"Vajzat e këqija" të skenës
Sa i përket Shqipërisë, nuk pretendoj të tilla raste ekstreme ose skandale të këtij niveli, megjithatë kemi edhe vajzat tona të këqija. E filloj me Tunën, një vajzë që ka qenë gjithmonë ndryshe nga të tjerat.Sjellja e saj si snobe…
Ndaje

Sjellja e saj si snobe ka bërë mediet dhe artistët të flasin keq për të.
Ajo provokon në çdo këngë, intervistë apo foto-sesion reviste.
Një martesë që zgjat vetëm nëntë muaj, shumë histori dashurie të përfolura me partnerë të ndryshëm, lajmi se është lesbike, një gisht i ngritur policisë që i mbylli koncertin para kohe, kjo është ana e një vajze të keqe si Tuna.
Në sezonin që kaloi, Tuna ishte pjesë e spektaklit E Diell të Dyshet Fantastike dhe aty u pa që çdo javë adhuruesit e saj (dhe jo vetëm) prisnin se çfarë do të kishte veshur Tuna.
Kjo nuk është pak
Një tjetër këngëtare, klipet e së cilës priten me padurim për të parë se si është veshur është edhe Dafina Zeqiri.
Ajo di gjithmonë çfarë të vesh dhe kur.
Fiziku i saj perfekt e tregon akoma me seksi me çdo zgjedhje të saj.
Edhe pse skandalet e saj nuk krahasohen me ato të yjeve të Hollywoodit, sërish ndarja e bujshme më të fejuarin e saj, titujt e gazetave për shtëpinë e lënë në mes të natës me valixhe në dorë, sherret e bujshme me menaxherin mund ta rendisin pa frikë mes vajzave të këqija, por të veshura bukur ama.
Një vajzë tjetër që përmendet për skandale, edhe pse nuk është vërtet personazh publik, është edhe motra e Besa Kokëdhimes, Bora.
Ajo mund të quhet një Paris Hilton shqiptare. Ka çdo koleksion të fundit që del dhe kudo që është tërheq vëmendjen me veshjen (dhe trupin) e saj.
Bora ka një stil shumë femëror dhe njëkohësisht shumë seksi.
Një tjetër këngëtare që të gjithë e konsiderojnë si ikonë e modës në Shqipëri është Jonida Maliqi.
Ajo nuk ka krijuar skandale ose të ketë provokuar qëllimisht, por ama të gjithë jemi dyshimtarë që më shumë sesa për këngët dhe muzikën e saj, Jonida mbahet mend dhe përmendet për gardërobën e saj të jashtëzakonshme.
Kritikët e modës merren me të në përpjekje për të gjetur ndonjë të metë, por deri tani kjo nuk ka ndodhur kurrë, sepse Jonida është fashion guru i vetës së saj.
Një tjetër vajzë seksi, por edhe që e luan shpesh rolin e vajzës së keqe, është këngëtarja Genta Ismajli.
Ismajli, që për momentin më shumë po rri në SHBA sesa në Kosovë, është e njohur për klipet e saj shumë seksi dhe me momente edhe provokuese.
Tashmë janë disa spote ku paraqitet me veshje alla Lady GaGa, përderisa në spote shpesh përdor agresivitetin në paraqitjen e saj.
Por, njëra prej çikave me problematike në Kosovë është pa dyshim këngëtarja Adelina Ismajli.
Që në fëmijëri Adelina është konsideruar si njëra prej këngëtarëve që di ta luajë shumë mirë çikën e keqe.
Është e njohur koha kur ajo kishte dalë me bikini në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, Zemrën nuk ta fal, që ishte një risi për gjithë publikun atje.
Këngëtarja nuk është hera e parë që vishet dhe paraqitet në këtë formë, përderisa edhe në anën tjetër ajo është përcjellë me skandale të ndryshme.
Një prej tyre ishte rrahja me këngëtaren tjetër kosovare Leonora Jakupi, menjëherë pas luftës në Kosovë, një përleshje kjo që është riaktualizuar përsëri nga Adelina në një intervistë dhënë një televizioni kosovar.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.