Lajme Hyr

Lajme › Politike

Meta në Shëngjin: PD ka ikur në drejtim të paditur, bën fushatë natën

Meta në Shëngjin: PD ka ikur në drejtim të paditur, bën fushatë natën

Kreu i LSI-së Ilir Meta ishte sot në Shëngjin ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, Viktor Tushaj. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë në mënyrë të mençur në 21 Qershor, por jo për PD-në për të cilën tha…

·

Kreu i LSI-së Ilir Meta ishte sot në Shëngjin ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, Viktor Tushaj. 

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë në mënyrë të mençur në 21 Qershor, por jo për PD-në për të cilën tha se është në drejtim të paditur.

”PD nuk është në drejtimin e duhur, PD është edhe më keq, është në drejtimin e paditur se po përpiqet të sjellë e të shtojë konfliktin politik. 

S’ka çi duhet një kryebashkiak që premton konflikt politik me qeverinë, na ka ardhur në majë të hundës konflikti politik në Parlament. 

Unë e di se ç’heq ditën e enjte, tërë ato sms që më vijnë, dhe ju e dini se sa tolerante dhe zemërgjerë jam unë, jo vetëm që nuk sillemi si silleshin kolegët tanë në opozitë, por përpiqemi të jemi tolerantë jashtë mase madje unë kam një parim, me mire tolerant se sa agresiv. Por mjafton një e enjte per konflikt, s’mundemi t'i kthejmë bashkitë në foltore të konfliktit politik”,-tha Meta.

Duke folur rreth zhvillimit fushates per zgjedhjet vendore, Meta akuzoj PD se po e bën fushatën natën .

“Zgjidhja është vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, kjo fushatë është për ata që bëjnë fushatë ditën siç bëjmë ne, nuk është për ata që bëjnë fushatë natën, sepse kjo fushatë premton zgjidhje dhe transparencë”,- vijoi kreu i Kuvendit.

S’jemi të lumtur për këto 18 muaj, por do e kolaudojmë më mirë Qeverinë

Sipas tij, Qeveria nuk ka shkëlqyer këto 18 muaj, por fushata elektorale per zgjedhjet vendore i ka sherbyer politikaneve per te kolauduar me mire Qeverine tha ai.

“Ne s’jemi perkeft, përkundrazi ka mjaft gjëra qe duhen përmirësuar, kjo fushatë na ka ndihmuar të vendosim kontaktin e munguar me qytetarët, e dimë që ka probleme, e dimë që ka vështirësi i kemi dëgjuar gjatë kësaj fushate, por vota juaj duhet të jetë një votë e mençur”- tha Meta. 

Meta tha se me ndarjen e re nuk mjaftojnë vetëm fondet, por duhet edhe përvoja e kryetarit të bashkisë në administrimin e pushtetit vendor, përvojë që sipas kreut të LSI-së, nuk i mungon kandidatit të mazhorancës, Viktor Tusha. 

Nga ana e tij, kandidati i mazhorancës për bashkinë e Lezhës kërkoi votën, jo vetëm ‘si drejtim i duhur, por edhe si garanci për projektet që janë zbatuar deri më tani dhe të tjerat që do të zbatohen në të ardhmen.

458 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?