’’Shullazi’’ Përplasje mes ministrit Tahiri dhe Xhelal Mziut

Lulzim Basha ka përshendetur vendimin e gjykatës për masën arrest me burg për Emiljano Shullazin dhe ka akuzuar gjithashtu se, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po përpiqen të sabotojnë hetimet."Prej 2 vitesh Partia Demokratike ka denoncuar lidhjen e krimit me…
Ndaje
Lulzim Basha ka përshendetur vendimin e gjykatës për masën arrest me burg për Emiljano Shullazin dhe ka akuzuar gjithashtu se, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po përpiqen të sabotojnë hetimet.
“Prej 2 vitesh Partia Demokratike ka denoncuar lidhjen e krimit me Edi Ramën, kemi denoncuar për epideminë e gjobvënieve, tritolit, kërcënimeve dhe rrëmbimeve.
Edi Rama dhe Samir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos thotë ato që di. Janë në këmbë për të ndalur dhe sabotuar këtë hetim, kjo është tronditëse, por e vërtetë”, tha Basha.
Basha iu rikthye një kërkese të hershme të Partisë Demokratike për largimin e Saimir Tahirit dhe për këtë dha edhe arsyen se përse.
“Largimi i Tahirit është parakusht për ecjen normale të procesit Shullazi”, tha Basha.
Tahiri-Mziu
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka folur disa orë më parë për Emiliano Shullazin, duke ju përgjigjur akuzave të shumta të Partisë Demokratike.
Ai i ka kujtuar selisë blu se përse ata nuk flasin për Xhelal Mziun, i akuzuar për korrupsion.
Për këtë ka reaguar Bashkia e Kamzës, e cila përmes një deklarate shkruan se, Tahiri ka frikë se mos Emiliano Shullazi flet përpara drejtësisë për të.
“Bashkia Kamëz i kujton Saimir Tahirit që njerëzit e lidhur me krimin si ai duhet të përgjigjen për atë që tashmë di çdo qytetar shqiptar. Saimiri, ky ushtar i Shullazit, duhet të jetë mërzitur, pasi ka frikë se mos ai flet në organet e drejtësisë dhe opinioni publik mëson më shumë nga sa di”,- thuhet në reagim.
Përgjigjja e Bashkisë së Kamzës ndaj Tahirit mbyllet me pesë pyetje drejtuar ministrit të Brendshëm.
Kush i jepte imunitet Shullazit në gjobat që u ka vënë biznesmenëve?
A është ai ushtar i Shullazit?
Çfarë e lidh Saimir Tahirin me Shullazin, vjedhjen e votave?
Kush ndërhyn për lirimin e kriminelëve nga qelitë e komisariateve?
Përse u përplas policia me prokurorinë në rastin e Shullazit? Nga vinin urdhrat në Drejtorinë e Policisë Tiranë?
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.