Lajme Hyr

Lajme › Politike

PE paraqet draft–rezolutën për Shqipërinë

PE paraqet draft–rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot raportin e komisionerit të BE-së për Shqipërinë, Fleckenstein.Ky i fundit ka paraqitur 192 amendamente për vendin tonë, mes të cilave edhe disa propozime për dekriminalizimin e politikës.Fleckenstein kërkon që partitë të…

·

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot raportin e komisionerit të BE-së për Shqipërinë, Fleckenstein.

Ky i fundit ka paraqitur 192 amendamente për vendin tonë, mes të cilave edhe disa propozime për dekriminalizimin e politikës.

Fleckenstein kërkon që partitë të respektojnë marrëveshjen e 24 dhjetorit dhe të punojnë për të forcuar dialogun politik.

Gjatë bisedave, Eduart Kukan u shpreh se “Shqipëria ka probleme me drejtësinë dhe me administratën publike, si dhe reforma territoriale u kundërshtua politikisht”.

Vetë Fleckenstein tha se “Partitë duhet të zbatojnë marrëveshjen e 24 dhjetorit” dhe se “duhet dialog mes palëve”.

Sipas Fleckenstein “Drejtësia shqiptare po përballet me disa probleme dhe ka nivel të lartë korrupsioni”.

Rezoluta gjeti mbështjen e shumicës së eurpdeputetëve.

426 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?