Lajme Hyr

Lajme › Politike

Gratë demokrate protestojnë kundër fjalorit të kryeministrit

Gratë demokrate protestojnë kundër fjalorit të kryeministrit

Forumi i grave të Partisë Demokratike dhe aktiviste të shoqërisë civile, kanë protestuar sot përpara kryeministrisë kundër fjalorit të përdour nga Edi Rama ndaj deputetes Albina Deda në Parlament disa ditë më parë.Deputetja e Mirditës është vënë në qendër të…

·

Forumi i grave të Partisë Demokratike dhe aktiviste të shoqërisë civile, kanë protestuar sot përpara kryeministrisë kundër fjalorit të përdour nga Edi Rama ndaj deputetes Albina Deda në Parlament disa ditë më parë.

Deputetja e Mirditës është vënë në qendër të vëmendjes që prej të enjtes, pasi siapas PD-se, kryeministri Rama e ka sulmuar atë me fjalor të pahijëshem.

Vetë deputetja Deda nuk u kursye në fjalor kur u prezantua sot para protestueseve që kishin dalë për ta mbështetur.

“Në mënyrë që ta dish mirë, që nuk ke të bësh me ato dashnoret kolektive që ke në bordellon tënde socialiste, po me një zonë të tërë ”, tha Albina Deda, deputete e PD-së.

Në takim foli edhe motra e këngëtares Gugu, e cila u shpreh e revoltuar ndaj Edi Ramës:

“Unë jam Nertila Marku, një aktiviste e shoqërisë civile e pagëzuar nga Rilindja dhe mediat e Endri Fugës me emrin buça e SHQUP-it të Lezhës”, tha Nertila Marku.

Kryeministri Rama mohoi të ketë patur për qëllim të fyente deputete gra në Parlament, kur ka folur për vezët dhe për mitrën, por askush nga protestueset nuk e beson. Njëra prej tyre, prej disa muajsh shtatzanë, i bëri një ftesë.

“Zoti Rama unë të ftoj të më shoqërosh në të gjitha konsultat e mia me mjekun tim, që të shohësh se çfarë mrekullie ndodh me organin që ti e quan koshi i plehrave”, tha ajo.

Gratë demokrate synojne t’u japin zemër edhe grave të tjera të bashkohen me to për të protestuar kundër qeverisë për çdo çështje që u cënon jetën e përditshme.

E gjithë protesta u shoqërua me kolonën zanore të “If I were a boy” të Beyonce.

314 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?