Lajme Hyr

Lajme › Ekonomi

Eurostat: Shqipëria, vendi i dytë më i varfër në Europë

Eurostat: Shqipëria, vendi i dytë më i varfër në Europë

Sipas "Eurostat"-it, Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Europë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.Në vitin 2015, nivel më të ulët mirëqenieje sesa ky kishte vetëm…

·

Sipas “Eurostat”-it, Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Europë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Në vitin 2015, nivel më të ulët mirëqenieje sesa ky kishte vetëm Bosnja, ku të ardhurat ishin sa 28 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa në të gjitha vendet e tjera standardi i jetesës është më i lartë.

Por niveli i ulët i të ardhurave nuk është shqetësimi i vetëm. Kriza ekonomike ka ndaluar përafrimin e mirëqenies së Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas “Eurostat”-it, nëse nga viti 2004 deri në 2010-n të ardhurat për frymë në Shqipëri ndaj mesatares së BE-së u rritën me 10 pikë përqindjeje, pas vitit 2010 ato thuajse kanë ngrirë duke u rritur me vetëm 1%.

1.527 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?