PDIU mban Kongresin. Rama u ofron Çamëve Dibrën, shmang LSI-në

PDIU është një faktor politik i rëndësishëm dhe i pashmangshëm që nuk është vetëm parti e çamëve.Kësaj i mëshoi në fjalën e mbajtur në Kongres, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. Ai tha se partia që ai drejton ka në…
Ndaje
PDIU është një faktor politik i rëndësishëm dhe i pashmangshëm që nuk është vetëm parti e çamëve.
Kësaj i mëshoi në fjalën e mbajtur në Kongres, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. Ai tha se partia që ai drejton ka në themel të saj çështjen çame, por është një parti që shkon përtej kësaj çështjeje.
“Etiketimi i PDIU si partia e çamëve është vepër e analistëve të cekët dhe e ndonjë kancelarie fqinje nga padija ose ligësia”, u shpreh ai.
Idrizi tha se nuk çështja çame nuk i takon vetëm çamëve, aq më pak vetëm një partie, por është një çështje që i takon të gjithë shqiptarëve.
Në Kongres marrin pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues nga parti të tjera.
Duke përshendetur Kongresin e kësaj partie, Kryeministri Rama ka lëshuar një sinjal të qartë se Bashkia e Dibrës mund ti ofrohet PDIU, duke shmangur aleatin e madh LSI nga gara.
“Kemi akoma shumë për t’i dhënë PDIU-së. Në këtë sallë ka delegatë që nuk kanë origjinë çame, ka nga Tropoja, Lezha dhe Dibra. Madje Dibra po bëhet dalëngadalë çame” - tha Rama duke nënkuptuar okazionit që pritet t’i bëhet PDIU-së.
Nuk dihet nëse ky ''vendim'' i Ramës është konslultuar me aletin strategjik LSI, marrëdhëniet me të cilën mbeten problematike sidomos në Bashkinë e drejtuar deri pak me parë nga Shukri Xhelili.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.