Sporti Hyr

Sporti › Champions League

Venger akuzon lojtarët e Barcelonës

Arsenali u mund të martën nga Barcelona, një 2-0 që praktikisht ka mbyllur diskutimin e kualifikimit, sepse duket e pamundur që anglezët të shkojnë e të fitojnë thellë në "Camp Nou". Këtë gjë e pranon edhe trajneri i "Topçinjve", Arsen…

·

Venger akuzon lojtarët e Barcelonës

Arsenali u mund të martën nga Barcelona, një 2-0 që praktikisht ka mbyllur diskutimin e kualifikimit, sepse duket e pamundur që anglezët të shkojnë e të fitojnë thellë në “Camp Nou”.

Këtë gjë e pranon edhe trajneri i “Topçinjve”, Arsen Venger: “U treguam naivë. Keqardhja e vetme është që pikërisht kur po luanim më mirë, pësuam golin e parë. Ishte e njëjta situatë edhe vjet, ndaj Monakosë, e dhuruam golin dhe nuk kemi justifikim, jemi fajtorë.

“Nëse nuk fitonim dot, e dinim që 0-0 duhej ruajtur. Ata janë më të mirë se ne, të gjithë e dinë këtë. Mund të fitonim, nëse ruanim të njëjtën disiplinë deri në fund, por gabuam rëndë. Ndoshta menduam se mund të fitonim dhe e ulëm përqendrimin në mbrojtje, por këtë gjë nuk mund ta bësh kundër skuadrës më të mirë në Europë”.

Trajneri francez ka edhe kritika për Barcelonën, duke lëshuar një akuzë të drejtpërdrejtë: “Lojtarët e Barcelonës janë problematikë. Kur rrëzohen, ata bërtasin. Nuk rrëzohen kurrë pa zhurmë dhe kjo gjë ndikon gjithnjë tek arbitri. Nuk bën përjashtim asnjëri, të gjithë bërtasin kur rrëzohen, sikur të kenë thyer këmbën. Megjithatë, nuk mund të them se ndeshjen e humbëm për shkak të arbitrit”. 

294 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?