Çiljeta, 100,000 euro per nje reklame te kopjuar !
Ndryshimi i vetëm është se Çiljeta sikundër shihet dhe në pamjet video të spoteve, në lëvizjet provokuese konform skenarit, paraqitet me shumë më pak finesë sesa vajza tjetër e reklamës së birrës së famshme "Bavaria"Nëqoftëse janë të vërteta ato shifrat…
Ndaje

Ndryshimi i vetëm është se Çiljeta sikundër shihet dhe në pamjet video të spoteve, në lëvizjet provokuese konform skenarit, paraqitet me shumë më pak finesë sesa vajza tjetër e reklamës së birrës së famshme “Bavaria”
Nëqoftëse janë të vërteta ato shifrat që thonë se është paguar reklama e re e Çiljetës, atëherë është pak si tepër për një… imitim.
Faqet rozë të shtypit të fundjavës thonë se Çiljetës i janë paguar 100 mijë euro për këtë reklamë, por kjo është seriozisht e pabesueshme, kur zbulojmë se bëhet fjalë thjesht për një kopjim të dobët.
Në videon më poshtë shihet qartë që reklama e Çiljetës për një pije shqiptare është kopje e një reklame të huaj.
Siç dihet kopja është gjithmonë më e keqe se origjinali, po kjo jona, është një kopje vërtet pa shije. Dhe këtu nuk kemi parasysh vetëm “përmasat” apo lojën e protagonistes së cilës në të kundërt të asaj çka sugjeron fabula e reklamës, të vjen t’i thuash: Aman mos u zhvish..!
shiko video ndryshimin:
Origjinali: http://www.youtube.com/watch?v=v9oYYoQlIdE
Ciljeta:http://www.youtube.com/watch?v=Sg6jHRkBDf4&feature=related
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.