndi'

    perse i dajme t'tane kllapi

    q* i flet Knjazi , vene tue pi

    prandej rrin ajo pa za,

    me gjipenuer carap tue ba

    Vec ma vone nise me kuvend

    qyqja , njeri , shka me kene!

    memzi femijne kam vu me ra

    pse , me gjase , dishka kane pa

    e kaq fort t'mjeret jane trishtue

    sa s'digjojne me fjete pa mue.

    Shka kane pa , Knjazi po pervete

    q* s'ndigjojne vetem me fjete

    mbasi na edhe ktu po jena?

    Nuk e dij , pergjeje Milena

    vec si femija duen me thane

    se keme kena buke tue ngrane

    e nper kthina ata tue lujte

    paskan pa nder shtamba t'uj't

    struke te sjolli , ndeje kacuk

    nji callme , si me kene turk

    me tesbih e me cibuk

    edhe kraheve leshue nji qurk

    q* , zbe n'fetyre e buzekerveshem

    tue qite flake nper sy e veshe

    rrite femijeve tue ngerdheshe.

    A mos t'jete , qyqja! Lugat?

    pse po flitet neper fshat

    se nji turk "kamatazhi"

    i pa-bese e faqe-zi

    diku andej prej Samoborrit

    kenka cue lugat prej vorrit

    hukubet me u pa me sy.

    Hik!mo' , i thote: a i ke mende n'krye?...

    se lugat n'shekull nuk ka

    Kush e din se shka kane pa

    e u asht ba ferra"Brahim";

    ase ndoshta , ndo'i kulim

    do t'jete ba nder ta surrat

    e u asht shti tjerev lugat.

    Kush ka deke e hi ne dhe

    ai nuk kthen , jo ma nder ne.

    Vec se jeni , po ju , grate

    q* keto dokerra i qitni n't'thate

    kur te mblidhni ju te hini

    edhe fjale e hale mos t'gjini

    per me fole me shoqet t'jueja.

    S'ka lugat as shtrige , lum grueja

    e un jam n'hall , po , me te gjalle

    se per t'dekun po t'baj palle.

    Si?... s'ka shtriga e s'ka lugeten?...

    ia nise grueja prape me t'veten

    Per lugete nuk e dij pse gja kurr s'kam pa me sy

    vec nper gjind un shka kam ndie

    por per shtriga s'ke shka thue

    pse un t'njoh ma se nji grue

    q* ketu mbrende , po , ne Cetine

    ( ndoshta ndoshta ndo'i kushrine...)

    dalin naten porsi shkendia

    edhe futen mbrende nder shpia

    prej pullazit nper oxhak

    e u xane gjindes frymen njak

    q* , mandej , keta duen me thane

    se n'gjume "ankthi" ata i ka xane

    e s'asht tjeter vecse shtrigat

    q* ua leshojne te mjereve t'ligat

    ke shkojne naten rreth e okolla.

    Perralla! perralla ! thote Nikolla

    t'tane perralla edhe kopalla

    perse shtriga s'ka kurrkund

    as n'qytet as ne katund...

    A din shka, ti moj burrneshe?

    xen ma vone Knjazi tue qeshe

    mbasi shtriga ka , po thue

    a m'i leshon keto shtriga mue

    e . perze! Le t'm'erpijne gjalle...

    Por m'i zgjidh me dhambe e tmballe

    e jo rrole permbi hinit,

    q* s'mund t'brejne as gjeth purrinit...

    Hajt , he i ngrate! Si te shkoi jeta

    me pallavra e fjale te shkreta

    i pergjeje Milena atehere.

    Un jam n'hall per femije te mjere

    q* i ka kapun sonte friga

    e ti m'qet dokrra per shtriga;

    jo keshtu , i drue , jo keshtu s'i drue...

    Cou me ra , pse vone ka shkue

    pse dhe femija jane tue m'prite

    e un do t'gdhije neser me drite

    per me i bamun ranget e shpise

    pse po kje q* e zoja e shpise

    vete s'u del puneve perpara

    aty s'reshket kurr e mbara.

    Keshtu i thote grueja si n'merzi

    mandej zgjarr'n e mbelon me hi

    shpute e lamsh i qet ne shporte

    e pat tjerre fjale tjera torte

    me nji za si n'gjyse t 'marazit

    "te mire nate" ajo ia thote Knjazit

    ( do gjuhe t'cilit xjerr kisht' pija)

    edhe shkon me ta te fmija

    me i tube djelm e me i varg vasha

    shtri nen petka rresht si brasha.

    Qeshe Nikolla nen mustak

    e per t'vume punet n'kapak

    mere e mbushe edhe nji gote

    edhe shpike e ban zallote

    mabdej pocin ndryne n'fragji

    ndene kamishin nen sergji

    mbasi llullen shkunde e ka

    edhe shkon n'ode t'vet me ra.

    e si lodhe q* kishte kene

    ku me pune , ku me ate pike vene

    q* pat pi sonte ma teper

    me i here mende iu bane leter

    edhe fjet e pa i ngjate

    nisi t'madhe me gerhate...

     

    Kur , qe , aty t'u ba mjesnate

    po i del gjumi Knjaz Nikolles

    edhe sheh ai n'mjedis t'odes

    nji njeri , ndeje ne kambe

    me nji mjeker gjate nji pllambe

    edhe barkun sa' i fund sheke

    peshtjellun shtatit n'pelhure deke

    q* , si surf'lli fetyret zbe

    e tue i ardhun era dhe

    rrite Knjazin tue e shikjue

    me do sy q* me t'trishtue

    si gastaja cungullue

    Neper fetyre , mande , e mbi duerre

    aty ketu edhe mbi pelhure

    kish'do njolla gjakut' zi

    q* per mendere m'te ishte ngri

    e me qelb bashke ishte tha.

    U tremb Knjazi kur e pa

    e t pergjethe shtatit i ra.

    Floket iu cuene shllunge perpjete

    nisi fryma m'iu zanete

    e e mb' loi djersa.Kishte mbete

    tue keqyre n'te , e as s'isht tue mujt

    prej trishtimit n'vend me luejte.

    pse edhe n' "kryq" disi isht' kepute

    kaq per mendere q* ' i here ke tute.

    Por kambe-kambe , qe nisi lugati

    me iu avite Nikolles kah shtrati

    Knjaz Nikolla aty i rrin gati

    e fille doren coj n'kobure

    q* e kisht' vjerre nen nji figure

    edhe don ai zjarrm me i dhane.

    Kur lugati nise me i thane:

    - mos e ven doren n'ngerkeqe!

    nuk t'kam ardhe me mende t'keqe

    as me t'carte , as me t' trazue

    un kam ardhe ketu me t'kallxue

    disa pune , q* tash kane bijte

    e q* mire per ty asht me dijte

    ashtu mue si m'dan nentrasha

    Un jam Mehmet Ali Pasha

    q* m'pat nise Mbreti n'Shqipni

    per me i leshue Malit te Zi

    Hot e Grude , Plave e Gusi

    si n'Berlin kje ba pleqni.

    Por , kur mrrina ne Gjakove

    aty e zeze mue m'gjet nji prove

    perse Krenet e Shqiptarise

    me Ali Pashen e Gusise

    nji be t'madhe po e ki'n ba

    plak e ri ne lufte me rra,

    burre e grue , po , n'lufte me u shue

    e ato Male mos me i leshue

    Prandej vete aty kur shkova

    t'u cue n'kambe te tane Kosova

    Peja e vogel dhe Rugova

    edhe mue m'rrethuen nji rendit

    shi ne shpi t' Abdullah drenit

    ku mue t'mjerit me kane vra

    te tane n'gjak mue me kane la

    si me sy q* je tue pa.

    Pra tash tjeter ty s't'ka mbete

    vec , keto Male me i marre vete

    e me i marre me pushke per faqe

    pse , pa i ba nja disa gjaqe

    per pa i djege disa bajraqe

    toke Shqipniet n'dore nuk qet

    sot Shqipnia asht ba "Milet".

    Besa , atehere , po i thote Nikolla

    mbasi vete s'mujtka Stambolla

    keto Male me m'i leshue

    puna gjate , thom , ka me shkue

    pse si vete ke muje me pa

    qyshe se n'gjak krejt kenke la

    me pushke n'dore s'merret Shqipnia.

    Vra ne fetyre Mehmet Alia

    e prej pezmit tue qite shkendia

    tue kercnue dhambte prej marazit

    e vertete , po i thote ai Knjazit

    se madje ka me t'u dashte

    n'lufte me thye ma se nji rrashte

    e me hjeke shum e shum zi

    para se te hijshe n'Shqipni

    pse , Shqiptaret , e dij ' dhe vete

    se jane trima per kete jete

    ata rob s'i shtrohen kuje

    por me pase me i mesy pa buje

    edhe n'moh naten me u ra

    tash q* ata ' i here jane shpernda

    un kujtoj se me pak gjaqe

    puna ty te del per faqe

    edhe hin ngadhnjyes n'Shqipni.

    Prandej mbelidhe shpejt nji ushtri

    edhe leshoje n'Plave e Gusi

    naten n'terr befas t'u ra

    e si n'gjak Plaven t'a kesh la

    edhe zhbi ta keshe Gusine

    atehere merr e mesyje Malsine

    me tagan , me une ne dore

    edhe shkimi ata malesore

    pse , pa i shkime ata malesore

    Shkodra ty s'te bjen ne dore.

    E as s'ke ngae . jo me u hutue

    pse Shqiptaret kane nise me u zgjue

    kane nise shqip ata me shkrue

    kane nise t'flasin per kombesi

    per kombesi e per liri

    per liri e autonomi

    edhe gjate , thom , nuk do shkoje

    e Shqipnia do t'kerkoje

    me dale m'veti , si Serbia

    si Greqia e Bullgaria

    mbasi ka edhe ndonji Mbret

    q* Shqiptaret ai po i gerget

    ku me pare e ku me fjale

    Turkut dore ata me i dale

    Prande' atehere ti s'ke me mujte

    gurt mbas d'shirit tand me u luejte

    pse do t'dale kushdi se kush

    q* e ka vu ka' dit n'rabush

    Shqipatrise me i dalun zot

    edhe guret ai ty t'i lot

    Por po mujte nji here sot

    keto Male me i pushtue

    ( q* ty dheske te jene perore)

    jo vec keto ma s' t' dalin dore

    por , me kohe e me dredhi

    edhe n'Shkoder ke me hi .

    Pse do t' dijshe , ti lum Nikolla

    e e ka ba plaqeni Stambolla

    ty ma para edhe Serbise

    si dhe Krajlit e Greqise

    Grekut , Shkjaut , po , edhe Bullgareve

    m'ua leshue n'dore toket e Shqipnise

    se me u dhane lirine Shqiptareve.

    keshtu Nikolles i tha lugati!

    Edhe tjeter nuk ia ngati

    por u zhduk ai nper kthine

    tue lane mbrapa nji qelbesine

    q* der' vone u ndie n'cetine

    Knjaz Nikolla atehere u cue

    shpejt u vesh edhe u shtrengue

    edhe duel naten per hane

    per me u pjeke n'ate Mark Mila'n

    n'Mark Mila'n ai per me u pjeke

    me te fjalet per me i perpjeke

    se kur n'Plave me qite ushtrine

    se kur n'gjak me la Gusine

    se kur flake me ndeze malsine

    e se si m'e hupe Shqipnine

    i hupte Zoti pernjimend

    Knjaz Nikolle edhe gjithkend

    q* mendon e shorton zi

    per te buk'ren kete Shqipni.

     

     


  8. KANGE E DHETE

     

     

    MEHMET ALI PASHA

     

     

    Ne Kosove vjen nji Pasha i ri. Paria i cojne Pashes nje perfaqesues per t'i digtue atij e Sulltanit te Hot, Grudes , Plages e Gusi s'ishin paje per te iu fale Krajl Nikolles. Pasha burgos lajmetaret. Epet kushtrimi. I madh e i vogel me arme rethojne kullen e Abdullah Drenit , ku ndodhej mik Mehmet Alia.Gerset pushka , vritet vella me vella; qendrojne Fandast me Oshine Nures te ngujuem.Mbas tri ditesh merret kulla; vritet Pasha , Abdullah Dreni , Noshi i Nures e te tjere.....

     

     

     

    Po rreh teli i vilajetit

    kush a Krye e Bajraktar

    kush a ' beg e shpi e pare

    m'Kacanik e del n'Qafe t'Diellit

    hiq e eja ne Gjakove

    pse ka ardhe nji Pashe i ri

    e ka ' i fjale te madhefort

    me ua thane Kreneve te Shqipnise

    te konaku i Abdullah Drenit.

    Shkuen tri dite e shkuen tri net

    edhe krenet behen n'Gjakove.

    Njani beg e tjetri age

    kussh Vojdove , kush Bajraktar

    U kane pri nja dy zotni

    Ali Pasha e Haxhi Zeka

    burra lidhe me bese shqiptare

    si dy plumbe n'"xheverdare"

    fille te Pasha kane hi

    Ata mire i ka prite Pasha

    U ka qite dihan e kafe

    i ka pevete per rob e shpi

    e per treg e per bujqesi

    per mehmure e veqilade

    se si shkohej n'kete dhe jeta

    se a po kisht' me se m'u rrnue.

    Qatje vone po zen e thote:

    Baba Mbret u ban "selam"

    se ai ju u ka , po , hajmali

    hajmali bajtun nen sjetull

    u ruen porsi sy 'n ne vetull

    Vecse erdhen mote t'veshtira

    si per Mbret ashtu per krajla...

    Ele ma qaj Knjaz Nikolla

    nuk po i sheh kund maje vetit,

    ke ka ngele n'krepa t'Cetines

    pip i lemuet , pa gja mbas shpirtit

    me iu dhimbte gurit e drunit.

    Prandaj krajlat jane mendue

    jane mendue e kane pleqnue

    me iu lute Mbretit t'Stambolles

    q* t'ia leshojne kund kah Shqipnia

    ndo' i grime djerr , ndo'i pellambe toke buke,

    sa me pase ku me gjallisun

    pse , vellahi! ngusht ka ra.

    Edhe Mbreti , iu rrite jeta!

    e ka ba me mend pleqni

    me ia leshue Malit te Zi

    Hot e Grude , Plave e Gusi...

    Pasha Zotin! ka gabue

    xu Ali Pasha tu u idhnue

    se kjo pune q* s'bahet kurre

    se gja e shkrete s'ka mbete Shqipnia

    q* me u dhane "bakshish" nder krajla.

    Shqipnine Mbreti s'e ka shtrue

    me arme n'dore, si viset tjera

    tjera vise te Ballkanit

    por ortak u ba ai me ne

    tue u lidhe me bese e fe

    se ai Shqipnine e njeh Shqipni

    se s'na lot kanu'n e t'Pareve

    se s'na preke nder toka tona

    e se na atij i shkojme n'ushtri

    kurdo lufte t'i qese anmiku.

    Na edhe besen ia kemi majtun

    ku ka thane kemi shkue

    se n'Jemen na keme luftue

    me Junan na jemi pre

    jemi gri me Arme e Shkje

    pa nji t'mire , o Zot , per veti

    se ketu s'ke kurrgja per smbari

    vendi e gjindja leshue pa zot

    hajni e cubi ndeje mbi post

    i pafaji vjerre n'konop;

    gjaja hupe nder thonj t' "urtatit";

    erzi i burrit per dy parekryet e burrit p'r'i cingare

    e sot dashtka baba Mbret

    me Shqipni me ba ai ndere

    tue ' i shporte fiqsh kjo ka qillue

    ani kuje? Malit te Zi!...

    A din shka , ti Pasha i Mbretit?

    Ngarko raqet per Stambolle

    se ky , po asht nji vend i eger

    e po t'njitet kund ndo' i ferre...

    Sa per caqe te Shqipnise

    keto kahere kane vendue

    i ka ngule shpata e Shqiptarit

    e njaj Knjaz i Malit te Zi

    s'ka me i shkule , mor' pasha Zotin!

    me iu ba dhambi sa derrit.

    C'ka qite pasha edhe i ka thane

    se ti kenke ' i Arnaut i cmendun

    dalun Dinit edhe Imanit

    pse keshtu Turku , bre! Nuk flet

    Ani kush "ortak" me Mbretin...

    Do kocake , do cuba malit,

    per t'u vjerre te gjith' n'konop.

    Haps , bre! Derrat ketu me i ba

    pse mos t'isht' Mbreti i Stambolles

    dielli drite s'kishte me leshue

    e as s'merr fryme krajl permbi dhe;

    jo ma "ortak" Mbreti me u ba

    me maloke , cuba shqiptare...

    S'ka shqiptare as s'ka Shqipni

    vec ka Allah , Mbret e Turqi!

    Vrik ka hi caushi i zaptive

    e i ka reshe burrat perpara

    si bariu q* rashe bagetine

    kur prej mbramjet dredhe kah shpia

    edhe n'burg , ku lidhet kali,

    i ka ndry Krenet e Shqipnise.

    Pune e keqe , pasha buken:

    s'asht per burra hapsi as shkopi

    per ta a' shpata ase konopi.

    por se shka se puna e keqe

    ajo vjen , po , tue u shtue

    nese curril e bahet perrue.

    Prandej Pasha ka gabue

    haps me i ba Krenet e Shqipnise

    perse toka nuk pat plasun

    q* me qite vetit mbi dhe

    e kurrkush mos me u ra mbrapa

    por kane gjind e kane robni

    porne fis e kane vllazni

    e ata gjinde e ai fisi i tyne

    thone , s'ia barin t'keqen kuje.

    keshtu q* Mehmet Ali Pasha

    ku me ra , thom , nji dite ngusht

    ka me kape ai kryet grusht

    per shka bani n'Krene t'Shqipnise

    Pse t'bjere ngusht nji Pashe i Mbretit

    ka ndo' i send e s'ka ndo'i send

    vec un drue p'r' Abdullah Drenin

    q* tue mbajte asht gjarpnin n'gji

    cese i ka vojte Pasha mik

    mbrende t'u erre e mbrene tue zbardhe

    tue u kenelle me buke te tij

    dreke e darke ka nji ferlik

    cile e zamer ka ' i "misnik"

    "gjak e vjame" der' nkupe te gjunit

    buke Shqiptarit mbas kanunit

    un po drue se Abdullah Drenit

    nper ate mik , q* mban te shpia

    munt t'na i bije ndo' i pune e keqe

    perse bese un s'munt t'a xa

    se nuk lot Shqipnia e Eper

    se s'po lot Shqipnia e eper

    per me i peshtue ata Krenet e vet

    per me ba q* ai Pasha i Mbretit

    fort te bindet prej vetvetit

    per shka bani n'krenet t'Shqipnise

    Po , per shka se Abdullah Dreni

    veshtire se len m'ia shkerrye kush mikun

    a'i Gjakovas , nuk ban marre

    pse edhe e ka pushken zanate

    Prandej , thom , se nuk do t' ngjase

    e n'Gjakove rrebte do t'kersase

    psehalise iu dha kushtrimi

    m'Kacanik e del n'Qafe t'Diellit

    cmerr prej Sharit n'Buletin

    me rra turr n'pazare t'Gjakoves

    tym per shpi ka ' i burrne me arme

    E t'ka rra Peje e Rugove

    ka leshue Gash ' ka leshue Krasniqe

    asht dynde Plava me Gusi

    e t'kane dale n'ate fushe t'Gjakoves

    porsi miza per kercune.

    Ani shane s'largu anmiku

    se kurr bashke s'bahen Shqiptaret!

    Preki' i her ti n'toke te Pareve

    preki ' i here ti n'erz te fisit

    edhe ty kane me t'diftue

    se si dijne keta me u bashkue

    se si bijne keta n'shpine t'anmikut

    thue a ' ajo lava e kacanikut

    kur ne Shendre ta foroje zia.

    Qe edhe pasha Mehmet Pasha

    pat mendue n'Stamboll me veti

    se Shqiptaret n'godi s'mund t'bi'n

    porse tash q* a' ai vete tue pa

    se si behi pika e djalit

    m'ato rranzat e Gjakoves

    ia ka vu , po , gishtin krese

    e ka nise ai me u pendue

    per shka bani n'Krenet t'Shqipnise.

    Valle , po i thote Abdullah Drenit

    shka ka rra sot gjith ky njeri?

    a jane krushq ardhun per nuse?

    A jane axhamite e Mbretit

    q* po shkojne me u veshe nizame?

    Tungjatjeta , po i thote Duli

    as sjane krushq ardhun per nuse

    as s'jane azhamite e Mbretit

    q* po shkojne me u veshe nizame

    por jane djelmte e Shqipnise s'Eper

    q* kane ardh me fole me ty

    per do Krene , q* t'kane pase nisun

    e q* kthye s'u kane ke shpia.

    asht vra Pasha kur ka ndie

    se atij mendja s'ia pat pre

    q* n'Shqipni aq njeri peshtjellet

    per t'rane mbrapa puneve t'veta

    Shka i tha , atehere , caushit t'zaptive?

    Shpejt me i leshue Krenet e Shqipnise

    perse... fale i paska Mbreti

    edhe Krenet i kane dale prej burgut

    e pa lype n'Pashe me u pjeke

    fille kane vojte n'ate fushe t'Gjakoves

    ku kane mbeledhe haline n'kuvend

    e kane nise te bisedojne

    si t'ia bajme e tek t'ia bajme

    se ne Mbreti na ka shitun

    na ka shitun Malit te Zi

    per nji rrotull gurabi.

    E ky Pasha , Mehmet Pasha

    ky edhe ardhka prej Stambollet

    per me i dhanun Knjazit dore

    n'Hot e n'grude , n'Plave e Gusi

    T'tane halia thote nji fjale

    se Shqipnine s'e leshojme per t'gjalle

    se na desim t'gjith si kemi

    e n'dore Knjazit nuk i vemi

    se edhe pashen e Stambolles

    ketu e duem , m'ia ba ne gjyqin

    ta marre vesht Krajl e Mbret

    se Shqipnine kush s'na e perket!

    Haxji Zeka atehere asht cue

    ka marre fjalen t'kuvendoje

    Dere ne za asht shpia e drenit

    ku han buke i verbte e i shkrepte

    edhe trim asht Abdullah Begu

    mire asht lajmin , thom , m'ia cue

    e na leshon pashen n'dore gjalle

    e ia lype Shqipnise per mik.

    Burre i urte ky Haxhi Zeka

    burre i urte e flet arsye

    pse s'i pritet miku kuje

    n'dashte Shqiptare , n'dashte njeri i huej

    pa e ba dert ke zot i shpise

    Ka shkue lajmi n'dere te begut

    e i ka thane Abdullah begut

    ti q* je Abdullah begu

    falemeshendet po t'con halia

    nji murtat q* ke te shpia

    a thue ba n'dore me na leshue

    perse e keme nji gjyqe me te.

    Ka qite begu edhe i ka then:

    se asht murtat , se s'asht murtat

    ku ta dije kete pune i mjeri

    pse , vallahi , pervete s'e kam.

    Kete zanat s'm'a ka lane baba

    me i pervete miqte un se shka jane

    se shka jane e shka nuk jane

    se kah vijne e se kah shkojne

    shka punojne e sa rrugojne.

    Vec , po , ' i pune baba m'ka mesue

    miqte per t'gjalle un mos me i leshue

    Po t'me lype halia mue

    gjithku e kam un gjane e babes

    po ia leshoj t'eger e t'bute

    po i leshoj token me gjithe shpi

    po i leshoj plemet me tagji

    po i leshoj vathen me bageti

    dhen e dhi un po ia fali

    erz , e shpirte , e mik s'e fali:

    Asht cue lajmi edhe ka shkue

    begu n'kulle mire asht ngujue

    me miq t'vet e pesedhete Fanda

    t'zotet me bre hekur me dhambe

    mjaft me thane njaj Oshi i Nuros

    q* po kish' , po , nja tri zemra

    e po kisht' synin rr'fe

    q* s'la Pashe me thye kanunin

    q* s'la beg me fike katundin

    nuk la age me ba placke grunin.

    Valle , c'ka thane hoxhe Korenica

    Pa ndigjo, ti Osho i Nuros

    q* je Fande e ha kuvend

    edhe din si hece kanuni

    a m'i thue ati' Abdullah Drenit

    le t'na leshoje Pashen e Mbretit

    le t'na leshoje Mehmet Murtatin

    pse per mik hazmin e vendit

    nuk e xen kanuja e Malve!

    Oshi i Nuros m'ate frangi

    se , manat , hoxhe efendi

    mue ketu begu s'me ka pru

    me prite peng , me da kanu

    mbasi as doke s'po isht' n ' Shqipni

    me lype mikun me pleqni

    por me pushke , barut te zi.

    Vec se shka , si m'duket mue

    per Shqiptare kund gjase nuk ka

    mikun shoqit me ia nga

    pse fale njeri tate e vella

    fale te shame e fale te rame

    por jo mikun n'buke e krype

    s'e ban as Dulo dreni

    q* bjen n'zjarrm e q* bjen n'uje

    edhe mikun s'ia fale kuje

    si tash huta te difton.

    Edhe "huta" bani e "bam"

    Lum e lum per t'Madhin Zot

    kur ka krise "huta" e Oshit

    se c'ka ushtue Suka e Cabratit

    se c'asht dridhe qaj Gramoleci

    se edhe lufta c'asht ndeze zhari

    me Shqiptare t'u vra Shqiptari

    Shqiptaret, po t'u vra n'mjet veti

    per nji Pashe q* cueka Mbreti

    Eh! ate Zoti ma marrofte!

    Perse i huej , kushdo q* kojfte

    ai gjithmone a agur i zi

    per te mjeren Shqiperi

    si njaj korbi q* ndjellezi.

    A s'e' i here , se e zeze nji prove

    asht t'u reshe sot mbi Gjakove

    neper shkak t'nji njeri t'huej

    q* vec dam se ' i t'mire s'suell kuje?

    Keq nper te Shqiptaret ngaterrue

    m'shoqisho'in keta m'arme kane leshue

    ai ta vras pashen e Mbretit

    ky ta peshtoj Pashen e Mbretit

    Njani thote" me ka ra mik

    tjetri thote: e kam anmik

    edhe thejne per te rradaket

    si t'i'n poca e kunguj Vraket

    si mo' Zot , ma keq per ne

    q* n'vend t'lidhim bese a fe

    me u vra na me Turk e Shkja

    jete e Atdhe q* na kane tha

    coh'na e vrit'na vella me vella!

    Keq asht mikun m'ia pre kuje

    keq asht lajmin m'ia nga kuje

    s'bje'n faj lajmi , as gjobe nuk lane

    por ma keq asht me vra vellane.

    Prandej keq a' e si a m'a zi

    keshtu Shqiptaret sot me u perzi

    e me u gri keta ndermjet veti

    per nji pashe qe cueka Mbreti

    per nji Pashe p'r'i njeri t'huej

    q* vec dam se t'mire s'suell kuje

    Pse edhe, besa , asht ba shume gjak

    kane mbete gjindja nper sokak

    nper sokak e mbi cardak

    mjaft me thane se ai Osho i Nuros

    nper ato frangjia t'kulles

    njiqind vete , po , me te njehun

    me dore t'vet i bani t'dekun

    per t'peshtue jeten nji "halldupi"

    ndoshta rode magjupit!...

    Plot tri dite e rafsh tri net

    krisi pushka nper qytet

    der' q* zmbramit kulla u muer

    e u vra pasha , mbeshile ne kjuer.

    Sa per Pashen , drejte po u tham

    kurrnji grime un dert s'po kam

    s'po kam dert as sm'vjen e veshtire

    t'i'n kene dy edhe fort ma mire

    vec un kjaj Abdullah drenin

    Shaqir Currin , Ram Rustenin

    edhe kjaj Oshin e Nuros

    q* per mik e shkrine vetin

    si zanat q* e ka Shqipnia.

    Atehere tok asht mbeledhe halia

    edhe fjale mbratit ka cue:

    Pa ndigjo , ti lala Mbret

    shka po t'thote halia e Kosoves

    se ta cojsh ndo'Pash n'Shqipni

    per t'ia dredhe lakun bakeqit

    per t'ia shtruem udhen shtegtarit

    e per t'cile kishe e xhami

    per "dintare" e 'kryqali"

    ani shka , mundesh m'e cue

    pse ende doret s't'kemi dalun

    Por, sa per me da Shqipnine

    e Nukolles m'ia cue "pashqesh"

    pasja Zotin!Lala Mbret

    nuk pse cone Pashen n'kete dhe

    pse ta vrasim , pa dy fjale

    si t'keme vra Mehmet Aline

    Lajmi s'vritet , thote kanuja

    por na ty nuk kemi ku t'marrim

    do t'vrasim veqilat t'u

    po vune dore keta me na shite

    a "bakshish" me na dhane t'huejve.

    Kur ka vojte fjala nper krajla

    se shka bane Shqiptaret n'Gjakove

    po ky komb , kane thane , valle! "V'kenka?

    C'kenka , valle , ky komb Shqiptar

    q* ' grusht njerez, t' vobeget tue kene

    ( fare e fis t'cilve s'u dihet

    e as emnin na ndie s'ua kemi)

    guzojne t'thejne fjalen e Krajlavee

    edhe ate t'Mbret t'Stambolles?

     

     

     

     

     

    *******

     

     


  9. Kange e Nante

     

     

    LIDHJA E PRIZRENIT

     

     

     

     

    Ali Pasha u qet kushtrimin burrave te Shqipnise te mblidhen ne Prizren. Ora e Shqiperise thrret Zanen e Sharit rrehet se jane Ajkejte apo Dadajte e dheut me Ali Pashen ne krye te vendit. Rreth tij Marash Vata e Abdyl Frasheri , Prenke Bibe Dode e Toptan , Cun Mule e Mar' Lule , Vrijon e Deralle , Abdyllah Dre e Shan Dede.Ndersa Ora e Zana bisedojne ne vedi, Abdyl Frasheri cile mbledhjen , tue ende epopene e Kombit.....

     

     

     

    Shkrepi dielli buzes Cukalit

    eja e t'kendojme , oj Zane e malit

    eja e t'kendojme n'Lahute t'Malsise

    si ata krenat e Shqiptarise

    ne Prizren na jane bashkue

    per me fole se si me e peshtue

    prej capojve t'Malit t'Zi

    q* ka dyndun top e ushtri

    me hi n'Plave , me hi n'Gusi

    me marre Shkodren me Malsi

    der' ku dane vendi me Dri

    pse , po tjone , Mbreti i Stambolles

    dore i dhanka Knjaz Nikolles

    me ndeze zzjarm ai n'votra tona

    me nga qete ai n'ara tona,

    me ba dru n'zabele tona

    e me gra e vasha tona,

    me lujte Shkjau harushe me ne

    thue s'ka Shqiptare mbi dhe.

    Por po kisht' , besa , Shqiptare

    kisht' Shqiptare zemer bujare

    burra t'urte , trima luftetare

    q* s'po u tutshin keta me deke

    n'erz e n'toke me pase me i preke

    Perse , qe ; qaj Ali Pasha

    fort ka vra ato vet'lla trasha

    ka vra vet'llat edh' a' idhnue

    burri i botes ' kur ka nigjue

    se n'berlin asht ba pleqnia

    nen kambe t'Shkjaut me bue Shqipnia

    edhe ne n'Peje trimi ka dale

    t'tane Shqipnise ka cue nji fjale

    q* shk'a' Krye , shk'a Bajraktar

    shk'a Vojvode e shpi e pare

    fille me dalun ne prizren

    per me ngrehe aty kuvend

    e si motit per atdhe

    me lidhe besen , me lidhun fe

    bese e fe me lidhe shqiptare

    se pa dale Shqipnia fare

    sa q* n'fushe as ne zabel

    mos te lehe ma qen ne stel

    mos t'kendoje as pule as gjel

    vendin te huejve mos m'ua leshue.

    Shkjaut per t'gjalle mos me iu shtrue

    mos me vu "kapice" mbi krye

    Mbretit fjalen me ia thye

    Edhe n'lajm q* cpon Alia

    trup ne kambe cohet Shqipni

    shk'a gegeni e shk'a Toskeni

    cohen Krene e Bajraktare

    Agallare e pashallare

    Me Vojvode e me beglere

    trima n'za , burra me ndere

    larg t'permendun per urti

    lart te lupun per pleqni

    e kush tok e kush shok

    si ata hyjt q* shkrepin n'qielle

    ne Prizren na shkuekan fille

    Prizrenjanet ku mire po i presin

    buke e zemer po u qesin

    si zanate q* e ka Shqipnia

    kur t'u shkoje miku ke shpija

    e si tok na jane bashkue

    trimat n'kambe atehere jane cue

    e kane dale ne log t'kuvendit

    n'ato mojet e Prizrenit

    ku kane ndejun rend mbas rendit

    me Ali Pashen n'krye t' vendit.

    Valle c'piskati n'hije t'blinit

    n'ato mrize t'Ljubotinit

    q* ushtoi vigma ashtu zalise?

    Ora e bardhe e Shqiptarise

    paska kene m'nji gurre tu' u la

    edhe e mira e paska pa

    se atje poshte- o ne Prizren

    kenkan mbledhe Shqiptaret ne kuvend

    paska pa ajo e kenka gezue

    n'maje t'bjeshkes paska flut'rue

    edhe n'gjuhe t'ambel t' Shqiparit

    thirre i paska zanes se sharit

    sa q* ushtue ka hapesira

    a po ndien , moj t'rafte e mira!

    moj shtat rrituna na mjalte?

    Paeja ' i here m'kete bjeshke te nalte

    paeja ' i here , per dac me pa

    shka s'ke pa as n'Turk , as n'Shkja

    Zana mire ate e ka ndi

    fluturim asht leshue n'ajri

    ia ka behe n'bjeshke t' Ljubotinit

    sa rre' i here qepalli i synit

    ku aty para i ka dale ora

    edhe kapun dora-dora

    tue kuvend motra me moter

    na kane zanun vend n'ate koder.

    vend n'ate koder , si kane zane

    ka qite ora dhe i ka thane:

    "se une q* dijte e kam ma s'miri

    se ty p'r here ta ka dashte hiri

    me t'kuvendun fjale burrnie

    me t' permendun pune trimenie

    e me njohe burrat e dheut

    q* per Fe e per liri t ' Atdheut

    vringellojne shpatat si vetima

    trandin boten si bumb'llima

    bajne anmikun copa e grima

    deshta t'thrras , moj vetull-njale

    mbi kete bjeshke nji here me m'dale

    per me t'thane se edhe n'dite t'sotit

    po kisht' burra porsi motit

    mos me u trembe ne flake t'barotit

    mos me u tute n'vringellim t'celikut

    balle per balle m'iu turre anmikut .

    A i sheh poshte atje n 'Prizren

    njata burra mbledhe n'kuvend?"

    A thue i sheh e a thue po i njeh ?"

    Un po shoh , por nuk po i njoh

    Nuk po i njoh , jo , se kush jane

    po i pergjegje e bardha zane

    vec , mbas gjaset , kish ' me thane

    se ata akejte na kenkan ngjallun

    q* t'larget Trojten paten kallun

    pse edh' ai trimi n'krye te vendit

    q* po dan ne log t 'kuvendit

    porsi t'isht' nji rode dragonit

    fort m'i ngjaka Agamemnonit

    si p'r ate tjetrin , pak pertej

    me ata t'dy mustaket te medhenj

    krah e m'krah q* i paska leshue

    e q* folka si tu' ul 'rue

    kish me thane se a Diomedi.

    Fort ka qeshe Ora me vedi

    se ata Akejte , besa , nuk jane

    s'jane Akej as jane Dardaj

    as vigaj , as katalla

    por jane Krenet e Shqiptarise

    krenet e Gegeve e t 'Toskerise

    q* kane dalun ne kete dhe

    me lidhe besen , me lidhun fe

    edhe n' arme keta me u shtrengue

    Europes fjalen m'ia poshtue

    q* me Mbret paska pleqnue

    me i dhane dore malit te Zi

    t'a copetoje t 'mjeren Shqipni ......

    Sa p'r ate trimin n'krye te vendit

    q* po t'dan ne log t'kuvendit

    porsi t'isht nji rode dragonit

    e q* i gjaka Agamemnonit

    ai nuk asht , mori lum Vasha

    tjeter kush vec Ali Pasha

    q* per t'drejtat t'Shqiptarise

    vete ia nep zjarmin shtepise

    e s'i dhimben nane as djale

    per to jene vete e fale.

    E njaj tjetri ma pertej

    me ata dy mustake te medhenj

    me i preke n'shoq q* ka bri vedi

    ai nuk asht , jo , Diomedi

    por asht Bajraktari i Shkrelit

    si njaj pyrgu n'balle t'keshtjellit

    q* s'e trande as topi as shpata

    e i thone emrin Marash Vata.

    Jo q* ka aty burra tjere

    Bajraktare , Krene e Blegere

    q* per fjale e per urti

    per trimeri , per bujari

    nuk ia leshojne vendin kurrkujt

    as n'Shqipni , as nder te hueje

    A e sh'' i here njate burre zeshkan

    me kollcike e me fistan

    q* ma ka synin si sh'gjeta

    q* m'i bajne t'gjithe tungjateta

    e q* folka ashtu pa u ze

    here tue mate , mandej tue pre

    q* prandej njate fjale q* e flet

    Mbreti as Krajli nuk e shkelet

    Pse edhe dera e tij bujare

    larg permende asht n'toke shqiptare

    Per kah pup'la e per kah dija

    Pa te cilat s'rron Shqipnia?

    Ai asht trimi Frasher Begu

    q* gjithkund , ku e qiti shtegu

    i la name ai Toskerise

    faqe t'bardhe i la Shqipnise

    Mandej vjen nji Qefali

    Prenge Bibe Doda , djale zotni

    per kah mosha mjaft i ri

    por i vjeter per pleqni

    kur te dueje me fole urtni

    ai asht Zane , njaj Kapitani

    Kapitani prej Mirditet

    per te cilin larg perflitet

    larg perflitet , larg kallxohet

    zi e bardh per te shartohet.

    Atehere vjen ne rend Toptani

    q* edhe ketij larg i vojti zani

    per shka mire e zi q* bani

    perse i forti , si e din vete

    mire e zi punon n'kete jete

    kur t'i marre mendja perpjete.

    Perbri tij vjen prap Zagolli

    Gjete Gege Shlluku edhe Begolli

    vjen Cun Mula e vjen Mar'Lula

    njani Hot e tjetri Shale

    t'forte per pushke e t'urte per fjale

    si ai Dode Preci prej Kastrati

    me ate Vrionin e Beratit

    edhe trimi n'za Deralla

    q* po i kishin fjalet e rralla

    por s'po cajshin shume kopalla

    ku , po isht'puna me qindrue

    me qindrue p'r' Atdhe t'bekue

    Por pertej , m'ate tjetren ane

    ai asht , Zane , nji burre shkodrane

    asht Shan Deda i Dede Jakupit

    q* si Letinit si Halldupit

    rrumbulllak fjalen ua flet

    pse asht dere pushke gjet me gjet

    e s'merr vesht per Krajl as Mbret

    Se ti , besa , mire po thue

    mori Zana me ligj'rue

    se edhe n'sy jam tue e dalltun

    q* kudo puna me qitun

    per pa e shkrepe ky s'kisht me pritun

    Vec un desha ketu ta di'

    se kush asht njaj kinezi

    n'dy kubure e n'nji harbi

    q* e ka vu kesulen n'nja n'sy

    e i ka leshue tirqit nen i' ,

    sikur leshue s'i ka kurrnjeni?

    Ai asht , Zane , Abdullah Dreni

    njaj, pa t'cilin s'hece kuvendi

    e ia dro t'keqen Prizreni

    Dro ' Prizreni e dro ' Gjakova

    rreth e cark ia dro' Kosova

    pse fjale peng ai kurr s'ka lanun

    pse per mik e bese dhanun

    vete ia nep zjarrmin shtepise

    shi me Mbret pushken e nise

    e as s'i le marre Shqiperise.

    Ndersa n'bjeshke te Ljubitinit

    per ne hije t'mrazte te blinit

    po ligj'rojshin Zana e Ora

    krye me krye dora- dora

    atje poshte ne Prizren

    Abdullah Frasheri , i Toske me mend

    keshtu ka nise te cile kuvend......

    Ene breshtet t'Kapitolit

    dale nuk kisht' e murrte ulkoja

    per me i dhanun sise Romolit

    mbasi shambe kje per dhe Troja;

    e atje larg, po , kah Urali

    nper ato breshka te larta

    sillej Shkjau , si shkerbe mali

    tue kerkue per molla t'tharta

    kur n'keto vise te ballkanit

    te Paret tone , pelazgte e motit

    gjane e gjalle kullotshin planit

    qete i ngitshin n'fushe te Zotit.

    Kishin frone e ligje te mbara

    e gjate shtegut t'qytetnimit

    ishin shty ata larg perpara

    c'me pranevere te rruzullimit.

    Prej kah fille xen rriba e Verit

    e m'Vezuv t'veshun n'gjineshtra

    kur Kaukazit e n'Shkamb t'Doverit

    ku rri' Albiona e pjeke genjeshtra

    fis ma t'vjeter kund nuk ka

    se asht ky fisi n'za i Shqiptarit

    ne mes t'cilit punet e medha

    per Europe xune t'enden sparit.

    Po , m'keto male e karpa tona

    sparit Zeusi njerzte i rysi

    e me augure te Dodona

    egersine ai ua permbysi

    ketu edhe sparit Ore e Zana

    nisen valle me vallezue

    e nper verrije e fusha t'gjana

    xu pegasi me lodrue.

    Ketu Leka mati hapin

    me i dale botes , vetimen n'sy

    si edhe Pirri , q* , mbrehe pallen

    e dale detin si duhi

    shi nen Rome e shtroi hamballen

    te tane n'rekna Romakesh t'ri.

    Kudo rrani turr Shqiptari

    mire ai lidhe me bese e fe,

    atje lufta mori zhari ,

    atje gjaku rrembei nper dhe

    e as s'u gjet kund mal e rremore

    q* atje hovin me ia ndalun

    i ra zhyt ai vales mizore,

    me arme n'dore nper flake ka dalun.

    Gal , Romake , po dikur motit

    kjene pershkue nper toke shqiptare

    si edhe fiset e ostrogotit

    me ata Sllavet , keta dalshin fare!

    Por Shqiptari s'e perkuli

    i gjalle qafen nen zgjedhen t'hueje

    e leshoi token , ne mal duli

    por te dheta s'i lau kuje.

    Porsi njaj tallazi i detit,

    q* dynde mal e bardh prej shkumbe

    deke e tmere tue lane mbas vetit

    vjen e thehet n'kep t'ndo' i gume;

    njashtu forca e cildo anmiku

    q* desht dam t'na i sjelle lirise

    erdh e u thye n'parzme celiku

    t'bijve t'maleve t' Shqipnise

    Pat kujtue Sulltan Murati

    se Shqiptaret i ka leshue zemra

    se prandej po u rrin ai gati

    e rob t'xane po i shtron nen thembra

    edhe dynde nji ushtri kreshnike

    te tane djelm t'rregjun nder gjaqe

    bota mbare heshtet prej frike

    knjan Europa , lot per faqe.

    po n'kete pune u gjet gabue

    Skanderbegu ' rr'fe prej qllit

    pallen xier atje ne krue

    se c'vetue ka n'rreze t'diellit!

    E si ula tue buluritun

    Shqiptarise ia leshon kushtrimin

    q* shk'a' burre ' ne lufte me zbritun

    Turkun m'arme m'ia shtype guximin.

    Trup ne kambe ia ba Shqipnia

    mire nder arme edhe shtrengohet

    e si breshni e si duhia

    fulikare mbi Turk leshohet

    N'ate turr' t'tyne trandet toka

    tymi cohet der' mbi re

    bumbullojne male edhe boka

    rremben gjaku shtojt kurrne.

    Shtri n'fushe t'Dibres Jeniceri

    e , si kau nen thike t'kandarit

    t'u perpjeke per toke i mjeri

    ka' e ndrydhe m'fyt kamba e Shqiptarit

    ai e sheh , sado q* vone

    se me dhune Shqiptaria s'shkilet

    e se rrejne ata q* thone

    se p'r Atdhe Shqiptari s'vritet.-

     

    Jo, pra, vritet , pasha Zotin!

    nise Shan Deda n'fjale t'u ze

    posi vram asht ai gjithmotin

    kur kje puna per Atdhe.

    Edhe Mbretit te Stambollit

    Shqiptaret pushken ia kane vu

    sa here Turqit e Anadollit

    paten dashte me u dhkule n'kanu.

    Ku ta lype e mira e Atdheut

    e ta hjeke liria e vendit

    kush a ' nipash t'Skanderbeut

    i cdo fese e i cdo kuvendit

    per ta mesy ia ka anmikun

    si petriti zogjte trumcake

    e kudo t'vringelloje celikun

    nuk len token pa e pergjake

    Moce Shqiptaret me stalagtita

    lire gjithmone keta e kane shkue jeten

    e cese enden nata e dita

    cese xen vjeta ne rend vjeten

    keta pose Zotit t'nalte t 'Empirit

    q* ushqen krijen e veshe lulen

    kryet der' sot perpara njerit

    ene kurr nuk e perkulen.

    M'kambe atehere , burra te dheut

    mbasi t'zotet jemi me deke

    per liri e ndere t'Adheut

    prap xen Duli fjalet me i theke

    perse sot a kurr Shqiptari

    gjane e vehten do t'baj fli

    per Atdhe q* ati' i la i Pari

    e per ndere e per liri.

    Sot t'shtate Krajlat edhe Mbreti

    n'ate Berlin n'kuvend bashkue

    e kane ba pleqnine n'mjet veti

    Malsine Knjazi me ia leshue

    me ia leshue Knjazi malsine

    me na da ne vella me vella

    me na hapun Shqiptarine

    me na lanun rob nen Shkja.

    Kush ka ndere e nuk bane kore

    burre si burrat q* kjene motit

    ai sot armet te rroke mizore

    e te dale ne breg te Cemit

    prej kah shkjau rrin e na kercnohet

    m'ia diftue botes e polemit

    se pa gjak Shqipnia s'shtrohet.

    Ketu s'do t'shkelsase , jo, kamba e huej

    kush pose nesh, s'xen qe m 'ekte toke

    se na rob s'i shtroh'na kuje

    der' sa t'jemi gjalle me koke

    Me eshtna tona , po , na Shqipnise

    nji mburoje kem , me ia vu

    q* edhe topat e Rusise

    s'kane per t'mujte , jo , m'e derrmu'

    Abdyl Frasheri keshtu foli

    kur Mar'Lula , i pari i Shales

    nji sy-zjarrm , nji zog sokoli

    burre i zoti i pushkes e i fjales

    ai pret fjalen n'log t'kuvendit

    se ti , pasha ate Sh'Marrabe!

    sa per t'dalun zot un vendit

    me m'qortue nevoje nuk ke

    Pse, cese a 'xanun kjo Shqipni

    un kam ndeje me pushke per faqe

    e per vend e per liri

    kam ra pre , kam bamun gjaqe.

    kam shkue jeten si bishe malit

    zbathe e zdeshe edhe pa ngrane

    por as Mbretit , por as krajlit

    tungjateta s'i kam thane

    Un kam ruejte gjuhen shqiptare

    un kam mbajte dore e kanu

    e as per pare , as per timare

    gjak e t'Pare s'i kam mohue

    Prandej , Shkjau me pase per t'mesy

    e me dale kendej kah Shqipnia

    ( si po thone , se ka vu sy)

    ka me u ndeshe , po , n'arme te mia

    n'arme te Lekeve te Dukagjinit

    q* , me ndihme te Perendise

    kane m'ia thye pleqnine Berlinit

    kane m'ia peshtue lirine Shqiptarise

    Por pse m'thue me u vra me Shkja

    tue pase mbrene na Anadollakun

    q* kurr t'keqen s'ma ka da

    q* kurr qafet s'ma hoq lakun

    q* edhe zemren ma ka tha

    e m'ka mbyte ai tate e nane

    e shnjerzue m'ka grue e moter

    e s'm'ka lane me u rrite djale n'voter?

    M'ka marre token e trsh'gueme

    e tue m'ba kanun pacaver

    m'ka marre qete , po , per nen laver

    m'ka marre lopet , po , me jithe vica,

    m'ka marre delet me gji'ogica

    m'ka marre dhen e m'ka marre dhiz

    m'ka tha vathe e m'ka tha mriz

    edhe sot m'la vu leci

    mos me fole n'gjuhe t t'Parebe t' mi

    e ma mban gjunin mbi bark

    e ma repe shpinen me cark

    si mo' Zot , ma keq per mua

    nder thoj t'tij q* kam qillue?...

    Po , a pse Turqit e Anadollit

    duene te tallen ketij trollit

    na m'ia vu pushken Nikollit?

    Jo , per Zotin- kjofte levdue!

    se un Monov nuk kam qillue

    q* me dal e me leftue

    perse Krajli a perse Mbreti

    duene te m'mbajne mue rob nen veti

    un luftoj vec per liri

    per erz tem e per Shqipni

    se un t'huej n'zot s'e due n'shpi

    s'due te njoh as Krajl as Mbret

    mbret Shqiptari asht n'vend te vet.-

    Te lumte goja , bajraktar

    Ali Pasha , i trim bujar

    merr e i thote t 'parit te Shales

    se ti la s'i bake fjales

    Se ti folke n'log t'kuvendit

    si po e lypte e mira e vendit

    Per Shqiptare si jemi na

    Turke e Shkja te dy jane nja

    pse te dy , si Turk si Shkja

    ne me sy s'duen me na pa

    edhe jane per ne te hueje

    gjind q* as vetit as tjeterkuje

    nuk jane t'zott nji t'mire m'ua sjelle

    as per dije e mende t'kthelle

    as per pune as per tregti

    as per t'mbare ne qytetni

    Por , pse na te vogjel nuk jemi

    pse kend fis as vella nuk kemi

    na sot Shkjaut s'mund t'i bajme balle

    q* po do t'na perpije gjalle

    prandej , thom , se e lype e mbare

    q* edhe sot na , si perpara

    te rrijme ngjite me Mbret t'Stambolle

    per me i bamun balle Nikollit

    Dikur dita ka me ague

    q* edhe Turku do t'marre m'yjue

    e m'atehere shka a Toske a gege

    t'mblidhen tok si kokrrat n'shege

    e t'ia apin Turkut t'shtymen

    q* s'nderron vesin , vec se qymen

    e ta leshojne krye-picingul

    t'ia thejne zvergun ne Mosul

    Pra , ju burra , un kish' me thane

    ketu fjale tjeter mos me xane

    vec me hi me shkrue nji leter

    me shkrue' i leter n'kanu t'vjeter

    per t'shtate Krajlat mbledhe n'Berlin

    q* , pa u shterrun Dri e Shkumbin

    edhe Buena per pa u tha

    ne per t'gjalle nuk rrijme nen Shkja-

    keshtu ka fole Pasha i Gusise

    Edhe Krenet e Shqiptarise

    kane marre letren per m'e shkrue

    fjale per fjale keshtu tu' e peshue

    Ju q* jeni te shtate krajlat

    edhe ti , Mbret i Stambolles

    falemeshendet krenet e Shqipnise

    Per njate gjyqe q* e keni banun

    q* ne Shkja me vue Shqipnia

    pa shikjo , se , per Zotin

    mund t'na bije ndo'i pune e keqe

    pse na rob s'i bah'na kuje

    Njeket toke te Shqiptarise

    Zoti vete Ai na e ka falun

    e as Talianit marre s'ia kemi

    as rrembye s'ia kemi francezit

    as Hinglizit as Teutonit

    se ma Sllavit jo se jo

    q* vec dje ka ra n'Ballkan

    e kush din se ku e kepute zvergun

    si ajo vrrulla e kacalecit

    sot ketu , neser s'dij ku

    Sa per Mbret e Stambollit

    q* po thone se Knjaz Nikollit

    do t'i fale Shkoder e Malsi

    mund t'i thono se Shqipnia

    nji shporte fiqesh nuk ka qillie

    per me u da miqve peshqesh

    por asht toka e t'pareve tone

    asht Atdheu , po i Skanderbegut

    asht Atdheu , po , i Mois Golemit

    e i atij Leke Dukagjinit

    edhe i Kukes edhe i Muzakut

    edhe i Strezes e i Aranitit

    q* e kane la t 'tane me gjak t 'Turkut

    Prandej s'ka as Krajl as Mbret

    q* kete toke e lafe a e shet

    der' sa t'kete nji zog Shqiptari

    qo t'baje hije permbi dhe.

    Keshtu letren e kane shkrue

    edhe mire e kane palue

    mandej shtek ata i kane dhane

    per Berlin , ku kishin zane

    Mbretit e Krajlat gjyqe me da

    shek'llit t 'ngrate , ne gjak krejt la.

     

    *****

     

     

     

     


  10. Kange e tete.

     

     

    ALI PASHA I GUSISE

     

     

    Ali Pasha shtrengohet per rruge. Pershendete nanen e i len porosi shpine. Se shoqes i len amanet djalin dhe i urdheron ta rrise bujar, trim , besnik , luftetar , kuvendar , te afte per te pri e per te ndigjue. Po pat rrezik e ra vendi nen Shkje , le t'i prese kryet dajlit , por mos ta dorezoje gjalle.- Merr rrugen Pasha perplot me mendime. Kapet tek nji gurre dhe ulet te pushoje. Nga Bjeshka afrohet Ora e Shqipnise. Asht e pezmatueme kundra Shqiptareve te cilt para vendimit te Berlinit e palaneve te kraj Nikolles rrine me duer ne ije. Pasha e perbeton Oren mos t'i name Shqipetaret , ne emen te cilvet vulndetohet ai vete te dese per Shqipni.

     

     

     

    Drita duel , dielli s'ka le

    Ali Pasha ' i trim rr'fe

    heret sot keka cue

    kenka vesh , kenka shtrengue

    paska mbathe cizmet der'n'gju

    edhe u ulka ne katu',

    ka nise gjokun m'e shilu' ,

    i ven frenin prej florinit

    i ven shalen telatinit ,

    ia shtrengon me tre kollana

    hidhe gjoku porsi Zana,

    poersi Zana n'mal t ' Tomorrit

    edhe e xier te dera e oborrit

    nanes s'vet ai ku i therret

    ku po i thrret e keshtu po i flet:

    "Pa ndigjo , mori ti loke

    banmu ndere ' kush te jete per ndere

    mos len t' vobeg me kja n'dere

    mos len t'vobeg n'dere me t'kja,

    por t'm'i delsh moter e vella

    por t'm'i delsh ti nane e tate

    si te Paret na lane zanate

    se kane bijte do pune te reja

    e do dal un der 'kah Peja

    der' kah Peja , der ' kah Reka

    per me u pjeke te Haxji Zeka

    e nuk dij kur ka me m'ra

    me u kthye dale , me ty me u pa

    perse shtegu orok nuk ka" .

    Nuses s'vet mande' i ka thane:

    "nji amanet jam tue ta lane

    rritma djalin djale bujar,

    t'me dale burre e burre shqiptar

    t'm' bahet trim e kuvendar

    me qindrue per kanu' t'vet

    me luftue per Atme e Mbret:

    t'dije me pri e me ndigjue

    kudo puna me i qillue

    armet e besen mos me i l'shue.

    Por ne kje se mali i Zi

    erdh e ra kurr ne Gusi

    der' sa t'jete djali kerthi

    pashe njate Zot , q* te ka fale

    ma nigjo ti grue nji fjale:

    Bane zemren gure e krep

    premja djalit kryet ne djep

    mos m'ia lesho knjazit n'dore gjalle

    s'due ta la n 'Shqipni un perrale

    se nji biri i Ali Bregut

    se nji nipi i Skanderbegut

    Knjaz Nikolles i ka sherbye

    se ka vu "kapice" mbi krye

    se ka ndeje per t'gjalle nen Shkja

    page e t'dheta atij tue i la.

    Ma mire n'vorr me u kja per malle

    se nen Shkja me ndeje per t'gjalle!"

    Keshtu tha Alia e i hypi kalit

    edhe u nise terthores s'malit

    porsi breshni me duhi

    tue menue , duhan tue pi.

    C'do t'mendoje , valle , Ali Pasha

    q* i ka vra ato vet'lla trasha

    q* i ka vra ata sy si sh'gjeta

    thue se n'meni i ka ardhun jeta?

    Se shka ende kjo menjda njerit

    s'din kush gja , pose njatij t' Mirit

    q* nuk flene as kurr nuk kotet

    q* ka dore stinet dhe motet

    e q* rrezja e syut ka i priret

    t 'zemres s'njerit kthellon gjiret

    e ia shef te tana endiret

    ia skyrtjon t'gjitha deshiret

    q* aty mbrende rrijne tue perzi

    diku bardh e diku zi:

    Ai , po , din sh'asht tue mendue

    Ali Pasha rruges tue shkue.

    Une vec dij t'u thom nji fjale

    se tue shkue ashtu m'kale e m'shale

    t'u i ra dromit me t'medhaj hapa

    shum do rruge ka lane mbrapa

    shkote gjoku porsi re:

    edh 'asht kapun ne nji rre

    ku nji lis i bukur ishte

    lisi ishte e hije kishte

    edhe kishte ' i gurre perbri

    gurre te gjalle ' te kjarte flori

    ku edhe gjokun ka ndalue

    e ia ka zbrite per me pushue

    nen ate hije e te njaj krue.

    Tue pushue per nen ate hije

    si lua , q* prej shpretie

    zen m'do ' i moje , kepuce e lmekun

    pa dobi mbasi t'kene ndjekun

    t'lehte anmikun , q* i grabiti

    kelyshet e njome e menise i rreshkiti

    me sy t'vrane kundron Alia

    se sa e bukur shqipataria

    rreth e cark i shtrohet para

    me liqej , lumej e ara

    e me male te madhnueshme

    e me pyje te brelueshme

    edhe syte i mbushen n'vaje

    kah mendon se fati i saje

    nder duerte t'hueja gjithmone ngeli

    se ma i keqi p'r' here e shkeli

    e s'e la me cue kurr kry'

    s'e la drite me pi me sy .

    E ashtu ndeje trimi nen hije

    n'mend tue endun pune Shqipnie

    kur qe sheh logut tue ardhe

    nji si Hije , veshe ne t'bardhe

    si nji vashe q* fat ve sparit

    shtrengue ijet me i shoke arit

    e tye zhdredhun fkloket gjate shtatit

    si ato rrezet krese s'njaj shpatit

    kur ban diellei per me le

    neper bryme te nades s're.

    Ardhun shtatit si breshana

    si ajo vera e si ajo Zana

    bite shpatit tue flaknue

    der' q* vjen e xen mbi krue

    vjen e xen fille nder ylbera

    q* ndermjet t'stombeve t'blera

    e per rreth t'argjandte t'currilit

    i trajtote rrezja e diellit.

    U trand gjoku kur e pa

    ( thone se kali praske nuk ka.)

    Curroi veshet e ngrehi krye't

    e haru , pa ia da syte

    turfulloi nja dy a tre here

    tue u smbrape rudines s'blere

    kah kish't ndjeje Ali peshtete.

    Ali Pasha e pa dhe vete

    e m'nj'' n krah kish' zatete

    i dha shtatit e u drejtue

    edhe ndei ai tue kundrue

    pale a isht' njeri ase hyjni.

    E tue keqyre ashtu n'habi

    qatje vone po nise me i thane

    "Pashe Njate , q* te ka dhane

    a je njeri ase je Zane?

    A lute Pashke a lute Bajram?"

    "Se shka jam e shka nuk jam

    se as luse Pashke as luse bajram

    se a baj hije aa jo n'kete jete

    ketu s'asht ngaeja me pervete".

    po i thote Hija atehere Alise:

    "Se ngushte jane punet e Shqipnise

    se mbrende besa asht krejt harrue

    se lugat m'te Knjazi asht cue

    asht cue Knjazi m'te lugat

    ka qite sogjet shpat e m'shpat

    don me dale der' n'Rozafat

    B'ate Berlin u da pleqnia

    n'dore te Shkjaut me ra Shqipnia"

    "Mo' , pashe Zotin ! Shka po flet?

    zen Alia e po gerthet

    Po a s'ka Zot , a s'ka kund Mbret

    q* nji Knjaz i Malit t'Zi

    mund po e baka ai sot pleqni

    me i pushtue keto Malet tona

    ku cese rremben Drini e Valbona

    s'ka ra mbrende parmende e hu'j

    page e t'dheta s'jane la kuje?"

    "Jo , po , pra , i pergjegj Hija

    nen kambe t'Shkjaut do t'vueje Shqpnia

    edhe Knjazit page e t'dheta

    do t'i laje per sa t'rrjedhe jeta

    perse sot gjindja shqiptare

    rrejte me pare e me timare

    bese e fis keta kane mohuemun

    krejt Atdhene e kane harruemun

    edhe armet i perdorojne

    kur mos t'vrasin shoqi'sho' in

    jo per t'sjelle lirine Shqipnise

    jo per t'mbare e t'mire t'njerezise

    por per t'gjedhe se ke nder t'huej

    zot Shqinia do ta quej.

    Marre e turp per fis t'Shqiptareve

    me nderuem namin e t'Pareve

    edhe rob deshtas me ngelun

    nen kambe t'hueja ndrydhe e shkelun

    si mos kush n'fetyre t'rrokullise!

    se une jam Ora e Shqipatrise

    se un Shqiptaret- o do t'i nami

    t'mos u zhbihet arave grami

    t'mos u dahet dheneve dami

    t'mos u lindet djale ne voter

    t'mos u rritet vella as moter,

    por le te shuhen nen zgjedhe t'hu'j

    porsi shujet krypa n'uje"

    "T'lshosha bjeshket , o mori Zane

    merr Alia , atehere , me i thane

    t'leshosha bjeshket e t'leshosha malet

    mos na nam , he shto-Zo-vallet!

    pse na nama na ka ra

    pse na besa na ka vra

    cese ka mrrijte fisii i Shqiptarit

    me u dridhe para "Goskoparit"

    Shqipatri me u dridhe n'sy t' Knjazit

    si ai as luga n'fyt t'nji mazit

    s'con kandar ai nder mbretni..

    Jo, por, n'kje se n'Shqipatri

    ke gjete hije me pushue

    ke gjete gurra me u freskue

    e rudina me lodrue

    me lodrue e me vallezue

    krah e m'krah me t'buk'rat tjera

    kur lulezon e bute pranvera

    pashe njate sy , q* paske hylle

    q* ma cile e q* ma mbylle

    si ajo hana neper pylle

    deh! m'kallxo n'kete hije shpati

    si ta peshtoi Shqiperine i ngrati;

    se t'baj bene mbi gure te vorrit

    n'Bige te Shales e m'Shkamb t'Tomorrit

    q* per te nuk m'dhimbet djali

    q* per te jeten e fali."

    Kur ka ndie Ora e Shqipnise

    se shka i tha Pasha i Gusise

    fort me veti ajo a gxue

    edhe Pashes keshtu i ka li'gjrue:

    "M'kambe , pra Ali , per n'kjosh kun gjalle

    nuk asht ngaeja sot me u talle

    Knjazi topin'asht ka e kalle.

    Dil e piqu n'Haxhi Zeken

    Grish Kosoven , bashko Reken

    lesho kushtrimin n'Toske e n'gege

    mblidhnju tok si kokrrat n'shege

    forca tok- s'bahet rrecok

    edhe , lidhe me bese shqiptare

    bini Shkajut ju fulikanre

    un me ju kam me qillue

    Shkjane nen kambe kam me ua shtrue.

    Por , pse ti ma bane ate be

    se nep jeten per Atdhe

    qe un po t'ap nji force te re

    vendit lisat ti me i shkulun

    m'ty tagani mos me u ngulun

    plimbja e pushkes ty mos me t'vra

    gjylja e topit mos me t'ra."

    Edhe keshtu tu ligjerue

    Ali Pashes ajo asht afrue

    ka qite doren mbrende ne gji

    ka xjerre jashte do rosmari

    ia ka dhane t'i marre ere

    mandej thane i ka Alise:

    "Hajt, Ali , ti me u pruvue

    pale a e shkul lisin me rrema

    pale a e shkule e prap e ngule"

    Edhe trimi i asht shtrenguem

    me dy dueret lisin ka kape

    dy tri here ai e ka trandun

    me gjithe rraje edhe e ka shkulun

    por kur prap ka ba me e gulun

    as nji gju n'dhe s'mund e shtini.

    Fort ka qeshe e Buk'ra e dheut

    kur ka pa se Ali Pasha

    s'mujka n'vend lisin m'e e nulun

    edhe s'dyti rosmarine

    ia ka dhane t'i marre ere

    Kur asht cue s'dytit Alia

    me dy duert lisin ka kape

    e si t'isht ' i hu prej gardhit

    shul perpjete ai e ka ndritun

    e der' m'dege ne dhe e ka ngulun.

    Mandej sjell asht me soditun

    se c'po i thote ora e Shqipnise

    por me sy t'Miren s'e pa

    isht' ba voese e ra nder lule.

    M'kambe Alia habite ngeli

    tue kundrue rreth kah zabeli

    deri nalt ku niset bora

    per me pa se c'u ba Ora.

    Kur nise gjoku me hingellue

    nise me thunder me trokellue

    thue se n'mend po don me i qitun

    se s'isht ngaeja aty me pritun

    Asht kujtue , madje, Alia

    per shka thane i kishte Hija

    se n'rrezik gjindej Shqipnia

    edhe gjokut n'shpine ka kercye.

    Gjoku turrin ka shperthy

    kush dy here s'i pa me sy.

     

    ***

     

     

     


  11. Kange e Shtate

     

    KUVENDI I BERLINIT

     

    Ne konfliktin e Ruseve ne Turqine , Fuqite e Medha te Europes hine ndermjet dhe cilin Kuvendin e Berlinit. Per Shqipni s'mendoi kurrkush. Krajl Nikolla kthen ne Cetine e thrret Pal Milanin per ta degjue me 5 taborre ne Shqipni. Pal i urte , s'pranon te xevendoset me Mark Milanin.

     

     

    Deh! oj , Zane , ty t'kjosha true!

    a thue din ti me m'kallxue

    se c'ka ndjeje tue bumbullue

    andej larg kah Rumelia

    ka' ajo Plevna e Bullgaria?

    A kjene topa a vec kjene gjame

    q* u dridh toka ashtu nen kambe?

    Besa, jo , pra nuk kjene gjame

    q* u dridh toka ashtu nder kambe

    por kjene topat e Rusise

    kjene havanet e Turqise

    q* humb'lluen fushes s'Rumelise

    nate e dite tue rrah pada,

    Rumelise t'tane n'gjak tue e la

    kah na u pre Turku me Shkja

    me Moskov Turku ka'u pre

    Rrembei gjaku shkulm mbi dhe

    si mjere zemra e atyne nanave

    q* i pa'n djelmte atyre anave

    perse kryet nen gryke t'havaneve

    kur te rrahin keta batare

    s'i ban njeri , jo , nji pare

    bre ma zi edhe e pat per t'ndodhe

    pse tue u rrase kje Shkjau n'Stambolle

    me zhbi Mbretin n'post te vet

    vec se u rane Krajlat ndermjet

    edhe pushka tashi prani.

    Sot t'shtate krajlat e Sullatani

    n'ate Berlin na jane bashkue

    na kane nise me bisedue

    se si punen me e vendue

    per me vu paqe dhe bese

    per me shue lufte e ngatrrese

    zemer t'keqe , meni e rese

    tue ngule gure , tue ngule kufi

    per gjith vend , per gjith mbretni

    gjate Ballkanit n'Dete te Zi.

    Por tue kene se bese e fe

    nuk po kisht' , jo , sot mbi dhe

    e se i froti n'arme mberthye

    ai po kisht', gjithmone arsye

    un tue pas jam , ketu do frige

    se na bine ndo' i pune e lige

    per Shqipni e per Shqiptare

    ke keta s'kane miq as kumbare

    q* me fole per ta nji fjale

    q* me hy aty zot me u dale.

    Pse edhe qe, qaj Knjaz Nikollla

    leshue dollamen pola-pola

    e me ' i struge te gjane dy pellambe

    me'i kosh rrethe neper kambe

    shkye shllvaresh mbi kupe te gjunit

    me iu dhimbe gurit e drunit

    ai po e del Krajlave para

    e me fjale dokrra t'mbara

    po ia nise aty me kja

    se ai toke buke nuk po ka

    bjeshke e verri se ati' i jane tha

    i jane tha e i jane shkumbue

    te tane shkam e rrase lemue

    pa nji kallze , pa nji shkop druje

    se q* pop'lli rreshkun uje

    asht ka' i del prej Cernagore

    po s'iu leshue nji toke gratcore

    si bjen fjala , toka arbnore.

    Toka arbnore , toke me name

    (ble me pash e shite me pllambe

    pashi argjand , pellamba flori)

    n'dac ne bjeshke , e n'dac verri

    n'dac per hen e n'dac per dhi

    si per buke , si per tagji

    si per pune , si per tregti.

    Edhe Krajlat po e ndigjojne

    po e ndigjojne as s'po e qortojne

    vec se bashke me mbret t'Stambolles

    po na i apin dore Nikollles

    me marre Plave , me marre Gusi

    me marre Shkodren me Malsi

    der' ku ndan vendi me Dri;

    si ate Zoti ma marrofte

    Mbret , a Krajl , a kushdo kjofte

    q* vu dore n'leter ma i pari

    vendit t'vet me dale Shqiptari

    ase rob me ndjeje nen Shkja

    page e t'dheta atij me i la!

    Se per Zotin, - kjofte levdu!-

    per pa u ba gjaku der' n'gju

    kurr Shqipnine s'kemi per t'a lshu.

    Se kur t'merret , valle Shqipnia

    flake do t'ndezet rrokullia

    e do t'binden fiset t'tana

    kah bjen dielli e kah bjen hana.

     

    Gjaku i jone , po ka me velue

    nama e jone , po , ka me velue

    ka me i shkue n'vesh Perendise

    edhe i Lumi , n'fryme t'idhnise

    n'vend Europen ka me e vra

    te tane n'gjak ka per ta la.

    Kur ka ndie qaj Knjaz Nikolla

    se ati' Europa edhe Stambolla

    dore i dhankan mbi Shqipni

    me dale cubi nji zotni

    vu "kapicen" n'njanin sy

    se c'a' hjedhe e c'ka lodrue

    se ' edhe kanges c'ia ka fillue

    porsi krushku tue vallezue!

    Lum e lum, po , i biri Shkines

    se nder kesolla te Cetines

    n'ato kohe q* kane me ardhe

    ka me ngrane ai buke te bardhe

    ka me zi' ai mish tarocit

    ka me pi , po , vene prej pocit

    n'te dy faqet me i plase gjaku

    kacandre me i ndeje mustaku.

    Ne Cetine mandej ka dale

    Pal Milanit i ka cue fjale

    more Pal , more ti djale

    nje sahat mos t'bajsh me u ndale

    por flu ' tro si gjeracina

    edhe pa eja ka Cetina

    pse due t'ap un ty nji ushtri

    pse taborre djelm te ri

    t'tane sokola , le n'Mal te Zi

    per me i qite un n'ate Shqipni

    n'Hot e n'Grude , n'Plave e Gusi

    e ato vende me m'i shtrue

    se ato krajlat m'i dhane mue

    me shkele m'to gjithsi te due.

    E mandej , si per nji jave

    t'm'i keshe shtrue Gusi e Plave

    n'beh t' m ' i biesh Lekeve t' malesise

    si njaj ujku prej pusise

    e me shpate e me konop

    te m'i bajsh mue Leket per shkop

    edhe vendin gjane e gjate

    t'ma pushtojsh der' n Perrue te Thate.

    Pse , si shtrue ta kene Malsine

    t'keme marre Plaven e Gusine

    atehere na po t'rras'na n'Shkoder

    tue luejte valle e tue kecye loder

    si ata mazat neper lame

    po na hi kund ferre ne kambe.

    pal milani thote nji fjale:

    njeksaj pune a' veshtire me i dale

    se p'r'i jave s'shtrohet Malesia

    as me pushke s'meret Shqipnia.

    Venu shej , po , fjaleve t'mia

    e mos nguc grethat me krande

    perse nguce te zezen tande

    pse edhe jashte n'kete pune ke marre

    per pa t'pase kush gjak as varre

    nuk thote Zoti, as s'e ep kanuni

    ne vend t'huej ne zjarm me rrane

    me i ra detit ane e m'ane

    se n'fjale tande atje do t'vete

    por n ' Shqipni , besa , s'mund t'vete.

    Qeshi Knjazi vesh e m'vesh

    se ti s'kenke- o burre prej nesh

    kenke burre vec me ngrane pershesh

    cese ia nise me m'predikue

    thue se' i grue vete kam qillue

    q* me u trembe prej fjaleve t'hueja.

    Jo , po , mire do t'isht per ty

    kamalaf me vu ne kry

    me leshue mjekren der nen gji

    e me dale pop ti n'mal t'Zi

    per mos dac ti n'shpi me shkue

    me ngjite furken porsi grue

    e aty n'dere , ndeje mbi ndo' i k'rroqe

    me tjere n'bosht me t'ande shoqe

    tue u xe me ta n'shulla

    se per lufte s'u dashtke gja.

    sa per lufte asht Mark Milani

    burre si motit , trim si luani

    q* edhe ushtrise ka per t'm'i pri

    per me shtrue Plave e Gusi

    per me shkele Leke e Malsi

    Edhe Shkodren mbrende me i hi

    me i hi mbrenda me bajrak

    me e ba Shkodren Kradak.

    keshtu tha Knjazi e leshoi kushtrimen

    per me mbeledhe n'ushtri burrnimin.

    Pingroi Zana neper molla

    hajde , hajde ! or , Knjaz Nikolla

    se pak gjate je shty me fjale

    se vjen moti per kadale

    se s'din njeri ku mund t'dale

    po kjo' imend se leshon ai vrapin

    ma te madh se ta kete hapin

    si , me gjase , ti don me e leshue

    cese nder mend ty t'asht ngujue

    ne gasi nji ushtri me cue

    Shqiptarine nji here pa e pevete

    a thue e leshon Gusine e shkrete

    a thue e leshon Malsine e ngrate

    per pa i shpraze dy pushke m'te thate.

    Me Shqiptare , more Nikolle

    mundet njeri ngusht me ndodhe

    po s'u shkoi ai mbrende per mik

    se ata le kishin celik

    e vu sy kishin me deke

    m'erz a m'toke me pase me i preke

    s'ka shka ban nder t'a i huej!

    se ata gjalle s'i shtrohen kuje

    n'dashte t'jete Knjaz , a n'dashte t'jete Mbret

    se ata Mbret po ishin n'dhe t'vet

    fort gabon kush i gerget!

     

     

     


  12. Kanga e gjashte

     

     

    DERVISH PASHA

     

     

    Nje lajmetar i panjohtun , qe s'asht njeri por hije , i del perpara Sulltanit dhe i kallxon se ne Vranine , ne Zete e Podgorice kishin hi Malazeste. Lype nji ushtri ne mbrojtje te tokave Shqiptare. Sulltani ngarkon Dervish Pashen me 50 bataliona per kete qellim.Shqiptari gjindet ndermjet dy zjarmijeve te hueja.Poeti kerkon te harrohen dasite , inatet , ngatrresat e anmiqesite. I sjellet Zanes e vete: kur ka per te ardhe kjo dite , qe gege e Toske kane per luftue te bashkuem per te njajtin qellim?

     

     

     

    N'ate Uldiz tue thirre Jacia

    zbret te dera Kapixhia

    Kapixhia i Abdul Hamidit

    per m'ia vu shulin deres s'zidit

    pse pose n'han , po isht' pune e prapte

    me ndeje dera naten hapte

    Kur , pa prite , qe shi m'atehera

    nji shtektar ia behe ke dera

    nji shtektar me rryp shtrengue

    shpervjele tirqit der' ne gju

    lage e ndrage e djerset tue i shku

    rruge te larget kisht ' marr i shkreti!

    Edhe lype me hy ke mbreti

    Po, kush je , more ti djale?

    Kapixhia po i nep fjale

    se ketu po isht' puna me dere....

    e s'muj mbrene kedo me shpjere

    jo q* mbrende edhe me t'shti

    se del prap , dorezane , s'mund t'hi

    Se kush jam , pse m'pevete nuk ke

    se une vec hije baj mbi dhe

    zen shtektari i ngrate tue fsha

    se un kam kene e nuk jame ma

    kam kene motit n'nam e n'za

    kam pase toke e kam pas gji

    kam pas dhen e kam pas dhi

    kam pase plemet me tagji

    si ma miri n' rrokulli.

    Ofshe! sot , por pose gjithkuje

    un kam ngele nen zgjedhe te hueje

    a ma i keqi ndeje n'kryet t' vendit

    ma ban gjyqin jashte kuvendit

    m'i merr toket , ai , q* m' la baba,

    edhe mue m'mban mish per krraba

    n'dac per t'zi ' a n'dac per t'pjeke

    gjithsi atij t'vije tue iu teke....

    Prandej ketu , pashe t ' madhin Zot!

    mos me rrek me fjale ti kot;

    pse edhe ngae me u talle nuk kam.

    E pse e zeza kuje nuk jam,

    vec se n'kjosha e zeza vetit....

    m'prije m'qit , po , para mbretit

    se mue Shkodra me ka cue,

    per nji dert un m'ia dertue:

    per nji dert e ' i kob te zi

    q* i ka ra s'mjeres Shqipni

    qyshe se i ka dreqent kojshi

    edhe ngrohe gjarpnin ne gji...

    Kapixhia edhe i ka pri

    Fille te Mbreti ate e ka shti.

    Kur ka dale trimi ke Mbreti

    lage e ndrage , si isht' ken i shkreti

    m'te dy gjunjet aty ai ka ra

    edhe keshtu ka nise me kja:

    per jete tande , lala Mbret

    a ti mbahe mbret n ' Shqipni

    apo Mbret asht Knjazi Nikolla

    q* i ka mbledhe cubat Cetine

    e u ka pri ktej kah shqipni

    edhe marre e ka Vraninen

    ka marre Zete e Podgorice

    na ka thye atje n' Kernice

    ku , mos t'kenke ajo Mirdita

    q* m'ia ndalun aty hovin

    ai zanate pushkes q* e ka

    edhe n'Shkoder pat me t'hi

    me i ba krajl ai mbi Shqipni

    perse Shkodra, t' u ngjatet jeta!

    po ishte kryet e Shqiptarise.

    Per jeten tande , lal Mbret

    a hiq dore ti prej shqipniet

    ase ndryshe coe nji ushtri

    q* t'i bjere Malit te Zi;

    se keshtu gjalle ma nuk u rrueka!

    Ka ndeje Mbreti edhe e ka ndie

    e ka ndie edhe asht idhnue;

    con e therret qate Dervish Pashen

    pa ndigjo. ti Dervish pashe

    ka ardhe puna tue u trashe

    tu' u trashe e tu ' i perzi

    pse qaj Knjazi i Malit t' Zi

    ka cue n' kambe , po thone , nji ushtri

    edhe dale ka ne Shqipni

    ka marre Zete e Podgorice

    me Vranine e me Kernice

    edhe n'Shkoder do me ra

    per m'e ba tane vendin Shkja

    m'e ba Shkja Shkodren mizore!

    Peshtjelli bashke peseqind tabore

    edhe del n'ate Cernagore

    e ma ban Knjazin terbjet

    q* Shqiptaret ka zane e i nget

    e s'po i len, jo, me gjallisun

    n'bjeshke e n'verri ai tu ' u vardisun.

    Mori e mjera Shqiptari

    ai t' shkoi moti gjithmone i zi

    si t' shkoi moti tue kja!

    Vjete per vjete ti n'gjak tu'u la

    vjete per vjete e muej per muej

    here n'gjak tand , here n'gjak te huej

    pa t'u nderrue kurrkund nenshtrasha!

    Qe, ky Pasha, Dervish Pasha

    t 'rrebte nji ushtri ne kambe ka cue

    e nper ty do' me u pershkue

    per me u ndeshe me Karadak....

    per me t'la edhe ' i here me gjak.

    po a njimend , thue , se Dervishi

    kete ushtri nen arme e grishi

    per me ardhe me t' dale zot ty.

    edhe hekrat me t' shperthy

    q* dermishe t' kane kambe e dur'

    e t'mbajne rob tash s'dijne se kur?

    Jo, ,o ' e shkrete! Dervishi s'lot

    per me ardhe me t'dale ty zot

    e per ty me Shkje me u vra

    se ai zanate lirine s'e ka

    se prej si , kahdo ka ra,

    kush s'ka kendue , vec se ka kja.

    Por ai vjen perse Stambolla

    s'do' vete , po , edhe mbas sotit

    me t' mbajte rob ajo si motit

    e , tue t'ndryshun per ne themer

    me t 'ngule shishin ma kethelle n'zemer

    edhe gjakun me ta pi

    me ta shkimbe jeten unji

    e me t'lane m'u kalbe mbi dhe...

    Po ti djelmte, Shqipni , kur i ke?

    Kur i ke djelmte q* sot per ty

    m'arme me u cue edhe me mesy

    me mesy m'arme , po , t'prujte animikun

    e , pa dhimbe , nparzme celikun

    me ia rrase , e Knjaz Nikolles

    me i diftue edhe Stambolles

    se shqiptari a zot i vetit

    se s'i shtrohet Shkjaut as Mbretit?.....

    Ah , po ! Djelmte , q* ti ke rritun

    ata mohit ty t'kane ra

    edhe vetit i kane ngjitun

    njani Turk e tjetri Shkja

    dikush Grek , dikush Zejbek

    e kurdo q* u ka qillue

    keta per ty , jo s'kane qillue

    por per Mbret e oer Turqi

    por per Serb e per Greqi

    ai , ta mbaja Turkun n'Shqipni

    ky , ta ba vendin Serbi

    tjetri Grekun ta bie n'shpi

    edhe shite ty t'kane per pare

    t'kane ra mohit per timare

    per qifleqe e per beglleqe

    si t'kish ' kene nji grue hore

    e jo nane e zoje kunore

    zoja e Gjergj Kastriota

    q* sa t ' enden stine e mora

    me e nderue ka rrotull bota

    E prandej tash gjate e okolla

    t'bijne Dervisha e t'bijne Nikolla

    e ta lajne trupin me gjak

    e ta zane shpirtin ty njak

    si , mo , Zot , ma keq per ty

    se c'ke prite me pa me sy

    se c'ke prite me sy me pa

    me t' poshtnue ty Turk e Shkja

    porsi t'ish 'nane e pa djale!

    Ketu, Shqiptare , ndigjonje ' i fjale

    a me hjeke sot meni e rese

    zemer t'keqe e cdo ngatrrese

    edhe t' forte m'e lidhe nji bese

    t'forte m'e lidhe nji bese te Zotit

    si Shqiptaret q* i lidhshin motit

    se nuk shiteni nder t'hueje

    ase ndryshej Shqiptaria

    ka me hupe , e Perendia

    po , ta dini , ka me u vra

    tue u leshue t' gjitheve ne Shkja

    perse dita ka me ardhe

    diku e zeze e diku e bardhe

    n't' cilen Shkjau Turkut i bjen

    edhe Shkjau Turkun e then

    e e ngarmon ai jashte Europet

    me gjak tone , q* rrin e ngopet

    tashe peseqind e disa vjet

    pra , ate dite Shkjau , po bami e u gjet

    t'dame e n'mjet vetit , ju Shqiptareve

    a pa zelle per gjuhe te Pareve

    pa dashteni per Atdhe t' uej

    per kete bese , ai do t'u shuej

    porsi shuhet krypa n'uje

    perse a trim a dhimbe nuk ka

    per kedo q* nuk asht Shkja

    jo q* i ka per t'marre do uha....

    E mos pritni se vjen Mbreti

    se vjen Krajli a vjen Dauleti

    me iu peshtye prej thonjve t'ti

    pse , si thome na ketu n'Shqipni

    shka ta haje ujku nji here

    s'e xen gjarpni kurrnjihere...

    S'jane , jo t'huejte q* e peshtojne Shqipnine

    q* ia bien vendit lirine

    jane Shqiptaret e kurrkush tjeter

    mbanje n'mend , pse asht fjale e vjeter

    e una prandej po e ve ketu ne leter

    q*, po kje se hupe Shqipnia

    per faj t' uej , kur t'rriten femi'a

    e t'ujte nipa : n'kje se gjalle

    ua len Shkjau ndonje per malle

    e kete fjale n"Lahute t'Malsise

    ta kendojne , ne fryme t'dhnise

    t'ua mallkojne shpirtin per s'dekuni

    e t'u namin rroc e koc

    perse asht dam , po , pasha Zotin!

    n'zi Shqipnia m'e shkue motin

    e me fsha ajo n'robeni

    tue pase djelmte q* per trimeni

    i permend n'fiset t'tana

    ke bjen dielli e ke merr hana.

    Hej , mo Zane! si t'duket ty?

    A thue shoh une kurre me sy

    se shqiptaret do t'bien m'nji fjale

    Zot Atdheut keta per t'i dale?

    se mbas flamurit kuq e zi

    Gege e Toske , fushe e malsi

    kane me dale ndo'i here n'ushtri

    me derdhe gjakun per Shqipni?

    Po, pse jo? Me kohe e pune

    ku me endire e ku me dhune

    gja pa u ba nuk jet n'kete shekull

    keshtu q*' i here shka dihej mbrekull

    dan mandej si t' ishte loje

    Jo, po; dita do t'agoje

    n't'cilen tok fisi i Shqiptarit

    ka me u mbledhe , edhe barbarit

    q* der' n' shpirte e ka poshtenue

    me arme n'dore ka me i dhishmue

    se ai per t' gjalle s'i shtrohet kuje

    se rob s'rrin nen thember t ' hueje

    por don kohe , moj zemer vale

    q* Shqipnia m'veti t' dale

    pse vjen moti per kadale.

    Per nji dite bijne kerpudhat n'shi

    por nuk mkambet jo , ' i Shqipni....

    Pra keto fjale tash, ketu t'i lame,

    E prape kanges t'ia zame

    pse po ndihej ke atje kah Shkodra

    fort po rreh trompeta e lodra

    fort po ushton qai Rozafati

    Dervish Pasha ke s'ia ngjati

    edhe n'Shkoder ia ka behun

    me psedhete taborre t' njehun

    t'tane harape e Anadollake

    per m'e ndeze Cetinen flake

    m'e ndeze fkale , e m'e kalle

    Knjaz Nikolllen m'e xane gjalle

    edhe lidhe n'Stambolle m'e cue

    m'e lane mbeshillun ne katue

    ku rrin kali tingellue.

     

    Heshtu , Zane , mos qesh me mue,

    se merziteshem kam qillue!

    Paj per t'gjalle s'lidhet Nikolla

    se ai po i kisht' do djelm sokola

    q* per Fe e liri t'Parit

    q* per nder te Gospodarit

    ndryshej s'bien , jo , n'fushe t'mejdanit

    ndryshej s'rrajne m'asqer t 'Sulltanit

    vec si krsuhku , q* shkon n'darsem

    t'tane plumbat presin n'parsem.

    Pse edhe ata e kane kanu

    bese me Turk kurre mos me vu

    mos me vu kurr bese as fe

    me te por me u vra , me u pre

    po duel ai ndo' i here m;ate dhe

    Jo q* vete Knjazi i Cetines

    po ishte trim , po , zogu i Shkines

    e nuk lidhet per s'te gjallit

    per me u mbeshtille te grazhdi i kalit.

    Shka t'i bajme: anmik na e kemi

    por te drejten do t'ia themi....

    prandej vete kishem me thane

    se edhe teper ka per t'kane

    per Dervishin , n'mujte me dale

    der' n' Cetines , ai rruges pa u ndale

    perse asht mal Cetina e shkrete

    duhet pune me u ngjite perpjete...

    Po , po ; duhet , besa , pune,

    per me i hi Cetines perdhune

    pse qe Knjazi sa ka ndi'

    se Dervishi erdh n'Shqipni

    fjale ka cue Malit te Zi

    n'lufte me dalun plak e i ri

    n'lufte me dalun burre e grue

    burrat mire nen arme shtrengue

    grate me kemasa e me supara

    me kosh n'shpine cikat e ngrata

    per me i bartun buke ushtrise

    per me i dalun zot lirise

    kundra anmikut te lirise.

    e pse rreth t'tane Karadaku

    asht nji gjuhe , ' i feje e 'i gjaku

    e nuk don vec qeverine

    sa per t 'ngope me ar parine

    por do' Atdhene e don lirine

    don me shkue perdite ma para

    per kah dija e punet e mbara

    burre e grue ne kambe jane cue

    edhe pritat i kane xane,

    ashtu Knjazi si u ka thane

    kane xane pritat ane e m'ane

    burra , djelm e gra, e vasha.

    Qe, edhe dynde asht Dervish pasha

    me pesedhete taborre t'veta

    edhe merr rrugen perpjeta

    tue rrahe lodra e trompeta.

    Da ushtrine e ka n'tri ceta

    njanen leshon kah Podgorica

    tjetren derdhe ai kah Kernica

    merr te treten permbas vetit

    gjate liqenit m'lundra t'mbretit

    e si ata shkulmat e detit

    q*, tue velue e tue shkembue

    tue gjimue e tue ushtue

    vijne plandosen per ani

    here per balle e here per bri

    tash tue e hjedhun , thue , nder re,

    tash pingul neper kurrne

    shul n' teposhte tue e karrani

    thue n'avis duen me e perpi

    shkrehe ai turrin per Mal t'Zi

    n'Velecik e del n'Rumi.

    Asht ndeze zhari mal e verri.

    Kerset topi , rreh havani

    ka marre gjame tane Ballkani.

    Ah! kadale , bre Knjazi Nikolla

    se ky a 'Mbreti e kjo a Stambolla

    se me top e me "nizame"

    t'djegun dhene , po , per nen kambe.

    A me Turk deshte me u pre?

    qe, tash Turkun tek e ke

    del , del!rrugen me ia pre....

    Por nuk dij si ke m'u da

    n'pac vu sy me te m'u vra

    perse asht trim , po , asqeri i ti,

    si ma i miri nder krajlni,

    kur t'kene krena q* me pri

    te kete buke , barot te zi.

    A nuk sheh ? a ke verbue?

    Dervish pasha c't'ka rrethue?

    si n' menjene t'ka shtrengue

    gjalle prej dore s'ke me i peshtue

    pse edhe n'ty fort asht idhnue.

    Se asht idhnue Pasha i stambolles

    kish me thane Knjazi i Nikolles

    s'po ia hang'rka kurrkund palla

    pse , qe, atje, n'do karpa t'gjalla

    rrethe e cark ai permbi Rjeke

    t'tane ushtrine e ka perpjeke

    ku dhane besen per me deke

    per me deke e per me u shue

    e Cetinen mos me e leshu'

    per pa u ba gjaku der' n' gju.

    Kane lidhe besen , po , n'mjet vedit

    me ba pushke me asqer te Mbretit

    edhe t'Paret mos me i koritun

    q* , pa u lodhe e pa u topitun

    kurdohere me Turk jane pre

    per liri , po , edhe per fe.

    mandej da i ka ceta-ceta

    Rjekes tue i leshue malit perpjeta

    ku s'ke vec curra e kacuba

    per kacuba ka dy cuba

    per gjith curraka dy burra

    ka dy burra malazese

    ngjedhun vezmet mire per brez

    ngjite taganet ne sylah

    idhte "novicat" peshtete per krah

    synin xhixhe e vet'llat shllunge

    neje-neje kryet si bunge

    q*' i qind here me i ra supate

    nuk ia hjek, jo , i ashkel t'thate

    por t'tane mend e te tane di'e

    per me u pra me Turk Azie.....

    Dervish pashes mandej con fjale:

    "Byrme!" kur t'duesh, mundesh me dale

    n'dac per mik , n'dac per anmik

    se ma gati c'se kam le

    s'e njoh vetin ne ket dhe

    buke e mish, barot te zi

    si zanate q* asht n'Mal te Zi.

    Shkon Dervishi tue u shty

    tue u shty e tue rrembye.

    ka marre Zete e Podgorice

    ka marre Viri edhe Kernice

    edhe marre e ka Vraninen

    Oso Kuka ku ka mbete

    mandej mandej kambe ai ka theke

    per me dalin neper Rjeke

    e me u kapun te cetina

    ku kisht' cerdhen gjeracina

    ku kisht trollin Knjaz Nikolla

    edhe trolin rreth e okolla

    ma i shembe , me ia derrmue

    mande pash n'dhe me ia gropue.

    Por se shka, kur erdh me dale

    neper Rjeke me kapun male

    Madhi Zot , ty t'kjofshim fale!

    se c'ka shkrehe aty potera

    se c'asht ndezun lufta atehera

    se shum gjaku edhe ka shkue

    shum"nizami" ka sharrue!

    Ka mbete gjindja pa u remue

    me i grane shpezte e Karadakut

    q* edhe leshojshin fort n'ere t'gjakut.....

    Masyni Turku me fuqi

    priti Shkjau me trimeri

    e ka ' u ndeshen me furi

    si t'u ndesheshin flake e agzot

    lum e lum per t'Madhin Zot!

    t'ia dha vigma e t'ia dha ushtima

    t'ia dha krizma e t'ia dha bubullima

    t'nisi topi me gjimue

    t'filloi pushka aty me velue

    t'u perla Turku me Shkja

    njani m'tjetrin t'u ndersy

    shoq me shoq t'u kaperthy'

    njani mesyni e tjetri shtyje

    si dy dema balle per balle

    q* atje n'djerr a n'ndonji zalle

    kur bajne gjethet mriz prej xetit

    kaperthye brynash n'mjet vetit

    kakezue shpinen ba kular

    shtangue bishtin strumbullar

    dyndun poluhni re n'ajri

    rrine t'u vra me t'madhe meni

    der' t'i daje ndonji bari.

    Dy here Turku u kap ne maje

    du here Shkjau e leshoi nder zaje

    tue shkrue sh[atin me harape.

    Por kur s'tretit muer me u kape

    e me dale prap n'maje t'malit

    kur n'Mal t'Zi kje pika e djalit

    i leshoi n'toke atehere "shejtanat"

    edhe ue cue e xuer taganat

    e si bisha tue lurue

    fulikare n'Turk leshue

    E t'ia nisen me i krekcue

    ke me krye , po , e ke me koke

    tue i leshue shyt dekun per toke.

    Aty Turkun e leshou zemra

    edhe vend s'i xu ma thembra

    por u drodh e solli shpinen

    e n'teposhte e muer rrepinen.

    T'iu leshue Shkjau mbrapa per gjurme

    e me vigme e t'madhe zhurme

    vrap per vrap e turr tue e ndjeke

    ke tue there , ke tue lane deke

    e dermoi der' poshte ne Rjeke

    ku prap sh'gjete i vehet n'shpine

    edhe e debon e e qet n'Vranine.

    Kur me sy ka pa dervishi

    se Nikolla ushtrine ia prishi

    fort nji here ai na sht idhnue

    ka shkrepe kambet porsi i terbue

    idhte "javrenin" ka qortue

    por mandej zgjedh nji "allaj" t'ri

    nder ma t'miret q* i kisht' n'ushtri

    e ia qet Shkjaut mbrapa shpines

    me ia pre rrugen Cenise

    Vec Nikolla , i biri i Shkines

    po kisht' kene nji biramel

    q* ma n'Shkja shoqi s'i del

    prande' e pa me kohe rrezikun

    edhe u drodh e u vu ne t'hikun

    mori malin thik perpjeta

    tue u zhduke me ceta t'veta.

    U zhduk Knjazi , e Dervish Pasha

    ishte ngerthye ato vet'lla t'trasha

    mori rugen per Cetine

    Valle , a hin Pasha n'Cetine?....

    Nuk e dij a hin n'Cetine

    por n'Cetine e dis se s'rrin

    dic po velon atje n'Berlin....


  13. Kange e katert

     

     

    VRANINA

     

    Gjendja ne Vranine ndryshon. Cetina shqetesohet, Oso Kuka asht shkaku i ketij ndryshimi. Knazi Nikolla thrret Krenet e Malit te Zi dhe u paraqet situaten ne Vranine.Planet e tij jane te peshtetuna ne ndihmen e Carit te Rusise. Mirko pohon se Shqiptaret thehen ma udobisht me pare , dasi e ngaterresa se sa me arme.Lype nga Knazi nje ushtri me 400 Biocas nen Gjukoviq Peren.Auktori porosit Zanen t'i lajmeroje Osos rrezikun.Zana qe din te ardheshmen , s'ka dert per deke te Oso Kukes sa per fat te tokes te Burrit , te Lekes e te Kastriotit.

     

     

     

    Vrojti fjala ke Cetina

    Valle! c'po ban mbi Shkje Vranina

    Valle! c'po ban Vranina n'Shkje

    rob tue xan e gjind tue pre

    tue pre gjind , tue xane hajduka

    qyshe se duel njaj Oso Kuka!

    oso Kuka ' i burr Shkodrane

    shoq per Shkoder , thone , s'ka lane

    per kah besa e kah trimeria

    q* zanate i ka shqipnia

    kaleshan e sy-pergjakun

    mje n'sylash e ka mustakun

    ushton mali, thone , kur t'flase

    dridhet fusha kah t'vikase

    e kah t'dredhe te rrepte taga'n

    thue se rr'feja shkrepe per ane

    kaq vringellim ai shkon tu' i dhane!

    edhe e ka nji "xheverdare"

    "xheverdare" pushke vrastare

    q*, ke t'laje syni i njerit

    me te sy'n ia nxier skyfterit

    Burre kaprroc e trim si Zana

    thone me kemishe e bani nana

    edhe , thone , ka le drangue

    pse tri zemra i kane qillue

    e pse i ka tri pupla t'arta

    per nen krahe te armeve t'larta

    prandej plumbi m'ta nuk ngulet

    m'te tagani edhe perkulet

    top me i ra shpirti s'i shkulet

    Ky n'Vranine edhe ka xane

    me njiqind e nji "breshane"

    ku nji fjale e paska thane:

    se per t'gjalle rodi i Shqiptarit

    s'i bjen n'dore kurr Gospodarit

    Fjala Knjazit n'vesh ka shkue

    edhe Knjazi na asht idhnue

    na asht ishnue kue e pa ndi

    Thirrka Krenet e Malit t'Zi

    njani ari , tjetri duhi

    te gjith le sokola malit

    e n'lendine n'kuvend rreshtue

    ngerthye vet'llat m'shtek te ballit

    fole u paska si tue ul'rue

    ka dale fjala nper Cetine

    se'i Shkodrane ka ra n'Vranine

    n'ate Vranine , po , n'ate rranze suket

    thone ka ra' i fare Oso Kuket

    Kaleshan e kime-zi

    gjak e zgjarm a ai syni i ti;

    edhe i ka nji pare musteqe

    kacarrel e leqe-leqe

    q* me i mbrrijte mje n'flete t'sylanit

    t'zez e t'trashe si dhana e krahit

    Ky edhe , thone , ka le drangue

    pushke as top mos m'e shinue

    as tagan mos m'e varrue

    e , po thone , se ka zatete

    n'ate Vranine me dyqind vete

    me dyqind fatosa t'ri

    djelm te zgjedhun n'mal e n'veri

    jo per duke e hijeshi

    por per zemer e trimeri

    q* e kane pushken tate e nane

    Ky edhe i'fjale e paska thane

    se per t'gjalle rodi i Shqiptarit

    s'i bjen n'dore kurr Gospodarit....

    Prap, po thone, se ky Oso Kuka

    paska xanun do hajduka

    do i ka xane e do i ka pre

    s'len me ra ma Shkja n'ate dhe

    Cubat vete i pace ndersy

    t'zeze vraninen per me mesy

    vrase e pre mos me ia ndale

    vec me Turk si t'nisi fjale

    pse Moskovi e ka pleqnue

    Shqiptarine ne me na leshue

    m'Rozafat e m'Kishe decane

    ku do t'mbrrije megja serbjane

    per me u gjetun Cernegora

    me Serbi bashke dora -dora.

    Kujtoj keq s'na kishte ra

    Shqipnine tjeter kane me e da

    Bullgaria e ajo Greqia

    Pse mbasi Shkjete e Ballkanit

    t'kene pushtue toket e Sulltanit

    e marre t'kene do skele detit

    te kene lidhe bese ndermjet vetit

    ka m'iu dhane Shkjenise e mbara

    ka m'u shtrue ura perpara

    det e m'det m'u hap Moskovi

    ka m'iu kthye Krajlnive hovi

    Por qe tash , mbasi ka zane

    n'ate Vranine ky burre Shkodrane

    nuk po dij se kah t'ia mbaje

    drue s'm' ka mbete per sot uzdaje

    se i pushtoj toket e Shqiptarit

    si e kam pase fjalen e Carit!

    Keshtu tha Knjazi i Malit t'Zi

    Krenet po rrijshin tue ndi

    tue e ndie e tue mendue

    se shka Knjazi ish'tue ligj'rue

    per shqipni e per Shqipetare

    Kur qe Mirkja , krenesh se pare

    po i thote Knjazit:" Gospodar",

    fjala e Carit n'udhe s'do lane

    pse ka dale nji burre Shkodrane

    n'ate Vranine , n'ate t'zeze krahine

    n'breg t'Liqenit , n'ate kodrine

    Pse po kje se ky Oso Kuka

    po asht nji njeri q* e mban buka

    n'mos e marret pushka e kurrkuje

    (mjaft q* , i mjeri , mund ta gjueje!)

    ka m'e marre nji pushke vrastore

    pushka e babes "letine mizore"

    q* der' m'sot mue s'm'ka koritun

    pse edhe n'Turk ajo asht vaditun.......

    Vec po e xame se kete Shkodrane

    gjalle as deke s'po mujme m'e zane

    me gjith keta nuk don me thane

    se na s'e pushtojme Shqipnine.

    Malazezte te gjithe e dijne

    se n'Shqipni ka djelm si Zana

    q* ma t'fort s'po t'i ban nana.

    Me arme n'dore , si thome na , le

    ane e kand permende mbi dhe

    per trimeni , per bese e Fe

    e prandej p'r'i dite Shqipnia

    s't'bjen n'dore , besa , lum zotni

    Por me kohe e me dredhi

    me u kape mundet Mali i Zi

    m'Teqe t'Krujes e m'Kishe Decane

    ku do t'mbrrije megja serbjane

    Pse tue kene se ka filli

    n'Shqiptari sot m'kambe me u vu

    muhaxhire e Anadolli

    gjind t'pa plang edhe t'pa shpi

    q* nuk dijne se shka u kje i Pari

    Zot e Mbret per t'cilt asht ari

    e u lane m'anesh dyeret bujare

    dyeret bujare t'tokes shqiptare

    njata Krene e kapitana

    Bajraktare , trima si Zana

    t'mesuem per Mbret dhe dhanun jeten

    t'mesuem per vend me shkri ata veten

    per kete bese kallxou kuleten

    se Shqipnine ke m'e pushtue

    para se te keshe mendue

    Prandej xen tash, "Gospodar"

    me qite fitme nder Shqiptare

    pse me kohe e dhelpeni

    ke m'u ba Krajl mbi Shqipni

    Edhe ndoshta mbi Serbi.....

    Por na as tash haru s'po rrijme

    se ma shpejt n'Vranine po bijme

    me u perpjeke me ate Turk Shkodrane

    Un po t'bie me Cetinjane

    Cetinjane nja shtateqind vete

    q* per gja se bajne kete jete

    si me deke ashtu me mbete

    Mandej t'bjere Gjukoviq Pera

    me nja katerqind pushke tjera

    katerqind Bioca t'ri

    q* jane Ora e malit t'Zi

    Kam uzdaje se me keto ceta

    n'suke t'Vranine un porsa t'veta

    kam me ngule n'te "Trobojnicen"

    kam m'ia vu Osos "kapicen"

    n'kjofte se kryet s'ia pret tagani

    si n'Cetine ka dalun zani....

    Pse perndyshej , kam m'ia pru

    Kryet n'Cetine , t'ngulun m'nji hu....

    Keshtu tha Mirkja , Kapitani

    ver me goje kush ma nuk bani

    Atehere Knjazi i Malit t'Zi

    merr e u thote: Sokola t'mi

    bini pra, n'Vranine me ushtri

    me sa t'dueni ushtare te ri

    por Vraninen ma pushtoni

    Osos kryet por m'ia shkurtoni

    Sa per fitme e per ngatrresa

    m'i leni mue , perse , qebesa

    me pak pare e tue gerga

    ate e bir un kam me da

    jo se ma bajraqe e fise

    q*, cese mora mend e shisem

    un t'bashkuem mend nuk i mbaje.....

    Oh! po , tash mund t'keme uzdaje

    se Serbia e Cernegora

    kane me u gjetun dora-dora

    me Greqi e me Bullgari

    si n'Moskov a ba pleqni

    Por Vraninen ma pushtoni!

    Osos kryet por m'ia shkurtoni!

    Foli Knjazi e Krenet u dane

    e n'Vranine , mbi "xhebehane"

    zu me kerrkoke nji sorre kob-zane

    Deh! moj Zane , pashe njato kroje

    pashe currilat neper prroje

    pashe bylbylat e pranveres

    e pashe t'amblin fllad te eres

    e p'r ate voes , q* bje prej qielli

    a pashe lulet drandofille

    deh! m'kallzo a po t'vjen keq

    se e dau Knjazi sot nder Pleq

    trup nji ushtri n'Vranine me cue

    Osos kryet per m'ia shkurtue?

    Mue m'u keputshin fletet e krah'e

    mue m'u bashin prozhmet rrahe

    mue m'u shuejshin kange e valle

    kange e valle edhe zavalle

    mbi njato rudina t'buta

    per mjedis m'u plaste lahuta

    n'paca dhimbe a kurrnji grime

    pse po i pritet Osos Kry't

    pse po i erren te dy syte

    krye n'Shqipni mos mbetet pa u pre

    n'kjofte se n'shekull ai ka le

    per me u vu mbi te "kapica"

    me njate shkrole q* e shkroi Nikica!

    Por m'lingon mue shpirti e zemra

    shtati , m'dridhet mje ke thembra

    ke po ndje un kob te ri

    q* i ka mbete sot Malit t'Zi

    per me da t'mjeren Shqipni

    ku ekane le e ku jane perkundun

    prej kah shek'llin e kane tundun

    Burri , Leka e Kastriota

    para t'cilve shuete bota

    e Shqiptaret posi t'hutue

    me duere n'ije rrijne tue shikjue

    thue se ' mend qiella e ka da

    rob me ndejun keta nen Shkja

    m'iu shtrue Knjazit dheu i Shqiptareve

    shtrej fitue me gjak t'Pareve!......

    Ehu! mallkue kjofte njaj n'Shqipni

    kjofte mallkue , po , a plak a i ri

    q* per Mbret e per Liri

    s'cohet sot me arme mizore

    s'lidhet sot me bese arbnore

    per me dhane ma para jeten

    per me shkri ma para veten

    se me ra fisi i Shqiptarit

    n'thoj t pangishem t "Gospodarit"

    Shka? a thue n'kange se ka me u vu

    se pa pushke e ndeje harru

    i ra Knjazit n'dore Shqipnia

    n'za kah besa e trimnia?

    Jo , per Zotin! Para toka

    e perpifte me male e boka

    e me lume e fusha t'gjana

    per te dielli u errte e hana!.....

    O zotnite e shqiptarise

    o ju Krenet edhe t'Malsise

    pashi ate Zot e ate emnin t'uej

    mos lakmoni pares s'huej

    sado vone me pase per t'shkue

    mbi djelmt t'uej ka me gjikue!

    E ju , t'cilve i Buk' ri i qielleve

    u ka zgjedhun me i pri njerit

    raves s'amshueme t't nalte Empirit

    q* a' e lirise e e s'Drejtes pasqyra

    kinje n'mend: per ju detyra

    s'asht me mbambe vec gjuhet e hueja

    s'asht me mjele vec delet t'ueja

    por me ate Fe q* kem prej qillit

    por me t'bardhen drite t'Ungjillit

    mbrende dashtenine m'ua ndeze Shqipetareve

    per kah gjuha e vendi i t'Pareve

    q* Shqipnia t'jete e vetit

    q* Shqiptaret t'sherbejne njaj Mbretit

    q* per Mbret e troje t'veta

    mos t'u dhimbset gjaj as jeta

    por te desin , si Oso Kuka

    q* asht tue deke , ehu! n'ate suka!

     

     

     

    *****

     

     

     

     

    Kange e peste

     

     

     

    DEKA

     

    Ne darke oso Kukes i lidhet buka . Hija e dekes s'e len rahat. Cohen sofrat e djelmenia kush luen , lush lyen armet , kush keqyre shpatullat. As keto s'diftojne mire , kacel Doda merr lahuten e kendon Gjergj Elez Aline. Mbas kanges Osja qet rojet ne va , mdersa tjeret bien me fjet. Osja s'mbyll sy. S'flejne as anmiqte. Naten nper terr derdhen neper vranine. ne te zbardhun te drites kerset pushka e Kerni Giles. Ndezet flake vendi. Osja lufton si bisha. Ndryhet ne kulle te barutit dhe i ep zjarrm , tue hjelle ne hava vedin e anmiqte. Mbylle kangen nji porosi nanave shkina , qe aty e mbrapa mos t'i mesojne femijet te mesyjne token shqiptare.

     

     

     

    Kush t dij, c'ka ai Oso Kuka

    q* tue i shkue s'asht sonte buka.

    S'po i shkon buka as mishi i dashit

    kot nget tryezes a' ndeje per rrashit,

    tue perdredhe njato musteqe!

    Thone, k pa nji anderr t'keqe

    anderr t'keqe , thone , ka pa

    mbrame , q* shkoi , porsa ka ra

    Ka pa n'anderr se prej Rjeket

    kenka nise nji hije deket

    ndezun flake , si flake lugatit

    q* , tue hecun fushes e shpatit

    e nper keneta e nper zallina,

    fille po vite kah Vranina

    Kur n'Vranine ajo ka mberri

    n' " Xhebehanr" paska hi

    edhe i dhanka zgjarr barotit

    ka palse kulla e ka marre gjame

    asht dridhe toka per nen kambe

    ka ushtue L'qeni , mali e lumi

    edhe Osos po i del gjumi.

    Pa kete anderr oso Kuka

    a prandej nuk po i shkon buka

    a'po i shkon buka as mishi i dashit

    kot nget tryezes , a'ndeje per rrashit.

    Po ,s'han

    buke , vec sa me thane

    i lane dueret e del m'njane bri

    tue mendue , duhan tue pi.

    Sa rrin Osja tue mendue

    buke djelmina kane mbarue

    cuene tryezat e i peshteten

    rrokull odes mandej zateten

    kush tue dhene , kush tue kuvende

    kush tue luejte"cin-mic" e "hane"

    kush tue ly ndo' i cark breshane

    nji taga'n n'unuer e mbrehe

    fisheket tjetri n'vezme i njehe

    Kur xen Osja atje ma vona

    Keqyre ate shpatull , Soko Tona

    e na thuej a difton gja

    pse dishka nakel m'asht ba....

    Jo , po , shpat'lla keq diftote

    lufte kah"maja"ajo kallxote.

    e ka "penda" disa vorre

    tym e gjak neper oborre

    Prandej Soku erdhe e u vra

    kah po e keqyrte n'drite pa za.

    Ndoshta shpat'lla , tha , s'a gja

    pse per ndryhej fort ka gjase

    se na lufte kemi pase

    se shum njeri ka me u vra

    shum do vorre jam tu i pa.....

    Po prej luftes Shqiptaret nuk tuten

    Merr , Kacel , nji here lahuten

    e na thuej , nji kange shqiptare

    s'mbajme na zi pa na qite fare!

    Muqe lahuten n'dore Kaceli

    m'te "magjarin" n'vend e ngeli

    e mbasi per za e ujdisi

    keshtu kanges atebote ia nisi:

    Kish dale nji Harap prej detit

    trim i zi e belaxhi

    edhe qitka ' i porez t'rande

    ka tri buke pogace per shpi

    shate mbase vene per dite me i pi

    ka i taroc per mish te zi'

    ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun

    ka nji skjap per darke m'ia repun.

    Njiqind vete n'mejdan ka pre

    njiqind vithna qiti faret

    njiqind shpia edhe ka djegun.

    Kur vojt rendi n'Shqipatri

    njati Gjergj Elez Alise

    leter t'vrashte i paska cue

    ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali

    mbas dy javesh si t'bjere kjo leter

    ti n'mejdan mue ke me m'dalun

    pse ty kullat do t'i djegi

    mal e verri pse do t'i shkeli

    dhen e dhi pse do t'i mjeli

    pse edhe gruen rob do ta marr!

    Letra Gjergjit n'dore ka ra

    Edhe Gjergj fort a vra

    fort a vra kur e ka kendue.

    Dy jave vehten e ka mbajtun

    buke prej derrit ai tue hanger

    mish taroci ai tue granun

    vene tri vjece tue pi

    edhe atin e ka mbajtun

    tagji urizit n'strajce tue i qitun

    Vene me pi per uje tue i dhanun

    Krye dy javesh , mbushun dy jave

    vehten Gjergj e ka provue

    nji lis t'madh kish ' pase n'oborr

    me dy dueret Gjergji e ka kapun

    me gjithe toke e ka zhgulun

    opet n'vend edhe e ka ngulun.

    Kenka mbathe e kenka veshun

    paska veshun petka arit

    paska ngjeshe shpaten florinit

    zgjidhka gjokun pullali

    ia ven frenin traqind pullash

    ia mberthen me shtate kollona

    edhe nanes ai po i ban za

    hallalle, nane , ti me me ba

    mire e keq , shka kemi folun!

    E i ka puthun nanes doren

    Amanet , mori ti loke

    n'kjofte gjikue me m'pre harapi

    lot per mue ti mos me derdhun!

    -"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte

    se s't'korite , jo , lokja jote"

    E ka marre topuzin n'dore

    e ka hypun mbi shpine t'atit

    edhe a nisun per t'gjate t'shpatit

    tue zbardh drita prej sabahit

    i ka vojtun n'dere Harapit

    "Nadja mire , Harap i zi!

    Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi

    por cau del n'ate fushe t'mejdanit

    sot ka dy jave si m'ke cue fjale

    sot ty kryet due me ta pre!

    Kur ka pa Harapi i detit

    n'dere njate Gjergj Elez Aline

    shif shka bani atehere Harapi

    lekura buejesh per at ka lidhun

    Asht tute ati i Gjergj Elezit

    e kah Gjergj paska shkue

    Mos u tut , bre zogu i atit

    gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje

    I asht turre harapi i zi

    e m'topuz m'ta edhe ka shti

    Gjergj kryet po e ka alun

    permbi krye topuzi rreshqiti

    T'iu drodh Gjergj Elez Alia

    dale-kadale , Harapi i zi!

    se m'thone Gjergj Elez Ali

    E m'topuz m'ta edhe ka shti

    M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun

    tre pash para n'dhe e ka ngulun

    dekun n'toke ra atebote harapi

    ka marre djali edhe ka zdrypun

    ia ka pre ate krye te zi.

    hukubet Zoti e kisht' falun

    tri pellambe buzen kishte pasun

    kisht'pase veshin sa' i zhgun burri

    sa dy vete me te me u mbelue

    Kur ka ndie Mbret Sulejmani

    paska shkue m'ate dere Stambolle

    trim ka e trima s'ka

    por si ka trima n'Shqipni

    s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti

    s'i ka toka as s'i ka deti.

    Keshtu Kaceli po kendonte

    rrokull oda po e vezhgonte

    po e vezhgote tue kendue

    vec se Osja , trim drangue

    veshin kanges s'ia kishte vu

    kanga ate nate s'isht' tue i pelqye;

    prandej kanga kur u kthye

    "zemra t'kendofte!" s'i tha Kacelit

    vec se i thote , po , Met Zenelit

    merr Vuksanin e Sinanin

    edhe merr Kerrn Zagorjanin

    edhe dilni sogje n'va

    pse mjsenate tash a tue ra

    e thone Shkjau se bese nuk ka.....

    Keshtu tha Osja e sogjet duelen

    Osja e djelmte me fjete u ulen .

    Ra me fjet njaj Oso Kuka

    po spo flene , jo , Zeliq Gjuka,

    nuk po flene as nuk po kotet

    nja' i punes s'fort , me gjase , po i zotet

    pse ka here dikah a'nise,

    me nji struge per krye mertise.

    Valle , moj Zane , a din me m'thane

    se ku Gjuka don me zane

    q* nper terr ka dale ne va

    thekatueshim udhes tue i ra?

    Ziliq Gjuka , nji zog shkinet

    nji zog shkinet prej Vraninet

    kah Prevlaka kambet po i theke

    me qate Mirkon per m'u pjeke

    pse qaj Mirkja i Malit t'Zi

    paska dynde nji t'madhe ushtri

    edhe dashtka , n'nate t'pa hane

    mbrende n'Vranine sonte me zane

    prandej Gjukos fjale i cueka

    me i pri ushtrise nder ato suka.

    Edhe fjales i ndejka Gjuka

    pse pa kendue gjelat e pare

    ai na a'pjeke , n 'Mirkon Serdar

    na asht pjeke , po n'te trathtari

    shtrenjt pague pse e ka Serdari.

    Por nuk dij a a' mendue mire

    se n'ushtri , jane krenat lire....

    Mbasi shejzat pa n'prendue

    m'kambe ushtria atebote u cue

    per me u nisun kah Vranina.

    Shtateqind pushke u coi Cetina

    e q* Mirkja u kishte pri

    tokes u nisen vi e vi

    bregut t'Rjekes s'Cernojeviqit

    tue shkue vister mbas Zeliqit

    e ato katerqind pushket e tjera

    q* u kisht' Gjukoviq Pera.

    Rrjekes u nisen mbi lundrina

    tue vozite kah Cakavica

    per me mesy t'zezen Vranine

    n'balle t'Lesenders-n'ate kranine

    -Ehu! moj Zane , pashe te dy syte

    shkomi Osos tash ke kry't

    edhe n'vesh atij m'i thuej

    nsi nper toke e si nper uje

    ka cue Knjazi m'e rrethue

    kryet atij per m'ia shkurtue!

    Por n'dac ndal: pse Osja fjete

    nuk a, jo me kater vete

    q* i ka qite ai sogje n'va.

    Vete Moskovi aty me zane.

    Pa ia nxjerre gjumin s'e lane

    Pse ku ndoshi Met Zeneli

    Met Zeneli- e Vuskan Gjeli

    e ai Sinani- e ai Zagorjani

    aty fusha ka marre gjame

    aty toka a dridhe nen kambe!

    Hylli i drites atebote tue le

    per me pru dheut shpenese te re

    per me i pru s'mjeres Shqipni

    ofshe, vaj, nji kob te ri

    kur qe Mirkja ndodhi n'va

    po , a thue , s'ka ndeje tue fjetun

    por nder prita ka zatetun

    pushken Shkjaut per m'ia fillue

    per shej t'pushkes si t'jete afrue.

    N'uje t'Moraces tek behe ushtria

    u zbarth Gjuka -ate e vrafte buka!

    E vrafte buka si a tue e vra!

    edhe vaut desht ai me i ra

    kesh me u kapun n'breg t'Vranines

    me u cile shteg djelmeve t'Cetines

    Por kje rrejte i biri i shkines!

    Perse aty ' i fare Kerrni Gile

    i ndei gati n'"karajfile"

    tue ia ngjite shi n'lule t'ballit

    tue e ftofe shi n'rane te zallit

    Po , tek i qiti i Zagorjani

    "kuku, majko!" Gjuka bani

    e ra dekun pike ma i pari

    -ashtu rafte gjithmone trathtari!

    Porsi kur nji burre gjuetar

    t'qese n'korba , grumb'llue n'ane

    e t'a vrase ndo' i korb te zi

    cohen korbat per ajri

    t'u peshtjellue e t'u perzi

    njashtu ushtria e Malit t'Zi

    atehere xuni m'u peshtjellue

    kur pau Gjuken dekun shtrue.

    Por, qe, rane prap tri"breshan"

    tri breshana- si tri zana

    n'zi tue veshun prap tri nana.

    Kur nji burre ta zb'loje anmikun

    e ta kete ne dore celikun

    e celik ta kete zemren

    edhe plumb ta kete thembren

    q* te dese ku t'zatese

    shum gerset aty potera

    shum do nana aty i thane vera!

    Qe edhe Mirkja kur ka pa

    se per balle kisht'priten n'va

    "Bini djelm-ushtrise vikati-

    pse i ka ardhe Vranines sahati!"

    Edhe ushtria atehere ndei gati

    krisi pushka aty batare

    krisi "letine" e "xheverdare"

    krisi "dilke" edhe "breshane"

    ushtoi L'qeni ane e m'ane.

    Ah!gajret , bre, Met Zeneli

    ah! qindro, bre , Vuskan Gjeli

    mos e lesho mori Zagore!

    ngul, Sinan , bre , re mizore!

    pse me gjase , ke dridhet suka

    asht tue ardhe tash Osja Kuka.......

    Aman , Zot , kur Osja mrrini

    si re breshni krese s'njaj verrini

    me tridhete e disa burra

    e zateti neper curra

    se c' kje ndezun flake Vranina!

    Aty qielle ma nuk u pa

    aty pushke ma nuk u da

    njikaq gjama erdh tue e mblue

    njikaq gjama erdh tue ushtue!

    Rrihte " letinja" edhe "dudumja"

    porsi breshni vite plumbja;

    jitshin gjindja neper keneta

    neper keneta - e neper mreta

    tue rektue per nana t'veta!

    -Eni e shihni , oj nana t'shkreta

    eni e shihni ' i here n'ate va

    djelmete e ri , q* aty u kane ra!...

    Po, dro , imend, mori ju shkina

    I rritet djelmte ju kah Cetina

    per me u mbetun kah Vranina?

    Per me u mbete nen arm t'Shqiptarit

    vec prej llokmes s' "Gospodarit?"

    Kjani , atehere! s'kam dertin t'uej,

    por, ke ata kane n'mjet nji uje

    e ke n'balle kane disa curra

    e nper curra- disa burra

    q* per mbret e troje t'veta

    nuk i dhimbet gjaja as jeta

    fort po drue se sot n'ate va

    shum ma zi kini per t'pa....

    Tue krise pushka pa ia da

    tue korre deka krena n'Shkja

    thue se shnderiteshem n'qiell dy dielle

    n'ane prej t'Lemit u kuq qiella.

    E kuqe ishte Moraca!

    E agoi drita. Neper kllaca

    kur pau Mirkja djelte sharrue

    me marre fryme t'cilit ki'n harrue

    aman, Zot, se c'u terbue!

    Oren xuer ai t' Karakadakut

    xue taga'n t'ndryshkun prej gjakut

    e tue brite porsi ari:

    "Mbrende, sokola t'Malit t'Zi!"

    i ra vaut porsi duhia

    a mbas tij gjithe ushtria.

    Ah! kadale , bre zogu i shkines!

    krisi Osjka n'curr t 'Vranines

    se ke dalun n'va t'pa va

    se n'log Zanash je tuj ra!

    Edhe n'kambe atebote u cue

    me tagan ne dore shtrengue

    fille e m'ta yrysh tue shkue

    porsi ula , i t'shohe anmikun

    se kah strof'lli i ndjene kercikun.

    Ehu! moj zane, po t'ishin ndeshun

    ata burra te kerleshun

    q* ma t'forte nuk i ban shkina

    q* ma t'rrepte s'i ban turkina

    ndoshta zot nderrue s'kish Vranina

    por n'qielle ndyshej kendonte shkrola!

    pse, pa u ndeshun keta sokola

    briti t'madhe Prenge Mar' Kola:

    "Dredho, Oso , n'Xhebehane

    se na ra Shkjau pre' asaj ane!"

    Me i ra tinzi' i ujk nder berre

    s'dredhe ma shpejt, jo , nji bari

    kah anmikun te kete ndi'

    si m'atebote drodh Oso Kuka

    tue ngjite perpjete kah suka.....

    Kjani , kjani, oj Zana, kjani

    n'ato maje , ku ju hani

    n'ato kroje ,ku ju pini

    n'ato hije, ku ju rrini

    n'ato valle, ku vallezoni

    kjani e lotet mos i pushoni

    perse tash, ehu , n'ata curra

    kane me mbete , ehu! njata burra

    me aq kujdes q* i kini rritun

    n'arme e n'lufte q* i patet vaditun

    q* edhe vete i kini mesue

    me mesy anmikun pa u grigue

    pa u frigue, po , ,e ,esy anmikun

    nja m'dhete vete me i ba hikun

    mos me e luejtep'r'izet kercikun!

    Per shka t'bajne s'jane sot tue pasun;

    per gjith anesh Shkjau u a rrasun.

    S'kane shka bajne? Po, a thue, mund t'desin?

    T'desin, pra , nuk kane shka presin:

    t'desin, po si u kane deke t'paret

    e ta marrin vesht Shqiptaret

    se a , ma mire nen dhe dhe u kja

    se per t'gjalle me ndej nen Shkja....

    Po, le t'desin-s'kane shka presin

    pse , qe , Mirkja tash duel n'va

    kah Lesendra edh' a ' tue ra

    tinze, nper mal , Gjukoviq Pera

    me Bioca t'lehte si era

    e jane cue Shkjete e Vranines

    e jane ba me ushtri t'Cetines

    per me marre sot Oso Kuken

    q* me ta ka pase da buken

    q* u ka ruejtun male e veri

    q* u ka mproktun erz e shpi;

    por s'din Shkjau me mbajte miq'si!

    Aman, Zot, kur duel Serdari

    se c'kje ndeze Vranina zhari!

    Aman, Zot, kur mbrrini Pera

    se shume krisi atebote potera!

    Por kur rane Shkjete e Vranines

    shum u krisi plumbja shpines!

    Porsi she q* m'nji nate gjamet

    rritet turr e del prej amet

    tue ushtrue- e tue shkumbue

    shkaperderdhet nper zallina

    ashtu u derdh Shkjau te Vranina

    n'vale Shqiptaret krejt tue i pershi.

    S'lufton ndryshe' e rrebte kushedra

    e me dhambe edhe me kthetra

    zjarm e surfull tue flakrue

    kur drajt ta kene rrethue

    si i qindron sot Shkjaut Shqiptarit

    per dhe t'ambel q* i la i Pari;

    kambe per kambe tue qite pada

    tue korre krena neper Shkja

    U jane ndezun flake breshanat

    u kullon gjak n'dore taganat

    e u kullon gjak edhe zemra,

    ves se vendit s'u lot themra

    Por c'dobi: dielli tue le

    -isht'tue le m'ate dite per Shkje!-

    I rane ndore Shkjaut t' terbuem

    tridhete t'vrame e dhete t'shituem!.....

    O ata t'lumte, q* dhane jeten

    o ata t'lumte , q* shkrine vehten

    q* per Mbret e vend te Pareve

    q* per erz e ndere t'Shqipetareve

    derdhen gjakun tue luftue

    porsi t'Paret u pa' n punue

    Lehte u kjofte mbi vorr ledina

    bute u kjofshin moti e stina

    ak'lli , bora e serotina

    e der' t' kendoje n' mal ndo' i Zane

    e der ' t' kete n 'dete uje e rane

    der' sa t'shndrisin dielli e hane

    ata kurr mos u harrojshin

    n'kange e n'valle por u kendojshin.

    E njaj gjak , q* kane dikue

    ban. o Zot , q* t'jese tue velue

    per m'ia xe zemren Shqiptarit

    per kah vendit e gjuha e t'Parit.

    -Po valle! Osja ku do jete?

    Oso Kuka a mos nuk ka mbete?

    N'Xhebehane ka zatete!

    Ka zatete n'ate kulle t' barotit

    ku ka ba emnin e Zotit

    se per t' gjalle nuk ka me e lshue

    shoket e vet per pa i pague

    tridhete t'vrame e dhete t 'shitue.

    Kur pa Shkjau se pushka meni

    si kah vau si kah Liqeni

    e se mbete s'kisht' Oso Kuka

    me t 'tjeret t' vrame , perjashte ke suka

    m ' Xhebehane u turr m 'atehera

    si kur t' leshoje kah pranevera

    vrullet bleta cark njaj zgjonit

    tue zukate si rryma e perronit.

    N'brohori tue i lute jete Knjazit

    njiqind vete kercyen n'kum t'pullazit

    ma t' permendunt kah trimenia

    njaq u ngjiten mbi fragjia

    tue thye muret n'gjak t'perlyeme

    - por ka gjoben shpia e thyeme!-

    krisi Osja atebote si ulani

    mje n'Cetine i vojti zani

    "Ah kadale , Nikolle , t' vrafte Zoti!

    pse ketu i thone Oso Baroti

    se s'ke pa Shqiptar me sy

    se djeg vehten edhe ty!"

    Edhe zjarre i dha barotit

    Aman , fale i kjofshim Zotit

    kur ka dhanun zgjarre barotit

    se c'a ' dridhe Vranina shkrete!

    se c'a ' hjedhe kulla perpjete!

    se edhe L'qeni c'ka gjimue

    m'kala t' Shkodres tue ushtue!

    Qepra , tjeg' lla , gur e trena

    kambe e trupe , krahe e krena

    hi e tym e flake e shkendina

    shi mje n' Viri e hodh duhia

    I hodh duhmja shi n'breg t' Virit

    qepra , gur e gjymtyre njerit

    Eni , eni , mori shkina

    eni , eni , te Vranina

    mblidhni vete nper shpat e perrue

    ehu! kortaret e djelmeve t' ue

    edhe emsoni femijet mbas sotit

    mos t' lakmojne tokes s' Kastriotit

    pse u bjen shtrejte , qe besa e Zotit!

    Njasi gjaku q* Oso Kuka

    sot ka derdhun ke ata suka

    si per Mbret , si per dhe t ' Pareve

    velon se velon nder dej t ' Shqiptareve

    Pra , pa u djegun n 'flake t ' agzotit

    si Osos kuka n 'kulle t ' barotit

    s' ka me ra fisi i Shqiptarit

    n 'thoj t 'pangoshem t ' Gospodarit!-

    - Dielli n , cila kur u cue

    n ' Vranine sparit u zhvillue

    "Trobojnica" - kjofte mallkue!

     

     

     

     

     

     

     

     


  14. Gjergj Fishta-"Lahuta e Malsise"

     

     

    Kënga e Parë (Cubat)

     

     

     

    Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit. Turqija nisë të ligështohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarët zgjohen: mendojnë edhe ata të fitojnë lirinë. Ndeshen me nji anmik tjetër. Knjaz Nikolla i Malit të Zi synon të shtijë në dorë pjesën veriore të Shqipnisë, i nxitun dhe i mësuem nga Cari i Rusisë. Ky i shkruen nji letër tanë dredhì e përkëdhelje Krajl Nikollës: i premton bukë e fishekë, mjaft që mos ta làjë Turkun të qetë. Letrën ia ep lajmëtarit (kasnecit) të vet, i cili mbas nji udhëtimi të gjatë, kapet në Cetinë, ku edhe dorëzon shkresën. Knjazi e këndon me vëmendje. Menjiherë çon e thërret serdarin e Vasoviç-it, Vulo Radoviç-in. Mbasi e merr me të mirë e ngarkon të formojë nji çetë cubash dhe me ta të biejë në Vraninë, për me plaçkitë e për me vrà.

     

    C U B A T

    Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue!

    Pesëqind vjet kishin kalue

    Çëse të buk'rën ketë Shqipni

    Turku e mbate në robnì,

    krejt tu' e là t'mjerën në gjak, (5)

     

    frymën tue ia xanun njak,

    e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:

    kurr të keqen pa ia dà:

    rrihe e mos e lèn me kjà:

    me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10)

     

    me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!

    Veç si 'i dèm, vu n'lavër spari,

    q*, ka' e vret zgjedha e kulari

    kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,

    s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15)

     

    e tue dhanë kryq e tërthuer,

    tu' i dhanë bulkut shum mërzì,

    me u vu s' ryset për hullì

    e as me shoq ai pendë me shkue:

    kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20)

     

    s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,

    pagë e t'dheta me i là kujë:

    por të lirë me shkue ata motin,

    veç mbi vedi tue njohtë Zotin,

    e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25)

     

    mos me i bà kurr tungjatjeta,

    n'braz me Turk kurr nuk kanë rà

    e as kurr pushkën s' ia kanë dà;

    por t'janë grì me tè e t'janë vrà,

    si me kenë tu' u vrà me Shkjà (30)

     

    E prandej si pat fillue

    Turkut Ora m' iu ligështue,

    e nisë pat m' iu thy' atij hovi,

    m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:

    e ato fiset e Ballkanit, (35)

     

    zunë me i dalë dore Sulltanit,

    nisë Shqiptarët kanë me u mendue,

    si Shqipninë me e skapullue

    zgjedhet t' Turkut : q* si motit

    n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40)

     

    krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë

    n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,

    me i bà kurr mà tungjatjeta,

    kurr me i là mà pagë e t'dheta:

    edhe Flamuri i Shqipnisë, (45)

     

    si fletë Engj'lli t'Perëndisë,

    si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,

    me u suvalë prap n'tokë shqiptare.

    Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,

    Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: (50)

     

    gërxhelì, por belaçì:

    na dyndë top, na dyndë ushtrì

    edhe del e bjen n'Shqipnì,

    për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,

    shka merr Drinin për s'të gjatit (55)

     

    der' n' Kalà të Rozafatit,

    ku ai me ngulë do' "trobojnicën",

    do' m' ia vu Shkodrës "kapicën":

    me bà Shkodrën Karadak,

    mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! (60)

     

    Ka ndejë Turku e këqyrë haru,

    pika-pika lotët tu'i shkue,

    kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;

    se Moskovi e ka rrethue:

    ka Stambollën muhasere! (65)

     

    Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere

    Shoq me shoq, tue shartue zì

    -si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-

    për të buk'rën këtë Shqipnì,

    si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. (70)

     

    M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.

    Sa mirë n'armë na janë shtërngue!

    T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,

    si të Parët ua lidhshin motit

    n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75)

     

    me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë,

    gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,

    diku ngranë, diku pa ngranë,

    harrue grue, motër e nanë,

    sy'n agzot, zemrën barot, (80)

     

    e si ai plajmi me furì,

    t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,

    për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,

    ku edhe trimat t'janë përlà:

    t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, (85)

     

    ballë për ballë ata tu'u vrà,

    fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:

    tue mbetë shakull përmbi dhè,

    mish për shpez e kaçubeta,

    gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

     

    gjithku kjenë sokola malit,

    pa kjà m'ta as nanat e shkreta.

    Veç se, po, me parzme t'veta

    Aty Shkjaut sulmin kanë thye.

    Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95)

     

    bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit

    e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:

    se jo veç q* Knjaz Nikollës

    nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,

    porsè as Mbretit të Stambollës (100)

     

    s'duen me i bà mà tungjatjeta,

    e se dore duen me i dalë:

    se Shqipninë nuk po e kisht' falë

    Perëndia për çerkez,

    Turq, manovë, likurazez; (105)

     

    por për do sokola mali,

    q* "Shqiptarë" bota po i quete,

    për ta gëzue këta djalë mbas djali,

    der' q* jeta mos t'u shuete.

    Turku fjalën e ka ndì': (110)

     

    se ç'asht mbushë ai me mënì!

    Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,

    gjallë Shqiptarët ai me i përpì!

    Por Shqiptari gjallë s'përpihej,

    e as me u shkelë, besà, s'po lihej, (115)

     

    kur po i mbushej mendja e vet,

    për Shqipnì me bà gajret,

    n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.

    Edhe kështu t'janë kapërthye

    grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120)

     

    pa dhimbë krenash tue u thye

    si me thye kunguj npër arë.

    T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,

    Shkjau: kah drote se Shqipnia

    Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125)

     

    mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,

    si atij hangër ia kisht' palla:

    merr e mësynë m'Turk fulikare,

    e si derrat me çakalla

    t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130)

     

    haju, ngaju, çaju, vraju,

    m' pushkë e m'top gjueju batare,

    gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,

    e npër fusha e npër gajusha,

    der'q* s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, (135)

     

    zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia

    e duel m'veti si dikùr:

    si premtue kisht'Perëndija;

    por si dashtë, besà, lum vëllau,

    s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140)

     

    Se s'ka dashtë Turku lirì,

    ma merr mendja; veç un s'dij

    Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër

    ardhë i paska, q* nën themër

    rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145)

     

    edhe atë tokë ai me pushtue,

    për të cilën vetoi motit

    shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?

    E q* s'paska dert aspak,

    se Shqipnì dhe Karadak (150)

     

    krejt me atë punë po i làte n'gjak?

    Zemra i ardhka prej Moskovit!

    N'Petrograd Cari i Moskovit

    Nji bè t'madhe po e kisht' bà:

    m' e ndie plak e kalamà: (155)

     

    se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,

    se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:

    gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,

    s'do t'u late as s'do t'u krifte,

    as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

     

    për pa i hi Stambollës përmbrendit,

    për pa këcye mbi post të Mbretit,

    me u bà zot i tokës e i detit;

    edhe Europës tregun m'ia prè,

    mos m'e lanë me shitë, me blè, (165)

     

    mos m'e lanë me çilë kund punë;

    por me bà q* ajo përdhunë,

    për me çue 'i grimë bukë te shpija,

    rob të ngelte n'kthetrat t'tija,

    n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

     

    mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!

    Por, pse ishte 'i skile e vjetër,

    si për fjalë ashtu për letër,

    mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,

    ai po e dite mirë e hollë, (175)

     

    se isht' do punë me hi n'Stambollë:

    se isht'do punë Turkun me e thye,

    pa sharrue vetë mbrendë me krye.

    Prandej xèn ai me trillue,

    m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180)

     

    m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,

    q* me i qitë këta punë Sulltanit;

    me i qitë punë këta 'i herë mà para

    me trazime e punë t'pambara,

    e mandej vetë prej Rusiet, (185)

     

    si harusha prej pusiet,

    me i rà Turkut fulikare,

    m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;

    për pa bà me mend pleqnì,

    se me atë punë botën unjì (190)

     

    mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì

    Kur ketë punë e ka pleqnue,

    ka marrë trimi e n'odë ka shkue,

    ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue,

    me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

     

    kah Zagrebi e kah Sofia

    me lidhë besën shkaf asht Shkjà,

    mbi Budin, m'çanak-kalà,

    edhe tok këta ndërmjet vetit

    mos m'ia dà të keqen Mbretit; (200)

     

     

    por m'e nxitë, por m'e mërzitë,

    m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,

    herë për shtek, herë për kufì,

    tash me peng tash me pleqnì,

    por gjithmonë, po, pa kanu, (205)

     

    veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.

    Mbasandej, ky zogu i Shkinës,

    merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,

    merr e 'i letër, ia angllatisë,

    me dredhì tue ia qindisë: (210)

     

    Ti, q* jè qaj Knjaz Nikolla,

    falmëshëndet Cari i Rusisë,

    se zà t'madh për ty kam ndie

    q* jè trim e gërxhelì,

    q* jè burrë e kuvendtàr, (215)

     

    me ta drashtë hijen anmiku,

    por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;

    pse qe ti m'atë rrasë Cetine

    më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,

    e jè bà, po, gazi i dheut, (220)

     

    tue mërzitë miq e kumbarë,

    veç e për bukë thatë në gojë.

    Mje sa Turku, përbri tejet,

    dredhun çallmën m'vetull t'synit,

    derdhë shallvarët ai pala-pala, (225)

     

    rrin e ban kokrrën e pallës,

    e as m'e pà ti s'mund ta shofish

    përmbas kodrës së pilafit

    Po a thue, t'la ty kamba e dora,

    ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, (230)

     

    jo se hi kè bulk n' e huejën,

    q* s'po ndihesh kund për s'gjalli?

    Mo', bre burrë, se nuk ka hije

    Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,

    edhe n'shpì me e shkuem ai motin, (235)

     

    tue u ndeshë npër furka t'gravet!..

    Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,

    me ato male të madhnueshme,

    me ato fusha të blerueshme,

    q* kurrkund s'jè kah orvate, (240)

     

    me ia shkye 'i skundillë për veti?..

    M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!

    Pse pa luejtë ti kambë e dorë,

    s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:

    Por ti luej, nafaka luej, (245)

     

    ka pasë thanë ai burri i huej;

    sa për bukë e për fyshekë,

    piqu n'mue, se t'i qes vetë;

    edhe kësulën vène n'sy,

    se të nget Mbreti i Stambollës: (250)

     

    nuk ta là me t'prekë me pupël -

    Letrën kështu Cari e ka shkrue,

    edhe mirë e ka palue,

    e e ka mbyllë me dyllë të zi;

    ia ka dhanë kasnecit t'rì, (255)

     

    me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.

    Letrën n'gjì ka qitë kasneci,

    ka thekë kambët ai sa mund heci:

    ka lanë mbrapa fushë e zalle

    kapërcye ka bjeshkë e male, (260)

     

    edhe dalë ka lum e shè:

    ka shtegtue për ujë e dhè,

    der'q*'i ditë, tue marrun dielli,

    në Cetinë ka behë ai filli:

    shtjerrë opangat, grisun setrën; (265)

     

    Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,

    me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.

    Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,

    e ka çilë edh' e ka këndue,

    tri herë rresht ai e ka këndue, (220)

     

    tri dit rresht edh' e àsht mendue;

    mbasandej ai fjalë ka çue

    njatij Vulo Radoviçit,

    kërkserdarit t'Vasoviçit,

    q* me dalë me rà n'Cetinë, (225)

     

    pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:

    me flut'rue si gjeraqinë,

    për me u pjekë me "Gospodarin".

    Njeky Vuloja Serdari

    Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280)

     

    m'e pasë randë toka m'e bartun.

    Pa tè prè kund s'ishte marrë,

    pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,

    pague s'ishte varrë as gjak,

    s'kishte vu nuse duvak, (285)

     

    as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.

    Pse edhe Turku i Malit t'Zì

    po e kisht' pasë shqipe mbi kry',

    mos m'e lanë me pà me sy.

    -Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290)

     

    po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.

    Paska marrë e shi në rrugë

    Për tërthuer shtrika nji stugë,

    edhe i çueka fjalë tërthores,

    q* shka àsht Turk i Cernagores, (295)

     

    mos me mujtë m'e shkapërcye,

    për pa là 'i dukat për krye -

    Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,

    larg e larg me i dajtun turri.

    Fëtyra e tij porsi duhia, (300)

     

    syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;

    vet'llat trashë ngèrthye kulàr,

    porsi lesh derrit bugàr;

    vesh e m'vesh dega e mustakut,

    si dy korba lidhë për lakut; (305)

     

    edhe i mbrrijte kryet në trà:

    burrë i atillë me sy me u pà.

    Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,

    kishe thanë se àsht lè drangue.

    Se këtè Knjazi fort e dote, (310)

     

    fort e dote edhe e ndigjote;

    pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,

    me ia prè mendja fort hollë.

    Prandej Knjazi i çueka fjalë

    Në Cetinë për ngut me dalë. (315)

     

    Edhe Vulja bjen n'Cetinë,

    pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,

    tue flut'rue si gjeraçinë.

    N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,

    atè Knjazi mirë e priti, (320)

     

    mirë e priti e n'odë e qiti,

    i qiti duhan e kafe,

    edhe nisi kështu t'bajë llafe: -

    Ku jè, Vulo, eh kopilane!

    Se ti ujk, po, né na u banè, (325)

     

    ke s'po duke kah Cetina,

    ku kè miq e probatina,

    q* s'të ndërrojnë me sy të ballit?

    Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?

    Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

     

    Për jetë tande ! si do' Zoti,

    merr e i thotë Vulo Serdari;

    pse sivjet, lum "Gospodari",

    nuk ka pasë toka valigë,

    e ka ardhë nji kohë e ligë, (335)

     

    sa nuk dij si ka m'iu bà,

    për me pështue do rob e gjà,

    pse edhe buka asht tue na lànë.

    Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë.

    Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340)

     

    Se s'po gjenë skyfteri mish.

    Se ti e nxjerrë korën dy fish!.

    Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,

    se po e ban me lopë e qè,

    sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345)

     

    jo se mà gjindën e shpisë.

    A din shka, Vulo Serdari,

    ndiej shka t'thotë ty "Gospodari":

    pështilli bashkë nja disa cuba:

    t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350)

     

    t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:

    edhe lëshoj ti kah Vranina,

    për me vrà ata e për me prè,

    për me djegun gur e dhè,

    mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355)

     

    tue grabitë e tue robitë,

    n'daç me natë e n'daç me ditë;

    se un prandej të kam çue fjalë,

    der' n'Cetinë nji herë me dalë,

    pse dishka mue tash m'ka këcye, (360)

     

    prap me Turk me u kapërthye:

    prap me Turk, po, na me u vrà.

    Pse edhe as hije, thom, nuk kà,

    urtë ma ndejun Turk e Shkjà.

    E kështu, tue ligjërue, (365)

     

    krye më krye tue bisedue,

    hollë e gjatë e ka qortue,

    si me u sjellë e si me u mprue,

    për m'e là Vraninën n'gjak.

    E si vesht janë marrë me fjalë, (370)

     

    Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,

    edhe falë i ka do pare;

    e i ka falë nji "xheverdare",

    krejt n'argjand kondakun ngrì,

    mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375)

     

    m'e drashtë vjerrun në sërgjì,

    jo mà n'krah të nji luftarit,

    jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,

    q* isht' me brè hekur me dhambë!

    Atëherë Vulja àsht çue në kambë: (380)

     

    ka bà Knjazit "tungjatjeta",

    edh' àsht nisë malit përpjeta,

    udhës me mend ai tue përblue,

    si Vraninën me shkretnue,

    Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)

     

     

     

     

    Kange e Dyte

     

     

    Oso Kuka

     

     

     

    Avdi Pasha , sundimtari i Shkodres , ankohet per mizori e rrenime , qe po kryente Vulo radoviq-i ne Vranine. Pasha "turcelit, i vete i pa djale , pohon se s'gjen nje burre shqiptare per t'i dale perballle Malaziasit. Oso Kuka , shkodrane , veshtron fjalne e Pashes , por s'duron kur ky thote se Shqiperia kishte mbete ne vasha. Provon se Shqiperia kishte akoma djelm e djelm si Zana , te gatcem me deke kurdohere t'i lype Mbreti, Atdheu , Kanuni, Besa e Feja.

     

     

    Zot , c'ka thane njaj Avdi Pasha

    paska mbete Shqipnia n'vasha,

    qyshe se s'leka mbrende nje djale

    n'ate Vranina mue sot me m'dale,

    n'ate Vranine , n'ate t'zeze terthore

    ku mbe'n djerr sa toke gratcore

    ku mbe'n vithnat pa bageti

    vec prej cubash t'Malit t'Zi

    q* po vrasin djelmte e ri

    q* po marrin lopet me vica

    q* po presin dhente me ogica

    q* po djegin kulla e stane

    e po thajne kaq zemra nane!

    Eh! po , Knjazi ke Cetina

    ka leshuer cubat kah Vranina

    Per me djegungur e dhe'

    vec si t'nise degane me ne;

    pse dushmani asht tue ndersy

    toket e Mbretit per me i mesy

    per me i mesy e me i rremby'.

    Nji djale n'voter t'misha lla

    pace m'ia lane t'amen me fsha

    pace m'ia lane motren me kja;

    t'mjeren moter , ehu! Pa vella,

    e n'Vranine un kjece tu e qitun

    cubat Knjazit per m'ia pritun

    Por mue djale nuk m'ka qillue;

    e n'Shqipni nji djale drangue

    t'cilit mos t'i dhimbset jeta

    per Daulet e trojet t'veta

    fort kerkova e s'mund gjeta

    Keshtu ankoi Pasha turceli

    Oso Kuka paska ndi:

    paska ndi , po , e kenka idhnue

    m'sylah doren paska cue

    me qite n'Pashen ka mendue

    Por i urti kurr nuk ngutet

    prej burrnise e jo prej tutet

    prandej osja ndali doren

    e as m'e xjerre s'e xuer mizoren

    n'flete t'sylanit catallue

    vec pa i fole s'mujt' me u durue:

    Avdi Pashe , tha , me kadale!

    Mos e thuej dy here ate fjale

    se , per Dine e per Imane

    t'baj q* t'kjaj e zeza nane!

    T'baj q* t'kjaj pa "exhel" ty nana

    pse n'Shqipni ka djelm si Zana

    q* per Mbret e trojet t'veta

    nuk u dhimbset gjaja as jeta;

    e ku lype Mbreti e i lype Shqipnia

    keta ma t'paret jane n'fush t'mejdanit

    keta ma t'rrepte jane n'balte dushmanit

    jane celik per the t'taganit.

    Marre vetit kurr s'i lame!

    pa kesule n'krye pa opange n'kambe

    na per Mbret e per Atdhe

    per kanu , per bese e Fe,

    s'druem me ra nder pre te thyeshme

    s'druem me mesy kalate e rrembyeshme

    e kahdo q* t'bjere Shqiptari

    shkon rrufeja tu' e ndeze zhari

    pushke e bese pse na i la i Pari

    e ti tash vjen na thue

    se n'Shqipni nji djale drangue

    q* per Mbret e trojet t'veta

    nuk i dhimbet gjaja as jeta

    fort kerkova e s'mund gjeta....

    Por s'ke faj: pse zani i zi

    ai ka dale , po , per shqipni

    qyshe se erdhe Pasha turceli

    cese edhe t'huejve sot Shqiptari

    qiri n'kambe do t'rrije qyqari

    si punue ne s'na ka i Pari

    Por po i lame tash na keto fjale

    Ne Vranine , qe , un jam tue dale

    cubat Knjazit me t'ia ndale

    Vec t'i lypi un dyzet vete

    dyzet vete , po , djelm te lete

    q* te desin ku t'zatesin

    si mund t'lejne vec e n'Shqipni

    a po t'ap besen e Zotit

    se pa u djege un n'flake t'barotit

    s'ka me u leshue per t'gjalle Vranina

    Avdi Pasha kenka cue

    Osos doren ka shtrengue

    aferim , bre, ti Oso Kuka!

    Se ty t'thote fjala edhe duka

    q* ke le nji sokol malit.

    Zgjidh ku t'jete , po , pika e djallit,

    edhe del ti n'ate rranze boke

    n'ate Vranina , ku t'zezat loke

    q* kane mbelue , ehu ! djelmte e ri

    q* kane kthye rejat n'gjini

    jane tue t'prite si drita diellin.

    Foli Pasha. Buze s'Cukalit

    n'krye t'javes dielli kur u cue

    per me shndrite mbi kobe t shek'llit

    ku u perbuzne shuen e drejta

    Qafes s'Kalase , qe , ceta e Osos

    po merr rrugen kah Vranina

    Cete e vogel , por kreshnike

    dyzet vete ma s'jane me t'njelun

    djelm te zgjedhun n'mal e n'verri

    jo per duke e per pashi

    por per zemer e trimeri

    Oso Kuka u ka pri

    Oso Kuka , i rr'fe prej qiellet

    shoq nuk ka kah vrane e kthiellet.

    A she ' i here , ka i bje' sokakut

    se c'm'i bajne t' t'gjith tungjatjeta!

    se c'permendereshem xheverdarja

    m'i flakon mbi sup te krahit

    si ajo rr'feja n'ate t'thellimit!

    N'flete t'sylanit- fole bollash-

    catalue i ka kuburet

    t' mendereshmet motra t't'idhte taganit

    q* ndermjet u rri kercnue

    veshe e mbathe e n'arme shtrengue

    shtatin div, e sy'n si zgjeta

    Oso Kuka n'jelek t'arit

    pash e m'pash po i bjen pazarit

    Ngjite mbas tij vjen shpata e dekes

    Soko Tona i Gurit t' Lekes

    Soko Tona si Valbona

    larg permende n'keto male tona

    si per buke n'shpi t'tij te ngraneme,

    si per pushke e bese te dhaneme

    Thone se i ka nja tri nishane

    tri nishane me firmane

    per sherbim q* i baka Mbretit

    ketej e andej valen e detit.

    Mbrapa i shkon qa' i biri i t'mirit

    Taro Pellumbi i Jegumirit

    Mandej vine dy re mizore

    du djelmoca prej zagore

    Kacel Doda e Kerni Gila

    rritun si moce e karajfila.

    Ehu! bre Oso , Oso-rr' feja

    c'kane me t'name dy vasha t'reja:

    c'kane me t'name dy bija nane

    n'ato mrize e n'ato stane

    kur , kercunat , kane me ndi'

    se ke zgjedhur dy dhandrra t'ri

    me i perpjeke me Mal te Zi.

    Po a thue e njeh njate kime-zi

    q* e ka ballin si sini

    q* e ka synin si duhi

    q* i ka shat'llat si nji ari ?

    Ai asht Coku i Mar'Kole Dinit

    prej Kabashit t'Dukagjinit

    trim i cartun , trim si Zane

    i pa tate edhe i pa nane

    dy gur njite , thone , s'i ka lane

    Per mbas ketij vjen ceta tjeter

    do ma t'ri , do prap ma t'vjeter

    por t'gjith moce me trimeni

    Me trimeri e bujari

    vec per duke e per pashi

    dane ma n'shej njaj Jup Qehaja

    Galo Keqi e Sinanaja

    Vuksan Gjeli e Met Zeneli

    e nder t'gjith -porsi hylle-drite

    Preng Markola prej Mirdite

    lype per pushke ky e per pleqni

    e'merr prej shkodre e n'Peshkopi

    Veshe e mathe e m'arme shtrengue

    thue se krushq po duen me shkue

    nja mbas nj'i po i bien Pazarit

    si ajo re , q* prej Tivarit

    ngjitet zi terthor ' vetona

    per me shkrepe ndokahe t'e vona;

    edhe kapen m'ate breg Buene

    ku n'nji lunder e rretuene

    Vend n'ate lunder t'gjith kur zune

    rreqase asht lundra e veli u nde

    edhe nise asht porsi re

    tue ca valen nper Liqe

    tue ca valen kah Vranina

    ku pa bate nam Cetina.

     

     

     

     

     

     

    Kange e trete

     

     

    PREJA

     

     

     

    Epizod i thekshem i vrases se Avdi Hises , te cilin e motra e vajton permallshem. Ne vaj kjo porosite zogun e zi te lajmeroje Shqipnine per kobin e asaje dite. Oso Kuka ndigjon vajtimin dhe vendose te ia ktheje ndren Shqipninse.

     

     

     

    Valle , kush din mue me m'kallzue

    pse kjo qyqja , zog i true

    si mos kurr asht tue vajtue

    n'ate Vranine , n'ate t'zeze krahine

    n'breg t' Liqenit n'ate kodrine?

    A mos kjane hallet e veta

    perse zi i shkon moti e jeta

    bi as bije pa rrite e shkreta?

    Qyqja vehten s'asht tue kja

    bir as bije pse e mjera s'ka

    por po kjane ajo nji moter

    q* ka mbete sot qyqe n'voter

    sot si kepute i asht kulmi i shpise

    kjane qate motren e ati' Avdise!

    Jo , po asht vra, thote , Avdi Hisa

    mriz kah bate nen dy lisa

    nen dy lisa n'mal Vranines

    e vrau Vulja , i biri i shkines!

    Njeky Vulja , i trim drangue

    n'ate Vranine fort asht rendue

    nuk len kale , jo , me shtegtue

    nuk len , cike , jo , me u fejue

    ke po i vret ai djelmt e rin

    ke po kthen nuset n'gjini

    ke po i kthen nanat ne zi

    Edhe u cueka , zogu i shkines

    me trembedhete cub t'Cetines

    me mesy mrizet e Vranines

    po i isht'kene kandun mishi i dhise

    edhe u ndeshka n'mriz t 'Avdise

    Qaj Avdi vrik piskati

    ndalo , Vulo , mustak -gjati!

    Ndalo Vulo me caruqe

    pse s't'i leshoj , jo dhite e kuqe

    per pa e la mrizin me gjak

    s'ruej un dhi per Karadak!

    Edhe e drodh t'zezen breshane

    q* e kisht'pase moter e nane

    kinse i mjeri , zgjarm me i dhane

    por prej Zotit s'kisht' kene thane

    perse i shkrepi n'dore 'breshana'

    shi kur dashte s'po t'ia kisht'nana.

    Po , por Vuloja i terbue

    q* per pushke ishte gatue

    m'" karajfile' iu shtrengue

    dekun n'toke e la pushue

    Edhe u turr m'te i patenzoni

    (shka as atij s'epte zakoni)

    e ia zdeshi xhamada'n

    e ia zuer edhe taga'n

    e ia muerr pushken e gjate

    si nder burra s'asht zanate

    mendej dhite i ven perpara

    edhe u ngrahe nper rrege e ara.

    Fort po nget capi i Vranines

    fort po e ndjek cuni i Cetines

    fort po kjane nji e bija Turkines

    fort po kjane e fort po fshane

    dekun n'vig kah sheh te vellane

    -Kur ka dalle qaj ylli i drites

    o vellau i em , o vellla

    mbi ato suka t'Podgorices

    o vellau i em , o vellla!

    ti m'ia vune pushken krahit

    o vellau em , o vellla!

    edhe m'dole n'dere te vathit

    o vellau i em , o vellla!

    e m'ia lshove zanin skjapit

    o vellau i em , o vellla!

    me i leshue podit e livadhit

    o vellau i em , o vella!

    me i leshue m'uje -m'ate uje t'Moraces

    o vellau i em , o vella!

    me i mrizue ke ai lisi i rrashit

    o vellau i em , o vella!

    Qyqja motra tue t'kundrue.

    o i vellau i em o vella!

    porsi lisi me dege prarue

    o i vellau i em , o vellla!

    lis me maje te lulezue

    o vellau i em , o vella!

    rrite e mjera tue u mendue

    o i vellau i em , o vellla!

    se me ce vashe ty me t'fejue

    o vellau i em , o vella!

    por qe Vuloja, i drangue

    o vellau i em , o vella!

    me toke t'zeze ty t'ka martue

    o vellau i em , o vella!

    arme e petka tue t'shkretnue

    o vellau i em , o vella!

    nane e petka tue t'zezue

    o vellau i em , o vella!

    t'zezat qyqe tash kendojne

    o vellau i em , o vellla!

    nane e moter t'u ndihmojme

    o vellau i em , o vellla!

    Tash kendon nji zog i zi

    o vellau i em , o vella!

    kah t'flut' roje neper Shqipni

    o vellau i em , o vella!

    kurr ket pune un s'e kam ndi

    o vellau i em , o vellla!

    se ka mbete kund gjak pa u kthye

    o vellau i em , o vella!

    a me pare ase me krye

    o vellau i em , o vellla!

    vec ka mbete njaj gjaku i Avdise

    o vellau i em , o vellla!

    qyqja motra , vaj , e Avdise!-

    Keshtu vajton te vellane Turkina

    e ndjeu lL'qeni edhe Vranina

    edhe e ndjeka ai Oso Kuka

    vaj'n e ndieka e m'kambe u cueka

    -Hani djelm! e iu vrafte buka!

    Eh iu vrafte buka e Dauletit

    eh iu dhaca ujet e detit

    po s'u muer sot gjaku i Avdise

    po s'iu kthye ndera Shqipnise.

    Cou , bre Soko , e mund ti xame!

    T'mos t'i mbajme cubat me vjame

    t'mos t'i lame cikat me name.

    Proh! ti , o Zot , kur na jane cue

    mbathe e zbathe s'i kane qillue

    e i kane rrokun armet shqiptare

    njato"letina" e "xheverdare"

    Njato t'bardhat n'za "breshana"

    e i kane ngjite njata tagana

    e i kane vu njato calina

    se c'ushtime ka marre Vranina!

    Porsi kur ndokush t'i nguce

    dalin grethat , jashte biruce

    njashtu turr per dere t'kaushes

    djelmt e Osos rrajne drejt fushes

    ku kisht' krise e zeze potera

    motra e Avdise ku kjate e mjera.

    Shoqi shoqin nuk po e pritka

    por secili vrap po njitka

    thue se t'parit q* do t'veka

    petku cohet do t'iu preka,

    e jo ma se po i pret deka!

     

    S'asht tue e drashte , jo , kush rrezikun

    kah per gjurme po ndjek anmikun

    vec se i lengon secilit zenra

    ke ma e lehte s'i ndodhe thembra.

    Syte u qesin flake e shkendija

    kah t'frigueshem si duhia

    q* kalon me t' rrebte zhumhuer

    fushes i bjen kryq e terhuer

    n'dore tue mbajtun pushket arbenore

    q* u flakerojne neper terthore

    porsi rr'feja n'ate mizore

    Si ' i langue, q* , dale me gjue

    endet malit pa pushue

    der'sa t'jete per "ere" pa u vu

    djelmte e Osos njashtu ngasin

    vec me cuba si mund t'hasin

    S'gerset, jo , nji pylle ma teper

    kur merr zgjarr ndo'i majes s'eper

    si gerset Vranina e shkrete

    sot q* i bien Shqiptaret e le 'te

    vrap tue nga poshte perpjete

    thue se kambeve u kane vu flete.

    Kur, qe , krisi i "xheverdare"

    n'breg t'Moraces nder do zhavare

    n'breg t'Moraces drejt Bjelopoles

    krisi pushka e Preng Markoles

    Prng Markola prej Mirditet

    nder shoke t'vet porsi hylle dritet

    i pau cubat ai ma i pari

    ke po mbajshin kah Ponari

    Ah! kadale , bre, zogu i shkines

    se s'ia merr ti gjane Vranines,

    me kene vete Knjazi i Cetines!

    Preng Mirkos i vikatit

    m' " xheverdare" edhe i ndie gati.

    Krisi pushka , atehere batare

    Krisi " letine" e " xheverdare"

    edhe ushtoi duhma e "breshanes"

    me u dridhe femija n'zemer t'nanes.

    E pse trimi n'trim si t'hase

    e n'log Zanash si t'kerkase

    si t'kerkase pushka , or vella

    rralle pa gjak , se mujne me u da.

    Paploviqi ketu edhe u vra

    Paploviqi u vra n'pushke t'para

    ka' u grahe dhive neper ara.

    Kur pau Vuloja se shoku

    i kje vra e se pataloku

    per te s'isht' nji vend bejlegut

    i leshoi dhite edhe u nis bregut

    Me dore , burra!- sa i mujt' zani

    briti Osja atebote si luani

    edhe n'shpine ai zhgjete ia leshue

    me djelm t'vet , porsi i terbue.

    A ke pa ndo' i here per seri

    se si , kur t'u bjere skyferi

    hikin pulat nper kacuba?

    Njashtu atebote , kinke ata cuba

    Hinke cubat posi zgjeta

    kush n'teposhte, kush ka perpjeta

    vec se Vul'ja , cue dollamen

    ai aq shpejt s'e nderronte kamben

    kisht' kene trim , eh i basha gjamen!

    Por shka? sot s'i eci e mbara

    Pse edhe i shoq ia fiku Tara

    Tara Pellumbi i Jegumirit

    i ra krese shi njaj ma t'mirit

    njaj djalocit prej Zacirit

    tue e leshue dekun m'do gjeth firit.

    Deh! moj Zane , ma thuej nji fjale

    ku e ka Osja edhe nji djale?

    ku e ka Osja ate Kerni Gilen

    q* s'ia daje kund "karaifilen"?

    A theu ti , pse ndodhi i ri

    a pse e dij q* per te n'shpi

    rreh nji zemer plot dashteni

    ndoshta sot po i dhimbset jeta

    e rrin mshehe nder shkorre e mbreta?

    Nuk asht mshehe , jo , Kerrn Zagorja

    Kerrn Zagorja- re mizorja

    por asht ndeshe ai me Jovanin

    n'breg t'Moraces , tue nda mejdanin

    Desht ky Jovja ' i her me hikun

    por per vrap s'kisht'pase kerkicun

    prandej shoket e lane mrapa

    t'cilt po hikshin me t'medhaja hapa.

    "Urra!" m'shpine , ate bote bisha

    iu leshue Kerrni neper plisha

    neper plissha e bregut t'uj't

    m" karajfile" m'nja tu' e gjuejte

    m'nja tu' e gjuejte por vec per ane

    gjalle me dore dote m'e xane

    Por me dore nuk xehej djali

    pse kisht' kene nji sokol mali

    kisht' kene Shkaju , po , me tri zemra!

    Tek e ndjeu Kerrni te thembra

    e hodh pushken m'nji ferrmane

    edhe xuer ai t'idhte taga'n

    q* kisht' fike ma se nji nane

    e t'u dredhe ka i zagornjani

    keshtu po merr e i thote Jovani

    mos t'rreje mendja , or trim i ri

    se e koris Malin e Zi

    tu t'ra n'dore si nji baxhi

    por n'je i armeve e n'je Shqiptar

    e per n'je ndopak bujar

    zi' r'tagan , e n'kjofte gjykue

    n'bejleg kryet shkurtoma mue

    Vrik qaj Kerrni na i ndei gati

    na i ndei gati dhe i piskati

    si taga'n , si pushke te gjate

    jam Shqiptare e i kam zanate

    edhe cubi i Malit t'Zi

    s'ka per t'm'mesue bese e burrni....

    Por merzite mbasi asht jeta

    Me cubni e me pune t'shkreta

    ah ti ketu ke mbarue

    Kerrni Gila pse m'thote mue

    edhe xuer taga'n prej millit

    c'ka flakerue m'ate rreze di' llit!

    E si pushken n'toke e uli

    balle per balle Jovos i duli

    -Or Shqiptar , q* tash n'e vona

    tue perbuzun Fe e zakona

    vec mbas shpinet mesyne anmikun

    hec e shih si dredhe celikun

    Kerrni Gila e njaj Jovani

    shih si dahet , bre , mejdani!

    N'balle t'shosho' it ata si u gjeten

    kryq tagabat i zateten

    e si t'ishin flake e agzot

    lum e lum per t ' Madhin Zot!

    se c'filluene me vrigellue

    si dy rr'fe, ehu! tue flakerue

    Shkrepshin shkendija ndaj perpjete

    porsi n'kullme prej hek'rit t'zete

    n'ajt taganat ka' u perpiqshin

    kryet sho'sho'it ata ka ' i ndiqshin

    Djerse e gja xu me kullue

    por s'xu asnjani me u ligeshtue

    mu ' ma fort erdh t'u terbue

    Kur varrohet n'mal nji ari

    a me pushke a m'hekur t'zi

    jo vec se prej shimbes s'topitet

    por ma teper vjen e nxitet

    edhe mesyne n'furi t'terbueme

    me gjak t'vet armen t'ritueme

    njashtu atebote ata dy trima

    t'shpejte kah dora si vetetima

    t'rrepte ka e sjellmja porsi rr'feja

    merrshin turr e me fuqi t'reja

    teu terfellueme e tue kercnuem

    shkumbe e gjak prej gojes tu' u shkuem

    Kur ia behe , qe , n'ate fushore

    Oso Kuka , rr'fe mizore

    kah po kthte asajta n'shpi

    me dy rob edhe me dhi

    q* kisht' marre prej Malit t'Zi

    Oson Kerrni kur e pa

    disi marre atebote i ra

    ke nene s'kisht'pre anmikun

    prandej con te prehte celikun

    edhe e sjelle me kaq furi

    q* t'kisht' ndeshe n'cub t'Malit t'Zi

    fille per gjyse , thom , kje tu'e pre

    Por jet-gjate cubi kish le

    pse ndermjet taga'n ia qiti

    me te deken edhe e priti

    Kur taganat jane zatete

    fort shung'lloi Vranina e shkrete

    Edhe u keput'n t'dy prej mjedisit

    si t'ki'n kene dy kande lisit.

    "Jam ndermjet!" atebote vikati

    Oso Kuka edhe u ndie gati

    U ndie gati me i shkatrreu

    pse me dore kjne t'u pushtue

    "Trima , mjaft pask'ni luftue

    diku vec nuk ka kene shkrue"

    -zuni Osja atehere me u thane-

    "Diku shkrue vec nuk ka kane

    njani tjetrin deke me lane...."

    Pra , ti cubi i Malit t'Zi

    prehi kambes e dredho n'shpi

    e thuej nanes e nuses s're

    (per n'i pac ti kund n'ate dhe)

    se per s'dyti sot ke le

    Jem' tue t'fale , po , n'kete dite t'sotit

    pse , me gjase , si kenke rodit

    por kete fjale shokeve m'u thuej

    t'mos u rraje njaj Cari i juej

    se sundon mbi ne kurr Nika

    per pa mbete Shqipnia n'cika

    Ndoshta t'dame ne jeme nder veti

    por ku ne t'na lype Mbreti

    por ku Shkjaut t'na ngjase n'vend t'Pareve

    per ket bese , fara e Shqiptareve

    turk e i k'shtene-merr vesht, or djale-

    kane me u gjetun krejt me'i fjale....

    Keshtu tha Osja, Atebote Jovani

    nja as dy ma nuk ia bani

    por si ia lidhen varret e shtatit

    rroku pushken e u nis hspatit

    lum! e lum! po , kopilani

    pse iu keput n'ate dite tagani....

    U nis shapti per Cetine

    e Oso Kuka per Vranine

    per Vranine . ku kendonte Zana

    ke bje dielli e ke marr hana

    Oso Kuke ma nuk ban nana

    as n'Beglere as n'Kapitana!

     

     

     

     


  15. Dramaturgjia dhe PubliçistikaNjë vend të vëllimshëm në krijimtarinë e Fishtës zë dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Në dramat dhe tragjeditë konflikti është i ndjeshëm. Tonet që i përshkrojnë janë ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen të skaliten. Në dramat lirike dialogu është më tepër mjet organizues i jashtëm sesa element ndërtues i brendshëm që t'i japë mundësi zhvillimit të veprimeve dhe ashpërsimit të konflikteve. Përsa i përket mjeshtërisë artistike, zotërojnë po ato cilësi që i mishëron edhe krijimtaria poetike. E gjithë dramarturgjia e Fishtës është e shkruar në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave: në dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit në Itakë", në dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbretëresha e Lulevet", e sidomos tragjedinë "Juda e Makab", e cila çmohet si vepra më e mirë dramaturgjike e Fishtës. Tema biblike, e pastrimit shpirtëror të njeriut në luftë me veset për hir të virtyteve dhe të amshuesmërisë së qenies njerëzore është në qendër të dramave lirike. "Baritë e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtësive shoqërore është në qendër të tragjedisë "Hajria" ku mbizotëron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave të pasura.

    Një lëndë prej qindra faqesh përmban proza e Fishtës. Është një prozë e frymëzuar, ku lirizmi krejt natyrshëm ndërthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit janë më të larmishmet. Bashkëjetojnë fjalët, shprehjet, ndërtimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalët e shprehjet e latinishtes, të gjuhëve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur në llojet e lëvrimit është publiçistika. Për patetikën e fuqishme, argumentin, kritikën shëndoshëse si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me temë shoqërore.

    Në shënjestër ai vë dembelizmin, përtacinë, indiferencën e shtetasve të shtetit të ri shqiptar, por edhe lakminë ndaj kolltuqeve, grykësinë ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perëndimores. Ai bënte thirrje që në krye të shtetit të vinë njerëz të kulturuar, atdhetarë, vizionarë largpamës të shtetit e të kombit. Fishta është edhe polemist i fuqishëm, ai polemizon me pena të shtypit vendës si dhe me ato të letrave të huaja. Merr në mbrojtje kulturën, dinjitetin, pastërtinë shpirtërore të kombit. Në polemikat nuk mungon kurrë argumenti bindës autentik, si dhe shoqërimi i tyre me argumente nga filozofitë e ndryshme, shkencat shoqërore e natyrore, por edhe vërshimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa mëshirë kundërshtarin. Të njohura janë dhe ligjëratat e Fishtës, ku mbizotëron fryma solemne dhe argumentuese.

     

    Publiçistika

    Për vlera të rralla artistike, për frymën objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtës. Një model i përkryer në llojin e vet është reportazhi. "Një udhëtim në Turkinë e re". Njohës i thellë i botës shqiptare, adhurues i saj gjer në kult paraqitet ai në parathënien kushtuar "Kanunit të Lekë Dukagjinit" të Shtjefën Gjeçovit. Njeri me kulturë të gjerë e pasione të mëdha na shfaqet në esetë për Gëten, për arkitekturën, muzikën etj.

    Në trashigimninë e tij kanë mbetur edhe qindra faqe të epistolarit, dorëshkrime të ndryshme.

    Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, gjuhëve sllave, në disa prej të cilave edhe krijoi, duke qenë njohës i përkryer i shqipes që flitej në viset e Veriut, si dhe i traditës letrare shqiptare që nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund të sillen në kulturën vendëse thesaret shpirtërore të njerëzimit. Të freskëta e trasparente janë përkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandër Manxonit, Metastazios etj. Shembull për përkthyesit e Homerit, përgjithsisht të poezisë antike e asaj klasike mbetet Kënga V (fragment) e "Iliadës", përkthyer prej tij. Frymën e lashtësisë heroike, madhështinë e heronjve dhe të betejave ai i mishëron në kompozitat burimore të shqipes, në fjalët e ralla të të folmeve të saj, në brumin e gjallë të shqipes. Tepër kërkues e i saktë është edhe në përkthimet e Kanconiereve të Petrarkës. Fishta përshtati në shqip edhe komedinë "i sëmuri për mend" dhe "Dredhitë e Patukut" të Molierit, përshtatje që shquhen për kolorit e pasuri gjuhësore.

    Me veprën e tij të gjerë dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshëm në radhë të parë poezinë, por, gjithashtu, letërsinë tonë dhe kulturën në përgjithësi. Vepra e Fishtës ndikon gjithnjë në zvillimin e letërsisë me vëllimshmërinë e saj, me llojshmërinë e gjinive, me pasurinë e mjeteve të shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meritën e veçantë të ketë prekur terrene që deri atëherë, dhe më vonë mbetën të paprekura në letërsinë tonë. Ai ka, gjithashtu, meritën tjetër se kultivoi për herë të parë edhe me mjeshtëri të lartë shtresa gjuhësore të gjalla deri atëherë të pashfrytëzuara. Prandaj ndikimi i tij në letërsinë tonë është i madh ei shumllojshëm.

     


  16. Patër Gjergj Fishta - gjeniu pa varr

     

     

    Shekulli i XIX-të po u avitej grahmave të fundit. Luftrat që i patën shtrirë tentakulat e tyre rrëmbyeshëm mbi Ballkan e qenë afruar deri në Vienë me qëllim paranojak pushtimin e gjithë Europës, ia thithën nga trupi Perandorisë Osmane gjithë gjakun dhe energjinë e saj. Kësisoj truri dhe trupi i perandorisë dikur të përbindëshme u plandosën për tokë e bashkë me to u thanë edhe tentakulat e saj rrenimtare !

    Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejt. Ushtria turke u thye përfundimisht në Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinë ta firmoste traktatin e Shën Stefanit. Si humbëse, Turqisë iu desh t'ua njihte, veç Bullgarisë së madhe me gjithë Maqedoní edhe autonominë Bosnjes e Herzegovinës.

    Nga ana tjetër Greqia, për fitimin e pavarësisë të së cilës gurë themeli qenë bërë trimat arvanitas gjysëm shekulli më parë, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufën e çakenjëve sllavë që orvateshin të rrëmbenin sa më shumë toka historikisht të banuara nga shqiptarët.

    Pikërisht, në këto kohë të turbullta, Kombit Shqiptar i dilte një mbrojtës i denjë, Patër Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapërcyellin e vështirë të dy shekujve.

    Kombi ynë, duke e pasë ruajtur në shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vërtetë, por jo i inkuadruar në atë strukturë shoqërore-ekonomike që quhet shtet. Ky koncept, abstrakt për shumëkënd, madje deri edhe për mëndjet e ndritura shqiptare të asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e përfytyronin shqiptarin në suazën e një protektorati. Të tjerë e mendonin kombin tonë të bashkuar në një kanton. Pikërisht në këto rrethana tejet vendimtare për kombin tonë, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga një mjegullnajë krejtësisht e turbulltë edhe kur Bismarcku Shqipërinë e shihte si " një shprehje gjeografike" duke shtuar edhe "... shqiptarët as gjuhë të tyre të shkruar nuk kanë …", Patër Gjergji, duke i peshuar edhe drejtëpeshuar të gjithë këta faktorë, u bë njeri nga nismëtarët e Kongresit të Manastirit. Ai e kuptoi drejtë se Turqit e Rinj donin përkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë në shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u ndërthurën madhështíja e tij parashikuese me patriotizmin e mirëfilltë. Ai e shihte qartë se nuk kishte si të bashkohej kombi ynë në një shtet të mirëfilltë kur gjuha e tij shqipe të shkruhej me "kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat" osmane që për më se 500 vjet u kishin ngecur në fyt shqiptarëve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisísë së Alfabetit Shqip flet qartë për ndikimin e madh bindës që ai pati ndër pjesëmarrësit e Kongresit. Pra, Patër Gjergji, lojti rol kryesor, duke u bërë pjesë e rëndësishme e asaj kryeure që lidhi Rilindjen tonë Kombëtare me Pavarësinë e Shqipërisë, në atë kapërcyell shekujsh !

    Lidhur me autoritetin e padiskutueshëm patriotik të At Gjergjit, ia vlen që në këtë kontekst, duke iu referuar pikërisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bë një realitet, të sjell edhe një kujtim timin personal, që mbresë të pashlyeshme ka lënë tek unë. Ishte viti 1954. Kishim vajtur së bashku me nënën t'i bënim një vizitë Hafëz Ali Korçës. Në bisedë e sipër fillon Hafëz Aliu dhe na flet se ç'fatkeqësi kombëtare ishte përndjekja e dhunëshme që regjimi komunist po i bënte Klerit Katolik të cilit ia kositi kokat më të vyera të tijat. Përmëndi shumë syresh si Dom Ndré Zadêjën, At Vinçens Prendushin dhe të tjerë. E pastaj, mbas një pushimi të shkurtër, mori frymë dhe shtoi (pak a shumë tekstualisht): " …këta (komunistët), nuk kanë as fé dhe as atdhé. Të kish qenë gjallë Patër Gjergji, as para tij nuk do të stepeshin e do t'a përdhosnin e t'a zhduknin. …Ç'përbindësha që janë…" Pastaj heshti. E pashë se u përlot e nuk fliste dot. Mbas një pushimi shtoi: "E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e tija të pashterëshme si edhe për atdhetarizmin e tij… Me këmbënguljen e tij gjuha jonë e lashtë gjeti sintetizim të shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri më përqafoi dhe më përgëzoi, (kur qemë takuar shumë vite më vonë), që në demonstratën e madhe të Korçës më 1910 kundër shkruarjes së gjuhës shqipe me shkronja arabe, unë bekova shkronjat latine të abecesë shqipe të Kongresit Manastirit dhe thashë edhe një lutje për to…"

    Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patër Gjergjit të qe ndalur në nëntorin e 1908-ës, aq sa kish bërë Ai për kombin e Tij deri atëherë, mjaft do të ishte, që emri i Tij të shkruhej me gërma të arta.

    "Gjuha shqipe vojt kah perëndimi", kish thirrur atëbotë Patër Gjergji … dhe kish pasur të drejtë sepse me veprën e Tij realizoi aspiratat mbarëshqiptare, realizoi edhe ëndrrën e Naimit të madh që kërkonte "diellin që lind andej nga perëndon".

    Por për Të nuk kish të ndalur përkushtimi atdhetar.

    Më 1913-ën, në shënjë revolte kundra Fuqive Ndërkombëtare që e mbanin të pushtuar Shkodrën, Patër Gjergji do të ngrinte Flamurin Shqiptar në Kishën e Gjuhadolit. E, në shënjë vëllazërimi dhe solidarizimi mes muslimanëve dhe katolikëve, do të lidhte me një banderollë dritash Kishën me minaren e Xhamisë së Fushë Çelës. Çuan atëherë "qeveritarët e huaj" dërgatën e tyre që mes kërcënimesh frikësuese urdhëruan uljen e flamurit por "Frati trim" me ironinë e Tij të guximëshme u tha: "Flamuri jonë e ka për ndérë të gjuhet prej topash t'huej".

    Më 1919 e shohim delegat në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare, së bashku me Imzot Bumçin, në Konferencën e Paqës në Paris. Dhe ç'është për tu theksuar, jo rastësisht Kryeministri i Qeverisë së Durrësit Turhan Pashai vendosi të largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit në konferencën e njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtë më e udhës që para Kancelerive Europiane të paraqitet një Prelat Katolik se sa një ish ambasador i Turqisë së vjetër në Shën Peterburg."

    Në vazhdim, mbas zgjedhjeve të 6 qershorit 1921, deputetë të Shkodrës në Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patër Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patër Gjergji zgjidhet edhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me këtë rast është mjaft domethënëse fjala e analistit të hollë politik, sekretarit të Ambasadës Hungareze në Romë, thënë Patër Pal Dodës "Ju keni disa deputetë në Parlament që do të lenin nderë edhe në Odën e Komuneve të Londrës".

    Në tetor të vitit 1921 At Gjergji Shkollës Françeskane i shtoi edhe pesë klasa dhe e quejti "Gjimnazi Illyricum", bërthama e të cilit qe shkolla fretnore e themeluar që më 1861, i së cilës shkollë Pater Gjergjit, që më 1902 ishte drejtor dhe me ç'rast ai futi si gjuhë shkollore shqipen duke e kaluar gjuhën italishte si gjuhë të huaj të dytë.

    Marr shkas këtu të kujtoj edhe një ndodhí personale.

    Tek Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvi i Lezhës i cili banonte në Kallmet, kam shkuar më 1943 me t'im atë të cilin ai e kishte ftuar të kalonin një ditë së bashku. Biseda ndërmjet Imzot Bumçit dhe t'im eti, më së shumti, u zhvillua rreth Patër Gjergjit dhe veprës së Tij. Në pasdreke vonë, para se të largoheshim, Imzot Bumçi drejtohet nga biblioteka e tij shumë e pasur dhe nxjerr Lahutën e Malsisë, merr penën dhe si e ngjyen në bojë me ngadalë duke u menduar, shkruan këtë autograf, i cili gjatë viteve, sa herë e lexoja, aq më shumë më prekte: "Kët dhuratë t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagër me t'a pasë dhânë vetë Padër Gjergji, q* italishten e hoqi prej nji shkolle e ty për hjekje q* bâne t'gjuhës italiane prej tânë shkollave fillore t'Shqypnisë".

    Në vazhdim, Patër Gjergjin e shohim të ftuar mes poetëve më të shquar të botës më 1922 në New York.

    E shohim gjithashtu si kandidati i parë shqiptar i propozuar për çmimin Nobel !

    Gjatë udhëtimit transoqeanik Ai shkruan edhe këngën "Lugati", ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollës dhe e nxit … me djegë e lá n'gjak Plavë, Gusí e Malsí.

    Dhe patër Gjergji, përgjatë asaj hullije, e mbyll këngën me vargjet e bukura dhe domethënëse:

     

    "I huptë Zoti përnjimend,

    Knjaz Nikollë edhe gjithkênd,

    q* mendon e shorton zí

    Për të buk'rën këtë Shqipní !"

     

    E gjejmë Patër Gjergjin flamurtar të çështjes shqiptare më 1930 në Konferencën Ballkanike të Athinës e fill mbas saj gjatë vitit 1931 në konferencën e Stambollit. Më 1932 vete në Bukuresht ku me pathos të lartë mbron sërish çështjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhëtimet atëhere nuk bëheshin me avjonë Boeing por zgjasnin me javë të tëra dhe angazhonin edhe lodhje jo të papërfillëshme fizike.

    Kudo që vente Patër Gjergji një idé fikse kish: Të propagandonte për çështjen tonë kombëtare si edhe ta rriste rrethin e miqve të Shqipërisë. Sa i takon pjesës së dytë të këtij pohimi, pikërisht lidhur me rritjen e rrethit të miqve të Shqipërisë, ai i qëmtonte me kujdes të veçantë dhe i përzgjidhte mirë këta të fundit. Pra, strategjia e tij ishte të siguronte mbështetjen e shteteve, popujt e të cilëve kishin pasë lidhje të lashta e tradicionale miqësie me popullin tonë. Kurse taktika e tij mbështetej në afrimin me njerëz që kishin ndikim ndaj aparatit shtetror të tyre që sa më efektivisht t'i shërbehej çështjes sonë kombëtare ! Dhe rezultatet pozitive jo që nuk munguan por u bënë edhe shumë të prekëshme.

    Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane në fushë të albanologjisë, jo rastësisht e përkthen Lahutën në gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer shqiptar" dhe veprën e tij "Iliadë shqiptare". Ai e sintetizon veprën e Fishtës si vijon:

    "… Lahuta e Malsisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikëpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t'ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç'prej kohëve të largëta të iliro - thrakëve." Duke e lënë më një anë kompetencën dhe autoritetin e Lambertz-it, rëndësi të jashtëzakonëshme merr ky pohim i tij edhe për vetë kushtet konkrete në të cilat bëhet, duke dalë nga një kathedër universitare e një shteti të diktaturës proletare, ndërkohë që në atdhenë e Tij Fishta anatemohej.

    Patër Gjergji, me përpjekjet e tija në drejtim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar rreth faktit se ishte i qënësishëm një komb dhe një popull autokton shqiptar i vendosur në trojet e tija Iliro - Thrakase, futi në valle edhe personalitetin tjetër të përmasave ndërkombëtare, Albanologun tjetër të shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh një prej thënjeve të tija me të cilën portretizohet vepra e At Gjergj Fishtës:

    "Fishta, shikjue n'atë kênen e vet, pa dyshim âsht krejtësisht romantik. Rrâjisja e tij mbi kombsín, zgjedhja e lândës, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtjes së veprës së tij kryesore Lahuta e Malcís - me mbishkrimin tërhjekës të dokeve e të zakoneve kombëtare e bâjnë dishmí mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhení e rrânjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, q* për shkak të njohjes së këthellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e mbi jetën shpirtnore të kombeve të tashme të Evropës, u kap në majë mâ të naltat të mâ të haptës kulturë."

    Gjithashtu arbëreshin albanolog dhe njeriun me rreth të gjerë ndikimi në Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bërë aq për vete sa që ai shprehej:

    "Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për t'a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë."

    Në vijim të kësaj brazde konsideratash e përcaktimesh lidhur me veprën e Fishtës kundruar nga këndvështrimi patriotik e kombëtar, nuk mund të lihen në heshtje pa u përmëndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues në Jugosllavi se:

    "Lahuta e Malcis është enciklopedí e kombit" (Rexhep Qosja), ose "shqiptarët në Jugosllavi, duke e mësuar përmendësh Lahutën e Malcis, përvetësuan arsimin kombëtar kur ky mungonte" (Zekerja Cana).

    Kurse një nga personalitetet, pa asnjë mëdyshje, madhore të kulturës shqiptare, Prof. Eqrem Çabej, i cili për vetë natyrën e tij tejet të matur e të drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues që ishte, veprën e At Gjergjit e përcakton kështu:

    "Fishta qe nga ato natyra, të cilat ngrihen e rriten dalëngadalë prej qarkut të tyre … dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet, ai u bë në një tjetër kuptim, më tepër se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë." Të vazhdoj duke cituar ç'është thënë në drejtim vlerësimi madhor patriotik për Patër Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase kufijt e durimit qoftë të ndigjuesit apo edhe të lexuesit. Por besoj se vetë autoriteti i personaliteteve që do të citoj, si edhe stili i tyre i përkryer … mbase më nxjerrin të pafajshëm: Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollë dhe stilisti i përkryer, mbase më eleganti në gjininë e tij, shprehej:

    "… Lexoni nji varg të Lahutës së Malcis. Vênja veshin kumbimit të tij. Vëreni vendosjen e fjalëve në fjali. Menjiherë ju rrëmben magjia e tingullit të posaçëm të gjuhës sonë, të gjuhës q* mësuem në prêhën të nânës dhe ka shijen e qumështit amtar. Ndigjojmë në tetërrokshat e Fishtës jéhin e zanave të tokës shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilësuese, q* ndryn në vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer." Ndërsa liriku, ëndërrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtën:

    "… vazhdimtar në vallen e Kombit, Frymëtar i fjalës, i cili solli dhuratën e vet në Adhurimtaren e Atdheut-shpirt, Mendimin e Parathënësve të Shqipes … shkëmb i shpirtit dhe shkëmb i tokës shqiptare."

    E tashti, në vijim të kronologjisë së viteve, vijmë edhe tek dy vitet e fundit të jetës së Patër Gjergjit. Mbi Europë dëndësoheshin retë e zeza të stuhísë së II-të botrore.

    Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipërinë.

    Flamuri u tjetërsua dhe italishtja futet si gjuhë në shkollat fillore.

    Filloi të ziejë ndjenja e revoltës kombëtare.

    Armiku italian, i vetëdijshëm për këtë, desh t'a kapë demin nga brirët.

    Cili qe ai që për dhjetvjeçarë të tërë spikaste si frymëzues i ndjenjës kombëtare duke u kënduar bëmave heroike të të parëve tanë?

     

    Si t'kshtênë, si muhamedan,

    Shqypninë s'bashkut t'gjith e kan,

    E prandej t'gjith do t'qindrojmë,

    Do t'qindrojm'e do t'luftojmë,

    Kem m'u bâ kortarë-kortarë,

    Priftën, fretën, hoxhallarë

    Për Shqypní !

     

    Cili qe ai që, ndonëse i veshur me zhgunin e Shën Françeskut të Assisit, anatemonte për hir të Atdheut pa u druajtur se po bënte sakrilegj dhe shprehte revoltën e tij me vargje fuqije prometeiane:

     

    O Perendi a ndjeve,

    tradhtarët na lane pa Atdhé.

    E Ti rrin e gjuen me rrfé,

    lisat n'për male kot !

     

    Cili qe ai që atdhedashurinë e shtynte deri në vetflijim?

     

    Qe mue tek m'keni, merrni e m'bâni flí, Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore. Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë, E nami i sajë për jetë u trashigoftë !

     

    Pikërisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.

    Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: I akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me dekret mbretnor, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian. Por përgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerë: E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur:

    "Kjo dekoratë nuk âsht për mue !"

    Kësisoj Ai i dha udhë tufanit kombëtar me thirrjen fuqiplotë: Shpërthé !

    Dhe arrijmë kështu tek ngjarja e parafundit madhore e jetës së Tij, Patër Gjergji anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë.

    Akademia Italiane përbëhej nga personalitetet më të shquara të kohës, një pjesë e të cilëve edhe laureatë të çmimit Nobel. Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botrore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij të pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si "Homeri i Ri" i përkthyer në shumë gjuhë të botës.

    E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: Nga Austria "Ritterkreuz" më 1912, ose nga Turqia "Mearif" po më 1912, nga Vatikani "Medaglia al Merito" më 1925, nga Greqia "Phoenix" më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel ! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e Italisë u trandën. E njihnin ata për të gjitha ç'u thanë më lart, por nuk e njihnin për madhështínë e karakterit të Tij ! Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën si anëtar të Akademisë Italiane. (Për t'a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtë i Fishtës).

    Me këtë veprim Akademia e shpërfilli si edhe e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skajshmërisht prestigjin Patër Gjergjit e bashkë me të edhe Shqipërisë. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.

    Pritej përgjigja e Fishtës.

    Hapin tjetër të priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje edhe inat akoma më të shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.

    Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi:

    Patër Gjergji e kish për nder propozimin që i bëhej dhe falënderonte gjithë anëtarët e Akademisë për vlerësimin që i bënin !

    Në konferencën e parë solemne si akademik në Kinema Rozafat, për ta pozicionuar veten e Tij botërisht, duke folur për dukurinë e ngjashme ndërmjet pushtimit romak të Ilirisë me pushtimin fashist të Shqipërisë guxoi e tha:

    "… rezistenca që romakët hasën ndër fiset dhe mbretëritë ilire të gjitha ndodhën sepse ilirët e panë menjëherë se trupat romake po sillnin robërinë në vënd të lirisë …"

    Dhe tashti i erdhi radha të përmëndim një datë, 30 dhjetorin e vitit të largët tashmë 1940. Me këtë datë lidhet ngjarja e fundit madhore e jetës së Patër Gjergji Fishtës, vdekja e Tij.

    Atë të hënë të acartë dimri Ai s'foli më.

    Përcjellja mortore që i bëri Shkodra si edhe dhimbja e madhe që ndjeu e gjithë Shqipëria për të duan një përshkrim të veçantë. E gjithashtu i veçantë i takon përshkrimi edhe Ceremonisë së Meshës Mortore, që atëbotë organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtër Perosi dhe akademiku tjetër, kompozitori i famshëm Mascagni u shpreh:

    "…në Vizione t'Lumnueshme e gëzueme Zotin n'ekstazë me shpirtin e kolegut tonë të dashtun At Gjergj Fishta !"

    At Gjergji nuk kish si t'i këndonte më së dashurës së tij, Shqipërisë, e as nuk kish më si t'i thurte vargje lirizmi të pashoq gjuhës shqipe ! Megjithatë Ai vazhdonte e jetonte nëpërmjet veprës së tij. Në gjithë shkollat e Shqipërisë vargjet e Tija mësoheshin përmëndësh. Ai, që gjithë afshet e zemrës së Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhës shqipe, si prift që ish, u këndoi këtyre të dyjave si askush tjetër dhe rinia veç frymëzim atdhetar gjente në ta.

    Veç katër vjet mbas vdekjes së Poetit filluan të bëhen realitet parashikimet dhe thënjet e Tija profetike. Dekada të shkuara ai shkroi se:

     

    "Shka t'lâjnë kta katër ujq,

    Që i kërcnohen shoqishojt,

    Thonë do t'dalë nji djall i kuq,

    Që fort rreptë do t'ja njisë thojt !"

     

    Pra, atë që do të linin katër ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do të vinte djalli i kuq që pa shpirt do t'ia zhyste kthetrat !

    E që nga ajo ditë e djallit të kuq, ndaj figurës si edhe veprës Poetit veç mllef e baltë u hodh. Ato kohë të para guxoi e na pohoi në klasë Prof. Kostaq Cipua, siç e mbaj mënd tashmë mbas 56 viteve, se "… tek vepra e Fishtës shkriheshin në një atdhedashuria me mjeshtrinë poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavinë, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonëse të rrezikshëm, na pohoi në klasë se "… në personin e Fishtës duhej të shihnim një kollos të vargëzimit si edhe një atdhetár të pashoq !"

    Mirëpo këta zëra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturës.

    Armik të racës sllave dhe veprimtar kundër interesave kombëtare e anatemuan "druzhet jugosllavë" Fishtën.

    Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynë "tovarishët rusë" mbi të.

    Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistët shqiptarë që, nacionalizmin shqiptar e kishin zëvëndësuar me internacionalizmin proletar, donin të provonin se Ai, me gojën e Tij, e kishte pranuar që nuk ishte e nuk donte të qe shqiptar. Nga një perlë satire, ku Ai fliste gjithë sarkazëm e dhimbje për fatet e Kombit e Atdheut, ata shkëpusnin gjithënjë me keqdashje vargjet:

     

    T'a dijë Shqipnija

    E shekulli mbarë

    Se mâ mbas sodit

    Nuk jam shqiptar !

     

    Edhe sot e kësaj dite gjen të tillë dashakeqë, që nuk lexojnë e as që duan të lexojnë, ose edhe kur u takon të lexojnë nuk kuptojnë, por vazhdojnë dhe e "akuzojnë" për diçka të tillë !

    Njerëzore është të gabosh, por këmbëngulja në gabim e bën vërtet djallëzor qëndrimin e atyre që Gjeniun e lanë deri edhe pa varr !

    Po kur fatet e Shqipërisë së mjerë u lidhën pazgjidhshmërisht, sipas komunistëve, me "tunxet kinezë" të perandorisë së të barabartëve në skamje, atëbotë eshtrat e Mjeshtrit në Dri u hodhën!

    Po si u hodhën e kush urdhëroi? Ish një fjalim që "programatik" e quajtën, e më kobzí nuk kish se si të bëhej për të mjerët shqiptarë ! E ish edhe një natë e thellë shkurti kur u përdhunua varri.

    Një palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar. Por si gjithmonë, edhe këtë radhë gabuan rëndë ... Fishtën e përjetësuan !

    E përjetësuan sepse Fishta nuk i përkiste një kishe, as edhe një qyteti. Ai ishte i gjithë Shqipërisë ! Prandaj Ai nuk mund të mbahej në vetëm një varr ... Varri Tij duhej të ishte e gjithë gjatësia e Drinit, e gjithë Shqipëria !

    Po dhunimin kush e urdhëroi? Si përfaqësues i asaj kategorie që, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germë të vogël e fillonin, dhe me mllefin e trashëguar nga breza të tërë genesh injorantësh, Bilal Parrucën caktuan që urdhërin ta jepte ! Ndërsa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjení që pa varr e lanë, edhe varrshkelësin e tij do t'a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bërtet me të madhe e hedh në Dri ata, indiferentët ndaj Atdheut, tradhëtarët ndaj flamurit, vetëm ata flak Ai:

     

    Po: rrnoftë Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri

    E porsi krândja e that n'nji flakadâ,

    U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri

    Kushdo shqyptar q* s'brohoritë me zâ,

    Kushdo shqyptar q* s'brohoritë me uzdajë:

    Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i saj !

     

    E kësisoj mbas 23 vitesh harrese të dhunëshme, duke e zhytur gjithmonë thellë e më thellë Mjeshtrin në dhé, vetëm gjysma e "Via Crucis" të kalvarit Fishtian ish përshkuar.

    Pasojnë tashti vitet e tjera ku brezi i injorantëve dhe i të shkolluarve të dështuar u pasurua me shkrimtarët e realizmit socialist. Ata, si lajkatarë të diktatorit pseudo-letrar, zvetënohen dhe thellë e më thellë mundohen t'a zhysin Zeusin e vargëzimit patriotik. Diktatori na bën hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata: t'i biem mbarë e prapë At Gjergj Fishtës se veç të mira kemi.

    Po Patër Gjergji vizionar në "Metamorphosis" për ta e për gjithë ata që pasuan e pasojnë edhe sot, pat shkruar:

     

    Pse ndër ne kjo kohë ka ardhë

    q* nji e zezë me u thirrë e bardhë

    . . .

    Qe besa or burra / Nuk dij kah t'çajë

    Mbasi do t'thirret / Sod derri dajë

     

    Dhe me kulmin e sarkazmës godet me rrufé:

     

    Nuk kam kund átme (atdhé) / As fis as vlla,

    Fis kam mâ t'fortin / E vlla bujarin (pasanikun)

    Për atme barkun, / Për erz kam arin.

     

    Ironí e fatit. Atë, që mes përpjekjesh titanike gjuhën shqipe të shkruar e kristalizoi dhe luftoi që të folmet e Shqipërisë së mesme të zyrtarizohej, atë që shkroi:

     

    Porsi kânga e zogut t'verës, / q* vallzon n'blerim të prillit;

    Porsi i âmbli fllad i erës, / q* lmon gjit e drandofillit;

    Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,

    Porsi ushtima e njij tërmetit, / Njashtu â'gjûha e jonë shqyptare.

     

    Pikërisht atë Gjergj Fishtë e dhunuan, e plandosën edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futën aq thellë sa për të dalje të mos kish.

    Kujtojmë tashti së bashku fjalë nga të fundmet të Poetit.

    Mjeshtri po përjetonte çastet e spasme të jetës. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, dhe Fishta i thotë:

    "Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por po më vjen e rândë se tânë jetën e kam shkri për të pa nji Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të hueja."

    Lind pyetja: Ku e kemi Patër Gjergjin sot? Kush ka zemër të ndjejë edhe sy të shohë, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i është bërë Gjok (kalë) dhe rrymës i bije kundra nga grykëderdhja për në burim, tek thërret e na thotë:

    "Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata q* harruen atdheun !"

    Po detyra jonë cila është? Duke parafrazuar pohimin tejet të goditur të Prof. Plasarit që : "Mos t'i japim Fishtës vëndin që i takon, por t'i kthejmë historisë së letërsisë atë çka i mungon", do të thoja që tek panteoni i patriotëve dhe intelektualëve tanë më të shquar, të cilin e përfytyroj me trajtën e një kurore të ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurët e vyer janë vendosur dy e nga dy deri sa arrijnë e bashkohen atje ku vetëm një vënd kulmor është bosh, atje i takon të vendoset Margaritari Patër Fishtë!

     

     

     


  17. Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

     

     

     

     

    Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, q* - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i cashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te shqipnis.

     

    At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku me pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in.

     

    Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Lac te Kurbinit, ne Vlone, ne Gomsiqe, ku u dallue gjithmone per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes te jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjale, fraza, kange, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsin e vendit e cila e cmoi dhe e nderoi.

     

    Veprimtarija e Gjecovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurre se punuemi per fatet e atdheut. Sa q ene Durres mblodh rreth vehtes Shqiptare nga viset e Shqipnis se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, q* ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona.

     

    Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e pacmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arheologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte te rralle mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne kete fushe asht per t’u theksuem ne nji menyre te posacme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” te Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e q* ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje ne keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari te vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle.

     

    Si rremues i vjetersivet shqiptare qe cmuem dhe njoftun prej arheologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopces etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arheologjike dhe folklore neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”.

     

    Gjecovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtuem A. Fishtes, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet cashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes se fjalvet nga goja e popullit. Pervec ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.

     

    Por mbi te gjitha veprat e Gjecovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtype ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire te Fishtes mbi randsin e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojce parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijne titujt e leshuem falas se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese q* i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit q* i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjecovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush - thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit ne diturine e ketij kanuni, qe esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperise se Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shume pertej Kohes se Mesme”.

     

    Pergjithesisht shkrimet e Gjecovit nuk kane vlefte te persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stylin shpesh here e ka te vrazhde per arsye te pastrimit te tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e te rrebta. Ai i ngjan Salustit.

     

    At Gjecovi ashtu nji nder ata kreshnike, q* fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritet slaven e Prizrend, ndersa kthente ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe, qe vram prej Sebvet, te cilet shifshin ne te nji nder ma te rrezikshmit perhapes se bashkimit te Kosoves me nanen Shqini.

     

    Per keto te gjitha atdheu e deshti dhe rinija adhuroi mbas tij.

     

     

     

     

     

     

     

    At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë - si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane - At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, - se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej.

     

     

     

    Famullia - një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë - qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobësí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit.

     

     

     

    Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregój një dorëshkrìm nj'a dy-mij faqesh, sudiím i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme.

     

     

     

    Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë q* në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin…

     

     

     

    Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.

     

     

     

    Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-ritur - dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.

     

     

     

    Veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf (kombpërshkrues), arkeolog dhe shkrimtar. Lindi në Janievë të Kosovës, në një familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukës. Vazhdoi mësimet në kolegjin fetar të Troshanit (Lezhë) e më pas në Bosnjë. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, kur shërbente në Gomsiqe të Mirditës, më 1909-1912 mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes antiosmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye e vranë serbomëdhenjtë në Zym të Gjakovës. Shkrimet letrare e shkencore të Shtjefën Gjeçovit i përshkojnë ndjenjat e atdhetarisë, idetë e përparimit të vendit nëpërmjet dijes e kulturës. Më 1910 botoi veprën morale-didaktike "Agimi i Gjytetnisë". Është ndër autorët e parë të dramës shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Në shkrimet e mbetura të pabotuara, ndihen shqetësimet e autorit për problemet kombëtare e shoqërore.(Shqiptari ngadhnjyes 1904, Princi i Dibrave apo Mojs Golemi 1904, Mënera e Prezës 1902, Përkrenarja e Skënderbeut, etj).

     

    Ndihmesën më të rëndësishme Shtjefën Gjeçovi e dha në fushën e etnografisë. Me një punë shumëvjeçare përgatiti për botim veprën madhore "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (Shkodër, 1933), që e bëri të njohur në botën shkencore. Ka lënë gjithashtu shkrime të shumta, të botuara e të pabotuara, për doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, për gjëmën, për mikpritjen e besën shqiptare, për përshëndetje e fjalë të urta, por më së shumti u mor me të drejtën zakonore të popullit tonë. Në punimet e tij bëri përpjekje t'i lidhte mitet e besimet e lashta vendase të popullit tonë me ato trako-ilire e pellazge.

     

     

     

    Atë Shtjefën Gjeçovi në 132-vjetorin e ditëlindjes (1874-1929)

     

     

    Sapo kujton emrin e tij, edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t'i vejë menjëherë mendja te "Kanuni i Lekë Dukagjinit", mbledhur e kodifikuar nga Frati i Madh. Po Atë Shtjefini ishte shumë më tepër se kaq. Një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte ngapak në të gjitha fushat e diturisë. Mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përshkruan me nderim e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit gjatë diktaturës, i cili i kushtoi portretin më të bukur që është shkruar për të, duke e radhitur përkrah Fishtës e Harapit. Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët dhe arkeologët e parë shqiptarë.

    Lindi 132 vjet më parë, më 12 korrik 1874, në Janjevë të Kosovës në një familje thellësisht katolike. Në pagëzim ia vunë emrin Mëhill e shkurtimisht e thirrën Hilë. Që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarësie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në Kolegjën françeskane. Gjeçovi ishte vetëm 10 vjeç kur veshi zhgunin e murrmë, të lavdishëm, të fratit. Vijoi mësimet në Troshan, Fojnicë, Dërventë, Kreshevë, përgjithësisht në Bonjë-Hercegovinë, ku është përgatitur një pjesë e mirë e françeskanëve shqiptarë, ndërmjet të cilëve, Fishta. Më vonë françeskanët e rinj do të merrnin rrugat drejt Austrisë e Italisë.

    Nisi të interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të vet: për fillimet e krishterimit, për arkelologji, etnografi, gjuhësi, letërsi e natyrisht edhe të hidhte në letër shkrimet e para, pa harruar kurr se detyra e tij kryesore do të ishte predikimi i Ungjillit të Krishtit.

    U kthye në Troshan më 1896, 22 vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, Laç-Sebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Vlorë, Shkodër, Gjakovë e Zym, ku u ndal për pushimin e mbram!

    Kulmin e krijimtarisë e arriti në vitet 1900, kur u bë i pranishëm në të gjitha fushat e kulturës e të arsimit. Shkroi në të trija gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, atë që do ta pavdekësonte, "Kanunin e Lekë Dukagjinit" monumet i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin "Doktor i shkencave in honoris causa".

    Lista e veprave të tij ësht shumë e gjatë, prandaj po kujtojmë vetëm ndonjë vepër me karakter hagjiografik, që meriton të njihet më shumë, si Shpërblyesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit. Shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe "Kanuja" u botua pas asaj dite ogurzezë të vitit 1929, kur ra nën plumbat serbe, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, për të cilën kishte shkrirë jetën, të cilat nuk lageshin për herë të parë me gjak frati. Ai vetë pati mbledhur, sipas të gjitha kritereve, të dhënat për të lartuar në elter një tjetër frat shqiptar, Atë Luigjin Paliq, martir i fesë e i atdheut.

    Ndërmjet shkrimeve të shumta kushtuar Atë Gjeçovit, po kujtojmë se për të është shkruar edhe një monografi me titull "Shtjefën Gjeçovi: Jeta , vepra me autor Ruzhdi Matën. Gjithsesi shkrimet më të besueshme për të janë ata që mbajnë nënshkrimin e sivëllazënve të tij françeskanë, të cilët e njohën nga afër, sidomos Atë Pashk Bardhit, historianit të fretërve.Duke përkujtuar sot Atë Gjeçovin, bëmë vetëm një skicë të shpejtë të një figure që i ngriti vetvetes një monument të pashkatërrueshëm nga koha!

     

     

     

     

    E drejta

    ~Fragmente~

     

    T'bijt e pelazgve, o shqyptart jena,

    Nipat e Leks, t'Burrit, t'Kastriotit,

    N'gjum me ndjet, a thue, marre s'kena

    Na, q* t'part patëm, t'cilt atij motit

    .....Prej Lindjet n'Prendim i shtuen dhena?

     

    Atyne Hyji, i dha Shqypnien

    Me nder e rujten n'jet sa jetuen

    Vdiqën ata, por e lan nipnien

    E n'trashigim nipnis i përdoruen

    .....q* kush ta msyn, m'u diftue fuqien

     

    Msimin ata na lan me luftue

    Vendin, ku, lem me kujdes me rujtun

    Ket gjuh t'hijshme me shpirt m'e lulzue

    Prej ferrash m'e dlir, s'zezash m'e prujtun

    .....Për gjuh e Atdhe, jet'n ton me shtrue.

     

    E tash, a thue, jena verbue

    E vendin ku lem ma nuk e njofim?

    Gjuhen ton, a po kena harrue

    Krajatën e Mams sot a s'e shohim?

    .....Ç'me emn e dokje aq n'â poshtnue?

     

    E Shqipnis ndera, ku â? o shqyptar

    Lumni' e saj ku, e ku dashtnia?

    Ku â flamur i jon, o atdhetar

    E djathta ku, e ku â trimnia?

    .....Ku prunjim, q'do ta ken nej t'par?

     

    Kush na leu, o vlla, kush na rriti

    Kush si foshnjë në prehen na majti

    Kush na ngiu, vajin kush na priti

    Ne dhimt ton për ne fshajti,

    .....A s'kje Atdheu, ah! Tash zem'r shkruti?!

     

    Kush na mkami, kush gjuhen na liroj

    Kush kje q* na fali, gjith ket hyri?

    Kush me folun, e menden kush na msoj

    N'kujds kush për ne, u shkri e n'dashtni?

    ..... A s'kje Atdheu, q* aq na hjeshoj?!

     

    Nuk vyn, vllazn, sod sysh m'u verbue

    Se q'thot goj' e huj, n'zemer s'e mendon;

    T'lam've e t'lym've, s'ban m'u besue

    Se amel t'ligjiron, por nden kam t'rrmon

    .....Për rpile t'prun, me u dob me t'rrxue!...

     

    Mos n'u vetja, e nder' e ftyrs son

    N'gjum t'pritesës dit me i kalue

    N't'shamet mos u kuqshim, q'bota n'i lshon

    T'ndez na n'dashtni, q't'part j'a pa'n diftue

    .....Atdheut e gjuhs, q'n'goj ton sod shungullon!

     

    *****

     

    Dheu i shqypes t'cilin e leu

    E gjuhn shqype, gjithkush q* e flet

    M'kam, ata burra, i thrret Atdheu

    Shqyptaria t'gjith k'kam i thret

    .....M'kam, shka à shqyptar, m'kam burr ktij dheu!

     

    M'kam, se Atdheu don q* t'vllaznohi

    E njihni n't'bame t'keni e n'fjal

    M'kam, se Atdheu don q* t'bashkohi

    Hovin hujliut, vllaznisht me j'a ndal

    .....M'kam, shqyptart, m'kam, e n'zemrat trimnohi!

     

    M'kam, flamurin e Shqypnis qit-e ndrit

    Emnin tand, pa frig e marre rrfeje

    Gjuhn tande, n't'cilën Mama t'ka rrit

    N'drit me qitun, prej Zotit ke leje

    .....Ngrehu prej gjumit, se mjeft t'ka topit!

     

     

     


  18. Lazer Shantoja (1892 - 1945).

     

    Pjesa me poshte eshte shkeputur nga "Per nji puthje te vetme"

     

    IV.

     

    Kufom' varrosun tash kahmot n'humnerë

    t'detit n'tallaz asht dashunija ime:

    kurr dielli nuk e gzoi e pse n'andrrime

    si nënqeshje fantazmash ndonji fnerë

     

    i zbet për pak e shndrit e kndoi ndojherë

    e diell e drandofille edhe dëfrime

    qen' kangt' e saja vetëm vezullime

    flake mjes krizantemave t'kalterë

     

    n'varreza natën...Pra ç'puhi n'dhe t'huej

    tinzare po e shtyn gjethlat q* t'lakojnë

    kryet për pushim në muzg të nat's lakmueshëm

     

    n'hemistikun e vargjeve t'trishtueshëm?

    A por përkulen n'të me mujt' t'prigjojnë

    n'qetin e nat's nji varg q* s'mund të shkruej?

     

    V.

    Ah! mos e lyp at varg!...Asht shum ma mirë

    korimbat t'tu mos t'dijn ça me thanë

    me qen' poetë e mos me qenë i lirë

    me kndue me goj' kur zemërngrita qanë

     

    Kshtu qenka jeta...Me nji lamtumirë

    lyrën q* për ty kapa due me e lanë,

    pse teli i saj, o lule, dridhet vshtirë

    kur jehon' tjetër s'ka përveç nji zanë

     

    Lulzo ti prap! Un i padashtun jetën

    tash e kaloj, i vemti ndër poetën';

    e tue kujtuemun puthjen nji ditë,

     

    puthjen tande mërgim...un tash ia kndoj

    ma t'bukrin varg hyjneshës Aferditë

    ndër hije t'qiparisvet kur t'shkoj...

     


  19. Filip Shiroka (1859-1935)

     

     

     

    Filip Shiroka (1859 – 1935) Lindi ne Shkoder dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqite e medha, pasi deshtuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t'ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim "Shqiptare, tek armet, tek armet" botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Shiroka ka botuar vjersha dhe artikuj te ndryshem, me pseudonimin Geg Postriba. Vellimin me vjersha “Zani i zemres” e botoi ne Tirane kur erdhi per here te fundit ne Atdhe. Vjershen “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane nga krijimet me te bukura dhe me te njohura te Rilindjes Kombetare. Pervec poezive, ku trajtoi temen e mallit per atdhe, vecanerisht vendlindjen e tij Shkodren; te natyres se bukur shqiptare…etj ai i kendoi edhe te kaluares heroike, sic jane poezite: “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shqypnija” etj Vdiq ne Liban ne 1935, dhe vetem pas 25 vjetesh eshtrat e tij u percollen ne qytetin e tij te lindjes.

     

    Nji lules se vyshkun

     

    Lulja e bukur – keput kush te ka,

    Prej shoqesh tueja – kush te paska nda?…

    M’je vyshke e thamun – lulja e shkrete

    Qysh se te kane tret

     

    Se ti dhe une – nda prej shoqenise

    Larg prej qytetit – tim, prej Shqiperise

    Si ti u dogja – lulja e shkrete

    Ne dhe t’huejin tret

     

    Ti, ne kopsht tandin – ku ke lulzue

    T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue

    Por tash je veshkun – lulja e shkrete

    Tash q* t’ka trete!

     

    Edh’ un, n’dhe timin – gjith i gazmue

    Prindet me knaqshin – isha i lumnue

    Por tash po digjem lulja e shkrete

    N’dhe t’huejin trete

     

     

    Shko dallendyshe

     

     

    Udha e mbarë se erdh pranvera,

    shko, dallëndyshe tue fluturue,

    prej Misirit n'dhena tjera,

    fusha e male tue kërkue;

    n'Shqipni shko, pra, fluturim,

    shko në Shkodër, n'qytetin tim

     

    Shëndet prej meje të m'i falësh

    saj shpisë vjetër ku kam le,

    me ato vende rreth t'përfalesh,

    ku kam shkue kohën e re;

    atje shko, pra, fluturim,

    fal me shndet qytetit tim

     

    Me ato male, me ato kodra

    me ato prroje rreth t'përfalesh

    n'ato fusha që m'ka Shkodra

    të lulzueme, aty t'ndalesh;

    tue kndue me ambëlcim,

    fal me shndet qytetit tim.

     

    T'mujsha dhe un' me fluturue

    dojsha dhe un' me u nisë me ty,

    dojsha n'Shkodër me kalue,

    m'e pa prap at'vend me sy!

    Por... ti shko atje... fluturim

    ti qajma fatin tim.

     

     

     

     

     

     

     

    për Kolegjën Françeskane të Shkodrës

     

     

    Veshë me zhgun, me litár ngjeshun,

    U thaçë prindve: lamtumirë!

    Sot prej gëzimesh s’botës i zdeshun,

    Te Sh’Françesku gjeta hirë;

    Dhe po shkoj në shkollë t’vorfnís

    Me u bâ Frati i Shqiptarís;

    Dhe atje mbasi t’kemë mësue,

    Dhe kur t’bâhem Meshatár,

    Do t’dal Shqip me predikue

    Gjithkah janë Vëllazënt Shqiptarë:

    Me u mësue Ligjin e Dashtnís.

    Se jam Frati i Shqiptarís.

     

     

     

     

     

    Si po prishet gjuha shqype?...

     

     

    Gjyshat tonë, eh paçin dritë!

    Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë:

    ..........Jan kenë t'hutuemun!...

    Ata t'mjerët s'kan dijtë athera,

    as buon giorno,1) as kali spera,2)

    as sabah sherif teheir-ollsun!3)

    Na sot jem për t'u lavdue,

    dijmë me folë, me bisedue

    ..........nga mendja jem holluemun!

    Çojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue,

    kombin tonë m'e përparue,

    ..........dhen tonë m'e nderuemun;

    rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet,

    kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet,

    ..........Shqypen ka harruemun!!!!

    Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi

    Gjys-për-gjys tue e përzi

    ..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!...

    Thotë: me thanë la verita4)

    ktu në Shkodër sot diçka

    ..........jan civilizuemun...

    La gioventu5) ka studiue

    di me folë, me ragionue6)

    ..........po m'vjen mirë: bravissimo!

    Veramente,7) n'shkolla t'hueja

    me kenë me studiue dhe grueja,

    ..........kish me u ndritë il popolo,8)

    Se n'dhe t'huej asht rispettata,9)

    grueja asht emancipata,10)

    ..........nuk asht schiava11) e burrave!...

    Dhe kah ana e Toskenis

    ku janë shkollat e Greqis,

    ..........çud asht me i ndigjuemun;

    atje Toskat t'thotë gjithehera:

    mirëmbrëma, kali mera12)

    ..........si ta kam, kalla mu ise?!13)

    Thuej: ç'po bahet nga Greqija?

    T'thotë: atje është elefterija,14)

    ..........bota është e gëzuarë!!!

    Nga Jakova e nga Pesrendi,15)

    n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni

    ..........msohet n'shkolla t'serbëve,

    tue folë shqyp t'thotë me pahir:

    si ja brate16), nadja e mirë,

    ..........dobro itro, kakoti?...17)

    E kshtu gjuha po shëmtohet,

    dhe kshtu kombi po mjerohet

    ..........nga shkollat e hueja!...

     

    1898

     

     

     

     

    ______

    1) Mirëmëngjes (italisht)

    2) Mirëmbrëma (greqisht)

    3) Në kuptimin: Mirëmëngjes, të vaftë mbarë (arabisht)

    4) E vërteta (it.)

    5) Rinia (it.)

    6) Në kuptimin: të arsyetojë (it.)

    7) Vërtetë (it.)

    8) Populli (it.)

    9) E nderuar (it.)

    10) E emancipuar (it.)

    11) Skllave (it.)

    12) Mirëmëngjes (greq.)

    13) Mirë më je (greq.)

    14) Liria (greq.)

    15) Prizreni

    16) Vëlla (serbisht)

    17) Mirëmëngjes, si je (serb.)

     

     

     

     


  20. Ndre Mjeda (1866-1937)Lindi në Shkodër më 1866. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Që në kohë e studimeve, Mjeda i ri shkroi vjershat e para. Poemthi "Vaji i bylbylit" u botua me 1881. Ndërsa në vitin 1937, Mjeda botoi poemthin "Liria". Ai shkruajti dhe poemthat me tingëllima "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papërfunduar.

     

    Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, sidomos në fshatin Kukël, ku u vendos më 1906-1907. Aty krijoi dhe poemën "Andrra e jetës". Mjeda dallohet për lirizmin e tij, stilistikën e vargut dhe forcën përçuese të mesazhit. Vdiq në Shkodër më 1 gusht 1937.

     

    Poezia e Mjedës

     

    Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje të varfër. I ati ishte një barì, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet e pasura të qytetit.

    Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, të cilët jo rrallë zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin në seminare. Ata e futën në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t'i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare. Në formimin e personalitetit të Mjedës ndikuan dy faktorë: nga njëra anë shkolla fetare, që përcaktoi deri diku botëkuptimin e tij, nga ana tjetër idealet kombëtare me të cilat ra në kontakt herët e që, si bir i popullit të thjeshtë i ndiente thellë. Këto ideale qenë për të riun flaka që e ushqeu talentin e tij poetik. Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe një këngë shprese. Në këtë poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja për fatin e kombit të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen e tij. Ndërkaq Mjeda e ndiente veten të ndrydhur nga rregullat e shoqërisë jezuite.

    Konflikti ndërmjet tij dhe urdhërit ku bënte pjesë, arriti në pikën më të lartë, pas dy vjetësh, kur poeti i ri, që kishte mbaruar studimet dhe ishte dërguar të jepte mësim në një shkollë të lartë fetare në Itali, detyrohet të largohet. Duke e ndier veten tashmë më të lirë, ai iu kushtua me një zjarr të dyfishuar çështjes kombëtare dhe zhvilloi një veprimtari të gjerë atdhetare e kulturore. Themeloi shoqërinë kulturore "Agimi." Mori pjesë në një kongres gjuhësor lidhur me çështje të shqipes në Hamburg. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të fuqive të mëdha në Shkodër, ku ankoheshin kundër qeverisë osmane. Poeti ngriti zërin me rastin e mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë nëpërmjet një vjershe që është një kushtrim i hapur, etj. Kjo veprimtari nuk mund të mos i binte në sy qeverisë osmane, e cila më 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi në Anadoll (ky rast i dhimbshëm i jetës së Mjedës gjeti pasqyrimin poetik në poemthin "I tretuni").

    Edhe pas kësaj, poeti nuk pushoi së punuari për çështjen shqiptare, qoftë në fushën letrare, qoftë në fushën gjuhësore. Në këta vjet, nën ndikimin e hovit të madh të lëvizjes atdhetare si edhe të kontaktit të përditshëm me jetën e fshatarëve, lindën krijimet e tij më të mira.

    Si shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin e gjendjes së masave. Një mendim i tillë përshkon poemën e fuqishme "Liria" e shkruar në vitet 1910-1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë. Ngjarjet pas 1912-ës për Mjedën qenë një zhgënjim i hidhur.

    Në të vërtetë, që këtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisë gjuhësore.

    Më 1917, Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin "Juvenilja" krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që për shumë shkaqe s'kishin mundur të shihnin dritë më parë. Ai hyri kështu në letërsinë tonë si poet i shquar. Në vitet 1920-1924, Mjeda u zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik. Pas ardhjes së Zogut në fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi të ishte famulltar i thjeshtë në fshatin e vogël Kukël, gjersa në vitet e fundit të jetës së tij kleri e mori si mësues të shqipes në gjimnazin e vet të Shkodrës. Mjeda iu vu atëherë me tërë energjitë e veta edukimit të rinisë me dashuri të veçantë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare. Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik të rrallë për bukuri e forcë, poemthin "Liria".

    Mjeda shkroi shumë krijime poetike, shkrime për fëmijës si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janë "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".

    Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "I tretuni" paraqesin interes jo vetëm si fillime të krijimtarisë letrare të Mjedës, por edhe për vlerën atdhetare dhe artistike, si edhe për mundësinë që na japim të ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik të poetit. "Vaji i bylbylit" është krejt lirik dhe shtjellohet nëpërmjet një simboli; bilbili i mbyllur në kafaz është shqiptari nën zgjedhën osmane.

    Ndonëse vepra mbështillet me tisin e hollë të melankonisë, i kuptueshëm për moshën dhe për gjendjen shpirtërore në të cilën u shkrua, përfundimi i saj është thellësisht optimist, pasqyron ligjin filozofik të përparimit të jetës, që frymëzon edhe besimin në të ardhmen e Shqipërisë.

    "I tretuni" dëshmon për një pjekuri më të madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit të bylbylit" këtu është shndërruar në dhembje krenare, stoike, e cila shprehet më së miri nëpërmjet paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që e hap poemthin.

    Ndryshe nga poemthi i parë, ky ka një subjekt të dhënë në forma lirike; fatin e një atdhetari shqiptar, të internuar nga pushtuesit. Poeti do të ketë menduar se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Në këngën e parë që përshkruan ndarjen e të mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrën dhe me atdheun, duken qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk mbeti në shtjellimin e thjeshtë të një materiali jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t'i japë vlerë aktuale. Heroi i poemthit është një fshatar i varfër. Dhe tek zgjedhja e një protagonisti të tillë, ndihet dashuria e Mjedës për masat fshatare, ndjenjë që do ta shtyjë gjatë tërë krijimtarisë së vet t'i zgjedhë heronjtë nga rradhët e fshatarësisë. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike të pasqyrimit të realitetit si: ngjyrat e forta në përshkrimin e natyrës, stuhia në pjesën e parë, që ka edhe një kuptim simbolik, bregdeti i ashpër shkëmbor, ku ka qëndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjë simbol, si lejleku që e lidh me vendlindjen. Këtu gjenden edhe elementë të riprodhimit besnik të mjedisit, nëpërmjet kujtimeve të protagonistit dhe sidomos vizatimi i figurës së nënës. Lirizmi dhe epizmi shkrihen në mënyrë të harmonishme. Variacioni në vargje e strofa pasqyron botën shpirtërore të trazuar të protagonistit. Poemthi mbyllet me një frymë të lartë burrërore dhe optimiste: heroi nuk pendohet për rrugën e zgjedhur, po është krenar se vuan për hir të atdheut. Nëpërmjet figurës së nënës tek "I tretuni", që del në këngën e fundit, lartësohet figura e nënës shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, që rrit bij trima dhe atdhetarë. Që në këtë poemth të hershëm, shohim atë që do të jetë një meritë e rëndësishme e veprës së Mjedës: pasqyrimin e denjë të figurës së gruas shqiptare, veçanërisht si nënë. Ndër lirikat e ndryshme të përfshira ose jo në veprën "Juvenilja" ka një varg vjershash me të cilat poeti ndjek traditën e Rilindjes ku himnizon bukuritë e atdheut ("Malli për atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kënduar gjuhës si mjet zgjimi të ndërgjegjes kombëtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton një vëmendje të veçantë problemit themelor të luftës për pavarësi, që ishte bashkimi i shqiptarëve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").

    Mjeda, gjithnjë në vazhdën e Rilindjes, ngre lart figurën e heroit kombëtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi në fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Për një shkollë shqype mbyllun prej qeverisë otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar në këtë poemë të fundit lidhjen e thellë të Skënderbeut me popullin, me masat fshatare.

    Në vjershën "Mikut tem Pal Moretti", Mjeda jep një gjykim të drejtë e të mprehtë jo vetëm për rëndësinë e Skënderbeut, si shpëtimtar i qytetërimit evropian, po edhe për politikën dredharake të fuqive të mëdha të Evropës së kohës së vet, që, për interesat e tyre, mbanin në këmbë perandorinë e kalbur osmane. Që në këtë vjershë romantike atdhetare vihen re nota shoqërore. Motive shoqërore janë vënë në bazë të dy vjershave të "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagë të dhimbshme të Shqipërisë së kohës si: kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit, bartës të luftës për çlirimin e vendit. Po trajtimi i këtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmë sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian që i përshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bërë që këto vjersha të mos kenë forcën e vjershave realiste të Çajupit dhe të Asdrenit, me të njëjtën tematikë.

    "Lisus" (botuar më 1921) dhe "Scodra"(1940) janë vepra, ku thelbi romantik vishet me një formë klasiciste. Këta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga një stil i kërkuar dhe retorik. Poeti himnizon këtu të kaluarën e lashtë të popullit tonë (te "Lisus" përmes materialit historik, kurse te "Scodra" nëpërmjet legjendës). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurës së Skënderbeut, që poeti ka dashur ta bëjë sa më njerëzore.

    Origjinaliteti dhe fuqia e vërtetë e talentit të Mjedës kanë gjetur shprehje në krijimet ku ai arrin në realizëm, si në vjershën "Mustafa Pasha në Babunë", në poemthin "Liria" dhe në kryeveprën e tij "Andrra e jetës".

    Tek e para, duke u nisur nga një fakt historik, tradhtinë e Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti e ka tipizuar me forcë, duke e përshkruar "mbi thasë të florinjve, ndër valle jevgash" figurën e feudalit të zvetënuar, anadollak, parazit, që është kurdoherë gati të bëjë fli interesat e atdheut për të vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të gjerë përgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme kundër të ashtuquajturve atdhetarë, përfaqësues të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat e popullit. Figurës së Mustafa Pashës poeti i kundërvë masën e fshatarësisë së ngritur në këmbë për mbrojtjen e atdheut, duke u bërë zëdhënës i urrejtjes së saj kundër feudalit tradhtar.

    "Liria", poemthi epiko-lirik, i ndërtuar me tingëllima, me problematikë politiko-shoqërore, është, ndofta, vepra e Mjedës që ka ide më të fuqishme. Në të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve të Veriut më 1911, që tingëllon me forcë që në vargjet e para:

    "Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga një tingëllimë në tjetrën. Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve kundër kolonizatorëve anglezë, që ishin edhe pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull. Në mbylljen e poemës, ku paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjet një mjeti të dashur për rilindasit, paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombëtar shkon "Ksollë për ksollë". Në këtë poemth ka vargje që dëshmojnë për afrimin e Mjedës me idetë demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit mundën "kështjellat atnore", gjejmë aluzione për shfrytëzimin e fshatarësisë ("...s'ka me dalë ushtari me i grahë bulkut si kaut me sjeçe t'begut"). Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh lirinë të fituar prej amerikanëve jo vetëm në plan kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe shpreson se populli shqiptar do të shkundë shfrytëzimin e egër bashkë me zgjedhën feudale.

    Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë tronditëse ("lirinë e keni ju/ ne hekra kemi...", "Posi berra që bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lënë vendin një realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm të gjendjes së atdheut.

    Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi, i cili krijon atmosferën e madhërishme, përdorimi i bartjeve i jep dinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin e ndjenjave dhe të mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit të vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritë krahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.

     

     

     

     

     

     

    Liria

    - I -

    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:

    A shndrit rreze lirie n'ato maja;

    mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,

    ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

     

    A keni ndie ndikund, kah fluturoni

    ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?

    A keni ndie nji kangë të patravajë?*)

    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

     

    "Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.

    A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,

    a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?

    Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,

    sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,

    e vështroje ku i del lirimit ama.

    .................................

     

    - VI -

    Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:

    Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,

    lodhun prej terri ku robnimi e qiti,

    shpreson me e zgjue fluturim mënia.**)

     

    E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija

    e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti

    kasoll' për kasoll' rreth buneve***) e soditi

    frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija

     

    e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin

    nanat e Hotit djelmënin' ushtore

    e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.

     

    E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.

     

    *) pa vuajtje, pa mjerim.

    **) urrejtja

    ***) banesave

    ....................

     

    Gjuha shqipe

     

    Përmbi za që lshon bylbyli,

    gjuha shqipe m'shungullon;*)

    përmbi er' që jep zymbyli,

    pa da zemren ma ngushllon.

     

    Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,

    ku e shkoj jetën tash sa mot,

    veç për ty m'rreh zemra e mjera

    e prej mallit derdhi lot.

     

    Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

    jan' të bukra me themel

    por prap' kjo, si diell pa hije,

    për mue t'tanave iu del.

    ................................

     

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi

    me zbardh, Shqipe, zanin tand,

    e ku Drinit a burimi

    që shpërndahet kand e kand.

     

    Geg' e tosk', malsi, jallia**)

    jan' nji komb, m'u da, s'duron;

    fund e maj' nji a Shqipnia

    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

     

    Qoftë mallkue kush qet ngatrrime

    ndër kto vllazën shoq me shoq,

    kush e dan me flak' e shkrime

    çka natyra vet' përpoq.***)

     

    Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera

    si nj'bij' kjo që pa prind mbet:

    për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,

    s't'kishte kush për motër t'vet.

     

    E njat tok' që je tue gzue,

    e ke zan' tash sa mij' vjet,

    shqiptaria, që mbet mblue

    sot nën dhe, edhe shqip flet.

    ................................

     

    *) më ushton thellë, oshëtin

    **) fusharakët

    ***) bashkoi

     

     


  21. Në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ernest Koliqi 1901 - 1975

     

    Një shekull më parë, më 1903, pikërisht më 20 Maj, në muajin e bukur, kur harlisen bashkë rreze e petale të ngrohta si puthjet, mes të cilave përzihet edhe ajo më fatalja, puthja e Judës, kur Shqipëria po përgatitej të ribëhej, lindi në Shkodrën mahnitëse shkrimtari Ernest Koliqi, themelues i tregimit tonë modern, ndërkohë dhe poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar në fushën e politikës, të kulturës së politikës dhe të politikës së kulturës, gjithmonë kombëtare, të gjysmës së parë të shekullit XX.

     

    Njeri me dije të gjera, vizionar, mbartës i traditës mbi shpinë, i parakes, teksa me duar mbrunte risitë, modernen, stilist i zoti, qëmtues i fjalës, aq sa duket sikur i mblidhte si bimët e rralla mjeksore maleve të Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, më shumë shpirtërorë, njohës i konflikteve të brendshme dhe sociale, i filozofisë së tyre, i brengave, i muzgut dhe dritës, i rrugëve njerëzore e sidomos i rrugëve të Shkodrës, që e deshte aq shumë, aq sa e bëri emblemë të këngës së vet…

     

    Adoleshent familja e çon të studiojë në një kolegj të Bergamos në Itali, kthehet në Shkodër, bëhet mik me më të kulturuarit e qytetit, organizohet nëpër shoqata, emigron në Jugosllavi, kthehet sërish sëbashku me librin e tij me novela "Hija e maleve", punon si mësues në Vlorë, prapë në Shkodër, ndikon te Migjeni e më pas shkon në universitetin e Padovas, laureohet për letërsi, mbron Diplomën me tezën "Epika popullore shqiptare", gjë që entuzizmon albanalogët më të shquar të kohës, boton libra të tjerë, poezi, përkthen më të mëdhenjtë.

     

    Më 1939 emërohet Ministër Arsimi në Tiranë dhe në të njëjtën kohë Superior i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës. Themelon gazeta, organizon kongrese kulturore, institute, bashkëpunon me Merlikën, Gurakuqin, Fishtën, Asdrenin, Mjedën, Ali Asllanin, Lasgushin, Logorecin, Toton, Kokoshin, etj. dhe është i pari që arsimin shqiptar e çon instutucionalisht në Kosovë, dërgon 200 mësues nga më të përgatiturit, duke hapur të parën shkollë të mesme atje, më 1941 (kur këtej, 200 të tjerë, jo mësues, por komunista, me ndihmën jugosllave sapo kishin krijuar një parti, e cila do ta braktiste Kosovën dhe do të rrënonte shumë nga çështja jonë kombëtare).

     

    Mbarimi i luftës do ta zërë me punët e albanologjisë në Itali duke iu mbyllur rrugët e kthimit në atdhe për jetë. Diktatura do të ndalonte dhe veprën e tij, madje dhe do ta shpallte armiqësore.

     

    Edhe gjatë mërgimit të tij politik, Koliqi nuk do të rreshtë së punuari. Themelon revista, bashkon diasporën, bashkëpunon me të arratisurin tjetër, me poetin Martin Camaj, me arbëreshët, me Xhuzepe Gradilonen, shkruan poema, romane, udhëton për në SHBA, harton antologjira të poezisë mbarëkombëtare, ndjek me vëmendje jetën politike dhe kulturore në atdhe, në bregun tjetër të mallit dhe vdes papritur në dhjetor të 1975, në Romë. Ende atje prehen eshtrat e tij, në varrezat e mëdha, ku është dhe poeti Persi Bishi Shelli.

     

    Nëse sot janë bërë të njohura pothuaj të gjitha librat e Ernest Koliqit, fale dhe Shtëpisë Botuese "Camaj-Pipa" në vendlindjen e tij, pak, fare pak flitet për rëndësinë e tyre letrare e kulturore si dhe të vetë autorit, që më shumë komplotohet me harrim e mosmirënjohje zyrtare.

     

     

     

    Dua të kujtoj, më pak të kujtuarën sot, dramën e çuditëshme, profetiken, të Ernest Koliqit, "Rrajët lëvizin", e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sa delikate po aq dhe epike, simfoni e vërtetë, klasike dhe avanguardiste, sintetike dhe me një jehonë polifonike, e dhëmbshme dhe meditative, ku jo vetëm njeriu, por dhe koha gjen vetveten. Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar që në mënyrë gjeniale parashikoi rënien e perandorisë komuniste. Drama "Rrënjët Lëvizin" u shkrua në Romë, por ngjarja ndodh në Shkodrën e tij, në vitet ’70, kur këtu diktatura ishte në kulmin e mesnatës së saj, ndërsa autori si një orakull përndjell vdekjen e diktaturës dhe rilindjen e Shqipërisë. Parashikimi ka një ekzaktësi mahnitëse, jo si kohë, por si hapësirë shpirti. Ndërsa shkrimtari anglez Zhorzh Oruelli shkroi romanin fantastik "Tetëdhjetë e katra" për komunizmin, Koliqi si një AntiOruell, ose "Oruell pozitiv", me dramën e vet, ku rinisin të kumbojnë magjishëm këmbanat në të vetmin vend ateist në botë, rrëfen triumfin e ardhshëm të një shoqërie, në të cilën pas shtypjes nuk ka hakmarrje, por fisnikëri sipërane.

     

    Është hera e parë që kjo dramë botohet e plotë në atdheun e Shkrimtarit.

     

    Visar Zhiti

     

     

     

    Vetjet

     

     

     

    Shuku, mësim-dhanës (28 vjetsh)

     

    Ndreka, ish-tregtar (66 vjetsh)

     

    Iza (24 vjetshe)

     

    Roza, e shoqja e Shukut (25 vjetshe)

     

    Ganxhja, e shoqja e Ndrekës (26 vjetshe)

     

    Lina, e motra e Rozës, nzanëse (17 vjetshe)

     

    Në Shkodër, me 197....

     

     

     

    (Nji odë buke, e gjanë, në nji shtëpi të vjetër zotnijsh. Mure prej shum kohe së palyeme. Nji tryezë e thjeshtë katranëshe në mjedis rrethue me ndejse të zhgatrrueme të ndryshme njana prej tjetrës. Në fund të dhomës dy dritore të mëdhaja q* biejnë kah rruga. Në perden e mbajtë, në skaj kah fundi, një derë q* qet n’odë të zjarrmit, madej një kanapeh mbulue me pelhurë të zgjedhur, tshti e repun dh’e zverdhkatë në ngjyrë. N’anën e djathtë nji derë q* qet në shenashin. Edhe pse s’mungon dlirsija, ambjeti ep nji përshtypje së lanumi mbas dore. Shifet menjiherë se dikur ajo banesë shkelqente me orendi të begatëshme e dallohej për mbajtje të kujdesshëme. Asht mëngjesi i një dite së dielle vjeshte).

     

     

     

    LINA (tue hy nga dera e shenashinit, veshë me petka shetije, përshëndetë Rozën q* del me dy broka plot me uj nga dera e odës së zjarrmit) Nadja e mirë!

     

    ROZA Sa heret kenke çue! Mirë se vjen!

     

    LINA Mesha në Shkollë të Murgeshavet thohet në shtatë. Mbaroi e këtheva këtu. Erdha me pa si keni ndjehë e me të marrë me da;ë në Fushë të Qelës.

     

    ROZA Ka kohë. Nuk do të jet sahati ma tepër se tetë e gjysë. Shetija fillon mbas Meshës s’orës njimbëdhetë të Fretnevet. Po i çoj ujin m’u la Shukut e po vij. Si asht nana?

     

    LINA Mirë. I kanë pushue dhimbat n’ijë. Shuku si po asht?

     

    ROZA Me shëndet mirë, por, si gjithmonë, i habitun mbas trilleve të veta. Lexon, merr shënime e çohet e shetitë nëpër odë. duhet me ia përsritë disa heresh fjalën para se t’a marrin vesht: kaq përqëndrohet në mendime...

     

    LINA Pregatitë ndoj vepër të re, sigurisht.

     

    ROZA Shka me kenë! Humbë kohën kot. Kur s’mujt me nxjerrë gja në dritë sa ishin.... ata, sot duhet t’a kuptojë se puna e shkrimeve të tija ka marrë fund. Mue më ban me plasë. Në vend me ia vu menden si e si me e përmirsue kët gjendjen t’onë dhe m’u vu për fije si shokët, q* pra s’e lanë kurrkund zotsin e tij, bieret mbas andrrave. Jam në hall të madh. Linë!

     

    LINA Shuki asht i zoti. Heret a vonë ka me i a dalë m’u rradhitë ndër shkrimtarë në shej e me kenë i çmuem si meriton.

     

    ROZA Prit gomar sa të dalë tërfoja! S’kam besim në zotsin e tij. Ka mbetë mbrapa shokve. Mandej... (me za t’ulët) kujton ti se e lanë... këta të sotshmit me çue krye si shkrimtar? Rrehet kot. Por.... më len t’i a çoj ujin m’u la. Mos u mërzit. Qe, erdha! (Del kah shenashini).

     

    GANXHIJA (hyn nga e djathta) Nadja e mirë Linë. S’ashtë nevoja me të pyetë si je pse po shof se ke ndjehe si molla në gem. Kaq herët, sot?

     

    LINA Jam kenë në Mesh te Murgeshat.

     

    GANXHIJA Ty të ndihmoftë. Edhe unë aty kjeçë në meshë, por ishem në fund të kishës e s’të kam pa. Ke pasë fat, moj bi, m’u rritë në hir të Zo’it e me marrë mësime të mbara ndër Murgesha. Mjrisht ka gjind q*, qyshë se kanë le, nuk e kanë pa kishën me sy dhe nuk njofin ngushullimin e madh t’uratës....

     

    LINA Si ime-motër, për shembull, as? Mos i ven faj, Ganxhe. Ka thithë mendimet e... atyne. Nuk asht zemër – keqe, por koha e përparëshme ka lanë gjurmë të forta në të.

     

    GANXHIJA Ajo q* nuk më pëlqen, lum Lina, asht se jote-motër nuk i mban për vete mendimet q* ka, por mundohet me i a rrasë në tru edhe tjervet. Qe, tuk asht zotni Shuku: ai nuk i a thotë të bindun se asht e mirë e e drejtë. E, pra, kisha me thanë se atij i përket ma tepër me u dalë zot mendimeve t’atyre....

     

    LINA Unë nuk jam fort e rrahun në këto çashtje. Por... me shka kuptoj unë, Ganxhe locja, Shuku ka mendime krejt të veta q* janë bukur larg prej parimeve t’atyne pa kenë, merret vesh, kurrkund afër me t’onat; me këto të sotmet, due me thënë...

     

    NDREKA (tue hy nga e djathta_ Mirë se të gje, zojshë.

     

    LINA Mos më thirrni zojushë, zotni Ndrekë. Unë...

     

    NDREKA Don ndoshta me të thirrë shoqe? Fjalët shok e shoqe i urrej edhe i kam qitë, sa për vete, jashtë përdorimit.

     

    LINA Më thirrni Linë.

     

    GANXHIJA (të shojt) Edhe ti ke nisë m’u ba i mërzitshëm. Lene rahat vajzën q* kurr s’t’a ka këthye fjalën.

     

    NDREKA Ke arsye. Lina s’asht si...

     

    GANXHIJA Leni fjalët boshe, po të tham. Po shkoj me ju pjekë nji kafe. E kam xhezën në zjarrm. (Del kah oda e zjarmit).

     

    NDREKA (tue u ulë ndejun në kanapeh) O Zot i lum, kjosh levdue q* premtove me më falë nji pleqni të rahatshëme! E din, Linë, sa vuejshem kur ishin ata. Sidomos të diellavet. Nuk u dallote e diellja prej ditve tjera. Qe, ndëgjo. Po biejnë kumbonët e Kiëshës së Madhe. Aman, mos prito, çolma dritoren. Due me ndëgjue kumbonët. (Lina hapë xhamat e dritares). A ka lezet ma të madh? Me gëzue lirisht të diellen; me shkue në Meshë të madhe, ashtu si përpara. Ti je e re dhe s’merrshe gja vesh kur ishin ata. Por ne na e kanë terratisë jetën. Kishim lakmi ata q* dishin. A merr vesht? I njehshim të lum ata q* përsiellshim ndër Rmaj... me i shti në dhe!

     

    LINA Unë s’mabaj mend mirë’ po, vërte, të ramit e kumbonvet ishte asokohe i ndaluem?

     

    NDREKA Rrebtësisht.

     

    GANXHIJA (tue hy me do filxhana në nji tabake) Urdhëroni, pra.

     

    NDREKA Të lumët dora, grue. Prej erës kuptohet se na ke pjekë nji kafe tarrnake.

     

    LINA (Ganxhes) Njimend pak e kush din me pjekë kafe si ti.

     

    NDREKA Duket gja e kollajtë, përkundrazi don shum marifet. Ah. s’ka ma gja të kandëshme se me pi kafe tue ndëgjue kumbonët q* bijnë e tue mendua se "ata" nuk na rrijnë ma përsipër me na marrë frymën. Lirija, lirija, s’ka të paguem në kët botë.

     

    ROZA (tue hy ka ndëgjue fjalët e Ndrekës) Liri kallpe... Vetam mendelehti nuk kujtohet se priftnija i a futë shpirtin njerzis në nji burg gënjeshtrash lara lara. Nuk asht liri ajo q* pa u kujtue të ban me ndjekë vijën e caktueme prej priftënvet dhe prej qeverritarve të cilët tjetër mendim s’kanë veç me shfrytëzue vogjëlin e shkretë.

     

    LINA Pash fen, pse nuk shikon punën t’ande!

     

    NDREKA Lene të turfullojë.... Fjalët e saja nuk m’a prishin lezetin e kësaj së dielle plot kumbonë. Kumbomnët s’i bajnë dam kujt. Kjo pëlqente krizmën e batareve q* vinte prej Zallit të Kirirt kur u pushkatojshin njuerëzit ma të ndershëm të vendit tonë. Tashti angthi u zhdavarit... Ah. kjo muzikë e kumbonve t’a zgjanon shpirtin.

     

    ROZA E besoj: tash q* këthyem prap në Mesjetë...

     

    NDREKA Këthyem në jetë te mbarë e të lume!

     

    GANXHIJA Po ti, more, pse e gërget? Lene në punë të saj. Ajo asht rritë me ato mendime.

     

    LINa (q* ka qitë kryet kah rruga prej dritores së hapun) Gra, eni e shifni. Në krye të rrugacës asht ndalë nji zojë e huej... Se ç’petk q* ka!.... s’ka si bahet ma i bukur... e i rri mbrekulli në shtat.... Qe, ka ndalë diken e dishka po e pyetë tue ba shej me dorë kah kjo rrugacë....

     

    (Roza e Ganxhja shpejtojnë me dalë në dritore).

     

    GANXHIJA Kush do të jet, vall? Po hyn në rrugacë t’onë. Po afrohet këtej...

     

    ROZA E veshun vërte në mënyrë të përsosun.... Sa t’encun të zhdërvjellët... Shifet se nuk e topitë halli i jetës si ne të shkretave.

     

    LINA Zojë e randë duket me kenë....

     

    ROZA Po ndalet para derës s’oborrit t’onë...

     

    GANXHIJA Jeee... Po kjo shka lypë te na?

     

    (bjen trakllojca e derës s’oborrit: i ndëgjohet krizma nepërmjet derës së shenashinit)

     

    ROZA Tham se e kanë drejtue gabim...

     

    GANXHIJA (tue dalë me shkue e me çelë derën e oborrit) Në kjoftë e huej si do të merrem vesht unë me te?

     

    NDREKA (pa u tundë prej kanapehit, tue mbështjellë një cingare në kuti të duhanit) Më thirr mue. Unë italishten e dij....

     

    ROZA (si në tallje) E po foli rusisht, jam këtu unë!

     

    NDREKA S’ka me kenë nevoja as për ty as për mue. Ka gabue derë, po kjo se kërkon ndokend. Këtu te na s’ka kush punë me të huej... Shko, Linë, të paça, e shif kush asht ajo grue e si po i shkon puna Ganxhes me te.... (Lina del kah e djthta).

     

    NDREKA Shum të huej kanë fillue me ardhë. I ka dalë nami vendit t’onë e, tash si udhëtohet pa pengime, shum kend ngucë kureshti m’e shetitë fun e maje.

     

    ROZA Në kët shtëpi gjysë të rrenueme s’ka kush shka me pa...

     

    NDREKA Eeeh.... Dukur kjo shtëpi ka kenë nji ndër ma të mirat e Shkodrës...

     

    ROZA E sot asht çerdhe mijsh. Të mjerët na q* jemi të dënuem me jetue këtu mbrendë.

     

    NDREKA (tue mos u vu vesh fjalëve të saja, vazhdon si të flike me vete) Shtëpija e Sinadinvet, zotnij zemërbardhë.

     

    ROZA Pasanikë q* jetuen të kërtylun me miradina në shpinë të popullit t’unshëm. Mandej nji prej tyne a më bahet a ishte i dam me gisht si njeri me idena antipopullore?

     

    NDREKA Thue për Pjerin Sinadinin, shkrimtar?

     

    ROZA (tue hy turravrap pa frymë) E dini se kush asht? E zoja e shtëpis!

     

    NDREKA (tue broftë në kambë) Kush? Kush, thae?

     

    LINA E zoja e kësaj shtëpije, pra! Ka ardhë prej Italije. Po shetitë oborrin me Ganxhen.

     

    NDREKA A ka se si? E ka marrë mirë vesh Ganxhja?

     

    LINA Po, po ajo flet shqip si na. Asht bijë Sinadinësh; a u thoshin kështu rponarëvet të kësaj shtëpje?

     

    NDREKA Ashtu. Po pse ka ardhë?

     

    LINA S’dij. Unë porsa u paraqita me te e ngava këtu me ju kallzue.

     

    ROZA (me za idhnak Ndrekës) shif: unë të kam pague qiran për nji vjet e, t’a dijsh mirë:para Shën gjergjit nuk los prej klëndej edhe me ardhë të gjithë Sinadinët e dekun e të gjallë...

     

    LINA Para se me thanë ashtu, preit me marrë vesh si po merr zhvillim puna.

     

    NDREKa (Linës) A të tha Ganxhja me më ba za mue?

     

    LINA Jo; por, ,ësi i a pash gjasën, ajo tash po njitet këtu nalt.

     

    NDREKA Si t’u duk?

     

    LINA S’ka si bahet ma e njerzishme. Si cërcerrim bylbyli e ka zanin. Nji buzqeshje e ambël i a ndritë fytyrën kur flet.

     

    NDREKA Kjo nuk u donte!

     

    ROZA Shka nuk u donte?

     

    NDREKA Ardhja e kësaj – deh?

     

    LINA Po kush asht kjo, zotni Ndrekë? Bash e zoja e shtëpis?

     

    NDREKA Kjo – a? Mbas hamendjes asht e bija e Pjerin Sinadinit.

     

    ROZA T’atij shkrimtarit me mendime prapanike?!

     

    NDREKA (tue mos i vu vesh Rozës flet me Linën) Pjerin Sinadini – unë e kam njoftë – ka kenë njeri me idena të vjefshme, nisjatuer i palodhëshëm veprimesh të mbara, shkruente ndër fletore, qitte libra, ka pasë nji rreth të gjanë miqësh q* e dojshin me shpirt, por edhe shum anmiq q* e mënjijshin....

     

    ROZA Njerzit e këqij janë të mënim....

     

    NDREKA Ai s’i ka ba keq kuj. Disave, prej atyne q* e mënishin, u kish ba nderna e çfarë ndernash....

     

    LINA Po kjo zoja kush asht?

     

    NDREKA Sigurisht e bija, q* ka trashigue pasunin e tij.

     

    LINA Po vjen! Qe, i ndëgjohet zani. Janë në shenashin me Ganxhen.

     

    ROZA Unë s’due t’a shof.

     

    LINA Ti rri, he mos pritsh. Të shofim shka thotë e shka ka ardhë ma ba....

     

    IZA (tue hy e përsjellun prej Ganxhes, me njerzi të spikatun) Mirë se u gjej!

     

    NDREKA Mirë se të bjen Zoti! Unë jam Ndrekë Beitoja, kujdestar i kësaj shtëpije....

     

    IZA Më falni q* po u trazoj, zotni Beltoja. Deshta me pa, mbasi më qiti rasa me ardhë në Shkodër, shtëpin e prindve të mij.

     

    NDREKA Jeni e bija e zotni Pjerinit, atëherë?

     

    IZA Po.

     

    NDREKA E kam njoftë babën e juej.

     

    IZA (me sy q* i ndrisin papritmas prej gëzimit) Vërtetë?

     

    NDREKA Po kush nuk e njifte? Asht përpjekë shum për kët qytetin t’onë.

     

    IZA Shkodrën e ka dashtë me shpirt. Ka dekë me zemër të plasun prej mallit të saj. Më flitte gjithmonë për Shkodër, për Shqipni, për kët shtëpi.... (Shikon rreth e rrotull me nji hije mallëngjimi në fytyrë) Kjo asht oda e bukës.... Aty në skaj dikur ishte nji poltronë ku rrinte gjyshi.... Këndej duhet të jet oda e zjarrmit. A kam lejën t’a shof?

     

    NDREKA Kjo asht shtëpija e juej, zojë... Urdhnoni: po ju përsjellim (bashkë me Ganxhen shoqnon Izën dalë kah e mbajta).

     

    LINA Sa grue e hijshme dh’e njerzishme.

     

    ROZA Kështu e kanë të pamit këto reshpereshat, por përmbrenda janë pleh.

     

    SHUKU (tue hy prej së djathtës) Kush asht ajo zojusha q* erdh me ganxhen nodë t’onë e shikoi me përmallim të dukëshëm trapazanin e musandrën? Kishte në shikim nji shprehje të çuditëshme! si me kenë tue pa andërr....

     

    ROZA Ti, ti, je gjithmonë i humbun ndër andrra, more tatalosh. E kjo bukurushë ka ardhë me të zgjue e me të ba me ikë rrezgabjezga prej kësaj shtëpije pse don me banues vetë këtu.

     

    SHUKU (pa u vu vesh fjalve të së shoqes, me kureshtë të gjallë) Si? Si? Asht zoja e kësaj shtëpije?

     

     

     

    TREGETARE FLAMUJSH

    (Fragment)

     

    -Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....

    Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.

    Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte q* leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.

    - Mos me kene hatri i miksis se mocme q* kam me shpine t'ante, dij une...

    I riu ia priti

    - Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..

    Me za q* i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:

    -po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija

    kane me te qite ne drite....

    U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:

    - U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....

    -Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.

    Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.

    Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.

    E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.

     

     

     

    Kroni i katundit (prozë e shkurtër)

     

    Shtegu q* con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.

    Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.

     

     

     

     


  22. Jeronim de Rada 1814-1903

     

     

    Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe

    Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.

    Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.

    Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.

    Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.

    Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.

    Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.

    Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

    Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:

    "Erdhi dita e Arbërit„!

    Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.

    Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.

    Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.

    Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.

    Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.

     

     

     

    Këngët e Milosaos

     

    Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore.

    Po të analizojmë me kujdes veprën, do të shohim se ideja e luftës së ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët, ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila, megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse. Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës: protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për çlirimin e atdheut, dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen e protagonistit dhe me vetë qëndrimin e së dashurës që do t`a mbajë pranë vetes. Kurorëzimi i idesë patriotike, triumfi i ndjenjës së detyrës në shpirtin e protagonistit është rënia e tij heroike në luftë, të cilës i kushtohet një këngë e shkurtër, po tepër shprehëse (sikur konflikti kryesor të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do të merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurie me martesë). Pra, sipas mendimit tonë në poemë problemi patriotik dhe problemi i luftës së ndjenjës me mjedisin janë ide paralele njësoj të rëndësishme. Andaj edhe poeti e quante këtë vepër të vet "roman dyfish lirik„, meqënëse ajo kish lindur nga dy shqetësime të thella të tij. Poeti pohon nëpërmjet kësaj vepre dy ide: të drejtën e individit për të qenë i lirë të zgjedhë fatin e vet dhe pashmangshmërinë e luftës së armatosur për të çliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet në vargjet kushtruese:

     

    Erdhi dita e Arbrit!

    Doemos do vdesim

    në shtrat, në mos rënçim

    në prag të shtëpive tona!

     

    Vazhdimësi dhe thellim të kësaj ideje gjejmë në vallen e grave që e përcjellin Milosaon për luftë:

    Sjellsh ti një ushtri fatmirë,

    të na i hapë këto brigje

    lirisë që borëm.

    Nëpërmjet shkatërrimit të shpejtë të lumturisë familjare të Milosaos, shprehet ideja se nuk mund të ketë lumturi vetjake, kur atdheu është i robëruar, se detyrës së madhe të luftës për çlirim i duhet nënshtruar çdo gjë. Një ide tjetër e poemës është ajo e barazisë midis njerëzve. Kjo pohohet përmes dashurisë së dy të rinjve prej klasash të ndryshme, përmes figurës së bijës të Kallogresë, vajzë me virtyte të larta; po kështu përmes përshkrimit të idealizuar të lumturisë së tyre të thjeshtë, që i mposht vështirësitë materiale si dhe përmes përshkrimit, në disa vende, të jetës së rëndë të të varfërve dhe simpatisë që tregon autori për ta. De Rada e shfaq veten demokrat në këtë poemë. Ai shpreh edhe filozofinë e qëndresës morale nëpërmjet vargjeve të thjeshta e të madhërishme të frymëzuara nga poezia popullore:

     

    Duro, zemër, duro,

    si duron mali me borë

     

    si dhe nëpërmjet fatit të protagonistit, që u bëri ballë në fillim tërë pengesave që ndesh për të realizuar dashurinë e tij dhe, më vonë, humbjes së tërë njerëzve të dashur. Në zgjidhjen e dy konflikteve të poemës ka njëfarë artificialiteti. Si për konfliktin e parë, si për të dytin poeti përdor mjete të kërkuara: në rastin e parë një tërmet që rrafshon Shkodrën dhe varfëron Milosaon; në rastin e dytë vdekjen e Rinës. Megjithatë, deri diku ruhet logjikë e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tërmetit familja e Milosaos nuk heq dorë nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinës vetëm e forcon ndjenjën atdhetare në shpirtin e Milosaos.

    Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit, e dashur për romantikët. "Këngët e Milosaos„ është një shembull tipik i "parregullsisë lirike„ romantike. Poema është e ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm madje këngët e poemës mund të duken si vjersha të veçanta. Unitetin poemës nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike. Copëzimi i poemës është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin. Veçse ky parim krijues herë-herë e kalon masën.

    Poezia popullore e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm, të shëndetshëm, përmes të cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka dhënë veprës figuracionin e pasur, të freskët dhe tepër origjinal si dhe metrikën ku zotëron vargu i bardhë tetërrokësh trokaik.

    Personazhet e poemës paraqiten në çastin e tendosjes më të lartë të mendimeve e të ndjenjave, që gjen shprehje në një lirizëm të vrullshëm. Poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve të vet, e pasqyron atë me larmi nuancash. Ai përshkruan po me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ("Veç me sy shihemi, bota të përmbyset„) ashtu edhe ndjenjës së ndrojtur të vajzës, që nuk di t'ia shpjegojë as vetes së saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithë ky gëzim„). Poeti është treguar mjeshtër në dhënien e mjedisit patriarkal të fshatit, ku vajzat nuk guxojnë të dalin nga dera, veçse kur nuk janë "etërit e vrenjtur", mjedis ku sundojnë thashethemet.

    Milosaoja është edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishëron heroin romantikme botë të gjerë shpirtërore që ngrihet më lart se mjedisi; njëkohësisht edhe taë hero që kryen një faj tragjik dhe, disi zbehtë, nga fundi dhe heroin luftëtar. E dashura e tij. Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes dhe nënës, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe. Nëna e Milosaos dhe e motra janë më tepër silueta, sesa personazhe, por që të mbeten në mendje. E para mishëron aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron vetëmohimin e e lartë dhe të heshtur të motrës për vëllanë.

    Vepra është vendosur në shekullin XV, kur populli shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i bëri ballë perandorisë së fuqishme osmane. Kjo vendosje është më tepër simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i përgjigjen realitetit të jetës arbëreshe bashkëkohore), por poeti ka mundur të japë frymën kombëtare, nëpërmjet filozofisë, veçorive të karaktereve, zakoneve. Sipas estetikës së De Radës poezia duhet jo vetëm të paraqesë me saktësi format plastike të gjërave, por duhet edhe të përdorë dhe tingëllimin muzikor, ritmin onomatopeik, për të shprehur diçka më të thellë, thelbin e brendshëm të gjërave. Dhe "Këngët e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen në një tërësi të harmonishme, i mishërojnë në mënyrë të goditur këto parime estetike. Të gjitha dukuritë e realitetit jepen aty me një dorë piktori; dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i lartë.

     

    Një element me rëndësi te "Këngët e Milosaos„ është natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhembjen e tij te thellë për vdekjen e gruas e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.

    Vepra ka një origjinalitet të veçantë që i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gëzimit fëminor në soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore, me shqetësimet, dyshimet e forta të poetit romantik.

     

     

     

    Serafina Topia dhe Skënderbeu i Pafat

     

    Veprat kryesore poetike të De Radës janë "Këngët e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat". "Këngët e Milosaos„ ishte një poemë lirko-epike, ku frymëzimi i poetit ka qenë tepër i kulluar dhe është arritur harmonia midis brendësisë dhe formës. "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat„ janë poema me vëllim të gjerë, të cilave poeti u kushtoi pothuajse tërë jetën. Në këto vepra është forcuar epizmi dhe është rritur thellësia e problematikës në krahasim me krijimet e rinisë. Ideja patriotike që ishte si një rrymë e nëndheshme tek Milosaoja këtu ka dalë në plan të parë. Poeti ka synuar të japë tabllo të gjera të kohës së Skënderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, që të jepet kështu sa më i plotë shekulli XV në Shqipëri. Këtu është forcuar edhe përpjekja për ngjyrim historik… Poeti shpreh frymën heroike të kohës në mënyrë madhështore te "Skënderbeu i pafat", nëpërmjet skenave të heroizmit masiv dhe atij të veçantë, siç janë skena e betejës së Shkodrës, skena e vrasjes së pashait turk nga Astriti, një trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes së Skënderbeut me dy tartarët. Epoka e Skënderbeut këtu pasqyrohet në përpjestime të mëdha vigane. Në veprimin e poemës marrin pjesë jo vetëm individë të veçantë me veti të jashtëzakonshme, po gjithë kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Këto poema dallohen për shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, këtu poeti i jep jetë një galerie të pasur personazhesh, midis të cilëve spikatin Skënderbeu, që është i pranishëm në të dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemës, "Një pasqyrë e jetës njerëzore„ që shfaqet edhe te "Skënderbeu i pafat„. Skënderbeu mishëron idealin e udhëheqësit -si ushtarak dhe burrë shteti,- por De Rada ndalet edhe në anën e tij thjeshtë njerëore të tij. Serafia Topia mishëron idealin e gruas shqiptare dhe njëkohësisht idealin e njeriut të zhvilluar në mënyrë të gjithanshme. Romatizmi i De Radës merr në këto poema ngjyra të forta, heroikja ndërthurret me tragjiken. Problematika patriotike (çështja e çlirimit me luftë të armatosur, problemi i bashkimit të shqiptarëve, çështja e udhëheqjes) në këto poema është në qendër të vëmendjes, por shoqërohet edhe nga një larmi problemesh shoqërore, morale dhe filozofike, siç janë: shfrytëzimi feudal, e drejta e njeriut për të vendosur për fatin e vet, çështja e së mirës dhe së keqes, e drejta e njeriut për lumturi. Këto probleme mishërohen te personazhe nga më të ndryshmet. Poeti shfaq një thellësi të veçantë zhbirimi në botën e brendëshme të krijesave të veta. Veçanërisht të gjalla janë figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skënderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Një pasqyrë e jetës njerëzore".

    "Skënderbeu i pafat" shkrin elementë të eposit me elementë të poemës kombëtare-historike dhe të poemës filozofike. "Një pasqyrë e jetës njerëzore"është edhe ajo origjinale për nga lloji, shkrin llojin e poemës shoqërore-psikologjike me llojin e poemës epiko-heroike.

    Të dyja poemat kanë marrë nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave të kreshnikëve dhe pasurinë e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirë.

     

     

    De Rada mbetet poeti që hodhi themelet e letërsisë me të vërtetë artistike arbëreshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për tërë letërsinë kombëtare. Ai qe i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skënderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohën e "Skënderbeut". De Rada hodhi kushtrimin për luftë të armatosur kundër zgjedhës osmane. Ai është njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështëtjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De Rada qe edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Gjithashtu ai ka meritën që lëvroi deri diku poemën shoqërore, ndonëse nuk i kuptonte deri në fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati për njerëzit e thjeshtë, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytëzimin, ka besim të madh te njeriu dhe te mundësitë e tij, megjithatë deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, që vende-vende ia dëmtojnë krijimtarinë nga ana ideore, madje edhe estetike. Në thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizmi veçanërisht origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohet për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur, por disi e errët, Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshë dhe një ndikim më të vogël te shkrimtarët e tjerë të Rilindjes.

     

     

     

     

     

    K E N G E T E M I L O S A O S

     

     

     

     

    Kangjelji I

     

     

    Ljis jeta kishe nderruar,

    uj te ri nde dejtit

    kaljtheruar te dit e re;

    por llumbardh e Anakreontit

    ronej Temp e moceme.

    N`duj nje dit vate te malji

    e s`u pruar si kish zakon.

    Vet ce ate s`e thajti bora,

    s`e pergjaku akulli,

    se m`u resht njera ce ra

    tek e bardha shpia ime.

    Kur te drita dheu me shpi

    u sbuljua je dejti,

    si garea ce delj per sish,

    mua me zgjoi, tue fjuturuar

    qeljqevet finesteres.

    M`u pataksa e ruata jashtin :

    rusht pak skallankur

    dheut en i kin hje;

    ljulje ljiu te gapura,

    nd`era i tunden e perzien

    nd`at ninulj qeshenjen.

     

     

     

    Kenga I

     

     

    Bota kish nderruar lisa,

    uji i ri ne det

    kaltronte n`ditn` e re;

    por lumbardha e Anakreontit

    ne Temp rronte e mocme.

    Nd`uj nje dit` vate te mali

    e s`u kthye si e kish zakon.

    Vec`qe ate s`e thau bora,

    s`e pergjaku heshteza,

    po u largua gjersa ra

    tek e bardha shpia ime.

    Kur n`agim toke edhe shpi

    u zbuluan bashk` me detin,

    si hareja qe del sysh,

    me zgjoi duke ferfelluar

    qelqeve t`dritares.

    U pataksa e ruajta jashte:

    rrusht` , pak aguridhe,

    dheut tone i kishin hie;

    lule liu te hapura,

    n`i tund era e i perzien,

    ne ate ninull qeshin;

    si ato ljulje qielli.

    Ti ruaje e se kuljtoje.

    nje mbuim njerezish.

    Kallezoret mbe dhemat

    mbajn kangjelje.Ka i goi

    ahjena nder time motera

    kishi arren e mema ime

    emerin tim thoj per nde shpi.

    Nje gare m`u rodh te kurmi,

    si garea mbremjes te shtrati,

    kur vajza e ngrohet

    ndien per te parezen

    sist ce m`i frihjen.

    Si ato lule –qielli.

    Ti veshtroje dhe s`kujtoje

    asnje mbehi njerezish.

    Kallezoret neper duajt

    po kendonin.Dheut huaj

    ahere nder time motra

    kisha arritur; mema ime

    emrin tim thosh neper shpi.

    Nje hare me rrodhi kurmit,

    si hareja kur te shtrati,

    mbremanet, vajza e ngrohte

    ndien per te parazen

    siset qe m`i fryhen.

     

     

    Kangjeli II

     

     

    Vreshtat in te vardhurore:

    erth ka malji dheljpera

    me te ljodheta te bijlat

    porsa paru in te vjelja;

    e te hera ce nder sheshet

    sqepet djelli, si te bota

    ema ce kentuan nje valle,

    vet Fjokat u m`u hjimisa.

    E perveshurez, e ljart,

    me keshen te pjeksurith

    nde nje jetullez te bardh,

    ish te kroi nje vash.Te balli,

    nje keshill i kish hje.

    I ljidhur te brezi kaljther,

    skemantilj`i ngit mbe truall.

    Mua sa me ndieti,

    shtuara vasha m`u pruar,

    gjifritur, pjono hje,

    me te trembur nje gare.

    Trimi : -vajz, me jep ti nje pik uj?

    Vajza : - sa te duash ti, bire zoti.

    - Kuj e bilje je ti ,vash?

     

     

     

     

    Kenga II

     

     

    Vreshtat ishin verdhellore.

    Erdh nga mali dhelpera

    Me te lodhurat te bijat,

    me te mbaruar te vjelat;

    e at`here kur nder sheshe

    fshihet dielli ( si nen toke

    memat qe kenduan ne valle),

    kur ne Fjokat une rashe.

    E perveshur e e larte,

    me gershet te pleksur

    ne nje lidhese te bardhe,

    ish te kroi nje vash`.Te balli

    nje mendim i kishte hie.

    I lidhur te brezi i kalter,

    mbi truall i cik mandili.

    Posa qe me ndjejti,

    vasha drejt nga une u suall,

    gjifyre edhe plot hie,

    me nje te trembur hare.

    Trimi : - Vajze, a m`ep ti nje pike uje?

    Vajza: - sa te duash t`i , bir zoti.

    - kuja bije je ti, vashe?

    Mos me je ti e dheut guaj?

    Kur jesh djalj e Salloniq

    vajta, vajza neng ishin

    nde katund me aq gadhi,

    Nde ceret e dhezures,

    vucen ajo ngrenej,

    - Jam e bilje kollogres,

    ngrejti ballet e sbuljuar.

    Na vejim asaj udh,

    gjembat ce vireshin tek udha

    se gervishtetin at kopilje :

    me llort te pergjakura,

    ka ballt u me ja reshta.

    Di buz te qesheme,

    nje herje te bardh,

    at mbrema dukeshim.

    Mos me je nga dheu i huaj?

    Kur, djalosh, ne Selanik

    vajta, vashezat nuk ishin

    ne katund me kaq hir.

    Ne ceret e ndezur,

    vucen ajo ngrinte:

    -Jam e bije e Kollogrese,

    ngriti ballet e zbuluar.

    Duke shkuar asaj udhe,

    gjembat qe vareshin udhes

    s`e gervishtnin ate cupe:

    me lleret pergjakur,

    une nga ballet ia reshtja.

    Dy buze te qeshura,

    njej here te bardhe,

    at mbremje dukeshim.

     

     

     

    Kangjeli III

     

    Ish e mbreme shen Meris

    e vashat ljeshuame

    ka te bridhurit, nder dier

    fjisin, se nde vateret

    s`in te jaterat e vreret.

    Paru e zej nj`anankasi:

    Ndaheshin ar e ljiner,

    pritej nata tek na.

    Gavnare bilja zonjash

    Te ljuajin te perdorme

    me te nderem bilj buljari.

    Engjeljit ashtu nder qiell,

    me te mire se njerezit,

    mbanjen vece garen e tire,

    Dolla u Rodh e kopshtin

    Paru eljpit e perflushur,

    ecia per nden ullinjet.

    Posht te kroi, me kater vasha,

    me te bardh sqepe nder kriet,

    erth`e bilje Kollogres.

    Dukeshin kallez te karpisur.

    Vajza : - Fanemir kush na duall?

     

     

     

     

     

     

    Kenga III

     

     

    Ish te mbremja e shen Merise.

    Vashat kishin lene lodrat

    E te dyert kuvendonin,

    se nuk qene ne shtepi

    eterit e vrenjtur.

    Kudo niste nje nxitim:

    ndaheshin ar e kandile,

    tek ne pritej nata.

    Bija madheshtore zonjash

    perdorez do luanin

    me te nderem bij bujaresh.

    ashtu si engjejt ne qiell,

    me te mir` nga njerezit,

    bejne vec harene e tyre.

    Dola ne Rodh e , te kopshti,

    ku po frushullonte elbi,

    eca nen ullinjte.

    Posht` te kroi, me kater vasha,

    me te bardhe cip kreit,

    erdh e bije e Kollogrese.

    Dukeshin kallez te pjekur.

    Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,

     

    mbi Rodhen fushamir

    si vantilje Arberit!

    Fanemir ajo kopilje

    ka e jema e puthurez,,

    ce te kragu t`i pushonj!

    Ka te niset e magjepsur?

    Ka vorea si dejti,

    o ka e bardha mjezedit?

    Mbi Rodhen e gjetheruar

    si flamur i Arberit!

    Fatmiroshe ajo cupe ,

    qe, e puthur nga e ema,

    do pushoje n`at krah!

    Nga do niset, e magjepsur?

    Nga veriu si deti,

    Apo nga e bardha Juge?

     


  23. Zef Serembe

    1844-1901

     

     

     

    Zef Serembja lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën “Vrull”. Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali. Por përsëri duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish për në Brazil. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.

     

     

     

     

     

    Zef SEREMBE

     

    KËNGA E MALLIT

     

    TË PARë

     

    Dëgjo, vash’, këngën e par’

     

    që ta thot’ një djal’ bujar,

     

    Dëgjo, vash’ këtë kangjele

     

    q’është e butë posi dele.

     

    Një e djelë ishte pagdhirë

     

    tërë dritë e gaz të dlirë.

     

    Dolla jashtë e s’kish njeri,

     

    kisha helm, jo lumtëri:

     

    E një vashëzë kërkonja

     

    po hirplote, siç e donja.

     

     

     

    * * *

     

    Mesha e madhe, ja po bie

     

    e nga kisha mën i shtije;

     

    Dola: vashëzat po vinin.

     

    qetë e lehtë në kishë hynin.

     

    Asnjë vash’ s’m’u duk e mirë

     

    e asnjë s’ m’ ip dëshirë,

     

    Dhe kjo zemër psherëtonte,

     

    se nuk gjente kë kërkonte.

     

    Po kjo zemër u gëzua

     

    tur një vashëz u afrua,

     

    Kur te sheshi ajo shkonte,

     

    tërë sheshi dritë lëshonte.

     

    I shkëlqenin ata sy

     

    që nuk shihnin as njeri,

     

    Si një fluturëz e lehtë

     

    vej në kishë e zhdukej vetë.

     

     

     

    * * *

     

    Kur e vrejta, kur e pashë,

     

    “Sa e bukur!” sakaq thashë.

     

    Që ahere s’pat pushim

     

    ky i mjeri shpirti im.

     

    Ditë e natë un’ e kujtonj,

     

    nat e ditë e dëshëronj;

     

    Posi hije pas i rri,

     

    e vështronj me dashuri,

     

    Kur më sheh e më ve re,

     

    ndjej të madhe një hare.

     

    Kur më flet e më shikon,

     

    zemrën një shigjet’ ma shpon.

     

    E kur vjershën ajo shtije

     

    duket se më vjen të bije!

     

     

     

    * * *

     

    E kur gjumi pra më zë

     

    unë në paqe s’mund të flë:

     

    Me at sy n’ ëndërr më rri,

     

    që të fshehur kan’ magji.

     

    Se m’do fort ajo më thotë

     

    edhe nxjerr dy pika lotë:

     

    E tek veshi më rrëfen

     

    se sa mall për mua ndjen.

     

    Asaj dorëzën ja ngas,

     

    buz’ më buzë asaj i flas,

     

    Edhe mezin ja shtrëngonj:

     

    duke e puthur un’ gëzonj.

     

    Pra si nj’ ëndër vete e shkon,

     

    po në zemër më qëndron.

     

    Kushedi a më dëgjove,

     

    mallin tim a e kuptove?

     

    Kushedi tek ti a foli

     

    malli e zemrën a ta ndolli?

     

    Me gjith’ zemrër un’ t dua,

     

    se fort më pëlqeve mua.

     

    Ti me mua, vashëz, eja,

     

    se të dua si veteja.

     

    Tok të rrojmë te ky dhe

     

    si në zi e në hare.

     

    Tok të rrimë në rini,

     

    tok edhe në pleqëri.

     

     

     

    MË TË BUKURËS

     

    QË ËSHTË NË STRIGAR

     

     

     

    Nga katundi u largova posi i bjerr,

     

    vajta në luftë e u gjeta i vetmuar:

     

    Atje, larg nga ty, rrinja zemërçjerr,

     

    Midis të huajve u gjeta i shkretuar:

     

    E zëmra ty keq fort të dëshironte

     

    Edhe pika më ra se s’të takonte.

     

     

     

    Gjaku rridhte në truall si ujë kroi

     

    Dhe fare jetën time s’e mendova,

     

    Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,

     

    Me nxitim tërë honet i kaptova

     

    Dhe dënuar si hutaq në gjithësi

     

    Për ty mendonja plot me dashuri.

     

     

     

    Përnatë, tash që u mblodha në shtëpi,

     

    Te dera jote si bilbili këndoj.

     

    O faqemollë, o vash ‘ me synë e zi,

     

    Ta shkoj jetën me ty un ‘ dëshiroj,

     

    O mollë e ëmël, që në degëz rri,

     

    O gozhdëz ari, që më vjen në gji.

     

     

     

    E pse më bën të qaj me psherëtime?

     

    Vërtet, zemër nuk ke, o ti moj vashë?

     

    Mbaje, se lule e rrallë ësht ‘ zëmra ime,

     

    Dhe mirë e di se tyja krejt ta dhashë.

     

    Shumë e keqe më duket mua kjo jetë,

     

    Po jetova pa ty me të vërtetë.

     

     

     

    O vashëz faqekuqe, qysh aherë

     

    Unë po qaj me lot e me dënesë,

     

    Se pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,

     

    Nuk di ç’ësht ‘ paqa dhe po rroj pa shpresë,

     

    Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,

     

    Kur i harruar do të jem në jetë.

     

     

     

    Vrull

     

     

     

    Zogj të bukur këndojnë me hare,

     

    po zemra do t’më plase mua në gji.

     

    I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,

     

    mërzitem në katund, në vetmi.

     

     

     

    Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,

     

    që zgjon në trutë e mi mendime shumë,

     

    e shqetësimi zemrën time çjerr,

     

    aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

     

     

     

    Arbëri matanë detit na kujton,

     

    se ne të huaj jemi te ky dhe.

     

    Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,

     

    që nga turku mbetem pa mëmëdhe...

     

     

    Lirika

    Serembja shkroi vjersha, poema, drama. Po për shkaqe të ndryshme vetjake dhe ekonomike, vetëm një pjesë e vogël e krijimtarisë së tij ka arritur gjer te ne. Për poetin mund të gjykojmë kryesisht nga vëllimi italisht që botoi sa ishte gjallë, dhe nga vëllimi Vjershë, që e botoi më 1926 në Milano i nipi.

    Vitet e fundit studiuesit tanë dhe arbëreshë kanë arritur të gjejnë një përmbledhje me 40 sonete, të botuara italisht në vitet `90 që dallohet nga protesta e hapur shoqërore, po kështu mjaft dorëshkrime poetike që nuk njiheshin, dhe një numër të madh lerash nga korrespondenca e tij. Të gjitha këto hedhin edhe më shumë dritë për Seremben si poet. Vjershat që trajtojnë motivin patriotik, janë pothuaj të pakta, por të pasura në problematikëdhe në vlera artistike. Serembja ka meritën se jep kushtrimin për luftë kundër turkut jo në mënyrë të tërthortë si De Rada, por të hapur. Që në vjershën "Rrutullupë" ("Vrull"), e shkruar para vitit 1860, duket shqetësimi e padurimi me të cilin e vështron Serembja fatin e atdheut. Në katër strofat e kësaj vjershe, që është nga më të realizuarat për antitezat tronditëse, vrullin luftarak, konçizitetin e thjeshtësinë, shkrihen malli për atdheun e të parëve, dëshira për ta parë të lirë, urrejtja për pushtuesin, besimi në të ardhmen "Nga urrejtja ngrihet shpresa dhe ndriçon". Idetë e shprehura në këtë krijim poetik të hershëm, do të përshkrojnë gjithë poezinë patriotike të Serembes.

    Në vjershën Detari, gjejmë heroin luftëtar për çlirimin e atdheut jo më si figurë historike, por si luftëtar të ditës, si hero qytetar dhe në këtë kuptim mund ta quajmë këtë vjershë ndër më të përparuarat e Serembes dhe të kohës. Megjithëse shtjellohet brenda një kornize konvecionale, të cilën mund ta ketë përcaktuar folklori (një detar lë vashën dhe shkon të luftojë- nuk kuptohet ku dhe si- për lirinë e atdheut), vjersha është aktuale për problemet që ngre. Atë e përshkron ideja e lartë e vënies së interesave të atdheut mbi ato vetjake. Konflikti midis së veçantës dhe shoqërores zhvillohet në plan lirik dhe zgjidhet në përputhje me karakterin militues të letërsisë arbëreshe, ku shkëlqen më qartë në vjershën kushtuar. Dora d'Istrias, Zonjës Elena Gjika, ku ndihet një notë e re në letërsinë tonë, hedhja e parrullës së bashkimit të të gjithë popullit shqiptar në luftë të armatosur kundër osmanëve dhe parashikimi i ditës së lirisë. Dëshira për liri kombëtare në shpirtin e poetit është e pashkëputur nga dëshira për lirinë e gjithë popujve. Prandaj ai u këndon me entuziazëm lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë, duke ndier krenari të ligjshme për rolin që kanë luajtur shqiptarët në këto lëvizje ("Për lirinë e Venetisë", "Koroneut").

    Poezia e Serembes me tematikë patriotike shquhet për optimizëm, për frymë luftarake dhe për besim të patundur në të ardhmen e lëvizjes kombëtare. Në vjershat më të goditura kjo shprehet me konçizitet, përmes një figuracioni të fuqishëm; në të tjera ka retorizëm, po ai shkrihet në çiltësinë e ndjenjës. Motivi i dashurisë zë një vend të gjerë në poezinë e Serembes. Në thelb poeti e sheh dashurinë si forcë jetësore, si burim lumturie. Një mendim i tillë pasqyrohet në vjershat që i këndojnë lindjes së dashurisë ("Kënga e dashurisë së parë", "Këngë e gëzueshme", "Fytyra e saj").

    Më vonë lirika erotike e poetit fillon të përshkrohet nga fryma elegjiake. Megjithatë, dhembja e poetit nuk kalon në pesimizëm, po mbetet thellësisht njerëzore. Veçanësi e poezisë së Serembes është analiza e hollësishme psikologjike e ndjenjës. Ciltërsia, njomësia dhe thellësia e ndjenjës i japin poezisë erotike të Serembes një vlerë të madhe njerëzore dhe përgjithësuese.

    Poezia e Serembes është e pasur në problematikë, në të përfshihen edhe motive të tjera, si: motivi shoqëror, i natyrës, motivi filozofik, motivi fetar, të gjitha me nota autobiografike. Në një pjesë të madhe të këtyre vjershave shprehet revolta e poetit kundër shoqërisë që e rrethon. Kjo revoltë është e vetëdishme dhe e fuqishme, po poeti nuk e sheh qartë shkakun e padrejtësive shoqërore, prandaj dhe demaskimi që u bëri atyre tingëllon abstrakt, etik. Serembja ka çaste që i drejtohet fesë. Vjershat e tij fetare shquhen më tepër për revoltë sesa për misticizëme fatalizëm. Disa prej tyre kanë vlera të ndjeshme artistike, që vijnë nga thellësia e analizës së ndjenjës. Midis tyre spikat për bukurinë e tij soneti "Natë", që është në vazhdën e vjershave të romantizmit evropian. Kjo vjershë dallohet nga pasuaria e fantazisë dhe fluiditeti plot dritë. Një sintezë të të gjitha motiveve të krijimtarisë së Serembes e gjejmë në vjershën "Elegji", ku arti i tij ka arritur kulmin, midis spontanitetit të frymëzimitdhe punës së kujdesshme artistike. Kjo vjershë mund të quhet kryevepra lirike e Serembes. Ajo është, në të njëjtën kohë, një nga kryeveprat lirike të romantizmit tonë e, në përgjithësi, të letërsisë shqiptare dhe mund të krahasohet me lirika nga më të mirat e romantizmit evropian.

    Në sonetet e botuara në vitet `90 thellohet karakteri shoqëror në problematikë, stigmatizohet korruptimi i kishës, sistemi i taksave, që rëndontë mbi popullin, synimet imperialiste të Italisë. Po forma nuk përputhet gjithnjë me thellësinë e brendisë. Romantizmi i Serembes dallohet nga ai i De Radës dhe i Darës, meqenëse, krahas heroit qytetar, në të gjejmë heroin kryengritës, që sfidon shoqërinë. Edhe Serembja, sikurse poetët e tjerë arbëreshë u mbështet në poezinë popullore, veçse jo në rapsoditë epiko-lirike, po në lirikë dhe mori prej saj jo vetëm motive e figura po edhe mënyrën e perceptimit të realitetit, freskinë dhe natyrshmërinë që e dallon. Poezia e Serembes dallohet për muzikalitetin e saj. Ky krijues e pasuroi poezinë arbëreshe me vargje e me lloje të reja, duke lëvruar për herë të parë odën, elegjinë, sonetin, baladën. Poeti iu kushtua, kryesisht llojeve të vogla të poezisë. Spontaniteti i jep forcën tërheqëse poezisë së Serembes, po edhe e ka çuar disa herë në proliksitet e shpërndarje të idesë. Stili i tij është herë patetiko-oratorik, herë intim lirik dhe në thelb është analitik.

    Serembja është një poet i shquar, origjinal në zgjidhjen e temave dhe në trajtimin e tyre. Ai nuk shkroi kurrë pa shtytjen e frymëzimit, po edhe nuk lë pas dore formën artistike. Serembja pasqyroi revoltën e intelektualëve arbëreshë pas bashkimit të Italisë dhe, njëkohësisht, pjekurinë më të madhe të lëvizjes çlirimtare të Rilindjes. Temën patriotike poeti e trajtoi në një plan më aktual, duke i dhënë karakter kushtrues më të hapur. Ai ndërthurri këtë temë me probleme shoqërore dhe e thelloi frymën demokratike të letërsisë arbëreshe. I pushtuar nga idetë liridashëse, ai trajtoi i pari në letërsinë arbëreshe motivin e luftës çlirimtare të popujve të tjerë.

    Poezia e Serembes dallohet për diapazionin e gjerë të motiveve e llojeve. Ai lëvroi lirikën politike, lirikën e dashurisë, lirikën filozofike e të peisazhit. Bashkë me De Radën e me Darën, Serembja është një nga përfaqësuesit më kryesorë të letërsisë arbëreshe të Rilindjes sonë Kombëtare.

     

     

    Vashës së largët

     

    Fati ynë është shumë i fort

    Se na jep helme dhe mort

     

    Posi hënës, posi diellit

    Që kërkohen kot prej qjellit

     

    Se i shkreti fat i zbon

    Edhe kurrë s’i bashkon

     

    Edhe i ligu mire e di

    Që është drita dashuri

     

    E kur fatin tim kujtoj

    Derdh un’ lot e psherëtoj

     

    Plag’ e rëndë s’hiqet dot

    Që më bëre ti qëmot;

     

    Qenë ilaçe e qenë bare

    Që s’më vlejtën mua fare

     

    Nuk pushon ky helm i fort

    Që na jep përdita mort

     

     

    Këngëtari dhe bilbili

     

    Jam i vetëm në mesnatë

    ...si bilbili i pafatë

    Që me zënë e tij i thotë

    ...sa mjerime ndjen dhe lotë

    Trëndafiles dal nga gjembi

    ...q’e ka zëmërën si shkëmbi

    Fërshëllimet që këndoj

    ...i rrëmbeu mali e përroj

    Edhe un’, këngtar i mjerë

    ...vajtoj fshehtas heraherë

    E këndoj e qaj si dua

    ...e me lotët bëj një krua

    Vashë, syt’ m’i përvëlove:

    ...unë të desha, ti më zbove

    Je si një tufan që shkrep

    ...që rrëmben e rreh e shqep

    Flaka jote më rrëmbeu

    ...kurm e shpirt më dogji e preu

    Shkove e zjarri që më le

    ...më bën hi, më fut në dhe

    Ahet që mjerimi i sjell

    ...ngrijnë e larg era i shtjell

     

     

     


  24. Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )

     

     

     

     

    Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.

    Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar.

    Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.

    Atij ju desh të luftonte njëherazi në tri fronte kryesore: edhe kundër zgjedhës së huaj, që në mesin e shekullit XVII ishte rënduar shumë, edhe kundër kishës ortodokse dhe sidomos patriarkanës serbo-ortodokse të Pejës, që i kishte shtuar përpjekjet e vjetra për të mos lejuar shpërthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundër politikës që ndiqte vetë kisha katolike e Romës në Ballkan.

    Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.

    Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson "arnautë", d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë". Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme. Frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.

    Për t'u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t'u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.

    Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve" (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.

    Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.

    Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.

    Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një vepër teologjike-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin. Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj, por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj Meritë e tij është se gjithcka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit etj., ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare.

    Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtron jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të materialit. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh., për qëndresën e kelmendasve "Kush mundetë me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. "Eja kush ashtë trim„ mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639„ …etj.

    Bogdani njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet e për të prandaj, kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësime pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Diku ai përmend thënien e Herodotit: Cezar Augusti "Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .

    Karakteristike tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit.

    "Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t'pafevet„ …

    Pra, autorit i qan zemra që populli i tij dergjet nën zgjedhë të huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palë mjergulla, që janë mëkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbërit ndodhet mes të të pafeve, d.m.th. të pushtuesve osmanë.

    Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Prozës shqiptare në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangës , prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: "Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..."

    "Çeta e profetëve„ përmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetë autori ose nga të tjerë. Nga këto, me interes të veçantë si për formën, ashtu edhe për idetë e saj, është një vjershë e Lukë Bogdanit. Ajo na sjell të gjallë deri në ditët tona kujtimin për Skënderbeun dhe mbresat e autorit për bukurinë dhe madhështinë e vendlindjes së poetit dhe veçanërisht të viseve ku ka jetuar e punuar poeti.

    Me sa duket, me kërkesë të Vatikanit (ndoshta për të kontrolluar përmbajtjen para se të jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh që veprën e tij ta përkthente në gjuhën italiane. Në këtë mënyrë shqipja ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën dhe veprës se Bogdanit i takon fati që të jetë e para vepër e përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër, dhe autorit merita që të jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj. Vepra e Bogdanit me përmbajtjen dhe me gjuhën e saj e çoi shumë përpara traditën e shkrimit të shqipes e sidomos të lëvrimit të prozës origjinale. Me veprimtarinë e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjën fetare me ndjenjën kombëtare, me personalitetin dhe me veprën e tij, Pjetër Bogdani i siguroi vetes një vend të veçantë në historinë e patriotizmit shqiptar e të kulturës sonë kombëtare.

     

     

    Me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, më 1989, Redaksia e Botimeve e "Rilindjes" në Prishtinë botoi veprën e tij "Çeta e profetëve".

    Që në hyrje të analizës së vepres ceket se duke filluar prej Pal Engjëllit, autorit të Formulës së pagëzimit (1462), e deri tek De Rada, Pjetër Bogdani zë një vend qendror në gjithë letërsinë shqiptare, sidomos si prozator i madh, e njëherësh si poet, filozof, shkencëtar, teolog, etj. Eqrem Çabej e vlerëson si një stilist të rrallë, i cili arriti nivelin e lartë të përsosshmërisë gjuhësore dhe artistike.

    Aty ceket edhe se vepra në fjalë e P. Bogdanit është vlerësuar si një nga "kryeveprat e letërsisë shqiptare" dhe se vlerat e larta filozofike (teologjike) dhe artistikoletrare të saj imponuan që vepra të botohet në qendrën më të njohur të Rilindjes evropiane, në Padovë. Vepra gjeti interesim edhe tek lexuesit jashtë gjuhës shqipe, sidomos në Itali. Në Palermo të Italisë, tek arbëreshët, shërbente si libër shkollor, e po ashtu ceket se edhe gramatika e parë e botuar në gjuhën shqipe qe mbështetur në alfabetin e Bogdanit, ngase ai ishte më i përsosur se i Budit dhe i Bardhit. Pra, përmes fjalorit dhe Gramatikës, që në një mënyrë u hartua mbi bazë të veprës së P. Bogdanit, u vu.në themelet për mësimin e gjuhës shqipe.

    Këtë vepër të madhe, të njeriut të madh, sipas A. Stratikoit, duhet marrë si objekt të denjë për studime të mëdha jo vetëm shqiptarët, por edhe dijetarët e kombeve të tjera. Mijatoviqi, p.sh., mahnitet me pasurinë e detajeve dhe qartësinë e veprës dhe i duket gati e pabesueshme që një vepër e tillë të ketë mundur të shkruhet në shek. xvn, gjë që, siç e thotë ai, tregon pasurinë e gjuhës shqipe, pasi ka mundur te thuhen shqip gjithë ato tema abstrakte që thuhen edhe italisht.

    Mijatoviqit dhe mund t'i duket e pabesueshme, kurse ne për një çast edhe mund të krenohemi me këtë thënie të tij, por kur të kujtohemi se ne kemi prejardhje shumë të hershme dhe traditë mijëravjeçare, si pasardhës të popullit të lashtë ilir, atëherë thënia e Mijatoviqit më tepër na tingëllon si një ironi e idhët sesa një befasi jona e këndshme me të cilën e kënaqim mikun. Fundi i fundit kultura 2000-vjeçare, e cila pretendohet se na takon, nuk do të duhej të linte hapësirë për t'u befasuar miku Mijatoviq. Por, ne dimë që të gëzohemi si fëmija kur mendojmë se dikush është duke na lavduar.

    Sa u përket të dhënave jetësore për Bogdanin, aty thuhet se pas kryerjes së shkollimit fillor dhe të mesëm, si dhe pas përfundimit të studimeve në Loreto apo Padovë, ai u shugurua prift, e pastaj sërish shkoi në Itali për studime të Farta në teologji dhe filozofi, por talii në Romë, ku edhe doktoroi. Me t'u kthyer punoi si ipeshkëv i Shkodrës 21 vjet dhe kishte nën mbikëqyrje edhe argjipeshkvinë e Tivarit.

    Gjatë udhëheqjes së tij me selinë e Shkupit shkroi dhe botoi "Çetën e profetëve". Po ashtu thuhet se ishte kundërshtar i rreptë i turqve dhe i metodave të tyre që përdornin kundër popujve të shtypur, sidomos kundër klerikëve, dhe se në bazë të marrëdhënieve që kishte me Romën dhe Vjenën, angazhohej për një kryengritje gjithëpopullore. Ai personalisht e kishte pritur komandantin e ushtrisë austriake dhe e kishte përcjellë gjer në Prizren, ku gjenerali sëmuret nga murtaja, vdes dhe varrosetnë në një kishë në Prizren. Pas një viti, më 6 dhjetor 1689 nga e njëjta sëmundje vdes në Prishtinë edhe P. Bogdani.

    I nipi i P. Bogdanit, Gjergj Bogdani, më 20 dhjetor 1689 përmes një letre dërguar në Romë bën me dije se trupin e P. Bogdanit, arqipeshkëvl, turqit e kishin nxjerrë nga varri dhe ua kishin hedhur qenve në tregun e Prishtinës. Kjo është pak a shumë historia jetësore e cila na jepet për Bogdanin.

    Sa i përket historisë së krijimit të veprës, aty ceket se ajo fillon prej 25.6.1675, kur ai me një leter dërguar Kuvendit të Propagandës kërkon për t'ia shtypur veprën. Megjithatë, thuhet aty, vepra iu shtyp në Padovë, tek më 1685, pasi që e kishte përkthyer edhe në italishte dhe pranuar që të shkruhet posi një fjalor në dy shtylla italisht e shqip, çka u prit mirë edhe tek lexuesit italianë, e që bëri që ajo të botohet edhe në dy botime të njëpasnjëshme (1691, 1702).

    Botimit të parë të veprës i paraprijnë 23 parathënie dhe përkushtime të autorëve të ndryshëm në gjuhën shqipe, italiane dhe serbokroate, cka thuhet se ishte një dukuri e rrallë e kohës dhe paraqet përkrahjen nga personalitete të ndryshme të vlerës së madhe të veprës dhe respektin ndaj autorit.

    Edhe Bogdani, thuhet aty, i shkroi tri parathënie, në të cilat paraqet motivet kryesore që e frymëzuan që të shkruante veprën, idealet e larta njerëzore dhe patriotike, ngase "po dergjet atdheu në robëri të errët, i verbuar me dy palë mjegulla të zeza mbi faqe, qëjanë mëkati dhe mosdija".

    Në letrën "lexuesit të nderuar" thotë: "Nuk shkrova për lavdin tim, por për dobi të shenjtës fe".

    Shtatëmbëdhjetë përkushtimet dhe tekstet e tjera ngrisin lart fytyrën e Bogdanit dhe veprën e tij, ngase patriotizmi dhe humanizmi i Bogdanit dhe i veprës, si dhe përcaktimi i tij në luftë konsekuente kundër turqve dhe angazhimi i tij organizativ për rezistencë, siç thuhet, i paska frymëzuar këta poetë që ta krahasojnë me Skënderbeun dhe epopenë e tij të lavdishme.

    Për t'u vërejtur më mirë madhështia e Bogdanit, fillohet të numërohen gjuhët të cilat i ka njohur ai e që ishin: italishtja, latinishtja, greqishtja (e vjetër), serbokroatishtja, turqishtja, si dhe (për nevojat e biblikumit) hebraishtja, arabishtja, armenishtja dhe sanskritishtja dhe jepet për t'u kuptuar se ndoshta e njihte edhe frëngjishten dhe gjermanishten.

    Në fund, si përfundim i qëndrimit kritik për veprën "Çeta e profetëve" qëndron:

    "Vetëm vetëdija dhe besimi i thellë në forcën e gjuhës shqipe, këtë intelektual dhe patriot të madh e shtyri të shkruajë një vepër kaq të madhe. Në personalitetin e tij duhet parë gjeniun në punën e tij: shkriu dijen e kohës së përparuar, artin e vet e vuri në mbrojtjen e idealeve të veta, duke ia kushtuar në radhë të parë kombit.

    Prej vlerave të shumta shencore dhe artstiko-letrare të veprës së P. Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtë e çështjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhësore në shtjellimin e lëndës në prozën shkencore, humanizmi i lartë në paraqitjen e realitetit të kohës, filozofia, intelekti i rrallë letrar, etj.

    Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, çka shihet në idenë për lëvizjen ballkanike, për liri kombëtare dhe shpirtërore.

    I. Rugova shkruan: "Kjo vepër, thënë metaforisht, ashtu si e thotë Bogdani për parimin e tij filozofik, Zotin, është një krua i gjallë, ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, ku shumëkush mund të marrë ujë, e s'do të shteret lehtë".

    Arti i të shkruarit dhe ligjërimit që mishërohet në vepër si tregues i nivelit të kulturës dhe zhvillimit intelektual të tij dhe angazhimi dinjitoz si prijës dhe tribun popullor e ngrisin lart veprën e tij madhore, të lindur në gurrat e një humanizmi të thellë, duke i treguar popullit rrugën e zhvillimit të lirë e të pavarur, andej kah bota e përparuar."

    KREU I PARË

    Ishte kjo pra, shkurtimisht, reklama ne ngjyra që i bëhet veprës "Çeta e profetëve" të shkruar para më se 300 vjetësh nga Pjetër Bogdani.

    Me reklamën e kritikës bashkëkohore cilido lexues do të pajtohej në tërësi, me një të vetmin kusht: që vetë veprën të mos e lexojë fare.

    Mirëpo lexuesi ynë, i shtyrë nga një patriotizëm që ia përvëlon shpirtin, e pse jo ndoshta edhe i nxitur nga krimbi i kërshërisë, atij mbreti të dijes, ka mundësi, e sigurisht se edhe do të pajtohet në tërësi me analizën e bërë nga aspekti letrar-historik dhe gjuhësor në përgjithësi, kurse nga aspekti filozofiko-historik, e pse jo edhe humanist dhe njerëzor, po ta lexojë veprën, do të hasë në një konfuzion të thellë dhe në një mospajtim total në mes të reklamës së ylbertë, e cila i bëhet veprës, dhe poshtërsive të cilat i has në vetë veprën.

    Pluhuri i filozofisë së hirit tek Boodani, doktor filozofie dhe teologjie, nuk shkëlqen fare si na servohet me dhunë nga bashkëmendimtarët e tij dhe interesxhinjtë e tjerë.

    Që në fillim dëshirojmë të cekim se Bogdanit ia pranojmë të drejtën që ta mbrojë besimin e tij, fenë e krishterë, me argumente dhe fakte. Mirëpo, nuk do t'ia pranojmë të drejtën as Bogdanit e as të tjerëve që atëherë kur tezat e tij janë të tejdukshme, kundërthënëse dhe jobindëse, që të drejtën e tij rnbi të vërtetën të provojë ta realizojë përmes fyerjeve të pashembullta të kundërshtarit ideologjik, besimit islam, pa le të jenë ato edhe fyerje prej "humanisti".

    Qëndrimi i I. Rugovës se vepra është një krua ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, po të mos kishte në vete atë vrerin e hipokrizisë, do të të bënte për t'u qeshur. Mbase Rugova kur e ka thënë këtë ka menduar në ateistë, të cilët veprën e kanë marrë për një përrallë të bukur të gjuhës shqipe të cilës, kuptohet, nuki besojnë, pore lexojnënga arsyeja se është një vepër e vjetër e shkruar në gjuhën shqipe. Me këtë rast, si duket, Rugova e kishte harruar popullin e vet shumicë të konfesionit islam. Ai sikur është i tascinuar me germat dhe shprehjet që i përdor Bogdani, ngase janë të shkruara shqip, dhe nuk i është me rëndësi se çka krejt përmban fjalia në vete. E fjalia, qoftë edhe shqip e shkruar, mund të shprehë një të pavërtetë, por edhe mundet që të lëndojë në shpirt.

    Konstatimi i tij për shqetësim intelektuai është i vërtetë dhe real, por për kënaqësi do të duhej pyetur 90 përqindëshin e popullit shqiptar! Kemi bindjen se askush nuk do të ndiente kënaqësi po qe se fyhet, qoftë edhe në gjuhën e tij amtare, pra në gjuhën shqipe, siç kemi të bëjmë me këtë rast.

    Letra e P. Bogdanit dërguar patronit të tij Barbadik, nga aspekti letrar vërtet është e shkruar bukur dhe e vetmja gjë që i pengon krenarlsë së njohur shqiptare është lajkatimi i tepërt i Bogdanit që i bën atij. Mbase koha do të ketë kërkuar ashtu.

    Në "Të primit përpara letrarit " Bogdani thotë:

    "Ku lulëzojnë shkencëtarët, letrarët dhe dija, lulëzon e mira". "E duke qenë dheu i Arbërit në mesin e të parëve, nuk mund të qëndroj në hiri të Tinëzot, e as nuk mund të shelbohet pa pasur kush ta ndriçoi në dije e në fe, ngase fej a fitohet nga të dëgjuarit". Pra, të dëgjuarit i nevojitet që të ndriçojë besimin e krishterë, i cili është në vend të parë, kurse patriotizrni nuk duket, porse kuptohet, ngase feja pa njerëz nuk është fe. Pra, patriotizmi tek Bogdani paraqitet tek pas fesë.

    Qëllimit kryesor të Bogdanit, propagandimit të fesë së krishterë, si besirn i vetërn idea dhe i drejtë sikur i shmangen me qëllim analitikët e kohës sone, me çka autorit të "çetës së profetëve" i bëhet e padrejtë. Ai parathënien - "lexuesit të nderuar" - e përfundon këto fjalë : "Ta kesh me dije se unë shkrova per njerëz të padijshëm, pra për dobi të shenjtës fe, e jo për lavdin tim", e as për patriotizëm, do të thoshin gojëkëqinjët, kurse, ne qetë konstatojmë: - feja i ishte në vend të parë, pastaj kombi. Themi kështu dhe plotësisht pajtohemi me këtë rradhutje të gjërave primare siç bën edhe Bogdani.

    Kur therni kështu, mendjen e kemi tek fakti se fej a si mishërim i së vërtetës, mirësisë dhe drejtësisë për të gjithë njerëzimin, e cila e mëson njeriun për vetveten e tij, prejardhjen dhe qëllimin e ekzistencës, duke i caktuar njëherit rrugët më të mira të zhvillimit të tij individual dhe shoqëror, e fisnikëror dhe përparon moralisht njeriun si personalitet dhe njerëzimin në tërësi pa kufizime kombëtare. Feja, si mësim mbi të vërtetën dhe vetë e vërteta janë sinonim i së mirës dhe të drejtës, kurse për kombin kjo nuk mund të thuhet, ngase kombi në vete përmban çdo gjë.

    Të jesh i pastër dhe i vërtetë në besim fetar të drejtë, do të thotë që të integrosh në vete të gjitha virtytet njerezore nga të cilat kanë dobi të gjithë, edhe kombi. Kjo nuk do të mund të thuhet për kombin, ngase pjesëtarë i një kombi është edhe i ndershmi e edhe i pandershmi, hajni dhe mirëbërësi, vrasësi dhe... cilijo? Kombit i takojnë edhe të mirët e edhe të këqijtë, patrioti i vërtetë së bashku me tradhtarët dhe faqezinjtë. Kombi nuk është dhe nuk mund të jetë dëshmi e së mirës, e as e së keqes. Aty edhe pjesëtari më i ndershëm i tij mund të jetë i pandershëm ndaj pjesëtarit më të ndershëm të kombit tjetër, ngase vetëdija kombëtare i dikton që të anojë ne dobi të bashkëkombasit vrasës, e në dëm të njeriut të ndershëm të kombit të huaj. Bindja dhe besimi i vërtetë fetar këtë nuk do ta bënte dhe besimtari gjithherë do ta përkrahte të vërtetën dhe drejtësinë, njeriun si qenie e jo si komb, cka besojmë se paraqet një shkallë më të lartë të moralit nj'erëzor, sesa mund të jetë morali kombëtar.

    Dhe kështu, derisa Bogdani shkruan, siç thotë vetë "për dobi të shenjtës fe", meritorët tanë ia dëgjojnë me vëmendje vetëm të rrahurit Mieshtëror të çekanit me germat e përdorura, shprehjet dhe presjet, pa e shikuar fare godinën të cilën e ndërton ai, thuajse Bogdani shkruan për hir të muzikës që lëshon tingëllima e çekanit! Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj tribunit të popullit, i cili tenton te renovojë godinën e vjetruar të krishtërimit, e cila po i shembej çdo herë e më tepër para syve të tij të mjegulluar.

    I bindur se populli kishte nevojë për atë godinël, ai i përvishet punës për renovimin e sai. Ky ishte qëllimi parësor i tij, kurse mjetet e punës, germat dhe fjalët, presjet dhe pikat etj. i paraqiten vetëm si domosdoshmëri për kryerjen e punës, madje me moton: sa më të mira mjetet dhe veglat e punës, puna më e lehtë dhe më e efektshme.

    Kaq sa i përket Bogdanit patriot, qëllimi i të cilit, pra, ishte ngritja e vetëdijes së popullit të tij të paarsimuar dhe të prapambetur prej kohësh për nevojën dhe arsyen e besimit në Tinëzot, pikëfillimin dhe përfundimin e çdo gjëje. Ai këtë popull, i cili sipas bindjes së tij kishte më së tepërmi nevojë, dëshiron që ta edukojë sipas besimit fetar të krishterë, në mënyrë që edhe ai të fitojë dije dhe të fisnikërohet moralisât Për t'i bërë këtë të mirë kombit, ai shkroi shqip, në të vetmen gjuhë të kuptueshme për shumcën dërrmuese të popullatës dhe ç'është e vërteta, shkroi në këtë gjuhë më bukur se paraardhësit e tij, për çka gjithësesi edhe duhet t'i shprehim mirënjohjen tonë.

    Por, meqenëse ai nuk shkroi shqip vetëm sa për të shkruar, por shkroi me qëllim të caktuar: - propagandimi i besimit të caktuar fetar, ne duhet bërë analizën e mënyrës së shtjellimit filozofik të qëllimit, gjegjësisht idesë së tij, dhe vetëm pastaj do të na ishte më e qartë madhësia apo vogëlsia bogdaniane si filozof dhe teolog.

    Është për keqardhje dhe mashtruese deviza sipas së cilës veprojnë shumica e intelektualëve tanë, e cila gjithherë kërkon, pa përjashtim, që të gjendet një veti e mirë në popull, sado e vogël të jetë ajo, dhe pastaj të zmadhohet me mijëra herë, të zbukurohet gjerë ne fascinim, aq sa fillojnë të të mirren mendtë nga madhështia kombëtare. Kështu, studiuesi i vogël mund të fitojë epitetin doktor i madh, kurse guximtari i rrallë i vërejtjeve dhe pikëtimeve të vetive negative në popull shpallet hiç më pak se tradhtar. Këto janë ato shkëlqimet momentale që sillen rrotull mbi mjerimin e popuilit tonë, pa dijetarë dhe me përplot doktorë shkencash, shkëlqime mashtruese të drejtimit të gabuar në edukim, tërë bardhësi të qelqtë falso, e cila thyhet për të parën mundësi të përvetësimit të pandershëm material.

    KREU I DYTË

    Kur Bogdani shkroi në "Çetën e profetëve" (shk 1, ligj. 1, par. 2) se - nuk giendet njeti në botë aq shtazarak që do të thoshte se nuk ekziston Hyji, - ai nuk pandehte se mu në gjirin e popullit të tij do të gjenden njerëz të tillë, të cilët si të ditur që shtihen, me shembullin e tyre personal i bien moh këtij konstatimi dhe njëherit vërtetojnë pikën apo paragrafin e shtatë të kësaj ligjërate, gjegjësisht profecinë aktuale të profetit David:

    "Detisa njetiu qe me nder, nuk u muar vesh, mi're"po kur u barazua me shtazël e padittira, atyre u përngiait". (Psalmi 40)

    A s'është e vërtetë se edhe shkenca jonë, e cila prejardhjen e njeriut e nxjerr mga teoria darviniane, nuk kërkon asgjë tjetër përveç një barazimi të tillë!

    Në tërë ligjëratën e parë të shkallës së parë teologjia dhe filozofia e Bogdanit qëndrojnë në lidhje të fortë kohezioni, duke e mbështetur njëra-tjetrën për mrekulli. Mirëpo, me kalimin në ligjëratën e dytë, ku Bogdani dëshiron që në mënyrë filozofike të dokumentojë "si është një Hyj në tri veta", gjërat komplikohen dhe ngatërrohen aq tepër sa ajo që thuhet me një rast si konkludim i prerë, në rreshtin pasues shkatërrohet me tërë vullgaritetin e një sharlatani, çka filozofisë së "hollë" të Bogdanit ijep ngjyrën e nj'ë filozofie mjeruese.

    Bogdani filozof shumë shpejt e harron thënien e tij, të cilën e kishte cekur në shkallën 1 dhe ligjëratën 1, paragrafi 21, ku kishte përfunduar:

    "Hyji i pakufishëm dhe i përsosur është larg ktijesave, që kanë zënë fïll dire janë të sosura, nuk mund të jepet ndonjë përjetësim në mes të Hyjit dhe njetiut."

    dhe e cek shën Augustinin:

    Marrim vesh aq sa mundemi, kur nuk mundemi besojmë, dhe vetminë, si ligj njerëzor që të bën përtac, të sillesh posi kafshë e pa të mirë, sic thotë Bogdani, e aplikon edhe në spjegimin e Hyjit të tij, me çka faktikisht vendos njëfarë përjetësimi. Ata të pafetë, siç i quan ai besimtarët e tesë islame, patën aq besim dhe fe sa që kurrë nuk u kujtuan që ta bëjnë një krahasim të tillë të marrë dhe njëherit ofendues.

    A ndej nga lind ideja, vazhdon Bogdani, i thonë i Ati, e ideja që lindel i thonë i Biri. I ati, duke u sodittir giithherë në qenien e vet prodhon idenë e vet, te birin, posi njetiut të cilit, duke u sodittit pa ndërpretë në pasqyrë, pandërprerë edh e i prodhohet pamja e tij, gjegjësisht vetvetja.

    Së pari, një soditje e tillë e pandërprerë do të ishte monotone edhe për vetë Hyj in dhe, së dyti, me atë soditje apo prodhim të vetvetes si në pasqyrë, do të prodhohej pamja e jo edhe vetvetja, do të reprodukohet një emitim jo i gjallë i asaj vehtjeje hyjnore, një si hije e vdekur e qenies se gjallë ekzistuese. Megjithatë, slç do të shihet më vaine, Bogdani me cdo kusht tenton që këtë tezë mbi trininë ta mbrojë me të gjitha mjetet e mundshme, duke përdorur edhe shprehje të cilat nuk i takojnë fare kulturës së një shkencëtari të mirëfilltë, siç tenton ndokush ta quajë Bogdanin. Aq më tepër na bën për t'u qeshur mendimi që dikush, duke reprodukuar pamjen e vet në pasqyrë asaj pamjeje t'i thoshte: biri ose bija ime!

    "Birëria nuk qëndron ashtu se një send lind prej tjetrit, por duke lindur në shëmbëlltyrën e atit prej të cilit lind",

    thotë Bo dani, dhe sqaron:

    "Lisaave nuk u thonë bijtë e dheut, porfryt i dheut, sepse nukjanë në ngjashmëri me dheun".

    Konfuzion i qëllimtë apo gabim i doktorit të filozofisë? Me ç'arsye, meqenëse një send lindka në shëmbëlltyrën e të atit, ai e merr dheun për atë të lisit, e jo lisin atë dhe farën e tij? Është e vërtetë dhe cdo kush pajtohet se lisi nuk është në ngjashmëri me dheun, por problemi as që mund të shtrohet në këtë mënyrë, përveç nëse nuk dëshirohet që të qitet fall. Edhe po të merrej si shembull i atërisë lisi, prapëseprapë nuk do të thuhej: lisi i biri i lisit, ngase atëria dhe bijëria janë shprehje të cilat sidomos kanë kuptim nëse përdoren si shprehje cilësimi tek njerëzimi si qenie e botës së gjallë organikel, e më pak në botën shtazore dhe aspak në atë bimore.

    Mendja, sipas mësimit të krishterë dhe shpjegimit filozofik të Bogdanit, është Hyji, kurse ideja e mendjes, që është e ngjashme me mendjen, është i Biri. Shpirti i shenjtë nuk është në gjasim me ta, por sipas vullnetit njedh prej të dyve, andaj edhe quhet jo i biti, por shpirti i shenjtë.

    Pra, vazhdon Bogdani, detyrohemi të rrëfejmë se Hyji është në tri veta e një në natyrë, sikur rrota e diellit, rrezja që lind prej saj dhe të nxehtët që njedh prej të dyjave. Rrota e diellit është diell, rrezja që lind prej tij është diell, e të nxehtët që rrjedh prej të dyjave është diell, ashtupra s'janë tre shpirtra, as tre diej, por një shpit i vetëm dhe një diell i vetëm.

    Në këto tri veta asnjëra nuk është e para apo e fundit, më i madh apo me i vogël, por të tre në vte janë të njëmendtë dhe të amshueshëm.

    Duke u mbështetur në këtë rezonim të Bogdanit, lehtë del të kuptohet se qenia e cila e reprodukon painjen e vet duke e soditur si në pasqyrë është e njëjtë me pamjen e reprodukuar dhe dashurinë që e lidh qenien me vetë pamjen e saj, dhe se asnjëra s'është as e para as e fundit, çka rrjedhimisht le të kuptohet se nga pamja mund të reprodukohet qenia, që s'ka fare logjikë, si dhe që nga dashuria mes qenies dhe pamjes të lindin që të dyja - qenia dhe reprodukimi i pamjes së saj, gjë që po ashtu nuk mund të qëndrojë. S'ka qenie - s'ka as reprodukim. Nga pasqyra e zbrazët nuk mund të prodhohet qenia, kurse për t'u reprodukuar reprodukimi i pamjes së qenies në pasqyrë, duhet së pari të ekzistojë qenia, ndryshe nuk mund të ketë reprodukim. Kjo madje i është e njohur çdo laiku. Po ashtu edhe dashuri në vete, pa qenie, nuk mund të ketë. Prandaj edhe qëndrimi filozolik se këtu nuk kemi të parë as të mbramë nuk qëndron. I pari gjithmonë duhet të ekzistojë, në mënyrë që të tjerët të mund të rriedhin prej tij.

    Nevoja mbi ekzistimin e të parit shihet shumë mirë edhe tek Bogdani gjatë shtjellimit të ligjeratës së parë në shkallën e parë, atëherë kur Hyji ishte në vete, por me kalimin në ligjëratën e dytë, kur tentohet të shpjegohet ajo që edhe nuk mund të shhjegohet, si është një Hyj në tri veta, atëherë i humbet filli logjikës, e me këtë edhe mundësia për ta gjetur të vërtetën.

    Thënia e Platonit, të cilën Bogdani e apostrofon në fund të kësaj ligjërate. për të sforcuar qëndrimin e vet teologjiko-filozofik mbi treshin hyjnor, po ashtu nuk qëndron.

    Platoni tha, cek Bogdani:

    "Njoha njërin që bëti të gjitha gjërat dhe tjetrin, nga i cili u bënë të gjitha gjërat", me ç'rast mendon në të Atin dhe në të Birin, kurse shprehja - një që bëri - ka të bëjë me idenë si qenie, kurse - nga i cili u bënë - shpreh materien e nënshtruar vullnetit të idesë dhe ndërrimit të formes se saj.

    Se ideja në filozofinë platonike është primare, kurse materia shprehet si domosdoshmëri e dorës së dytë, Bogdani e ka ditur. Mirëpo, duke dashur diç krejt tjetër, ai thënien e Platonit e përdor dhelpërisht në atë mënyrë sa lë mundësinë për t'u kuptuar se qysh Platoni paska vertetuar për Atin dhe të Birin. Këtë e kanë ditur edhe papët, kardinalët dhe tërë ajo botë e përparuar sipas teneqerrahjes së inteligjencisë sonë, por heshtën, siç thotë Ahmed Deedati, si minjtë e kishave. Dhe si të mos heshtin kur ai përparim i tyre nuk u mundësonte që në mënyrë bindëse ta dëshmojë tezën e marrë teologjike mbi trininë.

    Megjithatë, siç do të na njoftojë më vonë I. Rugova, libri nuk mori vizën për botim, por u botua pas një vargu dredhish të ndërmarra nga tribuni ynë. Gënjeshtrat, mashtrimet, poshtërsitë, si dhe falsifikimet e Bogdanit humanist, tani e tutje nuk do të kenë të ndalur.

    KREU I TRETË

    Falsifikimi i shkrimit shenjtë - T r i n i a

    Gjeneza (kreu 1): "Ta bëjmë njetiun sipas gjasimit dhe shëmbëlltyrës sonë", - Hyji, për të kallëzuat- shoqërinë e tre vetave, thotë bëjmë e jo bëj, shëmbëlltyrën tonë e jo timen. - Kështu e komenton fjalinë Bogdani, dhe për ata që mund të dyshojnë, me nguti vazhdon: Ky interpretim për fenë deklarohet nga Kuvendi i Sirmiensit në kreun 14; "Nëse thotë dikush, meqë është shkruat-, të bëjmë njeriun etj., se nuk i flet i ati të birit, por se ai i flet vetvetes, qoftë mallkuar, lidhui, e mbajtur."

    Ç't'i thuhet kësaj klithjeje dëshpëruese të të paaftit, i cili duke mos pasur aftësi për të rezistuar me fakte, kërkon bindje të pakushtimtë, symbyllazi dhe me duar të lidhura përtndryshe të bjer mallkimi… !

    Çfarë besimi mund të jetë ky dhe çfarë filozofie është kjo, kur të gjitha degët dhe pipat e arsyes së shëndoshë të trungut fetar i shkurton njëanshëm dhe me mallkim tenton që të mbrojë "bukurinë" e cungut të ngurtë fetar? Në qoftë se pranohet ky besim dhe kjo filozofi, e cila e përjashton arsyen e logjikës së shëndoshë, atëherë feja e krishterë do t'i përngjante një këshillimoreje për memecë, të cilët nuk guxojnë të flasin as të mendojnë, por të cilët kanë vetëm një detyrë: që të binden dhe të mos nxënë kurrë në gojë fjalën logjikë, e cila është mëkatare sa edhe vetë djalli dhe e cila është e përjashtuar nga fjalori kristian!

    Kreun 18 të Gjenezës: - "Iu paraqit Zoti ynë Abrahamil dhe iu dukën afër tij tre veta, të cilat ai i adhuroi deli në tokë ditke thënë, 0 Zot, nëse gieta hir në sytë e tu" etj, Bogdani e komenton në atë mënyrë që Zotynë, thotë, është në tre veta njaj Hyj i vetëm, prandaj abrahami atyre tre vetvie u thotë "O Zot", dhe i adhuron për një të vetmin Hyj. Vetëmse Bogdani i mirë, këtu, nuk na e sqaron se cilit nga ata tre veta Abrahami iu drejtua me "O Zot ... ", pasi që ata tre veta do të duhej qenë një i vetmi Hyj, por me pamje të njëjtë të tre vetave. Iu drejtua Atit, Birit apo Shpirtit të shenjtë? Natyrisht se përgjigjja e saktë do të ishte: Asnjërit! Asnjërit nga ata të tre, por vetëm Zotit të vërtetë, i cili edhe pse me pamje nuk ishte prezent, Abrahami Atij iu falënderua për mysafirët e ardhur dhe atij i drejtohet me "O Zot", po sikur ne në raste të ndryshme falënderimi gjatë bisedës me bashkëbisedues themi - "O Zot shyqyr", etj., por me atë rast nuk e titullojmë bashkëbiseduesin. Ose, në raste të dëshpërimit kur bashkëbiseduesit apo grumbullit të njerëzve i thuhet: "O Zot, po ç'po bëhet kështu?!"

    Me këtë nuk do të thotë se ne i jemi drejtuar cilitdo nga ata, duke e titulluar dhe njohur për Zot. Prandaj Abrahami nuk iu drejtua asnjërit nga ata tre vetat me thirrjen "O Zot, nëse gjeta hir në sytë e tu" etj., por si mikpritës që ishte dhe i përmalluar për mysafirë, ai falënderoi Zotin për mirësinë që pati duke i sjellë atij vizitues, ngase bindja e besimtarit është se asgjë nuk ndodh pa dijen dhe lejen e Perëndisë.

    Megjithatë, duke dashur që me çdo kusht ta dokumentojë trininë, në paragrafin 7 të ligj. iii, shk. I, duke komentuar fjalët e kreut 3 të Eksodit, në të cilat thuhet:

    "'Unë jam ai që jam, kështu thuaju të bijve të Izraelit, ai që është më dërgoi mua tek ju. Pastaj u ndal e tha: Ke për tu thënë të bijve të Izraelit, Zotynë, Hyji i Abrahamit e Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit më dërgoi te ju, ky emërpër mua është i përjetshëm",

    Bogdani thotë: -

    Ato fjalë tri herë në Tinëzot do të thotë se ai është në tir veta, ndonëse një në natyrë apo qenie, dhe se të tre vetat janë të përjetshme.

    Është e vërtetë se të përsëriturit e emrit Hyj tri herë, si Hyj i Abrahamit, i Izakut dhe i Jakobit nuk është i rastësishëm, po jo për të treguar farë trinie, por për të dokumentuar më bindshëm të vetmin Zot, gjithnjë dhe në periudha të ndryshme kohore, i cili nuk ndërrohet dhe është i përjetshëm. Prandaj ai edhe është Hyj i Abrahamit, siç është edhe me vone po i njëjti Hyj i pandryshuar i Izakut, dhe po ashtu i nj'ëjti Hyj i Jakobit. Me këtë përsëritje vetëm dëshirohet të tregohet pandryshueshmëria e Hyjit në krahasim me ndryshimin kohor të kësaj bote. Këtu, në këtë botë, çdo gjë ndryshon dhe rrjedh sipas ligjeve të caktuara. Njerëzit lindin dhe vdesin, kurse Hyji qëndron, për të gjithë i njëjtë, vetëm një, prej fillimit e gjer në të sosur të çdo gjëje. Ai është ligjdhënës dhe të gjitha ligjet i nënshtrohen atij, kurse vetë nuk u nënshtro het asnjërit nga ato. Kjo dokumentohet me përsëritjet e cekura.

    Si do ta komentonte Bogdani fjalinë në të cilën Hyji do të përmendej pesë herë: si Hyj i Adamit, Hyj i Noeut, ngase i njëjti Hyj ishte edhe i tyre, e pastaj të cekeshin edhe tre të përmendurit? Qëndrimin që do ta kishte Bogdani dhe bota e krishterë në lidhje me këtë mundësi nuk e dimë, por arsyen përse u përmend Hyji tri herë e jo pesë, e marrim me mend: bota ishte përmbytur në moshën 600-vjecare të Noeut. Jeta kishte filluar prej së pari dhe gjuhët ishin ndarë në 72 sosh. Abrahami, nga i cili kishte prejardhjen populli izraelit, të cilit përmes profetit Mojse po i drejtohej Zoti, lindi 161 vjet pas kësaj ndarjeje. Nga ai lindi Izaku, e nga Izaku - Jakobi. Oë të tre ishin besimtarë dhe adhurues të një të vetmit Zot, dhe ishin paraardhës të popullit, të cilit përmes profetit Moise i drejtoheshin fjalët e Perëndisë. Prandaj ai edhe ishte Hyj i Abrahamit, paraardhësit të izraelitëve, por edhe i njëjti Hyj i Izakut, po ashtu njëri nga paraardhësit izraelit, si dhe ishte Hyj i Jakobit, i cili s'ishte askush tjetër përveç vetë paraardhësi i drejtpërdrejtë i izraelitëve, d.m.th. i njëjti, vetëm një, i cili është Po ashtu i njëjtë edhe për kohën e Mojsiut kur edhe po i drejtonte fjalët, po sikur kishte qenë gjithmonë i njëjtë edhe më herët dhe sikur do të jetë gjithmonë i njëjtë edhe më vone,porjo në tresh, por njësh, unikat i papërsëritur. Meqë populli izraelit ishte i vetmi popull besimtar, kurse të tjerët ishin paganë, është e arsyeshme që përmenden profetët e atij populli: Abrahami, Izaku dhe jakobi. E Hyji ishte i vetmi Zot në të cilin ata kishin besuar, i njëjti Hyj.

    Në paragrafin pasues 8 të shk. dhe ligj. së njëjtë, Bogdani cek se si Davidi profet (psalmi 66) thotë:

    "Na bekoftë neve Hyji, Hyji ynë na bekoftë neve" dhe përfundon:

    Hyji do të thotë Hyji Ati, na bekoftë neve i Biri, Hyji ynë - dhe duke dashur që të krijojë trininë, fjalisë së Davidit i shton nga vetja - "sepse e bëri njeri, na bekoftë neve Shpirti i shenjtë.

    Dhe, natyrisht, këtë trillim të vetëdijshëm dikush e quan filozofi.

    Pra, "Na bekoftë neve Hyji, Hyji ynë na bekoftë neve", është thënie e profetit David Shtesa "na bekoftë neve Shpirti i shenjtë" nxirret kinse si konkludim nga një shtesë e mëhershme, "sepse e bëri njeri''

     

     

     

    Kendonj birre madh

    Sibila delfika

    Sibila persika

    Sibila samia

    Kenge per P. Bogadanin

     

     

     

    Kendonj birrë madh

     

    Kendonj Birrë madh mbë Diellt' të lumit Atë,

    q* dergoj gjiut se vet për të shelbuem;

    Veshunë ndë Mish,e gjak bam i begatë,

    Ndë dy natyrë ngjeshun e fort shterguem,

    Me pushtet të madhë,sa për mot të gjatë

    Rreth shekullit të shelbon tui besuem,

    Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri

    Ashtë,e si leu ndër ne Virgjinet Mri,

    Xihariq me dhanë nji Pëllumb derguem,

    Qiellsit kur vo bashkë ndë Iordant' të bardhë

    Me të Shë Gjonë lum meu pagëzuem

    Ashtu Sibila thotë,se ka për t'ardhë

    Fajtërorët me grisem,e me shelbuem.

    Posi vjollëxa ndë dimënë pa mardhë

    Ndërshen: e si Njegullatë palë,palë,

    Reza n'Dielli përzë,tue dhanë Malë,

    Të Dërejtë jete,e udhë të pamashtri

    Shekullit,q* shpie mbë Qiellt ka me mspuem

    Gjyq t'amëshuem pa me kallëzuem.

    Shelbues yt Rëshit kur plot memeni,

    Ka me dalë ende Kryqa ndrykë nalxuem,

    Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,

    Ku mplaki u çrish,e s'mbet as nonji e keqe.

     

     

    (1685)

     

     

     

     

     

    Sibila delfika

     

    Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,

    se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,

    shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanë:

    përgjegjun shtatnë plagësh e irënuem

    Izraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;

    patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:

    vdekun s"amësë mbë prehënë ia dhanë,

    zemërën tu' i shituem anë a pr'anë.

     

     

    (1685)

     

     

     

     

     

    Sibila persika

     

    Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti,

    zihariq me dhanë e udhë të drejtë

    shekullit me çelë,e fajevet për mengji

    pagëzimnë predikon,mbë këtë jetë

    kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,

    ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë,

    tue trusun kryet e asaj bishë,

    mirë t'u bamë e shpesh tu votë n'Kishë.

     

     

    (1685)

     

     

     

     

     

    Sibila samia

     

    Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti

    Falemi s nteje Ligja ka me dalë,

    Kur Apostuitë Krisht' ambl'i përmjalti,

    Me të dashunë Kungim,e Shenjtë fjalë.

    Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,

    Leu Djalinë Kërthi,q* neve na mpsoj:

    Jevrejt' e marrë Hyjnë tand derguem,

    Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.

     

     

     

     

     

     

     


  25. Pjetër Budi ( 1566 - 1622 )

     

     

    Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë. Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër , nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.

    Lindi në Gurë të Bardhë të Matit me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Gjatë viteve 1516-1522 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.

    Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.

    Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Ndër të tjera shkruan: "Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët„ .

    Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera. Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua. I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, iu vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe. Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë. Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë…

    Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.

    Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.

    Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.

    Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:

     

    "Ku janë ata pleq bujarë,

    që qenë përpara ne,

    e ata trima sqimatarë,

    të shpejtë si rrufe?„

     

    Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.

    Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ .

    Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.

     

    Pjetër Budi ( 1566 - 1622 )

     

    I madhi zot,qofsh lëvduom

    I madhi Zot,qofsh lëvduom

    për gjithë kaqë të mirë

    që së kam u' merituom

    me ndoonjë shërbetyrë;

     

    q* më dhee kaqë hijr

    këtë kafshë me mbaruom,

    si q paçë zanë fijll,

    gjithëherë tue shkruom.

     

    Posi mendja më përcijll

    nd'Arbënë me ua dërguom,

    për kishë e për munështjir

    pak ndë mend me i trazuom.

     

    Ata merrë mbë dëshijr

    mkatit me u peenduom,

    posi pemëtë ndë prijll

    ndë shpijrt me lulëzuom;

     

    e si zogzitë ndë pyyllt,

    Zoti im me të lëvduom,

    ndjerë vetë nata mbyyllt,

    me një zaa t'amblëtuom.

     

     

    (1618)

     

     

     

     

     

     

     

    Madhështi e njerëzve

     

    Ku janë ata pleq bujarë,

    që qenë përpara ne,

    e ata trima sqimatarë,

    të shpejtëtë si rrufe?

     

    Ku janë ata djelm të ri,

    të bukur e të lulzuom,

    që pate pamë me sy,

    me ta folë e ligjëruom?

     

    Ku janë ata zotëninj,

    që dojin me zotënuom

    ndë sqimë e ndë madhështi,

    këte jatë tue shkuom?

     

    Ku janë ata perandorë

    gjithë shekulli nalcuom,

    në krye me një kunorë

    gurëshi cë paçëmuom?

     

    Ku janë ata letërorë

    t'urtë e dijes të ndëgjuom,

    të bardhatë posi borë

    letëra tue kënduom?

     

    Ku janë ato gra e vasha

    ndë sqimë e ndë madhështi,

    me petëkat të mëndafshta

    nalcuom mbë zotëni?

     

    Gjithë mortja i rrëzoi,

    sikur i pret me shpatë,

    për të ri s'i shikoi,

    as të vobegë,as të begatë.

     

     

    (1618)

     

     

     

×
×
  • Create New...