Blog
12°Tiranë
Hyr

Blog › Blog

Halloween, historia e një feste pagane

Festa e Haluinit (eng. halloween) ka rrenje anglosaksone dhe emri ka prejardhje nga irlanda (Samuin ose Samhain) me domethenie "fundi i veres".Ne vitin 840 Papa Gregori IV zyrtarizoi festen e "Te gjithe shenjteve" me date 1 nentor, nje vendim i…

·

Halloween, historia e një feste pagane

Festa e Haluinit (eng. halloween) ka rrenje anglosaksone dhe emri ka prejardhje nga irlanda (Samuin ose Samhain) me domethenie "fundi i veres".

Ne vitin 840 Papa Gregori IV zyrtarizoi festen e "Te gjithe shenjteve" me date 1 nentor, nje vendim i cili mbivendoste nje feste pagane qe nder shekuj kishte mbreteruar ne disa vende evropiane si angli, irlande me data te ndryshme ndersa ne vendet me gjuhe gjermane festohej pikerisht me date 1 nentor.

Sipas Oxford Dictionary of English folklore, festa qe kremtohej ne skoci, uells, angli dhe irlande qe tregohej ne folklorin e ketyre vendeve, shpirtat kishin kontakte mbinatyrore pikerisht ne kete date. Kjo pa asnje lidhje me besimin e krishtere.

Pas ardhjes ne fuqi te Protestanteve, festa e "Te gjithe shenjteve" (e besimit katolik qe perkon me daten 1 nentor) u hoq nga kalendari por ne Britani vazhdoi te festohej si nje feste laike.

Ne SHBA, kjo feste mori permasa te medha ne gjysmen e shekullin 1800 duke u bere nje nga festat me te dashura ne vitet e fundit per shkak te kostumeve dhe maskave. Ne fillimet e shekullit 20 festa i dedikohej me shume femijeve pasi dilnin dhe mblidhnin embelsira dere me dere por vitet e fundit kjo festa po ndryshon duke u kthyer nga te rinjte (te rriturit) ne nje feste zbavitjeje me maska.

Fjala Halloween vjen nga gjuha skoceze, All-Hallows-Eve, pra festa para dites se Te gjithe shenjteve (anglishtja arkaike All Hallows Day, eng. moderne All Saints).

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?