Shpikja më e re që kap aromën dhe e dërgon atë me kilometra larg përmes një "telefoni të erërave"
OHIO, SHBA – Shkencëtarët në Universitetin e Shtetit të Ohajos kanë arritur të ndërtojnë një pajisje të jashtëzakonshme të quajtur Scentronic, e cila mund të regjistrojë çdo lloj arome dhe…
Ndaje

OHIO, SHBA – Shkencëtarët në Universitetin e Shtetit të Ohajos kanë arritur të ndërtojnë një pajisje të jashtëzakonshme të quajtur Scentronic, e cila mund të regjistrojë çdo lloj arome dhe ta rikrijojë atë identike qindra kilometra larg në kohë reale. Teknologjia e projektuar nga doktorantja Chunyu Yang u publikua në revistën prestigjioze shkencore Science Advances.
Sipas artikullit, sistemi funksionon përmes dy komponentëve kryesorë:
- "Hunda elektronike": Një seri sensorësh inteligjentë analizojnë molekulat e çliruara në ajër dhe, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, zbërthejnë me saktësi kirurgjikale përbërësit e fragrancës.
- Sintetizuesi i aromave: Pajisja marrëse përdor pesë atomizues piezoelektrikë të cilët, përmes shkarkimeve elektrike, e mjegullojnë dhe e rikrijojnë aromën ekzakte në sekonda.
Kjo teknologji pritet të shpërndahet në treg në forma të aksesorëve të tillë si byzylykë, varëse apo unaza. Përveç përdorimit në mjekësi për pacientët me çrregullime të nuhatjes, Scentronic pritet të revolucionarizojë reallitetin virtual (VR), kinematografinë dhe blerjet online (E-commerce), duke lejuar klientët të nuhatin produktet si kafenë, verën apo frutat përpara se t'i blejnë ato.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.