Elvana: Jam e dashuruar
Kishte humbur për pak kohë nga ekranet tona, por edhe nga skenat e festivaleve, mbase për të na lënë që ta shijonim deri në fund këngën "Vetes" dhe mbi të gjitha klipin e saj të mrekullueshëm, i cili arrin të…
Ndaje

Kishte humbur për pak kohë nga ekranet tona, por edhe nga skenat e festivaleve, mbase për të na lënë që ta shijonim deri në fund këngën “Vetes” dhe mbi të gjitha klipin e saj të mrekullueshëm, i cili arrin të të ngrohë edhe në mes të dimrit. Është rikthyer fuqishëm, ndryshe, e tjetërsuar, por përsëri shumë, shumë e bukur. Të sjellësh një copëz histori që daton andej nga vitet ‘80, kërkon shumë më tepër sesa një këngë pop-rrok, tipike e asaj periudhe. Prandaj, dhe Elvana së bashku me Florin, autorin e këngës, menduan që kjo performancë të ishte perfekte dhe e kuruar në çdo detaj, për të ardhur edhe kësaj here sa më të kompletuar para publikut. Dhe rezultati? Një klip i realizuar 90% në bardh e zi, me një fabul shumë interesante dhe mbi të gjitha një luk i jashtëzakonshëm i Elvanës. Ndërkohë, një javë mbas transmetimit të klipit “Nuk jam më”, fansat kanë filluar komentet. Elvana tregon se ka qenë një surprizë për publikun kjo paraqitje ndryshe e saj, por si gjithmonë surprizat mund edhe të mos pëlqehen. Duke patur dashamirës kryesisht të rinj, të mësuar me R&B dhe me performanca sportive, Elvana, e veshur si një zonjë, i ka çuditur disa. “Dukesh më e madhe më thoshin ca, por unë e dija këtë dhe e kam bërë me koshiencë, në radhë të parë sepse pamja ishte në funksion të klipit dhe në radhë të dytë sepse doja të tregoja se unë nuk jam më ajo Elvana e vogël, por jam rritur, në moshë dhe profesionalisht”. Por, kjo nuk do të thotë se Elvana i tha lamtumirë rrymave tejet sportive dhe klipeve deri diku ekstravagante e rinore. Fundja një vajzë 22-vjeçare nuk mund të marrë vendimin ekstrem që të fillojë të dalë në ekran si një zonjë e rëndë. Do na duhet të presim diçka më pak se një muaj për të parë atë Elvanën trendi me të cilën jemi mësuar. Klipi i ri i këngës “Hi Tech” do na surprizojë me luk-un e këngëtares simpatike, por do të na bëjë edhe të kërcejmë me ritmet e këtij krijimi të ri.
Lexo edhe
Komentet (1)
-
Ina_84
Elvana eshte nje nga kengetaret e mia te preferuara.Thjeshtesia, bukuria dhe zotesia qe ka per muziken e kane bere te jete nje nga kengetaret me te mira ne qarkullim.