Lajme Hyr

Lajme › Politike

Blushi: Rama nxori nga PS-ja themeluesit, futi Çiften e Bukuroshin

Deputeti kontravers i PS, Ben Blushi, ka kritikuar ashpër zhvillimet që solli kongresi i 19 marsit i partisë ku ai thotë se aderon ende. I ftuar në emisionin ’’Top-Story’’ ne Top Channel, Blushi u shpreh se me ndryshimet e reja…

·

Deputeti kontravers i PS, Ben Blushi, ka kritikuar ashpër zhvillimet që solli kongresi i 19 marsit i partisë ku ai thotë se aderon ende. 

I ftuar në emisionin ''Top-Story'' ne Top Channel, Blushi u shpreh se me ndryshimet e reja në Statutin e Partisë Socialiste parashikohet që kryetari të mos e humbë pozicionin e tij në parti kur në zgjedhje PS del parti e parë. 

Me këtë tha Blushi, edhe kur PS të mbetet në opozitë, Rama do të jetë sërish kryetar i PS-së.

Duke folur për Kongresin, Ben Blushi tha se, nga Asambleja Kombëtare dolën figura të njohura dhe themelues të PS-së dhe ata janë zëvendësuar me “mbetje” të PD-së. 

Ai iu referua me këtë mos zgjedhjes së anëtar të Asamblesë Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ngre Legisin, Maqo Larkorin dhe disa emra të tjerë të njohur të PS-së.

Hektor Çiftja, i cili u bë i famshëm gjatë një takim të trukturave të PS-së në Elbasan ku pati vërshëllima për Ben Blushin u zgjodh nga Kongresi si anëtarë i Asamblesë Kombëtare të PS-së. 

Gjithashtu, u zgjodh dhe Bukurosh Stafa, ish-deputeti i PS-së që u përjashtua nga partia pasi votoi për zgjedhjen e Bamir Topit president në vitin 2007 bashkë me disa deputetë të tjerë të PS përfshirë Paulin Sterkajn. Kjo solli dhe dorëheqjen e Blushit si kryetar i grupit parlamentar në atëkohë.

Gjatë intervistës, Blushi tha se, “Edi Rama po shkon në referendum sepse ka frikë” dhe me këtë eliminon kandidatët në garë për kryetar të PS-së. 

“Të jesh i bindur që Edi Rama është pakicë në Partinë Socialiste dhe ndaj ka frikë nga zgjedhjet”, deklaroi Blushi.

Blushi kritikoi nenin 40 të statutit të ri, që përcakton se kush është kryeministër është automatikisht edhe kryetar i partisë ku ajo është në pushtet.

“E zëmë se koalicioni prishet dhe Edi Rama bie si kryeministër, a mund të thuash kush është kryetar i PS, sepse ky e ka këtë detyrë për shkak të detyrës si kryeministër. Nëse koalicioni prishet nesër dhe LSI ikën, kush është kryetar i PS? 

Nuk jam kundër referendumit, jam kundër që referendumi të zëvendësojë zgjedhjet për kryetar. 100 mijë anëtarë të PS, zëvendësohen me një votë, me atë të Ilir Metës. Pra e gjithë vota e bazës socialiste është e barabartë me atë të Ilir Metës”, tha Blushi.

Sipas Blushit, statuti i ri rregullon çështjet e referendumit në bazë të kodit zgjedhor dhe këtu shkelet ky kod. “Neni 56 i kodit të zgjedhjeve në PS thotë se referendum nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi e shfuqizon zgjedhjet”, u shpreh ai.

Pavarësisht se nuk do të ketë garë për kryetar, që Blushi tha se nuk ishte qëllim në vetëvete për të, pasi kryesore ishte të tregonte si e drejton Rama partinë, ai tha se nuk tërhiqet nga beteja për ta qeverisur Shqipërinë më mirë.

Blushi: Kur luftoja me PD-në, Rama e Rilindësit ishin në emigrim ose në PD
Ben Blushi gjatë intervistës për emisionin “Top Story”, pyetjes se apo bën ai opozitë bashkë me Partinë Demokratike, ai u përgjigj duke thënë se kur ai luftonte kundër PD-së, Rama dhe shumë të tjerë që janë sot Rilindje ishin ose brenda PD-së ose në emigracion.

Më tej Blushi tha se me referendum po u kërkohet anëtarëve të partisë që t’i heqin të drejtën vetes për zgjedhjen e kryetarit.

Blushi thekson se, kodi i zgjedhjeve të PS-së nuk lejon zhvillimin e referendumit dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit.

“Paranoja ka eksperimentuar në një vend 50 vjecc. Atëherë pse duhet që shoqëria të pranoi paranojën e një njeriu. Kjo qeveri nuk përfaqëson PS, por Rilindjen. Unë nuk jam Rilindas.”

Blushi: Rama po bën referendum sepse ka frikë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi thotë se rregullat nuk mund të ndryshohen pasi ka filluar loja. Me këtë Blushi iu referua shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar partie.

“Edi Rama po bën referendum sepse ka frikë. Me referendum eliminon kandidatët në garë”, tha Blushi.

Duke folur për ndryshimet në Statutin e PS-ë, ku parashikohet se Kryeministri është kryetar partie, Blushi thotë se Rama e ka shkelur i pari këtë.

“Ramën e kemi pranuar në garë në vitin 2003 kur Kryeministër ishte Fatos Nanos.

314 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?