Drejtësia sportive godet Interin, pezullohen Icardi e Perisiç
Interi del më i dëmtuar sesa mund ta parashikonte nga sfida me Juventusin. Përvec disfatës 1-0 që ndali ecurinë pozitive prej 7 fitoresh rradhazi të skuadrës së Piolit në kampionat, në sfidën me bardhezinjtë e Allegrit, Interi humbi për dy…
Ndaje

Interi del më i dëmtuar sesa mund ta parashikonte nga sfida me Juventusin.
Përvec disfatës 1-0 që ndali ecurinë pozitive prej 7 fitoresh rradhazi të skuadrës së Piolit në kampionat, në sfidën me bardhezinjtë e Allegrit, Interi humbi për dy ndeshjet e ardhshme të Serisë A, dy lojtarët më të mirë në repartin e sulmit.
Gjykatësi sportiv në Itali ka dënuar me 2 ndeshje skualfikimin kapitenin e zikaltërve argjentinasin Mauro Icardi dhe kroatin Ivan Perisic.
Në këtë mënyrë Interi nuk do ti ketë në dispozicion këta dy futbollistë, për sfidat ndaj Empolit dhe Bolognas, me Perisic dhe Icardin që do të rikthehen për ndeshjen e rëndësishme ndaj Romës.
Perisic autori i 7 golave në kampionat, u ndëshkua me karton të kuq në sekondat e fundit të ndeshjes që u zhvillua në Juventus Stadium dhe për shkak të fjalëve fyese që ka përdorur në drejtim të arbitrit Rizzoli është pezulluar me 2 ndeshje.
Icardi ndërkohë nuk mori karton të kuq por në përfundim të sfidës bëri një veprim të pahijshëm në drejtim të gjyqtarit që sipas kapitenit i mohoi Interin të paktën dy penallti.
Autori i 15 golave në këtë sezon të Serisë A, goditi një top në drejtim të Rizzolit që gjithsesi nuk e preku arbtrin por kaq mjaftoi që ky i fundit të shkruante një raport për Icardin i cili gjithashtu u skualifikua me dy ndeshje nga gjykatësi sportiv.
Interi do ta apelojë vendimin por nëse masa ndëshkimore nuk ulet, Stefano Piolit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të mendojë sesi do ti zëvendësojë këta dy lojtarë.
Alternativat nuk mungojnë gjithsesi sepse ka një kontigjent të madh lojtarësh.
Pritet që në dy sfidat e rradhës të ketë më shumë hapësira për lojtarë të tillë si Eder, Palacio, Banega e Gabigol, pa harruar gjithashtu faktin që në krahët e sulmit në skemën 4-2-3-1 mund të përshtaten edhe Joao Mario e Brozovic, për të zëvendësuar Perisic në dy takimet e rradhës.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.