Lajme
19°Tiranë
Hyr

Lajme › Bota

Franca shënon viktimën e parë njerëzore nga virusi Shamonda; autoritetet shëndetësore: "Asnjë rrezik për popullatën"

Franca shënon viktimën e parë njerëzore nga virusi Shamonda; autoritetet shëndetësore: "Asnjë rrezik për popullatën"

LION – Për herë të parë, virusi Shamonda, i cili zakonisht prek dhe qarkullon në strukturat e mbarështimit të gjedhit, ka shkaktuar vdekjen e një njeriu në Lion të Francës.…

·

LION – Për herë të parë, virusi Shamonda, i cili zakonisht prek dhe qarkullon në strukturat e mbarështimit të gjedhit, ka shkaktuar vdekjen e një njeriu në Lion të Francës. Lajmi u konfirmua përmes një komunikate zyrtare nga Ministria franceze e Shëndetësisë, e cila megjithatë u tregua e prerë duke siguruar publikun se nuk ekziston "asnjë rrezik" epidemik për popullatën e gjerë.
Sipas të dhënave të para të paraqitura nga hetimi epidemiologjik:
  • Mënyra e infektimit: Hipoteza kryesore e mjekëve është se pacienti është infektuar përmes pickimit të një mushkonje (mizë e vogël) të gjinisë Culicoide.
  • Vatrat e virusit: Infektimi dyshohet se ka ndodhur në Francën Lindore, një territor ky ku autoritetet veterinare kishin sinjalizuar tashmë një prani dhe qarkullim të shtuar të virusit Shamonda tek kafshët gjatë pranverë-verës së vitit 2026.
Edhe pse ky është rasti i parë fatal tek njerëzit, ekspertët mjekësorë po e trajtojnë si një ngjarje të izoluar dhe specifike të transmetimit nga kafsha tek njeriu pa rrezik për transmetim ndërnjerëzor.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?