Lajme Hyr

Lajme › Politike

Protesta/ PD bllokon akset rrugore, nuk ka incidente

Protesta/ PD bllokon akset rrugore, nuk ka incidente

Partia Demokratike ka nisur sot protesten 60 minuteshe me bllokim rruges ne disa akse kryesore te vendit nga Veriu ne Jug. Ora 11:34 Shtohet numri i protestuesve ne zonen e Pallatit me Shigeta dhe Shkollen Teknologjike. Nderkohe qe policia po…

·

Partia Demokratike ka nisur sot protesten 60 minuteshe me bllokim rruges ne disa akse kryesore te vendit nga Veriu ne Jug.

Ora 11:34

Shtohet numri i protestuesve ne zonen e Pallatit me Shigeta dhe Shkollen Teknologjike. Nderkohe qe policia po monitoron nga afer protesten, madje efektive te uniformave blu kane shfrytezuar edhe mbikalimin ne kete zone.

Ora 11:22

Qindra qytetare kane dale edhe ne rrethrrotullimin e Bradasheshit ku pergjegjes politik eshte Edmond Spaho. “Protesta jone do te jete paqesore, sic eshte ne ADN-ne e kesaj partie. Protesta jone do te jete deri ne oren 12:00”, tha Spaho ne News 24.

Ora 11:14

Ashtu sic edhe kishte deklaruar PD ka nisur filmimin e te gjithe protestes ne zonen e sheshit “Shqiponja”.
Qarkullimi i makinave eshte bllokuar edhe ne zonen e Shkolles Teknologjike ku qindra qytetare kane dale per te protestuar.

Ora 11:00

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, Aurela, i eshte bashkuar protestes te sheshi “Shqiponja”.

Ora 10.45

Qindra qytetare jane mbledhur edhe ne rrethrrotullimin e Plugut ne Lushnje ku pergjegjes politik eshte Arben Ristani.

Ora 10:40

Grumbullimi i qytetareve ka nisur edhe ne Shkollen Teknologjike. Ne kete pike grumbullimi pergjegjes politik eshte Flamur Noka. Duke folur per News 24, deputeti demokrat tha se “Sot kemi marrë vendim ndryshe nga opozita e dikurshme, protesta do jetë qytetare. i kujtoj sot atyre që po përpiqen të përbaltin këtë protestë se janë po ata që dogjën goma dhe thyen xhama. Kjo protestë qytetarë është vlerë dhe të mos merret për dobësi. Deklarata e policisë në fakt është e Edi Ramës. Ai së bashku me shefat e policisë dhe ministrin duhet të lexojnë ligjin. Fatmir Xhafaj kujton se është në 1985”.

Ora 10:30

Në Fushë-Milot tek rreth rrotullimi pranë rrugës së Kombit qindra protestues kanë bllokuar këtë aks rrugor duke thërritur për rrëzimin e qeverisë.

Përveç drejtuesve lokalë të opozitës, në këtë pikë të protestës janë edhe të deleguarit nga qendra si Aldo Bumçi e Gent Strazimiri.

292 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?