Lajme Hyr

Lajme › Politike

Zgjedhjet vendore, Rama takon Milon dhe Metën. PSD del nga kualicioni

Zgjedhjet vendore, Rama takon Milon dhe Metën. PSD del nga kualicioni

Ne vijim te konsultimeve per kandidatet qe do te dalin ne zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i PS-se Edi Rama po vijon edhe sot pasdite takimet me aleatet. Paskal Milo, kreu i PDS ka nenvizuar pas takimit se pret mirekuptimin…

·

Ne vijim te konsultimeve per kandidatet qe do te dalin ne zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i PS-se Edi Rama po vijon edhe sot pasdite takimet me aleatet.  

Paskal Milo, kreu i PDS ka nenvizuar pas takimit se pret mirekuptimin e tij per kerkesat qe ka bere dhe se nuk deshiron qe partia e tij te dale nga koalicioni me PS-ne. “Topi eshte ne fushen e PS”- tha Milo per mediat.

Sipas Milos, Rama i mirëkuptoi një pjesë të aytre sugjerimeve që Milo bëri në emër të PDS, teksa theksoi se jane ende në proces me qëllim të “mund të arrijmë të bashkojmë forcat për të dalë e garuar së bashku”.

Por kjo tha Milo nuk varet nga PDS, “por nga mërnyra si PS do reflektojë ndaj kërkesave që ne kemi…topi ndodhet në fushën e PS”. 

Ne jemi në pritje, të gjitha alternativat janë të hapura, por shpresoj që nga PS të gjejmë  mirëkuptim për kërkesat që ne  i kemi paraqitur jo sot, por që ka kohë që i kemi paraqitur. PDS nuk dëshiron të largohet nga koalicioni me PS”,- tha Milo.  

Pritet qe kreu i PS-se te takohet sot me te gjithe aleatet. 

Rama-Meta, takim 60 minuta në Kryesinë e Kuvendit 
Pas takimeve të kryeministrit Edi Rama, me deputetët e qarkut të Vlorës dhe atij të Gjirokastrës ku u zgjodhën kandidatët për garën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, shefi i qeverisë iu drejtua Kryesisë së Kuvendit.

Takimi mes tyre zgjati per rreth nje ore, duke perfunduar rreth ores 11.00. Rama, pa kollare, e me telefon ne vesh eshte kapur nga kamerat, duke zbritur shkallet e Kryesise se Kuvendit dhe ka hipur ne makinen qe e priste poshte. 

Takimi nisi rreth ores 10:05, nderkohe qe nuk pati asnje njoftim per mediat, lidhur me temen per te cilen kreu i qeverise dhe Kryeparlamentari u takuan. 

Takimi i Ramës me Metën vjen në kohën kur po prezantohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe kur ende nuk eshte zyrtarizuar kandidati i shumices per bashkine kryesore, ate te Tiranes. 

PSD del nga kualicioni 
Partia Social Demokrate denoncon atë që e quan falsifikim që është bërë nga KQZ duke fshirë një pjesë të vendimit që mban datën 7 prill 2015 lidhur me kriteret për kandidim dhe të drejtat e partive për të kandiduar. 

Në një deklaratë për median kreu i kësaj partie, Skënder Gjinushi denoncoi falsifikimin e këtij vendimi i cili sipas tij është bërë në orët e vona të natës. 

KQZ është mbledhur mbrëmë në disa skuta, ndryshuan vendimin, e falsifikuan, tani ka dy vendime, një fals dhe një origjinal. Në bazë të origjinalit kanë dalë edhe modularët për kandidim, sot po shpërndahen të tjera modularë. Është fshirë një paragraf.

Kodi thotë që një parti që ka pasur rezultat pozitiv, që zotëron një këshilltar nuk ka nevojë të mbledhë firma për të kandiduar. Këtë KQZ e ka ndryshuar”, tha Gjinushi ” 

Uroj të mos jetë urdhër politik i rangut të lartë se do të ishte cmenduri” nënvizoi kreu i PSD-së duke shprehur habinë si PS me të cilën 2 vjet më parë dolën në rrugë për votën e lirë tani bëjnë të njëjtën veprime. 

“kjo është superskandal” e quajti Gjinushi, duke bërë thirrje për të ndërhyrë urgjentisht dhe të kthehet legjitimiteti “Duhet të ndërhyjnë urgjentisht për t’i kthyer legjitimitetin këtyre zgjedhjeve. 

Nga sot nuk janë legjitime. Ose përdryshe të bëjnë një nen që kandidatët të zgjidhjen nga PS e PD. 

Të na thonë dhe një çmim e të dimë. Garë me leje në Shqipëri kemi dëgjuar. Ne i kemi kapur ata duke vjedhur por ata nuk na kapin ne” tha Gjinushi. 

Sa i takon zgjedhjeve të 21 qershorit PSD tha se do të garojë e vetme duke mos e fshehur zhgënjimin nga PS Gjinushi tha se PSD do të garojë e vetme. 

“Ne me PS kemi pasur komunikime, por meqë se në këto dy vjet nuk ka pasur asgjë serioze.. dhe në traditë në Shqipëri është bërë që me të tjerë fitojnë zgjdhjet dhe me të tjerë bëhet pushteti kemi preferuar që për këshilltarët të luftojmë më vete. 

Ne do kandidojmë më vete duke qenë e hapur për aleatë brenda të njëjtës kornizë”

607 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?