Lajme Hyr

Lajme › Sociale

Rama publikon foton e ’Ejfelit’ Korçar, qytetarë e kontestojnë

Rama publikon foton e ’Ejfelit’ Korçar, qytetarë e kontestojnë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotografi të kullës së ndërtuar së fundmi në qendër të qytetit të Korçës.Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan "’Ejfeli’ modern i ‘Parisit te Vogel’,nje shkallare galeri arti + nje…

·

Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotografi të kullës së ndërtuar së fundmi në qendër të qytetit të Korçës.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan “’Ejfeli’ modern i ‘Parisit te Vogel’,nje shkallare galeri arti + nje ballkon 360 grade mbi Korçen siç nuk e keni pare”.

Pak orë më vonë postimeve të përdoruesve të rrjetit social, se kemi nevojë për bukë e jo për bukuri, Rama i përgjigjet:

“Ai qe shkruante dua buke jo bukuri ta mesoje se e bukura shton jeten energjine punen e buken! Ska mireqenie ne shemti”.

Pas publikimit të fotografisë dhjetra përdorues të facebook kanë ironizuar dhe tallur kullën e ngritur së fundmi në Korçë. “Ah Sotir, Soooootir…  Sa te duash lavderoje gjene e shemtuar, bojatise me batuta e aforisma, prape s’ma mbush syrin. 

Sado perpiqem ta shoh pozitivisht”, shkruan një përdoruese.

Reagimet në faqen e Ramës në facebook
Floriana Noemi Laholli:  Sinqerisht nje diçka e shemtuar ne qender te Qytetit tone te Korçes

Albina Gjergji: Ah Sotir, Soooootir…  Sa te duash lavderoje gjene e shemtuar, bojatise me batuta e aforisma, prape s’ma mbush syrin. Sado perpiqem ta shoh pozitivisht!

Renzi Renzi: Ne te mbeshtesim ne te gjitha aksionet qe ke marre ZOTI kryeminister se ndaj te votuam ,,, po me kete shpifsire nuk ka kompromis ,,, ktheje nga te duash ,, nga forma ? Nga ngjyra? Nga ndricimi? Booo dhe nje femije ka me shume fantazi kur formon nje ndertese me Lego ,,,

Florian Kociu: prite kur te dale perikliu te theras elca..

Miles Barolli: Habitem me Kryeminsitrin tone se eshte artist! Para dy vjetesh kisha krijuar pershtypjen se kish te tjera shije

Enid Xhafa: Po kjo cfar esht? E re?

Albert Kycyku: Gjeja me e shemtuar …..Cuban ne qender te Korces,….turp
Reagimet në faqen e Ramës në Facebook

Ardi Arjela Kule: Pu pu pu pu pu çpifje!

Elsi Dyrmishi: Po arkitekti i kësaj s’do futet në burg? Sikur kanë tallur … duket.

Renzi Renzi: Ballkoni eshte shtese pa leje ,,shikoni qe eshte bere mbi dritare ,,,sa gje e shpifur ,,, nuk e kuptoj si mund te krahasohet kjo shemti me kullen Eiffel ???!?!? Madje kane qene shume me te bukura ca ndertesa qe Ju i prishet se kjo gjeja ketu.

Ami Ilda: Po i jep kalit shpejt Z.kryeminister ngadalesohu pak se mund te biesh me shpejt se cke parashikuar

Floriana Noemi Laholli: Nje strukture e shemtuar me shume ne qytetin tone  Nje çmim te merituar arkitektit per kete Art te shemtuar e pa lidhje fare!

Leonard Plaku: Bravo Edo, nderto ne cdo Qytet nga nje si kjo….se ngelen njerzit duke pire helm miu? Kjo do jete zgjidhja B.

Bono Feritjan: Po ca e bukur eshte kjo mo Edi ,po kemi votuar per ty dhe kemi ber bla bla bla,po ca eshte ajo si ndertes pa leje mire qe ka zen qendren e qytetit,po eshte super e shemtuar,nuk i shkojne Korces ndertesa te tilla e sidomos ne ate vend,gjynaf gjynaf gjynaf.

Klajdi Kadiu: nje kulle nga ku duhen hedhur te gjithe politikanet..

Adnan Kapinova: qeka mo i gjat se ti edo

Euklid D Cerpja: hajde hajde piktor arkitekt elektricist

Dashi Leka: “Ejfeli” i parisit ka per te varur veten kur ta mari vesh ket lajm…

457 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?