ISIS merr përsipër sulmin në Tunizi, dëshmitarët: Ishte si një film horror

Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e djeshëm në plazhin Sousse në Tunizi. Mediat e huaja raportojne se deri tani kanë mbetur të vrarë 38 persona, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave janë dhe shumë turistë, angleze, belge…
Ndaje
Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e djeshëm në plazhin Sousse në Tunizi.
Mediat e huaja raportojne se deri tani kanë mbetur të vrarë 38 persona, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave janë dhe shumë turistë, angleze, belge e gjermane.
Nërkohë që me anë të një komunikate të shpërndarë nga xhihadistët, thuhet se “një ushtar i kalifatit ka mundur të arrijë objektivin duke vrarë rreth 40 persona pjesa më e madhe shtetas të shteteve që lufojnë Kalifatin Islamik”.
Nderkohe, autoritetet tuniziane kane vendosur mbylljen e disa xhamive ''informale''.
“Xhamitë, që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit, po përhapen me shpejtësi, por do të mbyllen brenda një jave, deklaroi kryeministri në një konferencë për shtyp.
“Disa xhami vazhdojnë të përhapin propagandën dhe helmin e tyre për të promovuar terrorizmin. Ne do të reagojmë ndaj atyre grupeve që veprojnë jashtë kornizave kushtetuese”, tha Essid.
Sulmet 
Sipas të dhenave zyrtare, sëpaku 28 persona kae humbur jeten nga sulmi në resortin e frekuentuar nga turistë europianë dhe amerikanë në Sousse të Tunizisë.
Mediat e huaja raportojne se viktimat u shenuan gjate një shkëmbimi zjarri mes grupit të armatosur dhe forcave të sigurisë.
Grupi i armatosur sulmoi resortin luksoz, ndërkohë që ai ishte i populluar nga shumë turistë.
Mediat lokale raportojne se pushuesit mes ulërimave dhe panikut vrapuan të fshihen në dhomat e hotel Imperial Marhaba.
Ende nuk ka shumë qartësi rreth viktimave, por thuhet se një nga dy atentatorët mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ndërkohë që tjetri dyshohet se mundi të arratisej.
Tunizia ka qnë në alarm që prej Marsit kur militantët ismalikë sulmuan muzeun Bardon në Tuniz.
Ashtu si në Arabi një muaj më parë, edhe në Kuvajt një person hodhi veten në erë në një xhami.
Mëngjesin e sotëm në Kuvajt City, një kamikaz shkoi në xhaminë e El-Imam el-Sadek, dhe hodhi veten në erë gjatë lutjeve të së premtes duke shkaktuar 15 viktima dhe 50 të plagosur.
Sipas dëshmitarëve okularë, të intervistuar nga Al-Jazeera, një burrë hyri në xhami veshur me një rrip eksploziv dhe hodhi veten në erë në britma gëzimi “Allahu është i madh”.
Dëshmitarët e masakrës së Tunizisë: Ishte si një film horror 
Dëshmitarët e kanë përshkruar si një ngjarje horrori sulmin në plazhin e Tunizisë, që u mori jetën 39 personave dhe plagosi 36 të tjerë.
Dikush ka parë bashkëshortin që kishte në krah të vdekur, një vajzë ka parë prindërit teksa u ekzekutuan mizorisht, e të tjerë, teksa janë munduar për të mbrojtur të afërmit e tyre nga plumbat, janë plagosur rëndë vetë.
“Fillimisht menduam se ato ishin fishekzjarre dhe jo të shtëna. Pastaj sytë na zunë një burrë të maskuar me të zeza, i cili vraponte nëpër rërë duke mbajtur diçka në krahë. Kur e drejtoi e kuptuam se ajo ishte një armë.
Më pas, e vetmja gjë që dëgjuam ishte zhurma e të shtënave dhe më pas persona të vdekur mbi shezlonë”, ka treguar njëri prej tyre për mediat britanike.
Të shtunën, disa nga të mbijetuarit kanë bërë homazhe në plazhin e sulmuar. Sipas sekretarit të Jashtëm anglez, Philip Hammond, të paktën 8 viktima janë identifikuar si britanikë, ndërsa pjesa tjetër gjermanë, irlandezë, belgë dhe tunizianë.
Por me shumë gjasa numri i perëndimorëve që humbën jetën do të rritet.
Sulmi ndodhi mesditën e së premtes kur dy persona hapën zjarr në hotelin me 5 yje “Marhaba”. Njëri qëlloi në plazh, ndërsa tjetri në pishinën e kompleksit.
Në fakt, policia dyshon se pjesë e këtij incidenti të rëndë ishin më shumë se dy. Dyshohet për persona të infiltruar, të cilët shërbenin si ndihmësat e tyre, duke u dhënë edhe sinjalin se kur duhet të fillonin vrasjet masive.
Disa nga viktimat e kishin të premten si ditën e fundit të pushimeve, pasi në darkë ata do të niseshin drejt aeroportit për t’u larguar.
Ngjarja e Tunizisë ndodhi vetëm pak orë pas asaj në Francë, ku një grup personash që deklaruan përkatësinë në radhët e Shtetit Islamik, i prenë kokën një personi dhe plagosën disa të tjerë në një sulm ndaj një impianti gazi në Lion.
Ndërsa gjatë pasdites së të premtes, shënjestër u bë edhe Kuvajti, ku nga sulmi në një xhami humbën jetën 25 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.